Ka patur dhe duhet të ketë vetëm një Shqipëri…!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
SHYHRETE GOSALCI,


148shqipria1.jpg


Zv/Kryetare e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar (KOKMBK)


Ribashkimi kombëtar, i të gjithë shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike, në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPثRI, ashtu siç edhe na e dhuroi i madhërishmi i plotëfuqishimi ZOT, dhe ashtu siç e patën shpallur, me 28 Nëtor të vitit 1912, në Vlorën tonë Heroike, të parët tanë: Ismajl QEMAILI nga Vilajeti i Janinës, Luigj GURAKUQI nga Vilajeti i Shkodrës, Isa BOLETINI nga Vilajeti i Kosovës ( me kryeqendrën e tij Shkupin) dhe Mehmet Pashë DثRALLA nga Vilajeti i Manastirit, tanimë nuk është një temë tabu, siç ishte para 6-7 vitesh, sepse këtë tabu, qysh në vitin 2003 (me arrestimin e tyre nga Tirana zyrtare, kur edhe e fituan pafajësinë nga gjykata e Tiranës) dhe në vazhdimësi e theu themeluesi e linderi i formacionit politiko-ushtarak mbarëkombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij: AKSH dhe SKSH, magjistri i shkencave juridiko-ekonomike, Zoti Gafurr ADILI nga Kërçova në Tiranë me bashkëpunëtoret e tij: Avokat Idajet BEQIRI nga Malakastra në Tiranë dhe invalidin të luftës së UاK-osovës e bashkëluftëtarin e dëshmorëve: Ismet JASHARI-KUMANOVA (në luftën e UاK-osovës) dhe Tahir SINANI-TROPOJA (në luftën e UاK-ombëtare), Zotit Taip MUSTAFAI (Kom. Vardarin) nga Gostivari në Gostivar.

Tanimë, gjatë vitëve të fundit, pas vitëve 2003-2004, krahas Tifozave "Kuq e ZI", në opinionin tonë kombëtar, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë dhe në Shkup janë shfaqur edhe shumë parti e organizata patriotike, ndër të cilat janë:
1 Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDU), një parti kjo e kombësisë shqiptare nga اamëria në Republikën e Shqipërisë, e drejtuar nga 2 (dy) deputetetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zoti Shpetim IDRIZI dhe Dashamir TAHIRI;
2 Lëvizja Vetëvendosje (LV), nga Zoti Albin KURTI në Prishtinë;
3 Lëvizja për Bashkim(LB), nga Zoti Avni KLINAKU në Prishtinë;
4. Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB), nga Zoti Smajl LATIFI në Prishtinë;
5. Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), nga Zotin Hysni SHAQIRI në Shkup;
6. Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHAIBK), e drejtuar nga Prof. Dr. Hulusi HAKO nga Delvina në Tiranë dhe Zoti Ibush HETEMI nga Drenica në Prishtinë dhe
7. Këshilli Organizator i Kuvendit Mbarëkombëtar të Kuvendit Mbarëkombëtar (KOKMK), i drejtuar Gjenarl Kudusi LAMA nga Kukësi në Tiranë, nga kol. Sejdi VESELI nga Gollaku në Prishtinë, nga unë Shyhrete GOSALCI nga Toplica në Prishtinë dhe nga Sekretari i Përgjithëshem i KOKMK e Presidenti i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) Mr. Gafurr ADILI nga Kërçova në Tiranë, si edhe edhe nga Zoti Koço DANAJ nga Tepelena në Tiranë, ku për pasojë të diversionëve të shumta, jo vetëm të armiqëve të shumtë anti-shqiptar të ribashkimit kombëtar shqiptar, por edhe të kapriçove dhe inatëve maskine tona, jo vetëm që aktualisht nuk jemi të bashkuar, por përkundrazi, jemi të ndarë dhe të përçarë edhe në mendime dhe në veprime konkrete për…

Shumë më iritoi fakti që, në Konferencën Riorganizuese Mbarëkombëtare të FBKSH-së (Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) dhe të strukturave të tij: AKSH dhe SKSH, të mbajtur më 27 nëntor 2009 2009 (në Durrës), ku merrnin pjesë mbi 60 delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë Etnike dhe nga diaspora shqiptare, ndër të cilat edhe pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Prishtinës, si : Prof Dr. Selaudin KUCAJ, nga Tepelena në Tiranë: Prof Dr.Sulejman ABAZI, nga Vlora në Tiranë; Prof. Dr.Musa LIMANI, nga Bujanoci në Prishtinë dhe Prof Dr. Sabri KADRIU, nga Vitia në Prishtinë, si dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zoti Ali LAJQI nga Peja dhe Qytetarja e Nderit të Beratit, Nënë Teresa e gjallë Vitore STEFA, nga Berati në Itali, dhe në këtë Kongresë Themelues të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), një formacion politik tanimë legal dhe mbarëkombëtar, nuk kishte ardhur asnjëri nga lideret e partive dhe të organizatave patriotike të sipërcekuar më lart, dhe as edhe Zoti Koço DANAJ i Platformës (libër) të Shqipëria Natyrale, libra këto (mbi 50 copë) që, Zoti ADILI (si gjithëmonë) kishte paguar tek Zoti DANAJ, dhe ne delegatëve të Kongresit Themelues të FDBK-së na i dhuroi pa lekë. Por, mbit të gjitha, më shumë se gjithcka, më iritoi diskutimi i Prof. Dr. Sulejman ABAZIT, i cili ndër të tjera tha: "Nëse do të flasim për Shqipëri Natyrale, siç flet po Zoti Koço Danaj, atëherë shtrohet pyetja e antitezës së Shqipërisë Natyrale, që do të thotë se ku duhet të jetë ajo Shqipëria Jonatyrale?!

Edhe unë pajtohem me këtë konstatim të drejtë të Zotit Sulejman ABAZI, dhe gjithashtu edhe më duhet të shtoj se platformat politike të ribashkimit kombëtar, siç është edhe Platforma (libër) e Shqipërisë Natyrale të Zotit Koço Danaj, nuk mundet të jenë platforma individesh, dhe aq më keq edhe libra për shitje dhe përfitime të individëve të caktuar, por Platforma Politike e Ribashkimit të Shqipërisë duhet të përpilohet edhe të miratohet vetëm nga një institucion kombëtar shqiptar, siç mund të jetë Akademia Kombëtar Shqiptare (AKSH), e themeluar me bashkimin e Akademisë së Shkencave të Tiranës dhe të Akademisë së Skencave të Prishtinës, apo nga një Lëvizje Mbarëkombëtare Shqiptar, siç pretendon të bëhet, dhe që doemos duhet të bëhet, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), prandaj të gjithë atdhetarët shqiptarë, kudo që ata ndodhen, në trojet etnike të Shqipërisë Historike apo në diasporën shqiptare, që në të ardhmën për Shqipërinë Historike, atë Shqipëri të 4 (katër) vilajetëve, të Vilajetit të Janinës, të Vilajetit të Shkodrës, të Vilajetit të Kosovës (me kryeqëndër Shkupin) dhe të Vilajetit të Manastirit, të mos e përdorin asnjë emertim tjetër përveç së emertimit kuptimplotë SHQIPثRI.

Prishtinë, 10 dhjetor 2009.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top