Juventus FC

Titulli: Juventus

FIFA dënon Konten, jashtë Kupave të Evropës

ITALI- Një tjetër goditje për Antonio Konten, ndonëse këtë herë është më e pritshme. Trajneri i Juventusit është përjashtuar për 10 muaj nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare, pas vendimit të Gjykatës Sportive Italiane, që e ka skualifikuar atë për të njëjtën periudhë për shkak se nuk denoncoi një ndeshje të trukuar.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s, në bazë të nenit 136 të Kodit të Disiplinës Sportive, ka vendosur që tekniku bardhezi të mos drejtojë as në Evropë apo në botë. “Skualifikimi mbulon të gjitha llojet e ndeshjeve, kombëtare, ndërkombëtare, zyrtare e miqësore, - thuhet në një komunikatë të FIFA-s. – Vendimi do të jetë në fuqi vetëm nëse një instancë më e lartë në Itali, nuk e hedh poshtë atë”, sqarohet më tej.

“FIFA është duke parë nga afër edhe dokumentacionin e marrë nga Federata Italiane për të parë nëse duhen marrë sanksione të tjera apo jo. Nëse do të ketë një zgjatje të periudhës së pezullimit apo sanksione të tjera, do të ketë njoftime të tjera”, bën të ditur më tej ky organizëm.
/BalkanWeb
 
Titulli: Juventus

Fiorentina vë në vështirësi Juventusin

Një Fiorentinë e bukur për t’u parë detyron Juventusin dhe tifozët e tij të kalojnë një mbrëmje me vuajtje, falë një paraqitje të shkëlqyer së cilës i mungoi vetëm goli.

Pas rezultatit 0-0, më i miri i skuadrës rezulton Roncaglia, një lider i vërtetë i mbrojtjes që nuk gabon asgjë. Mirë edhe Jovetic që godet një traversë, por për t’u përmendur e gjithë mesfusha “violë” që prodhoi një lojë mjaft cilësore.

Juventusi, i dërmuar fizikisht, kthehet në shtëpi nga Firenze me një barazim që vjen pas katër fitoreve gjë që e lejon të mbajë ende kryen e tabelës së renditjes, të Serisë A. /tch
 
Titulli: Juventus

Juve shkatërron Romën e Zemanit

Juventusi shkatërroi 4-1 Romën që vuajti mungesën e një Totti të shumë kohë më parë që dinte të udhëhiqte skuadrën drejt fitores.

Bardhezinjtë kanë dominuar lojën nga fillimi deri në fundit. brenda 18 minutave të para ata shënuan 3 herë, me Pirlon, Vidal me 11-metërsh dhe Matrin.

Rezultati i pjesës së parë mund të ishte edhe më i tjellë, por tranversa nuk lejoi që gjuatjet e Vuçiniç dhe Markizios të turpëronin Romën e Zemanit që në pjesën e parë.

Goli i vetëm i Romës u shënuan në minutën e 68 nga Osvaldo me 11-metërsh.

Në fund, Giovinco vulosi fitoren e thellë të Juves dhe shkatërrimin e Zemanit në Torino. Ndërkohë Milani ndalet nga Parma me rezultatin 1-1. Golit të El-Sharauit, vendasit iu kundërpërgjigjën me Galopan.
 
Titulli: Juventus

Juventus, Conte rikthehet në stol më 9 dhjetor
Ulet me 6 muaj dënimi për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte. Me vendimin e së premtes të Gjykatës së Arbitrazhit në Itali, tekniku bardhezi do të mund të braktisë tribunat dhe të rikthehet në stol më 9 dhjetor të këtij viti.

Gjykata, pasi dëgjoi provat e reja të paraqitura nga avokatët e Conte-s, vendosi si të tepruar vendimin e gjykatave të mëparshme. Kyçe në këtë ulje vendimi ishin dëshmitë e disa ish-lojtarëve të Sienas, që dëshmuan në favor të trajnerit leçez.

Pas kësaj ulje Conte do të rikthehet të drejtojë Juventusin që shpalli kampion sezonin e kaluar në transfertën me Palermon duke humbur 10 javë kampionat dhe 4 ndeshje në Ligën e Kampioneve, përkatësisht gjithë fazën në grupe të kompeticionit europian, ku bardhezinjtë nuk ndodhen në pozita komode pasi kanë grumbulluar vetëm 2 pikë duke u renditur në vend të tretë, ndërsa kreu i grupit mbahet nga Chelsea dhe Shakhtar Donestk me nga 4 pikë.

Avokatët e Conte-s kërkuan pezullimin e skualifikimit, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. /tch
 
Titulli: Juventus

Juventus, 6 milionë euro për Llorente
2ex2cra.jpg
Juventus mendon për blerjen e Fernando Llorente që në muajin janar. Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, klubi kampion i Italisë ka vendosur të nxitojë edhe pse fillimisht kërkonte të merrte shërbimet e sulmuesit spanjoll të Athletic Bilbao në qershor të vitit 2013, atëherë kur i skadonte kontrata me klubin bask.

Plani i torinezëve është të ofrojnë 5-6 milionë euro për 27-vjeçarin dhe klasifikimi i Juventus në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve e bën më se të mundur këtë operacion.

Alternativa tjetër e Juventus për sulmin është Didier Drogba. Kampionati në Kinë ka përfunduar dhe futbollisti do të stërvitet me Chelsea këto muaj për tu përgatitur në kuadër të Kupës së Afrikës.

Gjithsesi, marrëveshja është e vështirë pasi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë duhet të prishë kontratën me Shanghai Shenhua dhe Juventus nuk është e gatshme t’i ofrojë më shumë se 6 muaj në kontratën e re. Drogba nga ana e tij do të pëlqente një kontratë 2-vjeçare./Tch
 

Attachments

  • 2ex2cra.jpg
    2ex2cra.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Juventus

Juventus marshon edhe në Kupë
2wbz0hs.jpg
Një gol i Xhovinkos në minutën e 57-të të takimit i dha fitoren 1-0 dhe kualifikimit skuadrës së Juventusit në ndeshjen kundër Kaljarit e vlefshme për 1/8 të Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë në ndeshjen e parë të rikthimit të Kontes në “Juventus Stadium” dhuruan pak emocione. Ndeshja nisi me disa raste të vakëta për Xhovinkon, ndërsa në minutën e 12-të Vidal pësoi dëmtim në gjurin e djathtë, i njëjti i pësuar edhe gjatë ndeshjes së kampionatit në fundjavë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa e dyta nis me Juventusin më agresiv. Shtimi i rasteve për gol, shpërblehet në minutën e 12 të fraksionit të dytë të takimit, kur Xhovinko gjen rrjetën. Në minutat e mbetura, bardhezinjtë ruajnë avantazhin, ndërsa miqtë tentojnë disa herë të gjejnë golin e barazimit, por pa sukses.

Juventusi kualifikohet për në çerekfinale dhe pret tashmë fituesen e çiftit Milan-Rexhina, që luhet sot për t’u njohur me kundërshtarin e radhës.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të mërkurën Katania eleminoi Parmën falë goditjeve nga pika e bardhë e penalltive, ku siçilianët u treguan më të saktë se vendasit./Tch
 

Attachments

  • 2wbz0hs.jpg
    2wbz0hs.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Juventus

Juve e frikshme, përmbysje spektakolare ndaj Kaljarit
22 Dhjetor 2012

Juventusi ka treguar edhe njëherë supremacinë e tij në kampionatin italian, duke fituar 3-1 ndaj Kaljarit, në ndeshjen e luajtur mbrëmë.

Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, pas një penalltie të diskutueshme, bardhezinjtë arritën të përmbysnin gjithçka deri në fund, duke e mbyllur në vend të parë vitin kalendarin 2012.

Ndaj ekipit sard mendohej një ndeshje shumë e vështirë dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. Skuadra vendase ka kërkuar me ngulm fitoren, madje ka gjetur edhe avantazhin në minutën e 15-të, kur gjyqtari dha një penallti për shkak të një prekjeje me gju nga Vidal.

Nga pika e bardhë Pinija kaloi Kaljarin në avantazh, ndërkohë që penalltia u duk tepër e dyshimtë. Në pjesën e dytë, Juve ka hyrë në fushë me një tjetër mentalitet dhe e ka vënë menjëherë “përfund” Kaljarin.

Bonuçi ka goditur shtyllën, ndërsa gjyqtari nxorri me karton të kuq Astorin, pas disa faullave të këqinj ndaj Xhovinkos dhe ndëshkimit të dyfishtë. Në minutën e 72-të, Juve shpërdoroi një penallti me anë të Arturo Vidal, që goditi mbi traversë. Tri minuta më pas Matri barazoi shifrat, pasi portieri Agaci nuk ndaloi dot gjuajtjen e Vuçiniç.

Në minutën e dytë shtesë, Matri realizoi edhe golin e dytë ndaj ish-skuadrës së tij, pas një aksioni disi të rrëmujshëm. Në fund ishte Mirko Vuçiniç, që realizoi edhe golin e tretë për bardhezinjtë.

/a.k
 
Titulli: Juventus

Juve, zyrtarizohet ardhja e Anelka
26/01/2013

63xe90.jpg

Pas Llorente-s, që do të transferohet në fund të sezonit, Juventus ka arritur akord edhe me Nicolas Anelka.

Për sulmuesin francez është gati një kontratë deri në fund të qershorit, me një pagë prej 1 milionë euro dhe një opsion rinovimi për vitin tjetër, me 2,5 milionë euro.

Gjatë ditëve të ardhshme, ai do të shkojë në Torino për të kryer vizitat mjekësore. Pas Anelka, në javën e fundit të merkatos, Marotta do të tentojë një sulm për Lisandro Lopez, duke sakrifikuar Quagliarella-n, të cilin ia kanë ofruar Fiorentinës, në mënyrë që të kërkojnë në verë Jovetic.

ثshtë “harruar” hipoteza Drogba, për shkak të kërkesave të larta të sulmuesit të Bregut të Fildishtë. Anelka, këto ditë është duke u stërvitur me PSG-në, klub që e bëri të njohur në botë në mesin e viteve ’90. /Tch
 

Attachments

  • 63xe90.jpg
    63xe90.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Juventus

Penalltia, Juve-Xhenoa kthehet në çështje

2nks0np.jpg

ROME-Ishte penallti apo jo? Prekja me dorë e Grankvist në minutën e 93-të të ndeshjes Juventus-Xhenoa ka shkaktuar një valë polemikash në Itali, teksa bardhezinjtë kanë akuzuar haptazi, pa asnjë lloj diplomacie gjyqtarin Guida.

“I paaftë!”, “Turp”, kanë qenë disa nga shprehjet e përdorura nga drejtuesit juventinë, Marota e Konte. Në të vërtetë, nëse sheh rregulloren, nuk është ndonjë skandal nëse nuk e jep penallti prekjen me dorë të Grankvist, duke qenë se ai e goditi fillmisht topin me këmbë. Por, gjithçka varet nga arbitri, ndonëse në interpretimin normal, ajo është 11-metërsh, pasi krahët kanë qenë të hapur. Gjithsesi, ky moment u bë akoma më i zhurmshëm për shkak edhe të faktit se gjyqtari Guida u pati mohuar dy penallti të tjera bardhezinjve, mbajtjen në zonë të Vuçiniç nga Antoneli dhe “përqafimin” po në zonë të Pogba nga Pizano. “Një gjyqtar nga Napoli nuk mund të drejtojë Juventusin”, tha Marota. “Ky është një turp, turp i madh”, shtoi Konte./Balkanweb
 

Attachments

  • 2nks0np.jpg
    2nks0np.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Juventus FC

do fitojm kete jave me chievo-n apo.....
 
Titulli: Juventus FC

Sigurt qe po edhe pse shume dyshojne se Juventus ka mare tatepjeten.

Fino alla fine FORZA JUENTUS ;)
 
Titulli: Juventus FC

Juventus gjen fitoren me Chievo
03/02/2013

34qk6m9.jpg

Një Juventus konkret arrin të lërë pas vështirësitë e fundit dhe të rikthehet te fitorja që i mungonte prej 19 Janarit. Bardhezinjtë pa Conten e skualifikuar në stol fitojnë 2-1 ndaj Chievos duke djersitur shumë për shkak edhe të një rezistence të madhe të veronezëve. Për t’u theksuar se për vendasit Samir Ujkani qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua nga Corini. Matri që në minutën e 10 i dha avantazhin miqve dhe dukej sikur do të përfundonte në një goleadë kur Lichtsteiner në 42’ dyfishoi rezultatin. Pas pjesës së parë të mirë, bardhezinjtë lëshojnë disi terren dhe Chievo shkurtoi diferencën që në 52’ duke ia bërë të vështirë sfidën Juves. Chievo dha disa herë shkëndija për të barazuar por hasi në rezistencën e fortë të Juves në mbrojtje që në 45 minutat e dyta më shumë mendoi të mbrohej se sa të sulmonte dhe ia arriti me sukses të ruante rezultatin. Me këtë triumf, Juventusi shkon 52 pikë, duke kryesuar e vetme kampionatin me 3 pikë më shumë se Napoli./lajmesport
 

Attachments

  • 34qk6m9.jpg
    34qk6m9.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Juventus FC

Juventusi thyen edhe Fiorentinën
10/02/2013


4l6i4o.jpg

Juventusi mundi 2-0 Fiorentinën dhe falë barazimit të Napolit me Lazion e çon në 5 pikë diferencën mes vendit të parë dhe atij të dytë.

Bardhezinjtë e Kontes e kanë dominuar ndeshjen në Juventus Stadium, madje kanë shënuar 2 gola në pjesën e parë me Vucinicin dhe Matrin. Avantazhi i dha mundësinë skuadrës së Kontes të mos rrezikonte në pjesën e dytë dhe të administronte rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund.

Sfida mes Lacios dhe Napolit në Olimpiko nuk nxorri asnjë fitues pasi përfundoi në barazim 1-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Flokarin, vendasit e Lacios nuk arritën ta ruanin fitoren deri në fund.

Kampanjaro me një goditje fluturimthi barazoi shifrat dhe forcoi pozitat e Napolit në vendin e dytë me 50 pikë./Tch
 

Attachments

  • 4l6i4o.jpg
    4l6i4o.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Juventus FC

Juve më pranë titullit kampion
30 Mars, 2013


30c1s37.jpg

Juventus dominon në “San Siro”. Bardhezinjtë e Contes fituan me rezultatin 2-1 ndaj Interit në derbin e javës së 30 të Serisë A, duke u hakmarrë dhe për rezultatin e ndeshjes së parë. Kampionët në fuqi e gjetën shumë shpejtë rrugën e golit pasi kaluan në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Quagliarellas. Në pjesën e dytë Interi kërkon të ndryshojë situatën dhe Palacio çon gjithçka në barazpeshë. Gjithsesi Matri, i cili kishte humbur dhe disa raste më parë, kalon përsëri në avatazh Juventus duke i dhënë në këtë mënyre një fitore shumë të vlefshme ekipit, që vazhdon më të qetë rrugën drejt titullit kampion, pasi ngjitet në kuotën e 68 pikëve.

Në takimet e tjera u morën këto rezultate: Udinese 0 – 0 Bologna, Parma 3 – 0 Pescara, Lazio 2 – 1 Catania, Atalanta 0 - 0 Sampdoria, Cagliari 2 – 1 Fiorentina, Genoa 2 – 2 Siena
/Reagimi
 
Titulli: Juventus FC

Juventus, 1 pikë larg titullit kampion

Derbi-juve.jpg


Me një gol të Arturo Vidal në minutën e 86-të, Juventus arrin të triumfojë në derbin torinez me numër 152.

Në “Olimpico” të Torinos, nën prezencën e reshjeve të shiut, ndeshja ka qenë shumë e dyluftuar dhe e ashpër, por që gjen zgjidhje vetëm në 10 minutat e fundit.

Rezultati 2-0 u siglua pas goditjes së fuqishme nga distanca e kilianit dhe nga një gol i mesfushorit Marchisio. Ndërkohë, ka patur protesta nga “granata”-t për një faull në zonën e rreptësisë të Bonucci-t, në minutën e 81, kundër Jonathas, vetëm pak metra larg portës, por që nuk u akordua nga arbitri.

“Mole Antonelliana” vishet kështu sërish me ngjyrat bardhezi. Derbi i 152-të i ka shkuar Juventusit, pas më shumë se 80 minutash të kaluara në një gjendje anonimati, mes një sfide të ashpër fizike dhe nën reshjet e shiut.

Por, fundi ishte tepër i zjarrtë, duke nisur që nga penalltia e paakorduar për Jonathas, e duke vazhduar me dy golat e Vidal e Marchisio-s, brenda 6 minutash.

Për bardhezinjtë mjafton tashmë një pikë në sfidat e ardhshme, duke nisur nga takimi me Palermon në shtëpi, më 5 maj, për të festuar titullin e dytë radhazi në Itali.

Për Torinon e Ventura-s, cështja për mbijetesë komplikohet shumë me rezultatet e fundit, pasi kanë mbetur vetëm 4 pikë avantazhi ndaj Palermos dhe Genoa-s, ku me këta të fundit do të përballet në vijim.

... Tre gola ka shënuar Fiorentina, për t’i rrëmbyer, të paktën përkohësisht, Milanit vendin e tretë, i vlefshëm për kualifikimin në Champions-in e sezonit të ardhshëm.

Në “Luigi Ferraris”, skuadra e drejtuar nga Montella mposht 3-0 Sampdorian dhe gjendet tashmë 2 pikë para Milanit, i cili do të ndeshet në mbrëmje me Catania-n në “San Siro”.

Cuadrado kalon në avantazh “viola”-t në të 36-n, pas një “predhe” nga 35 metra, më pas Ljajic dyfishon në të 41-tën. Mbyll llogaritë Aquilani në minutën e 73, ndërkohë që Sampdoria mbeti edhe me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Gastaldello-s.

... Shpërthen Osvaldo në sfidën e kësaj jave për Romën, kundër Sienës në kryeqytet, duke i ngjitur verdheblutë në vendin e 5-të në klasifikim, përpara Udinese-s dhe Inter-it.

Verdhekuqtë dominojnë gjatë gjithë ndeshjes, duke luajtur një lojë me pasime të shkurtra mes sulmuesit italo-argjentinas dhe Lamela-n, që konkludojnë me gola në minutat 14 dhe 16.

Reagimi i Sienës ka qenë i vakët, ku vlen të theksohet vetëm një goditje e Emeghara-s, e pritur në pozicion nga Lobont. Në minutën e 41-të Osvaldo mposht sërish Pegolo-n, ndërsa në pjesën e dytë shënon “tripletën” personale, por edhe golin e 4-t për Romën.
/S.Sport
 
Titulli: Juventus FC

Juventus mbyll Calciopoli-n
10/05/2013
juve-fanellat.jpg

Pas titullit të dytë kampion radhazi, Juventusi mbyll përfundimisht kapitullin Calciopoli.

Klubi torinez do të heqë nga fanellat e sezonit të ardhshëm shkrimin “31 në fushë” (që i referohet titujve që Juve ka fituar, por dy prej tyre i janë hequr pas skandalit Calciopoli) dhe gjithashtu nuk do të ketë asnjë yll mbi stemë.

Kështu mbyllet polemika e hapur me Ligën e Futbollit pasi me fanellat ku shkruhej “31 në fushë”, Juventus distancohej qartë nga vendimet e drejtësisë sportive pas skandalit që shpërtheu në futbollin italian në vitin 2006.

Në këtë mënyrë, futbollistët e Juventusit do të zbresin në fushë vitin e ardhshëm me fanella të thjeshta, që do të kenë vetëm stemën e klubit dhe simbolin e “Nike”./tch
 
Titulli: Juventus FC

Juventusi feston titullin e 29-të
12/05/2013
juve-kampion-12-13.jpg


Vucinic shpëtoi nga humbja Juventusin ditën që “Zonja e Vjetër” do të merrte dhe trofeun e kampionit të Italisë.

Bardhezinjtë barazuan 1-1 me Caglarin, një rezultat që i jep fund shpresave të tyre për të thyer rekordin e pikëve të Fabio Kapellos.

Ky është titulli i 29 në historinë e këtij klubi, ndërkohë që për tifozët juventinë dhe për disa nga lojtarët, numri i kampionateve të fituar është 31, duke përfshirë këtu edhe 2 kampionate që sipas tyre i janë dhënë Interit në mënyrë të padrejtë në kohën e Calciopolit./Tch
 
Titulli: Juventus FC

Hahahahaha o cent 29 apo 31 tani se na kane ber lemsh :p
 
Titulli: Juventus FC

29 tituj te vjedhurit sju numerohen ata do i merrni kur te vdes morati ndoshta ,si po e shof do ju marrin edhe championsin e 96ts e keni per ti harruar titujt e kampionatit
 
Titulli: Juventus FC

Superkupa e Italisë është e Juventusit
18 Gusht, 2013
Superkupa e Italisë është e Juventusit, që arrin të fitojë bindshëm ndaj Lazios në finalen e Olimpikos duke mundur thellë me rezultatin 4-0 bardhëkaltërit.

Bardhezinjtë konfirmohen si skuadra për t’u mundur dhe këtë vit në Serinë A, teksa befasojnë ndaj fituesve të Kupës së Italisë, të cilët i mundin me shumë thjeshtësi, madje brenda në shtëpi aq sa problemet e fazës përgatitore duken si të zhdukura me magji. Bardhezinjtë e Contes në pjesën e parë shkojnë në pushim në avantazh të vetëm një goli atë të Pogbas, por në fakt rezultati i fushës ishte disi I kursyer me bardhezinjtë për atë që prodhuan.

Gjithsesi shpërblimin kampionët e Italisë e marrin në fraksionin e dytë, kur është mbrojtja që bën festë me Chiellinin dhe Lichtsteiner që arrijnë të dy të realizojnë nga një gol përpara se Carlos Tevez të lërë vulën e tij të parë në skuadër me golin e katërt. Pjesa e mbetur e ndeshjes është një pritje kënaqësi për bardhezinjtë, deri në ngritjen e trofeut, që është i gjashti në historinë e klubit torinez dhe i dyti radhazi pas atij të fituar një vit më parë ndaj Napolit në Pekin.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top