Kanioni i Osumit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai gjendet në sektorin اorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” Osumi, duke u “mburrur” me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të اorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse.
Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale, por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh.
Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit, nga ku pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit. Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit, madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë.
show_image.php

Në muret vertikale të kanionit ka mjaft guva e zgavërime të formuara nga proceset e karstit. Midis tyre dallohet “Vrima e nuses”, që ndodhet 800 m në afërsi të fshatit të Bigazit dhe që është një zgavër apo ndoshta një shpellë karstike në formën e një galerie me gjatësi 7 – 8 m dhe diametër rreth 2 m. Me siguri në muret vertikale gëlqerore ka edhe shpella të tjera shumë më të mëdha, të cilat presin eksploratorët për t’i zbuluar dhe evidentuar vlerat e tyre të shumta.
Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme. Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu.
Legjenda e lidh shpellën e “Vrimës së Nuses”, të përmëndur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes. Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të. Më vonë kjo vrimë nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë.
Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga karsti (tretja) e gëlqerorëve në ujë. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi. Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të اorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu, i cili erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë. Ai fluturoi dhe e la gjurmën e tij në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit. Besimtarët bektashianë për të qetësuar shpirtin, kërkojnë ndihmën e gjurmës së shenjtit Abaz Aliu.


MTKRSSH
 
Pe: Kanioni i Osumit

..shume te bukura keto vende...mbase nga fotot duket sugjestionuese...por vertet shume bukur.....
 
Pe: Kanioni i Osumit

Une s'kam qen asnjehere , por mund te shkoj nga java qe vjen .....po vajta do sjell foto :)
 
Pe: Kanioni i Osumit

Une s'kam qen asnjehere , por mund te shkoj nga java qe vjen .....po vajta do sjell foto :)

mire do besh :)........as un nuk kam qen por dikush qe un njoh ka qen dhe i ka bere shum pershtypje te mira....ah ai di kanotazh :)
 
Pe: Kanioni i Osumit

Shume te bukuraaa
 
Pe: Kanioni i Osumit

Eshte mrekulli e natyres mbi te gjitha e Shqiperise ,kur i shikon nga afer te japin nje ndjesi te veçante ,une e pershkrova gjithe osumin me gomone (rafting si ato ne foto ) nuk kishte gje me te bukur ,vertet frike se lumi ishte pak i rrembyshem nga shirat qe kishin ren nje dite me pare por u kenaqa pavarsisht frikes .
Per mitologjit ''Vrima e nuses'' apo ''Gjurma e Abaz Aliut'' na thane dhe ne ,me kamer filmuam te dyja pjeset ,seshpejti do e sjell ne forum per ta pare .
Shqiperia ka nje bukuri shume te veçante .....eshte e kot te kerkojme vendet e huaja ,ne kemi bukurit tona madheshtore .
 
Pe: Kanioni i Osumit

Esht me te vertet shum bukur kam ndjek dhe nje reportazh ne tch per kte dhe jan pamje fantastike nje nga gjerat me te bukura qe ka natyra shqiptare
 
Pe: Kanioni i Osumit

Se shpejti do e bejne edhe ne Abc News nje raportazh apo jo Ida
 
Pe: Kanioni i Osumit

Se shpejti do e bejne edhe ne Abc News nje raportazh apo jo Ida

Hahaha po Lela ,ai ishte gjithe qellimi reportazh mbi turizmin ne Shqiperi .Por besoj se do dal diçka e bukur !
Reportazhin qe beri Yllka ,kishte dal shume bukur keshtu me thane :)
 
Kanionet e Osumit, vepër arti e natyrës, 'pushtohen' nga të huaj dhe vendas

SKRAPAR- Të cilësuara nga ekspertët e huaj si ‘Koloradot e Europës’, kanionet e Osumit janë një bukuri që nuk duhet lënë pa vizituar dhe përfshirë në axhendat e cdo shqiptari. Në këto kanione që shtrihen në rreth 13 kilometra dhe që ndodhen në rrethin e Skraparit ushtrohet një sport i certifikuar dhe i sigurt, Rafting.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kjo vepër arti e natyrës ofron shumë, aq sa nuk duhet lënë pa u humbur në radhë të parë nga shqiptarët. Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Rafting organizoi një tur për të promovuar këto vlera të rralla dhe njohur sa më shumë vendin tonë. Nën moton “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote” drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj ishte vetë në krye të këtij turi për në kanionet e Osumit.

“Ne ftojmë cdo grup turistësh, cdo turist të huaj apo vendas që të vinë dhe të prekin nga afër ashtu sikurse dhe ne kanionet Osumit. Duam të japim një mesazh për të tërë ata që do vijnë të organizuar në këto kanione, që tgë bëjnë guida të sigurta, guida të certifikuara. ثshtë mjaft e rëndësishme që aventura të jetë aventurë, që adrenalina të jetë adrenalinë, por siguria të jetë siguri”, theksoi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj.

Rafting në Osum mund të jetë turistik, por edhe ekstrem, por ky është një sport që kërkon thjesht forcë fizike. Paralelisht kërkon edhe një fuqi mendore. Udhëtimet Rafting përgjatë lumit Osum, zgjasin mes 3 deri në 4 orë dhe territori gjeografik i rrëmbyeshëm ofron mundësinë e përdorimit të lopatës dhe fuqinë e rrënimit. Në secilën prej gomoneve lejohet te qëndrojnë deri ne 7 persona ku mes tyre është edhe një instruktor i certifikuar. Puna ne grup është mjaft domethënëse dhe shume impeniative për të qenë të suksesshëm në arritjen e adrenalinës maksimale. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, vlerëson se kanioni me këtë pamje mahnitëse meriton promovimin e duhur dhe vëmendjen e shqiptarëve.

“Jemi në prag të një sezoni turistik, jo vetëm pranë sezonit detar, por edhe këtyre mrekullive të natyrës. Jemi në kanionet e Osumit të cilat janë 3 milionë vjeçare, përbëhen nga 8 ujëvara, janë 150 metra të larta dhe padyshim janë të paprekura, janë një vepër arti e natyrës, dhe janë quajtur me të drejtë ‘Koloradot e Evropës’. Një iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me federatën Kombëtare të Raftin ne kemi nisur një nismë nën moton “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote’, për të mos harruar kurrë se Shqipëria duhet të fillohet të promovohet dhe duhet nga ne dhe pastaj të duhet nga të tjerët”, u shpreh drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj.


Nga viti në vit ky sport njeh rritje të vizitorëve dhe sportistëve që provojnë rrjedhën e lumit Osum, ndërsa periudha që sugjerohet për të vozitur në lumin Osum është muaji Shkurt-Qershor. Federata Shqiptare të Rafting drejtohet nga Zamo Spathara. Ai pas një eksperience të gjatë jashtë Shqipërisë vendosi të ngrejë një skuadër profesionistësh për të ushtruar këtë sport në vendlindjen e tij.

“ثshtë një panoramë e jashtëzakonshme, por eshtë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për ne, sepse në kanion në cdo sekond ti nuk duhet të humbësh vëmendjen, duhet të qëndrosh strikt në komandat që ne japin. Rafting nuk është sport ekstrem. Guidat duhen të jenë të specializuara dhe të licencuara nga shteti që të bëjnë këtë lloj aktivitet”, sqaroi nga Zamo Spathara, drejtues i Federatës Shqiptare të Rafting.

Por, përfaqësuesja e Federatës Shqiptare të Raftin Blerina Ago deklaron se promovimi po i bëhet Rafting turistik dhe jo atij ekstrem.

“Ajo cka ne promovojmë, është Rafting turizëm, jo raftin ekstrem. Do të thotë se ky është një sport për të gjithë që gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore”, tha Bleria.

Pas Raftin sigurisht që nuk mund te lihet pa vizituar Berati si qytet me vlera të mëdha historike dhe kulturore dhe vecanërisht kalaja, ndër më të vjetrat në Shqipëri.

“Kjo vjen si vijim i turit tonë, për të promovuar vlerat e qyteti 2400 vjecar të Beratit dhe në kuadër të saj ne ndodhemi këtu. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh mjaft të qartë. Shqipëria është një vend turistik gjatë gjithë vitit”, theksoi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Brikena Arapaj.
/BalkanWeb
 
Titulli: Kanionet e Osumit, vepër arti e natyrës, 'pushtohen' nga të huaj dhe vendas

me ne fund nje teme e mire

s'kisha degjuar per kte vend
kte vere doja te shkoja gjekundi per rafting, qenka opsion i mire :)
 
Titulli: Kanionet e Osumit, vepër arti e natyrës, 'pushtohen' nga të huaj dhe vendas

me ne fund nje teme e mire

s'kisha degjuar per kte vend
kte vere doja te shkoja gjekundi per rafting, qenka opsion i mire :)

Ja kete vere kur te vish,Shkojm bashk ti shoferja un pasagjer.
Esht vertet dicka shum e bukur ne keto Kanione dhe eksperienc mjaft e kendshme.
 
Titulli: Kanionet e Osumit, vepër arti e natyrës, 'pushtohen' nga të huaj dhe vendas

Ja kete vere kur te vish,Shkojm bashk ti shoferja un pasagjer.
Esht vertet dicka shum e bukur ne keto Kanione dhe eksperienc mjaft e kendshme.

jo jo, se une s'kam akoma patente :p

ne facebook kisha lexuar per Albanian Rafting Group dhe nga fotot duket qe bejn tripe shume te bukura neper lumejnt e Shqiperise


ja dhe nga tripi ne Osum

253261_10151670261722193_302653686_n.jpg
 
Titulli: Kanionet e Osumit, vepër arti e natyrës, 'pushtohen' nga të huaj dhe vendas

jo jo, se une s'kam akoma patente :p

E mire se e ngas un ,ti rri pasagjere ;) .Ne skrapar vijn shume vizitore per kete gje,sidomos italian pasi kalojn ne berat dhe qendrojn disa dite vetem e vetem per kanionet.Per mua personalisht esht dicka shum e bukur per te kaluar nje vere te kendshme :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top