Ka nisur festivali “Hasi Jehon”

Love

βeℓℓe â๓e
Në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj të Hasit, të hënën ka nisur edicioni i 22-të i Festvalit Folklorik “Hasi Jehon”.
Hapjen zyrtare të këtij festivali e ka bërë i pari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Ndërsa Shoqëria Kulturore Artistike (SHKA) “Malësori” si nikoqire dhe organizatore e këtij Festivali, ka përformuar e para.

Kryetari Muja, me këtë rast ka thënë se festivali “Hasi Jehon” është një manifestim i rëndësisë së veçantë kulturore që ndodhë në Komunën e Prizrenit. E ndiej vetën tepër të lumtur bashkë me ju që jeni prezentë në këtë vend historik, për të shënuar hapjen e një evenimenti të rëndësisë së veçanet kulturore të kombit tonë. Edhe folklori është njëra prej karakteristikave të kombit tonë. Hasi në këtë moment, fshati Gjonaj veçanërisht po bëhet fole e gurgullimit të një numri të lakmueshëm të shoqërive kulturore artistike të disa viseve të trojeve tona etnike”, ka theksuar Muja.
Drejtori i këtij Festivali, Hasiz Hodaj, ka thënë se rejat e këtij festivali janë prurjet e reja nga shoqëritë kulturore-artistike. “Sepse ka shoqëri që marrin pjesë për herë të parë. Edhe ato që marrin pjesë për disa herë kanë krijuar një rend që vijnë me përfomansa të reja. Shpresoj që të jenë të pranueshme edhe për publikun dhe për të tjerët”, ka thënë Hodaj, duke shtuar se kanë pas përkrahje institucionale sivjet nga Ministria e Kulturës dhe nga Komuna e Prizrenit.
Kompozitori Sami Piraj, që është anëtar i jurisë, ka thënë se “Hasi Jehon” është njëra nga thesaret e prezantimit të trashëgimisë kulturore të Hasit dhe trojeve të shqiptare. Meqë në këtë manifestim marrin pjesë ansamblet të cilat tashmë kanë krijuar një traditë të mirë të prezantimit. Edhe juria përzgjedhëse ka ecur në treva të ndryshme për të prurë në festival asamble dhe individ të cilët tashmë kanë një kredibilitet të mirë të prezantimit të vlerave artistike. Festivali “Hasi Jehon”, mund të them se ka një veçanti, për vet faktin ku mbahet në një vend që ka një simbolik të mirë të pajtimit të gjaqeve”, ka theksuar ai.
Ky festival nuk ka karakter klasik garues, megjithatë, juria në përbërje të Rexhep Munishit, etnomuzikolog, Dilaver Kryeziu, koreograf, Sami Piraj, kompozitor, Gjeladin Kastrati, profesor i muzikës, dhe rapsodi i njohur nga Hasi i Shqipërisë, Hysen Dida, do të ndonjë tre çmime tradicionale. اmimin “Malësori”, për vendin e parë, për vendin e dytë çmimin “Malësorja”dhe për vendin e tretë “Lahuta”.
Të hënën, në ditën e parë të festivalit janë parapa të paraqitën SHKA “Gjilani” nga Gjilani, SHKA “Lipjani” nga Lipjani, SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” nga Romaja, Ansambli “Shqiponja e Dukagjinit “nga Gjakova, SHKA “Bresana” nga Bresana, Grupi Artistik nga Hasi–Krumë. Dhe në cilësinë e mysafirit do të jetë SHKA “Minatori“ nga Kizhnica. Mysafire do të jetë këngëtarja e mirënjohur Remzije Osmani.
Në ditën e dytë të Festivalit “Hasi Jehon 2011” do të paraqitet Shkolla e Baletit “Lorenc Antoni“ nga Prizreni me dy valle. Pastaj do të paraqiten shoqëritë kulturore Artistike SHKA “Katarina Josipi” nga Zymi, SHKA “Gurra” nga Gjilani, SHKA “Drenica “nga Skënderaj, SHKA “Salih e Feriz Krasniqi“ nga Malisheva, SHKA “Rexhë Mulliqi” nga Presheva, SHKA “Talentet e Reja-Ahmet Zogu” nga Mati i Shqipërisë si dhe SHKA “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova. Mysafire do të jetë këngëtarja e mirënjohur Mirjeta Tërshana”, ka bërë të ditur Hodaj.Kurse në ditën e tretë dhe të fundit të këtij Festivali Tradicional do të paraqiten SHKA “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, SHKA “Jahi Hasani”, nga Qegran Gostivar, SHKA “Jehona e Dukagjinit”nga Klina, SHKA “Jehona” nga Theranda dhe “SHKA” Malësori , pastaj do të paraqitet Grupi Artistik “Bilbilat nga Dukagjini i Shkodrës. Mysafirë do të jetë Ansambli “Rugova “ nga Peja si dhe mysafirë tjerë do të jenë Rifat Berisha dhe Halit Gashi, këngëtarë të mirënjohur nga estrada Kosovare të cilët kultivojnë muzikë të pasur folklorike.
Burimi: Bota Sot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top