Kaligrafisti musliman shkruan Ungjillin e Llukës për Papën

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Kresha

A pretty face can never trick me
Kaligrafisti Palestinez Jaser Ebu Sajmeh, një musliman i devotshëm i cili kaloi dy muajt e fundit duke shkruar tekstin e krishterë, punon në shitoren e tij në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Kaligrafisti 51 vjeçar, është duke punuar në shkrimin e Ungjillit të Llukës me ornamentet në gjuhën arabe për të ia dhënë si dhuratë Papa Benediktit të XVI muajin e ardhshëm kur udhëheqësi Romano-Katolik ta vizitojë Tokën e Shenjtë.


"Kam gjetur se shumë gjëra të cekura në krishterim ekzistojnë në fenë tonë," thotë ai.

Kaligrafia në Islam vlerësohet shumë pasi Islami ndalon artët figurative apo ato që përmbajnë idole.

Ebu Sajmeh ishte trajnuar në Bagdad dhe punon në një studio të vogël në Betlehem, disa qindra metra larg prej Kishës së Lindjes, që gjendet tek vendi i lindjes së Isait.

Ai hap shitoren e tij herët pas namazit të mëngjesit në xhaminë afër shtëpisë së tij.
Muret janë të dekoruara me dorëshkrime nga Kur'ani dhe poezia arabe.

Një prift vendas kontrollon saktësinë e shkrimit të tij ditë pas ditëve.

Kryetari i Betlehemit Viktor Batarseh thotë se ka zgjedhur Ungjillin e Llukës për shkak se aty gjenden më shumë detaje për Jezusin, dhe e zgjodhi Ebu Sajmen jo vetëm për shkak të talentit, por për të dërguar mesazhin e bashkëjetesës fetarë të këtij qyteti.

"ثshtë një mesazh për botën se Betlehemi është qyteti ku ka lindur krishterimi," thotë ai. "ثshtë gjithashtu vendi i marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve."

Muslimanët përbëjnë 2/3 e popullatës në qytetin prej 30.000 banorëve dhe ndikimi i të krishterëve ka qenë në rënie të vazhdueshme këtu.

Kaligrafisti thotë se e ka pranuar këtë punë, për shkak se ai donte të dërgonte një mesazh pajtimi dhe të distancohej nga ekstremistët.

"Do të doja që kjo të jetë një mesazh nga një artist musliman përmes kësaj pune të thjeshtë se artistët musliman janë tolerant dhe jo agresiv, pavarësisht abuzimeve që mund të vijnë aty-këtu nga ekstremistët që e përdorin fenë tonë për interesat e tyre," tha ai.

associatedpress/mesazhi.com
 
Titulli: Kaligrafisti musliman shkruan Ungjillin e Llukës për Papën

Nje hap shume i mire i marre prej Jaser Ebu Sajmeh dhe eshte shume e vertet qe dy fete kane dhe te perbashketa . Uroj qe ti pelqej Papes kjo dhurate dhe ky punim i tij te sjelli paqen e shume deshirueshme midis popullit palestinez dhe izraelian .
Uroj qe ky te jete porta qe hap paqen ne boten krishtero-myslimane dhe jo vetem per keto dy popuj por ne mbare boten sepse feja ka nevoj per paqe :) .
 
Titulli: Kaligrafisti musliman shkruan Ungjillin e Llukës për Papën

Зngjεll;156488 said:
Nje hap shume i mire i marre prej Jaser Ebu Sajmeh dhe eshte shume e vertet qe dy fete kane dhe te perbashketa . Uroj qe ti pelqej Papes kjo dhurate dhe ky punim i tij te sjelli paqen e shume deshirueshme midis popullit palestinez dhe izraelian .
Uroj qe ky te jete porta qe hap paqen ne boten krishtero-myslimane dhe jo vetem per keto dy popuj por ne mbare boten sepse feja ka nevoj per paqe :) .

Izraeli sa per info nuk lidhet fare me papen....keshtu dhe ti pelqeje papes ska asnje rrendesi per Izraelin.....duhen me shume gjera se a nje ungjill nga nje arab per te shkuar drejt paqes ......
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top