Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nasibe Ali është njëra prej finalisteve për “Miss Zvicra 2015”.
20- vjeçarja nga Lucarno e Tisines në një videoportret për faqen e spektaklit “Miss Schweiz” ka folur për prejardhjen dhe jetën e saj. Nasibja ka thënë se është me prejardhje shqiptare, por më shumë veten e ndien zvicerane, pasi që është e lindur në Zvicër.
“Sinqerisht, më shumë ndihem zvicerane, ngase këtu jam mësuar dhe ambientuar me jetën”, thotë shitësja e këpucëve,.
Prindërit e saj kanë jetuar në Zvicër para se ajo të lindë. Nasibja ka edhe dy motra dhe një vëlla. Momenti më i vështirë në jetën e saj ka qenë operimi i motrës.
1842-620x330.jpg

“Momenti më i keq në jetën time ishte kur motra ime ishte në spital dhe kishte probleme me veshkat. Ajo duhej të operohej dhe nuk e dinim se si do të shkonte operacioni i saj. Ishte një kohë shumë e trishtuar për të gjithë ne”, është shprehur ajo.
Gjithashtu ajo ka thënë se është besimtare e devotshme dhe feja islame është fe e paqes. “Prindërit m’i kanë përcjellë gjërat pozitive të religjionit dhe më pëlqen të besoj në diçka”, pohon ajo.
“Feja myslimane për mua do të thotë diçka pozitive dhe paqe. ثshtë një fe sikur gjitha fetë e tjera që kanë për qëllim të përcjellin te njerëzit gjërat pozitive. Nuk është fe negative, ashtu siç gjatë ditëve të sotme e shohim nëpër televizione”, ka shtuar ajo.
Nasibja e konsideron veten si një tip i druajtur dhe pakëz e mbyllur, sidomos kur njihet në fillim me dikë. Thotë se është një njeri me zemër të mirë dhe bujare si dhe e lidhur ngushtë më prindërit e saj.
“Para se të vendos diçka për jetën time, gjithmonë e mendoj të mirën e familjes, të cilët kanë një vend të veçantë në zemrën time”, thotë Nasibja, e cila prej shumë muajsh është në lidhje dashurie me 24- vjeçarin Edman.
Bukuroshja Nasibe Ali shprehet se është kandidatja më e përshtatshme për “Miss Zvicra 2015”, sepse është person vetëmohues dhe kërkon edhe mbështetjen dhe votën e publikut.
Përveç Nasibes, pjesë e finalisteve me prejardhje shqiptare është edhe Sindi Arifi.
Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 7 nëntor.B expres
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Kjo eshte gjenerata e dyte ne Zvicer. Dmth prinderit e saj nuk kane lindur atje por vetem kjo. Nga kjo gjenerate shumica ndihen gjysem shqiptar e gjysem zvicerian. Disa anojne me shume kendej e disa andej por asnjeri prej tyre nuk e mohon origjinen. Problei me i madh do te jete gjenerata e trete, femijet e ketyre qe kane lindur ne Zvicer. Psh femije e kesaj Misses. Ata nuk do te flasin as shqip, edhe pse ka edhe ne gjeneraten e dyte qe nuk flasin mire shqip. Gjenrata e trete mund te konsiderohet fillim i asimilimit. Per gjeneraten e katert as te mos flasim. Origjinen ndoshta nuk do ta harrojne kurre, ama kur nuk e flet gjuhen dhe kur i rrallon vizitat ne vendin e origjines ne nje apo dy vizita gjate jetes.. nuk eshte tjeter vetemse asimilim. Mendimi im.
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Pune e madhe fort...bejme e pa ty!
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Kjo mund ta mohoje sa te doje por emri Nasibe nga Shqiperia nuk e mohon dot Lol
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

A me verte kshu e ka emrin dtiteshkurtra lol
Se lexova fare....vetem titullin
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Thjeshte origjinen e ka Shqiptare, s'ka pse te imponohet qe te ndihet e tille, perderisa nuk eshte e lindur/rritur ne Albania/Kosove.

Nga njera ane tregon suksesin e Shqiptareve jashte kufinjve, e kjo e ka nje fare rendesie ne pergjithesi .. pa marre parasysh se qysh ndihet cupa .
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

E shoh teper normale te ndihet Zviceriane e jo Shqiptare pasi eshte lindur e ka jetuar atje. Shqiperine ndoshta se njeh fare pavaresisht se prinderit i ka Shqiptare! Gjithsesi origjinen se ka mohuar sic bejne shume e shume te tjere...
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Po kjo meqe ka lind atje sh normale se ate mentalitet ka kriju ..lindja, shkollim, punsimi atje ,,pse te ndihet kjo shqiptare! Ani pse ne duam te ndihet shqiptare.
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

hahahah ku shkon missi me kte emer :p
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Jam krenar qe jam Shqiptar per gjithe historine tone dhe jam i lumtur qe po jetoj ne nje kohe kur Shqiptari po rilind! lol

hajduti
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Ti shtergohet fort " Miss-it " te Zviçrres
se KS e Alb . s'kan me # asnjeher , aty jon nqs i duhen.
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Si vdesin shqiptart me ken ose mu duk si te huj lol
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Si vdesin shqiptart me ken ose mu duk si te huj lol

S'ka gje per tu dukur k'tu ... Eshte qysh te ndihesh edhe pse cupa ne fjale ka baza te forta, ku te bazohet. Ke sa te duash raste te tilla Brenda kufinjve, qe nuk Kane shkelur ndonjehere kembe jashte atdheut - mjafton te besh nje xhiro tek blloku , ku te bien ne sy ky fenomen "injorant" .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Kujtoja qe Jorgot ishin vec ne greqi ahhahahahahaha.
Paskam gabuar!! :p
 
Titulli: Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Nasibe Ali? Emer afrikano verior ,mbiemer turk dhe vajza thote qe nuk ndihet shqiptare por zvicerjane. Te drejte i jap sepse me te qenurit Shqiptare kjo spaska lidhje fare ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top