Juventus “kryqëzon” Milanin

cent

...Lontano
Juventus-Milan nuk mund të gabonin, por ashtu si në një lojë video-game, dikush duhet të dilte “Game Over” nga këto dy skuadra, dhe në fund të 90 minutave, ishin bardhezinjtë ata që bënë festë përballë një Milani, që nuk ishte dhe aq i vogël në fushë, për 60 minuta, por që me këtë humbje 3-2, bëhet shumë i vogël në renditje.
2rwm9uq.jpg
Juventusi, në mes të polemikave për dy barazimet në Champions, por dhe për episodet në favor, i nevojitej një sukses i madh për të ndryshuar rrjedhë, ndaj Conte ndryshoi dhe emrat duke preferuar Quagliarellan përkrah Tevezit, ndërsa te Milani, Allegri në mungesë të Balotellit dhe El Shawaryt, kishte si të vetmet alternativa Matrin dhe Robinhon. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen menjëherë me një 1-0, pasi 19 sekonda nga vërshëllima e parë e Rocchit, Sulley Muntari gjeti trajektoren e duhur për në fundin e rrjetës së Bufon. Juventus nuk është nga ato skuadra që trembet nga një goditje e befasishme, dhe dy herë iu afrua barazimit, por Abbiati u përgjigj në apel.

Gjithsesi e treta do të ishte e vërteta për bardhezinjtë. Andrea Pirlo, të cilit mesa duket i hajnë këmbët sa herë sheh Milanin përballë gjeti këndin perfekt nga goditja e dënimit, për të bërë të pavlerë dhe devijimin e portierit kuqezi. Minuta e 15-të, 1-1 dhe Juventus – Milan bëhet sfida me startin ideal. Ekipet luajnë për fitore dhe portierët duhet të bëhen sërish protagonist në këtë pjesë të parë, për të cuar dy ekipet në pushim në barazpeshë. Në startin e së dytës, dy skuadrat u bënë akoma më të shpejta, sidomos Juventus, që pas 10 minutave të para e shndërroi në tabelë qitjeje portën e Milanit. Abiati ia hodhi sërish në dy raste, deri në castin kur në zonë i hyri “miza atomike”, Sebastian Giovinco, që pasi xhiroi si i marrë në zonë, bëri të cmendet Conten në stol me një finalizim prej kampioni të vërtetë, duke merituar dhe standing ovation të impiantit bardhezi.

Gjithsesi pa ju qëruar ende zëri nga thirrjet e golit të dytë, Juventusi mori dy gëzime brenda një minuti, teksa Mexes u largua fillimisht me të kuq, për ndëshkimin e dytë me të verdhë pas atij të minutës së 70-të, duke i dhënë mundësinë Pirlos të provonte sërish portën. Goditja e tij gjeti shtyllën, dhe topi i kthyer nga kjo e fundit gjeti këmbët e Giorgio Chiellit për golin e 3-1. Gjithsesi sfida nuk kishte përfunduar ende, pasi ashtu sic nisi ashtu dhe mbaroi, me Muntarin që gjeti golin e 3-2. Një realizim që nuk evitoi dot “Game Over” për Milanin, ndërsa Juventusi mori fitoren e presionit ndaj Romës kryesuese. Ndryshe nga skuadra verdhekuqe, po ecin gjërat për ekipin tjetër të kryeqytetit, Lacion. Bardhëkaltërit barazuan 0-0 në shtëpi me Fiorentinën, në një ndeshje ku i mungoi vetëm goli.
/S.Sport
 
Titulli: Juventus “kryqëzon” Milanin

Whatever! Milan ngelet skuadra me e mire prape se prape :p
 
Titulli: Juventus “kryqëzon” Milanin

:( milan 4 ever:(
 
Titulli: Juventus “kryqëzon” Milanin

Hajdutet munden merdat e milanos
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top