Ka dyshime qe dinosauret te kene qene me pupla

Tuana

Nada é por acaso!
dinosaur.jpg


Ne fakt, ndryshe nga sa kemi menduar deri me tani, puplat nuk kane filluar me zogjte. Qe nga puplat e thjeshta, dhe deri ne ato me te komplikuarat, kane qene me pare pjese e dinosaurve dhe me pas jane trasheguar nga zogjte.

Dhe nese merret per baze si tregues nje dinosaur qe eshte zbuluar nentoke ne Jurassic Strata ne Gjermani, atehere ka shume mundedsi qe te gjithe dinosauret te kene patur shtresa puplash.

Qe nga zbulimi i teropodit Sinosauropteriks ne vitin 1996, panteologet kane zbuluar me shume se 30 lloje dinosauresh me pupla. Me e shumta e tyre jane koelurosaurus; nje grup teropodesh qe perfshin jo vetem dinosauret e frikshem, therizinosauret, por edhe zogjte.

Megjithate, ka edhe perjashtime nga ky rregull.

Panteologet kane zbuluar struktura te thjeshta te ngjashme me puplat pergjate kollonave vertebrore te dinosaureve Psitakosaurus dhe Tianjulong. Keto ornitiskiane jane me pak te lidhur me zogjte nga sa mund te jene, dhe prandaj keto zbulime cuan ne mendimet qe puplat ishin nje tipar i zakonshem ndermjet dinosaureve.

Edhe zbulimet me te fundit te fosileve, tregojne qe trupat e mbuluar me pupla, ishin te zakonshem ne keto krijesa.

Theropodi 150 milion vjecar Skiuriumimus Albersdoerferi i zbuluar ne Gjermani, ishte i mbuluar ne nje forme puplash qe dukeshin si push. Kjo lloj strukture eshte pare me pare ne dinosauret e tjere, por ajo qe e ben te vecante kete lloj eshte qe ky dinosaur ishte nje megalosauroid.

Magalosauroidet ishin nje grup dinosauresh me dhembe te mprehte prane bazes se pemes se familjes se theropodeve.

Sipas autorit te pare, Oliver Rauhut, nje panteolog ne Ludwig Maximilian University ne Munih, Gjermani, kjo do te thote qe puplat e thjeshta ishin nje tipar shume i vjeter i dinosaureve.

"Filamentet tek Skiurumimus,'' - thote ai, "jane shume te ngjashme me ato qe jane vezhguar tek Psitakosaurus, Tianjulong e madje edhe pterosaurus - zvarranike fluturues qe ishin kushurinjte me te afert qe kishin dinosauret."

"Shperndarja kaq e gjere e kesaj karakteristike do te thote qe puplat jane po aq te vjetra sa edhe vete dinosauret."

Palentologu Paul Barret i London’s Natural History Museum eshte dakord me Oliver Rauhut. Megjithate sipas tij, eshte e nevojshme qe te behen studime te tjera gjeokimike.

"Ne na duhen me shume shembuj ne teropodet, dhe vecanerisht ne grupe te tjera te medha dinosauresh, perpara se te spekulojme vertet qe keto tipare jane nje karakteristike e te gjithe dinosaureve." - tha ai.

Ndersa Rauhut eshte i sigurte qe ka akoma edhe shume dinosaure me pupla qe duhen gjetur ende. Megjithate eshte e veshtire te gjesh fosile ne te cilet mund te jene ruajtur ende fosilet e puplave.

"Ne vend qe puplat te ishin dicka e re qe ka evoluar vecanerisht neper dinosauret e ngjashem me zogjte, duket se puplat jane nje tipar qe e kane patur dinosauret qe ne fillim." - thote Rauhut.

Nese kjo eshte e vertete, atehere edhe menyra e pershkrimit te dinosaureve ne art dhe neper filma deri tani ka qene e gabuar, dhe duhet te ndryshoje./info/
 
Titulli: Ka dyshime qe dinosauret te kene qene me pupla

Sdin me cte shpikin keta tashi..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top