Kandidatët që kërkojnë një mandat të katërt më 8 maj

eGo0sTyle

System Engineer
edi-rama1-300x199.jpg


Edi Rama nuk është kandidati i vetëm në zgjedhjet lokale të tetë majit që kandidon për një mandat të katërt në krye të njësisë vendore që ai drejton prej 11 vjetësh. Në 384 bashki, minibashki dhe komuna të vendit ku do të garohet pas një jave, janë gjithsej 62 kandidatë që pretendojnë një tjetër mandat katërvjeçar, ndërkohë që të parin e kanë marrë në 1 tetor 2000. Gazeta publikon sot listën për të 12 qarqet e vendit, me emrat e kandidatëve dhe komunat e bashkitë ku ata garojnë.
KANDIDATثT
Përsa i përket bashkive të mëdha, ajo e Tiranës është e vetmja ku kryetari i saj kërkon votat për të katërtën herë. Ndërkohë që njësitë e tjera vendore janë bashki të vogla ose komuna. Edi Rama pasi ka mundur Besnik Mustafajn, Spartak Ngjelën dhe Sokol Olldashin, do të ndeshet pas 7 ditësh me Lulzim Bashën. Gjithashtu PS ka rikandiduar kryetarët aktualë edhe në Bashkitë e Maliqit në Korçë dhe Belshit në Elbasan, ndërkohë që PD ka rikandiduar kryetarin aktual në Krumë të qarkut të Kukësit. Për sa u përket minibashkive në Tiranë, vetëm në njërën prej tyre, nga 11 që ndahet kryeqyteti, garon për herë të katërt Vaid Kalaja i PS-së, në Njësinë Nr. 4. Nga 62 kryetarë bashkish dhe komunash që rikandidojnë për të katërtën herë, 30 i përkasin Partisë Socialiste. Në të njëjtën shifër janë edhe kandidatët e Partisë Demokratike që garojnë në tetë maj, ndërsa dy kandidatë pasi kanë fituar për tri mandate për siglat e forcave të mëdha, në këto zgjedhje do të jenë të pavarur. Rrëzimi i emrave të tyre në kryesitë e partive në Tiranë ka bërë që ata të mos pranojnë verdiktin e qendrës, por të mbledhin firmat, siç e përcakton Kodi Zgjedhor dhe të dalin të pavarur. Vetëm në katër bashki të vendit kandidatët e PS e PD konkurrojnë përballë rivalëve të tyre për një tjetër mandat katërvjeçar. Për sa u përket qarqeve, ai i Shkodrës, ndonëse jo me numrin më të Edi Rama nuk është kandidati i vetëm në zgjedhjet lokale të tetë majit që kandidon për një mandat të katërt në krye
të njësisë vendore që ai drejton prej 11 vjetësh. madh të njësive vendore, ka 10 komuna ku elektorati do të përballet me kandidatët për 11 vjet rresht që nga viti 2000. Ndërkohë, në tre qarqe, Gjirokastër, Lezhë dhe Vlorë do të ketë nga një komunë ku do të ketë rikandidim për herë të katërt.
NDRYSHUAN PARTITث
Ndryshimi i partive në Parlament nga ana e deputetëve është një fenomen i përsëritur shpesh gjatë viteve të fundit. Por ky fenomen ka ndodhur edhe në zgjedhjet lokale të 8 majit. Nga 62 komuna dhe bashki, ku kryetarët aktualë kanë marrë nga tri mandate dhe kërkojnë një të katërt të dielën e ardhshme, në shtatë prej tyre ka ndodhur që ata të ndryshojnë forcën politike, përpara se të bëhet regjistrimi zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Konkretisht, dy kandidatë që kanë fituar për Partinë Socialiste, Fitim Balla në Trebisht dhe Shefqet Bullari në Papër, kanë kaluar te Partia Demokratike dhe nën logon e “Aleancës për qytetarin” kërkojnë të votëbesohen nga elektorati i tyre. Një tjetër rrjedhje në disfavor të PS-së është në një komunën Kolsh, ku kryetari aktual, Abedin Oruçi, i cili në zgjedhjet e kaluara fitoi mandatin nën logon e koalicionit opozitar, këtë vit do të konkurrojë i pavarur. Nga Partia Demokratike është larguar vetëm një kandidat, Halil Aliaj në Surroj, i cili nuk ka shkuar te Partia Socialiste, por ka mbledhur firmat e nevojshme dhe ka kandiduar si i pavarur. Dy kandidatë që kanë fituar si të pavarur në zgjedhjet e kaluara, Fadil Salla në Gracen dhe Neki Arapi në Karbunarë, kanë kaluar te Partia Socialiste dhe në 8 maj do të jenë në siglën e “Aleancës për të ardhmen”, ndërsa një kandidat tjetër, Fredi Xhemo në Mollaj, nga PBDNJ- ja ka kaluar te PD-ja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top