Kanabisi, nga histori dështimi në premtim legalizimi

1200px-Cannabis_sativa_2.jpg

Zgjedhjet politike po afrohen. Krahas hapave me natyrë politike të ndjekur me mjaft interes nga media dhe publiku, në kuadrin e megalëvizjeve të tij për të fituar përsëri mandatin tjetër, Kryeministri ka hedhur në treg për debat dhe vëmendje idenë e legalizimit të kanabisit. Nisma u bë publike si një mundësi e mirë për ekonominë e vendit dhe jo si një bilanc i dështuar i zotimit për ta luftuar atë.

Ajo u trajtua me ethe nga gjithë media për disa ditë, për të rënë më pas në pluhurin e harresës e për të ridalë në skenë përsëri kur qeveria të ketë bërë gati draftin ligjor duke u ndjekur nga zhurma e radhës që në thelb do të sfumojë bilancin katastrofik të aksionit qeveritar kundër kultivimit dhe trafikimit të tij.

lg.php
Historia e trishtë e kësaj bime dhe premtimi për kultivimin e saj për qëllime mjekësore në fakt përbën edhe thelbin më të dukshëm të dilemës së njerëzve të thjeshtë përballë kutisë së votimit: të votojmë kundër për shkak të dështimeve të kësaj qeverie, apo të votojmë në favor të saj për të përfituar nga këto ide të reja mjaft joshëse për përfitim ekonomik? Dhe kuptohet fare thjesht se strategjia qeveritare do të jetë drejt joshjes së popullatës jo vetëm nëpërmjet premtimeve demagogjike, por sidomos nëpërmjet disa nismave konkrete për të përfituar sa më shumë përkrahjen e një shtrese sociale e cila sot ndodhet në kufijtë e ligjshmërisë së aktivitetit të saj. Sepse bilanc qeverisjeje, kjo qeveri e ka mjaft të vështirë për të bërë, ajo nuk ka pasur vështirësi në nxjerrjen e të ardhurave, por i ka shpërdoruar ato dhe tani kërkon burime të reja nga kanabisi apo amnistia fiskale.
lg.php

Legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore të kujton në mënyrën më të qartë shprehjen e urtë popullore që atë dorë që nuk e kafshon dot, puthe. Dhe Kryeministri këtë po bën me kanabisin. Më datë 30 mars 2017 në Fletoren Zyrtare u publikua vendimi i Këshillit të Ministrave nr.248, i cili miraton Planin e Veprimit Kundër Kultivimit të Kanabisit 2017-2020. Plani i veprimit pasoi dokumentin tjetër qeveritar, Strategjinë e Luftës kundër drogës 2012-2016. Dihet që strategjitë janë dokumente të botuara në Fletoren Zyrtare dhe përbëjnë aktin mbi të cilin qeveria planifikon realizimin e disa prej objektivave të saj të qeverisjes, vizionin e saj.

Në tërësinë e masave kundër trafikimit të kanabisit bie në sy edhe zotimi për “uljen deri më 2016, me 50 për qind të numrit të kapjeve dhe bimëve të asgjësuara për rastet e kultivimit të kanabisit duke u nisur nga të dhënat e vitit 2010.” Dhe në vitin 2010 ishin raportuar 37000 rrënjë kanabis të shkulura nga ana e policisë.

Sipas këtij zotimi do të duhej që në vitin 2016 policia të kishte parandaluar kultivimin e bimës në masë të tillë sa që të asgjësonte vetëm plus-minus 18 795 bimë. Ndërkohë, sipas një vlerësimi që i ka bërë Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, të financuar nga qeveria Holandeze, sipas këtij zotimi në Strategjinë Ndërsektoriale për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, rezulton se policia për vitin 2016 ka raportuar se ka shkatërruar 2 536 288 rrënjë kanabis. Pra, zyrtarisht kemi të bëjmë me një zotim për të përgjysmuar shkuljen e 37 000 bimëve që praktikisht u shumuan me 60 herë. Premtimi nuk u mbajt, por në mënyrën më galopante të mundshme u bë e kundërta.

Debatet në këtë pikë janë të njohura mirë dhe nuk ka nevojë për zgjatje. Por për dështim nuk u fol ndonjëherë nga ana e qeverisë pavarësisht se duket qartë që më shumë se dështim kemi të bëjmë me një vullnet të kundërt qeveritar.

Afati i zotimit qeveritar në strategji përfundoi së bashku me afatin e strategjisë, pra në vitin 2016. Dhe në vitin 2017 zë fill një dokument tjetër, i hartuar nga kjo qeverisje. Dokument i ri, premtim i ri. Bëhet fjalë për Planin Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit që fillon më 2017 dhe përfundon këtë vit më 2020. Pas përmbytjes së vitit 2016 me kanabis, më 2017 filloi epoka e heqjes së Shqipërisë nga harta e trafikimit të kanabisit. Toni dhe pompoziteti me të cilin u fol të bënte të mendoje se nuk bëhej më shaka. Por shakaja vazhdoi.

Në dokument, ndër të tjera thuhet: “Kodi Penal ka pësuar ndryshime të herëpashershme dhe janë miratuar konventa dhe ligje specifike, akte nënligjore si dhe janë hartuar dokumente strategjike e programe, duke krijuar bazën e nevojshme rregullatore në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”.

Duke iu referuar përsëri vlerësimit të bërë nga ana e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes rezulton se pas katastrofës së 2016 kultivimi ra ndjeshëm por ende larg heqjes së vendit si burim trafikimi. Dhe për më keq, viti 2019 rezulton me rritje të kultivimit duke kapur shifrat e 78 068 rrënjëve të asgjësuara. Pra, edhe pas tetë viteve qeverisjeje jemi përsëri larg shifrës të marrë si pikë referimi të vitit 2010 që fliste për 37.000 rrënjë të asgjësuara. Shifrat e viti 2020 ende nuk janë bërë zyrtare dhe duket qartë që edhe nisma e dytë ka përfunduar me dështim. Përsëri objektivi i caktuar nga vetë qeveria nuk ka arritur të realizohet dhe vazhdon të mbetet me keq se viti 2010.

Në dokumentin e Planit të veprimit, për vitin 2016 policia raporton 1723 procedime për kultivim, 155 për trafikim dhe zero për organizim dhe drejtim të organizatave kriminale. Kurse në vlerësimin e bërë nga Qendra e mësipërme, policia raporton se nga viti 2014 deri më 2016 ka goditur 169 grupe kriminale për shpërndarje dhe trafik të drogës. Pra shifra të çuditshme, goditet kultivimi, shpërndarja dhe jo sipërmarrja e organizatave kriminale. Si përfundim, pas dy dështimesh spektakolare jo vetëm në mosmbajtjen e premtimit, por dhe duke e përkeqësuar kultivimin dhe trafikun e kanabisit, Kryeministri sikur nuk ka ndodhur gjë del me një ide të re, me vizion të ri.

mapo.al
 
Last edited by a moderator:
He Marla, çfare keni per te shtuar !?

Eshte thjesht mediatike ska per te ndodh realisht, nuk ka kushtet dhe strukturat apo kapacitete njerezore te duhura ta kontrrolloje.

Edhe te duam ne nuk na lejon europa sidomos hollanda pasi e konkurojme fort me produktin tone bio :D

Mgjate trafik ilegal do kete eshte e pashmangshme.
 
A e kane idene se ku jetojme?!
Eshte per tu habitur qe ne nje vend ku nuk kontrollon dot nje pal analiza, analiza se te kontrollosh ilaçet plas lufta, kerkojme te kontrollojme kanabisin per perdorim mjeksor !
??
 
Hashashi po lulezon mal me mal dhe kam bindjen qe kur te jete 15 diteshi i korrjes ka per ta mbyll prape vendin me justifikimin e rritjes se numrave te te infektuarve.

E kur nuk ka lulezuar aman dhe do vazhdoje te lulezoje. Vetem aroma e saj i ben njerezit e lumtur ja me shif mua qe jetoj mes gjelberimit sa e lumtur qe jam :p

Nuk besoj se ka me mbyllje tani. Biznes eshte edhe kjo gje cepellso krijohen vende te reja pune paguhen mire njerezit ne zonat rurale per kultivimin deri ne paketimin e saj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top