Juventus mban ende ndezur ëndrrën për Champions

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
d6754c90e7a70d9e55c7617d16130d3fo2-1100x620.jpg
Juventusi ka arritur një fitore të vështirë 3-2 ndaj Interit për të mbajtur ende gjallë shpresën për t’u renditur të paktën në vendin e katërt që siguron pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Zonja e Vjetër duhet të shpresojë në një gabim të Milanit ose Napolit në ndeshjet e radhës që matematika ta mbajë mes më të mirave të Europës.

Ekipi i Pirlos kaloi i pari në avantazh me Ronaldo, por 10 minuta më vonë barazoi Lukaku 1-1. Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë të takimit në fitore falë një goli të Cuadrado.

Në pjesën e dytë, Juve mbeti me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq të Betancur. Kur ndeshja shkonte drejt fundit gjatë një rrëmuje në zonë Chiellini e dërgon topin në rrjetën e tij.

5 minuta më vonë Cuadrado “vjedh” një penallti që u shndërrua në gol nga po ai. Me rezultatin 3-2 u mbyll dhe ndeshja për të mbajtur gjatë shpresat e Juventusit për Champions League.

A2new.com
 
ti fike shpresat vll
se napoli sa maroi 0-2
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top