Juventus FC

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Matri mban Juven në krye, Udineze nuk ndalet

Bardhezinjtë e Kontes kanë fituar 1-0 me Sienën. Udineze fiton me Fiorentinën, ndërsa Xhenoa ka befasuar Lacion në “Olimpiko”

Pas fitores kundër Parmës (4-1), Juventusi ka siguruar edhe tri pikë të tjera shumë të rëndësishme. Në stadiumin “Franki” të Sienës skuadra e Antonio Kontes (ish-trajner i toskanëve) ka fituar 1-0 falë një goli të shënuar në minutën e 54-t nga Matri pas një pasimi të saktë të Vuçiniçit. Ka qenë një betejë e vërtetë në fushë, por në fund vetëm pak raste për gol. Tani bardhezinjtë janë në krye të renditjes me pikë të plota (6) bashkë me Kaljarin dhe Udinezen.

Skuadra e Guidolinit ka dalë fitimtare nga sfida e vështirë me Fiorentinën. Në “Friuli”, lojtarët bardhezinj kanë mposhtur ekipin vjollcë me rezultatin 2-0 falë penalltisë së Di Natales (8’), pas një prekjeje të topit me dorë nga Gamberini, dhe nga një e djathtë e bukur e Izlas (29’). Ka qenë zhgënjyese paraqitja e skuadrës së Mihajlloviçit, që nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të reagojë.

Në pjesën e dytë sulmuesi i miqve Xhilardino ka dalë më barrelë për shkak të një dëmtimi. Ndërkohë, në ndeshjen e parë në “Olimpiko” në kampionat, Lacio është befasuar nga kuqeblutë e Xhenoas, e cila e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh por ka arritur ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë, duke u larguar nga Roma me tri pikë. Një tjetër përmbysje për bardhekaltrit, pas atyre me Milanin në kampionat dhe Vasluin në Ligën e Europës.

Skuadra e Rejas nuk ka arritur të mbrojë avantazhin e krijuar nga goli i Skulit në minutën e 11-të dhe ka pësuar dy goditje nga Palasio (54’) dhe Kucka (71’), që i kanë dhuruar fitoren e parë Malezanit. Ndërsa, në ndeshjen e luajtur në 12:30 Atalanta ka mundur Palermon me shifrat 1-0. Bergamaskët kanë bërë një nisje të mirë dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Palermo ka qenë në vështirësi dhe në pjesën e dytë arbitri De Marko ka pezulluar ndeshjen për shkak të një stuhie të fortë. Takimi ka rifilluar pas 40 minutash, por rezultati nuk ka ndryshuar dhe Atalanta tani ndodhet në kuotën e -2 pikëve në renditje. Me një gol të Xhiovinkos në minutën e 91-të Parma ka mundur 2-1 Kievon në “Tardini” duke u ringritur kështu pas humbjes 4-1 të marrë kundër Juves, fundjavën e kaluar.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-t të pjesës së parë me fantazistin Xhovinko, i cili ka mundur portierin Sorrentino pas një pasimi të saktë me kokë nga Pele. Miqtë kanë reaguar në pjesën e dytë. Paloski ka barazuar në minutën e 78-të. Në minutat e fundit “Milingona Atomike” ka fiksuar shifrat në 2-1. Një penallti e diskutueshme e realizuar nga Maksi Lopez në minutën e 46-të pas një faulli të Parolos e ka lejuar Katanian të mundë اezenën 1-0 dhe të marrë fitoren e parë në kampionat.

Lojtarët e Montelës kanë luajtur më mirë në pjesën e parë, por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e golit. Në fund, një Leçe e bukur ka fundosur Bolonjën në transfertë. Ekipi puljez ka kontrolluar ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave. Rezultati final 2-0 ka ardhur falë lojës së mirë të lojtarëve të Di Françeskos, të konkretizuar nga Xhiakomaci në të 37-n dhe Grosmuler në të 60-n. kuqeblutë kanë treguar shumë mangësi në lojën e tyre, midis të cilëve mund të shpëtohet vetëm portiere Zhile.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Juventus

Juventus “gjunjëzon” Milanin dhe kryeson sëbashku me Udinezen


Juventusi i Antonio Kontes ka mposhtur 2-0 kampionët e Milanit duke konfirmuar se janë pretendent kryesor për të fituar titullin. Tre minuta nga përfundimi i takimit rezultati ishte i barabartë 0-0 dhe kur pritej vërshëllima e gjyqtarit, vjen moment i Markizios, i cili arrin të shënojë dy herë duke gjunjëzuar kampionët në fuqi, që padyshim nuk është ai Milan ii sezonit të shkuar. Në minutën 87-të Markizio ndodhet në vendin e duhur në zonën e Milanit dhe gabimin e Bonerë2s e shfrytëzon duke e dërguar topin në rrjetë. Pas golit Milan mbetet me 10 vetë, pasi Boateng merr kartonin e dytë të verdhë. Në minutën e 90-të Markizio nga distance gjuan topi përplaset në tokë dhe Abiati nga shpëtimtari i Milanit në këtë mbrëmje, bën një gabim foshnjarak, pasi top ii kalon mes këmbëve dhe 2-0 për “zonjën e vjetër.”Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 11 pikëve duke kryesuar rënditjen së bashku me Udinezen, e cila në mesditë fitoi 2-0 ndaj Bolonjës. Pra kreu i Serisë A është i gjithi bardhezi, ndërsa Milani me këtë humbje largohet me 6 pikë nga kreu.

Ja rezultatet e javës së 6-të të Serisë A



Novara 3 – 3 Katania

اezena 0 – 0 Kievo

Fiorentina 1 – 2 Lacio

Leçe 0 – 2 Kaliari

Palermo 2 – 0 Siena

Parma 3 – 1 Xhenova

Udineze 2 – 0 Bolonja

Juventus 2 – 0 Milan



RثNDITJA

1. Juventus 5 3 2 0 9:3 11

2. Udinese 5 3 2 0 7:1 11

3. Napoli 5 3 1 1 9:3 10

4. Palermo 5 3 1 1 9:6 10

5. Cagliari 5 3 1 1 8:5 10

6. AS Roma 5 2 2 1 6:4 8

7. Lazio 5 2 2 1 7:6 8

8. Chievo 5 2 2 1 6:5 8

9. Fiorentina 5 2 1 2 6:4 7

10. Genoa 5 2 1 2 9:8 7

11. Catania 5 1 3 1 5:7 6

12. Parma 5 2 0 3 6:10 6

13. Novara 5 1 2 2 10:10 5

14. Siena 5 1 2 2 4:4 5

15. AC Milan 5 1 2 2 5:8 5

16. Atalanta 5 3 1 1 8:7 4

17. Inter 5 1 1 3 7:11 4

18. Lecce 5 1 0 4 3:9 3

19. Cesena 5 0 1 4 2:7 1

20. Bologna 5 0 1 4 2:10 1

Atalanta: -6 points
 
Pe: Juventus

Nga Pirlo te Markizio, “hakmarrja” e të rilindurve

Në ndeshjen kundër Milanit, një pjesë e mirë e lojtarëve bardhezinj, deri para pak kohësh në hije, shpërthyen me lojën, golat dhe cilësitë e tyre

Ndoshta ishte një fitore grupi, sikurse nënvizoi dhe vetë Antonio Konte, teksa një grup fitues, ndërtohet gjithmonë nga individualitete të mëdha dhe në rastin konkret, janë këta të fundit që po udhëheqin Juventusin. Mes bardhezinjve më të mirë të këtij fillimsezoni, çuditërisht qëndrojnë emra si Pirlo dhe Vuçiniç, të cilët klubet e tyre i larguan gjatë verës pasi nuk i shihnin si pjesë të projektit, por edhe emra si Markizio, të cilin Juventusi mendoi ta shiste gjatë verës, por ndërhyrja e teknikut bëri që italiani të qëndronte.

Dhe jo vetëm kaq. Në listën e të “ringjallurve” të teknikut bardhezi zë vend edhe emri i Barzaljit, i cili është rikthyer i freskët në kombëtare, apo Pepes, që përmes aftësisve të treguara në fushë, ka lënë në stol një nga blerjet më të kushtueshme të merkatos juventine, holandezin Elia. Me pak fjalë, mes fytyrave të reja dhe të vjetra, është një Juventus krejt ndryshe, në krahasim me edicionin e fundit.

Në fakt merita e këtij suksesi është grupi që Konte ka ndërtuar, gjithsesi ky grup nuk do të ecte kaq shumë nëse në të nuk do të kishte persona që do të bënin diferencën në fushë përmes aftësive të tyre individuale. Për sqarim: Juventusi është një skuadër kur mbrohet në mënyrë kompakte dhe sulmon kundërshtarin, por edhe kur episodet e ndeshjes përcaktohen nga kontributet e veçanta të Pirlos, Vuçiniçit dhe Markizios.

Ishte loja e bukur e këtyre lojtarëve të “padëshiruar” që solli suksesin, lojtarë të cilët asnjë si donte më, që i konsideronin të vjetër dhe të dështuar, pra i konsideronin rrënoja për t’u spastruar. Por ja që ata janë “ringjallur” dhe mbrëmjen e së dielës ishin “regjizorët” e fitores.

Pirlo duket se është rikthyer në kohët e tij të arta, Vuçiniç ndoshta s’ka luajtur ndonjëherë kaq mirë në Itali ndërsa Markizio, i cili vjen nga një vit plot turbullira, po tregon se është një lojtar thelbësor nga ana e aftësive teknike. Para një viti, edhe Pepe konsiderohej si një blerje e dështuar e bardhezinjve, por ai po tregon karakter në fushë, duke mbrojtur, vrapuar dhe sulmuar.

Për të mos harruar edhe Barzaljin, i cili është më në formë se kurrë. Ky është Juventusi i ri. Kjo është mrekullia e Kontes. Gjatë këtyre viteve të vështira për Juven, senatorët theksonin shpesh se skuadrës i mungonte vetëdija për të fituar sërish. Por ja ku po shihet dhe kjo vetëm falë Kontes dhe urisë së tij për sukses.



5 ndeshjet zyrtare të Andrea Pirlos me fanellën e Juventusit (3 fitore dhe 2 barazime) pas 10 vitesh me kuqezinjtë e Milanit



13 gola në Serinë A për Klaudio Markizion, i cili të dielën në mbrëmje kundër Milanit shënoi dygolëshin e tij të parë



1 gol ka shënuar në pesë ndeshjet e para të kampionatit Mirko Vuçiniç me Juventusin. Malaziasi ka marrë edhe një karton të kuq



Mbrojtësi

Barzalji: Nuk jemi akoma favoritë për titull

Pavarësisht fitores së madhe që bardhezinjtë kanë arritur ndaj Milanit, Juventusi do të vazhdojë të ndjekë profilin që ka udhëzuar Konte: atë të përulësisë. Andrea Barzalji, i cili ka rifituar një vend në kombëtare, ka qëndruar me këmbë në tokë, teksa është shprehur: “Jemi duke u rritur, por nuk jemi ende favoritë për titull. Kemi ndryshuar shumë, kemi gjetur rrugën e duhur, gjithsesi udhëtimi është i gjatë”. Rreth rikthimit në kombëtare ai vazhdoi:

“Për këtë falenderoj Juventusin pasi thuajse i kisha humbur shpresat. Jam shumë i lumtur që jam shok i lojtarëve të rëndësishëm si Pirlo dhe Bufon. ثshtë normale që ata të veshin bluzën “axurre”, shpresojmë të japin më të mirën si me Juven ashtu edhe me kombëtaren,”- ka thënë mbrojtësi, i cili në 2006-ën u shpall kampion me Italinë e Marçelo Lipit.

Pas këtij viti Barzalji do të largohej tek skuadra e Volfsburgut në Gjermani dhe kjo do të bënte që ai ta humbiste vendin në kombëtare. “Kur fillova aventurën time jashtë Italisë, nuk mendoja shumë për kombëtaren. Tashmë, pas tre vitesh, jam sërish pjesë e saj. Në fund të fundit jam vetëm 30 vjeç”.
 
Pe: Juventus

Lipi: Juvja për titull. Te Konte shoh shenja të ciklit tim!

Trajneri bardhezi krahason skuadrën aktuale me atë të periudhës kur drejtonte vetë në Torino: Antonio ka grintë, vendosmëri. ثshtë njeriu i duhur për t’u rinisur

Të ngrejë dorën ai, që duke e parë Juventusin të luajë të dielën në mbrëmje kundër Milanit, nuk ka pasur përshtypjen së kthyeri disa vite pas. Ajo që u pa në “Juventus Stadium”, u duk një skuadër e uritur për suksese, e bukur, me dëshirë të fortë siç nuk shihej prej vitesh. Në fund të ndeshjes ishte vetë Bufon që tha se, “për mentalitet kjo skuadër më kujton atë të Lipit” dhe është pikërisht ai Juventus i jashtëzakonshëm i fundviteve ’90 dhe fillim viteve 2000, që shpesh krahasohet me skuadrën e Antonio Kontes. Ish-trajneri “axurr”, nuk ka munguar të përgëzojë skuadrën bardhezi. “Juvja për titull? Pse jo? Ndoshta u mendua se duhej më shumë kohë. Por kampionati është shumë i ekuilbruar dhe gjithçka është e mundur. Fitorja 2-0 ndaj Milanit vlen më shumë se 3 pikë: çështje autostime, gjaku juventin tashmë është rikthyer për të fituar ndeshjen e parë të vërtetë në shtëpi. Stadiumi i ri? Ka shumë rëndësi. Ke përshtypjen se luan në shtëpinë tënde dhe kërkon të tregosh diçka më shumë”.

Shumë njerëz shohin ngjashmëri jo vetëm mes Juventusit të Kontes dhe atij që fitoi gjithçka me Lipin, por edhe mes dy trajnerëve: “Ka grintë, inat – thotë Lipi për teknikun e ri. – Nuk ka njeri më të duhur për t’u rinisur. Nuk është vetëm çështje skeme 4-2-4 e 4-1-4-1 apo 4-3-3 që të thuash dëshirë, por edhe pjekuri taktike. Një gjë e rëndësishme, e jashtëzakonshme, vendimtare te Juvja e re. Pa Champions, Konte ka më shumë kohë të studiojë ose për të mësuar të luhet më me shumë module. Nëse të dielën duheshin tre mesfushorë, në të ardhmen do të kthehet me 4-2-4 ose ndonjë formulë tjetër”.

Bufon bëri një krahasim mes dy Juventusëve, trajneri nga Viarexhio ishte i fundit që i dhuroi titullin “Zonjës së vjetër”: “Nuk ka kompliment më të mirë. Rishoh shenja të ciklit tim te ky Juventus, – pranon Lipi. – Unë di që Juvja ka fituar dy tituj edhe me Kapelon”. Bardhezinjtë janë në garë për luftën për titull, por për momentin Napoli duket se po e shqetëson. “Ah po! Nuk flitet për titull vetëm për supersticiozitet, por fjala e duhur për Napolin është një: i madh. Nëse vitin e shkuar i mungoi pak vazhdimësia, tani nuk humbet asnjë ndeshje mes kampionatit dhe Championsit. Kundër Interit pashë organizimin e Maxarrit dhe paraqitjen e jashtëzakonshme të 6-7 futbollistëve, nga De Sanktis te Kampanjaro, nga Kanavaro te Gargano. Udinezja? E kush e la jashtë? Tashmë është një klub i madh, që duke mbajtur yjet e tij, rinovohet çdo sezon dhe ka një trajner të shkëlqyer si Guidolin. ثshtë gjithnjë në lartësi. Këtu shtoj edhe Romën. Projekti global është më intrigues. Idea kurajoze që entuziasmon lojtarët, duke parë sesi Toti e De Rosi dalin hapur në mbështetje të Luis Enrikes”.



Portieri ul euforinë

Bufon me këmbë në tokë: Milanezet janë favorite

Xhixhi Bufon qëndron me këmbë në tokë dhe indiferent lidhur me entuziasmin që ka përfshirë Juventusin. “E pranoj që ndaj Milanit zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, por kjo nuk ndryshon asgjë: janë vetëm tri pikë. E kaluara na ka treguar që nëse nuk luajmë gjithmonë me atë ritëm, atëherë nuk do të arrijmë kurrë të triumfojmë. Kielini? Me atë dhe Barzaljin ndihem i sigurt”. Më pas nuk mungon dhe mendimi i tij për njeriun e ndeshjes kundër Milanit, Markizion: “Nuk është se luajti mirë vetëm me Milanin, por ai ka që në fillim të sezonit që po shfaq një rendiment të lartë. E gjitha kjo po e ndihmon dhe po i ushqen sërish besimin e të qenit një lojtar i rëndësishëm. Kurrë s’ka qenë kaq vendimtar dhe i rëndëishëm sikurse në dy muajt e fundit. Konte? Normalisht është ndryshe nga Lipi. Gjithsesi ka arritur t’i ushqejë skuadrës qëndrimin e duhur në fushë”. Më pas Bufon ka folur për kampionatin dhe rivalët në këtë sezon të Serisë A. “Juventusi ka avantazhin që luan vetëm një herë në javë. Sa për skuadrat milaneze, është e vërtetë që ato s’janë në krye të klasifikimit, por gjithsesi mbeten më të fortat. Milani është favoriti numër një pasi është kampion në fuqi, por edhe Interi vazhdon të jetë në nivelin e tyre”.



Protagonisti bardhezi

Markizio zbulon sekretin: Juventiniteti i Kontes!

Klaudio Markizio ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, në të cilën Juventusi triumfoi ndaj Milanit. Jo vetëm për dy golat, por për gjithçka që dhuroi në fushë duke filluar që nga grinta dhe karikimi që u kombinuan me aftësitë e tij teknike. “Nuk fjeta fare pas ndeshjes. T’u shënosh një dopietë kampionëve të Italisë, e për më tepër kur nuk je një sulmues, nuk është diçka që e ndesh çdo ditë”. Kjo mund të ketë qenë një nga pikat e shpërthimit në karrierën e tij, ndërkohë që tashmë ai konsiderohet një njeri “kyç” për Konten. Në pak ndeshje Markizio hedh poshtë të gjitha dyshimet: A do të dijë të bashkëjetojë me Pirlon? Po me Vidalin? A do të përfundojë duke luajtur në të majtë dhe jo në qendër? Asnjë problem, pasi Klaudio është rritur edhe më shumë që prej momentit që luan në krah të ish-milanistit. Motori i Juventusit të ri ndodhet në qendër të fushës. Kjo rritje e Markizios në nivelin profesional ka ardhur edhe për meritë të Kontes: “ثshtë një person që ka dhënë shumë si për klubin edhe për ne. Gjatë stërvitjes ai është një “çekiç” i vërtetë, pretendon që të mos tërhiqet askush, u jep stimul dhe forcë edhe të rinjve apo atyre që luajnë pak. Shpirti i tij juventin duket se është dhe arma e tij fituese”.



Spanjolli

Edhe Rafa Benitez “voton” bardhezinjtë

Juventusi i ri i Antonio Kontes është shfaqur i frikshëm, i egër dhe energjik në proven e vështirë me kampionët në fuqi të Italisë. Kjo e ka bindur Rafa Benitezin që të inkuadrojë bardhezinjtë si ndër rivalët kryesorë në luftën për titull. “Juventusi është mes favoritëve për të fituar titullin,- ka thënë tekniku spanjoll.- Për më tepër që Milani dhe Interi nuk po bëjnë atë që pritet dhe kanë një organikë të varfër krahasuar me vitet e kaluara. Juventusi tashmë ka edhje një armë më shumë dhe ky është stadium i ri. Gjithsesi të mos harrojmë edhe Napolin, është një skuadër së cilës nuk duhet ta heqësh nga sytë”.



Argjentinasi

Roma buzëqesh, Lamela nis punën me grupin

ثshtë një ndër “thesaret” e Romës së re, por Erik Lamela s’e ka pasur ende shansin për ta demonstruar diçka të tillë në fushën e lojës në këtë fillim sezoni. Arsyeja ka qenë dëmtimi i marrë në kavilje, por që fatmirësisht tashmë e ka kaluar. Në prag të derbit me Lacion pas më pak se dy javësh, trajneri Luis Enrike shpreson ta ketë në dispozicion talentin 21-vjeçar argjentinas, i cili ka filluar të stërvitet me grupin në Trigoria. Ndërkohë vazhdojnë kurat për Françesko Totin: kapiteni verdhekuq i është nënshtruar një seance fizioterapie për t’u rikuperuar nga lëndimi në pulpë.



Dëmtimi

Napoli, Pandev do të qëndrojë 2 muaj jashtë

Telashe në shtëpinë e Napolit: Goran Pandev do të qëndrojë jashtë dy muaj. Sulmuesi që ndjeu një dhimbje në këmbë pas ndeshjes me Interin, iu përgjigj thirrjes së kombëtatares maqedonase, por sapo shkoi në stërvitje iu nënshtrua një resonance magnetike që evidentoi një ndrydhje muskulare mjaft serioze. Një problem për Maxarrin, që synonte tek rilindja e ish-interistit dhe që duhet të mungojë deri në ditët e para të dhjetorit. Pandev do të rikthehet në Kastelvolturno, ku mjekët e Napolit do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit dhe do të përcaktojnë riaftësimin.



Vendimi

Bolonja zgjedh Piolin si trajner të ri

Bolonja zgjidh rebusin: është Stefano Pioli trajneri i ri. Pas shkarkimit të Bizolit dhe “jo”-së së Balardinit, klubi kuqeblu ka një teknik të ri. Trajneri emilian kthehet menjëherë në pistë pas shkarkimit nga Palermo. Pioli ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Bolonjën siç konfirmohet edhe nga adresa zyrtare kuqeblu në internet. Pioli do ta fillojë aventurën e tij në Emilia sot në mëngjes kur do të drejtojë stërvitjen e parë dhe do të prezantohet në orën 12:30. Trajneri 41-vjeçar ka pasur një përvojë si teknik me shumë skuadra si Kievo, Piaçenca Parma etj.
 
Pe: Juventus

Juventusi mendon të shesë Krasiçin për të marrë Palasion

Drejtuesit bardhezinj kanë bërë gati planin për të përforcuar skuadrën e Kontes në merkaton e janarit. Në mbrojtje objektivi është Rodolfo

ثshtë skuadra e momentit, kryesuesja e renditjes bashkë me Udinezen, dhe vjen nga një fitore shumë e rëndësishme kundër një Milani që në 90 minuta është dominuar totalisht. Juventusi, pas disa vitesh në anonimat, duket se është gati të luftojë për titullin dhe për ta bërë këtë është gati të rikthehet në merkato.

Objektivi i klubit bardhezi, në fakt, është ai që të përmirësohet akoma më shumë skuadra e Kontes, ndoshta duke mbuluar disa boshllëqe në mbrojtje dhe duke eliminuar disa defekte në repartet e tjerë. Pas një merkatoje si protagonistë në verë, bardhezinjtë duket se duan ta përsërisin këtë në janar, me blerje të rëndësishme. Një nga objektivat e mundshëm mund të jetë Rodrigo Palasio që po magjeps Xhenoan.

Idea mund të jetë ajo për t’i marrë paratë që duhen për argjentinasin nga shitja e Milos Krasiçit. Mesfushori serb në këtë fillimsezon ka zhgënjyer, madje duket një nga të vetmit që nuk është përshtatur me skemat e Kontes. Me përjashtim të muajve të tij të parë italianë, ish-lojtari i CSKA-së së Moskës nuk ka bindur në Serinë A, por ka shumë klube të huaj që e pëlqejnë.

Shitja e tij nuk do të ishte një problem edhe për shkak të faktit që, duke mos luajtur në Europë, mund të shfrytëzohet si në Champions ashtu edhe në Ligën e Europës, por kjo nuk është e gjitha. Juventusi nuk ka arritur të bëjë një blerje në mbrojtje. Në ditët e fundit të merkatos së verës janë përmendur shumë lojtarë, për të cilët interesohej klubi bardhezi, një mbi të gjithë Rodolfo.

Në fund nuk është bërë asgjë për shkak të vendimit të klubit brazilian të Sao Paulos për të mos e shitur lojtarin, edhe pse bardhezinjtë nuk janë dorëzuar akoma. ثshtë ai objektivi i parë i Marotës dhe Paratiçit për të përforcuar mbrojtjen. Nëse operacioni do të dështojë, Juventusi mund të rikthehet te Aleks që te اelsi nuk gjen hapësira, ose të bëjë një tentativë me Boltonin për Kahilin.

Emrat e tjerë në listën e drejtuesve bardhezinj janë ata të Dede të Vasko de Gamës, i përkufizuar si Tiago Silva i ri. Por nuk përjashtohet mundësia që, në rast të një komplikimi të negociatave, Marota të zgjedhë një rrugë tjetër. Kielini do të konfirmohej në qendër të mbrojtjes me Barzaljin, në Torino mund të merret një mbrojtës krahu. Emri më i përfolur është ai i Sisokosë, por pëlqehen edhe Kapdevila, Aogo dhe Kolarov i Mançester Sitit.
 
Pe: Juventus

Te ky Juventus nuk ka vend për Kualjarelën


Sulmuesi është në formë, por vetëm me punë mund ta bindë Konten se është rekuperuar për të treguar se e ka kaluar frikën e dëmtimit

Ndoshta Fabio Kualjarelës i vjen shpesh ndër mend fakti që para një viti gjithçka shkonte mirë, ai kishte realizuar dy gola dhe pas tetorit gjërat do të përmirësoheshin dukshëm. Fabio vraponte dhe shënonte, qoftë si sulmues dytësor, qoftë edhe si sulmues “pykë”, ai ishte një lojtar “kyç” për Juven e Del Nerit. Por sot realiteti flet krejt ndryshe, ajo që dikur ishte e bardhë, tashmë është e zezë, atë që dikur e bënte Fabio, sot e bëjnë të tjerët.

Dhe e keqja është se nuk ka një fajtor: në këtë histori nuk ka asnjë të “keq”, të cilit mund t’i hedhësh fajin. Fabio ka nevojë për insistim, punë dhe trajnim, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë të kthejë faqen, për të rifilluar atë aventurë të lënë në gjysmë në atë ditë të mallkuar të 6 janarit, kur ai u dëmtua, duke hedhur në erë një sezon të tërë.

Numrat Statistikat janë të pamëshirshme: deri tani Kualjarela ka luajtur vetëm pak minuta në ndeshjen ndaj Katanias. Në ndeshjet e tjera ai ka ndenjur ose në pankinë (Siena, Bolonja), ose në tribunë (Milan), ose s’është grumbulluar fare (Parma). Goli i tij i fundit daton më 19 dhjetor 2010 në Verona kundër Kievos.

Gjithsesi, bardhezinjtë po shfaqin një rendiment të shkëlqyer dhe ky është një problem më shumë për Kualjarelën. Skuadra vrapon, fiton dhe askush s’e ka mendjen për të pritur Kualjarelën, madje, është vetë ky i fundit që duhet të bëjë të pamundurën për ta arritur grupin dhe për të fituar sërish një vend titullari në fushë.

Meritokracia Sa i përket këtij pikëvështrimi, prania e Antonio Kontes në pankinë është një garanci më shumë. Në pak javë tekniku ka demonstruar atë që do të thoshte dikur: për të seancat stërvitore janë thelbësore, do të luajë vetëm ai që punon mirë, ndërkohë që të tjerët do të shikojnë. Asnjë se ka vendin të sigurt në formacion, sikurse asnjë s’do përjashtohet nëse s’e meriton.

Rasti më konkret për ta ilustruar këtë fakt është ai i Leonardo Bonuçit, i cili, në katër ndeshjet e para, ndenji në pankinë, ndërkohë që ndaj Milanit luajti si titullar. Mbrojtësi duket se ka fituar besimin e Kontes me punën e bërë në Vinovo dhe, nëse ekziston një lojtar që deri tani ka luajtur shumë pak, atëherë le të marrë shembull nga rasti i Bonuçit.

Kokë e Këmbë Rikuperimi nga një dëmtim i rëndë, si ai i këputjes së tendinave, është një proces mjaft i komplikuar. Kualjarela, i cili në dy javët e fundit e ka marrë veten duke qenë i pranishëm edhe në seancat stërvitore të skuadrës, duhet t’i garantojë Kontes se e ka gjetur “këmbën” e duhur dhe se e ka çliruar “kokën” nga frika. Kualjera e di shumë mirë që sektori sulmues i bardhezinjëve është i mbingarkuar, kështu që dhe konkurrenca do të jetë e madhe.

Nëse Fabio do të rikthehet lojtari që ka qenë dikur, me siguri që do të luajë. Gjithsesi është ende herët. Pastaj, nëse tekniku e shndërron skemën 4-1-4-1 në 4-3-3, do të lindte nevoja për një lojtar krahu, dhe në këtë mënyrë Kualjarela do të mund të kandidonte për një rol të tillë. Gjithsesi, këto janë diskutime dytësore, fillimisht Fabio duhet ta bindë Konten që është rikthyer në formën e tij optimale.



9 minutat e luajtura deri tani nga Kualjarela në kampionat me Juventusin: në javën e 5-të në Katania, ku hyri në fushë në minutën e 81-të në vend të Markizios: 1-1 rezultati final



61 gola të shënuar nga Kualjarela në Serinë A në 198 ndeshje. Ka debutuar në 2000-in me fanellën e Torinos, pastaj ka shënuar me fanellat e Askolit, Sampdorias, Udinezes, Napolit dhe Juventusit
 
Pe: Juventus

Vuçiniç ka një ëndërr: Championsin me Juven

Objektivi i sulmuesit për të ardhmen

Ka mbërritur prej tre muajsh, por duket sikur ka një jetë bardhezi. Mirko Vuçiniç mendon shumë për fanellën e tij të re. Nga qyteti te objektivat e Juventusit, numri 14-të flet për aventurën në Torino. Triumfi ndaj kuqezinjve lëshon ambicjet e Juves: “Patëm besim se mund të shkojmë larg, – tregon ish-romanisti. – Kemi një shpirt fituesi që trajneri ynë po na e transmeton”. Por kujdes: “nuk duhet të kalojmë në eufori pa fituar akoma gjë.

Llogaritë bëhen në fund”. ثndrra e Vuçiniçit quhet Ligë Kampionësh: “Si Saviçeviç, ashtu edhe Mijatoviçi kanë fituar Championsin respektivisht me Crvena Zvezdën, Milanin e Real Madridin, ndërsa unë jo. Të paktën akoma jo. ثndërroj ta fitoj me fanellën bardhezi. Të ëndërrosh pastaj nuk të kushton gjë, na e ka thënë edhe Konte…”.

Nga fusha në jetën private: “Në Torino jam shumë mirë, me përjashtim të incidentit të hidhur të orës që më vodhën që e kam hequr nga mendja. Dal shpesh me Krasiçin, me të cilin kam luajtur me kombëtaret e moshave jugosllave. Nga Italia adhuroj më shumë kuzhinën, një nga më të mirat në botë dhe modën. Hobi im i preferuar është sporti i golfit”.
 
Pe: Juventus

Një Juventus agresiv, falë “stilit” të Kontes!


Shifrat thonë se skuadra bardhezi i ngjason pikërisht imazhit të trajnerit të saj, duke qenë ekipi që ka një epërsi territoriale më të qëndrueshme nga të tjerët

Juventusi ka një imazh që ngjason me atë të trajnerit të vet, Antonio Kontes. Kjo është një e dhënë e qartë që tregon se “Zonja e vjetër” praktikon në fushë atë stil loje, të cilin trajneri ua kërkon me insistim lojtarëve të tij. Faktikisht, bardhezinjtë janë të tretët pas Romës dhe Milanit, si për epërsinë territoriale ashtu edhe për kohën me të cilën mbajnë topin në gjysmëfushën kundërshtare.

Gjashtëdhjetë e një minuta e pesëdhjetë e një sekonda është e dhëna që gëzojnë torinezët, kundrejt gjashtëdhjetë e shtatë minutave të Milanit dhe rreth gjashtëdhjetë minutave e gjysëm të kryeqytetasve. Kjo është një statistikë që konfirmon agresivitetin që tekniku u kërkon lojtarëve të tij. Por, në krahasim nga Roma dhe Milani, Juventusi është skuadra që ka një epërsi territoriale më të qëndrueshme, duke qenë se adopton të njëjtin qëndrim ofensiv loje si në ndeshjet në shtëpi ashtu edhe në transfertë.

Pastaj bardhezinjtë dominojnë edhe në një tjetër pikë: në minutat që ata i lejojnë kundërshtarit zotërimin e topit. Për shembull, Milani, i cili ka një mesatare epërsie, e cila varion mes 12 dhe 14 minutave, u detyrua të përkulej në “Juventus Stadium”, dhe minutat e tyre të zotërimit të topit në gjysmëfushën kundërshtare u reduktuan në më pak se shtatë minuta.

Në pesë ndeshjet e fundit, bardhezinjtë nuk i kanë lejuar më shumë se gjashtë minuta epërsi kundërshtarit në zotërimin e topit. Në ndeshjet në transfertë, skuadra e Kontes ka mundur t’i japë 7 minuta e 40 sekonda epërsi skuadrës së Sienës, ndërkohë që në ndeshjet me skuadrat e tjera, bardhezinjtë nuk i kanë dhuruar kundërshtarit më shumë se pesë minuta epërsi, për zotërimin e topit në gjysmëfushën e tyre.

Pavarësisht asaj çfarë tregojnë shifrat, Antonio Konte ka vazhduar punën e tij normale gjatë këtyre ditëve në Vinovo, duke mbajtur në tutelë ata pak lojtarë të mbetur. Objektivi i trajnerit bardhezi është i qartë: të sjellë në formën optimale ata që deri tani kanë luajtur shumë pak, si për shembull Del Pieron, Matrin dhe Kualjarelën. “ثshtë e rëndësishme që rezultatet të mos ndryshojnë pavarësisht ndryshimit të rendit të faktorëve,”- ka përsëritur Konte gjatë javës së shkuar.

Kundër Kievos priten të reja në formacion. Kapiteni Del Piero ndihet më se i freskët, ndërkohë që ka përshkruar punën e bërë me teknikun përmes faqes së tij zyrtare. “Një javë si kjo, në të cilën po luhen ndeshjet e kombëtares dhe kampionati ka ndaluar, nuk duhet marrë lehtë sidomos nga lojtarët që ashtu si unë kanë mbetur në Vinovo. Prandaj po bëj të pamundurën së bashku me shokët e mi, në mënyrë që t’i hedh benzinë motorit”.



Rikthimet

Vuçiniç dhe Vidal, të gatshëm që nesër për Konten

Mirko Vuçiniç e Arturo Vidal do të rikthehen në Torino më shpejt nga ç’ishte parashikuar. Dy lojtarët bardhezinj janë mirë dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Konte duke nisur që nesër, sepse nuk do të jenë të grumbulluar me kombëtaret e tyre. Sulmuesi malazias është i detyruar të mungojë në ndeshjen kundër Zvicrës, sepse është i pezulluar. Një tur pushim ndërkohë i është dhënë edhe mesfushorit kilian nga trajneri i tij Borgi. Juventusi do të fillojë ta përgatisë sfidën kundër Kievos që nesër në Vinovo.
 
Pe: Juventus

Storia Di Un Grande Amore !
 
Pe: Juventus

Juventus, i gjithë sezoni në 5 ndeshjet e ardhshme

Fillon në Veronë cikli “i tmerrshëm” i përkushtimeve të bardhezinjve, i shoqëruar me vizitat ndaj Interit në “San Siro” dhe Napolit në “San Paolo”

Pavarësisht se ka kaluar një kundërshtar të vështirë si Milani, Juventusin e pret sërish një kalendar që sa vjen dhe ndërlikohet në pesë sfidat e ardhshme. Ndonjëherë, fati i skuadrës në një ndeshje varet shumë nga forma aktuale që kundërshtari i saj po kalon, edhe pse kjo është e vetmja gjë që nuk mund të parashikohet.

Në rastin e Juventusit, kundërshtarët e fillimit u dukën të lehtë në letër dhe kjo gjë ishte në favor të kalendarit të bardhezinjve, për më tepër kur dihet që ata janë një skuadër në rikonstruktim e sipër dhe kanë nevojë të gjejnë vetëbesimin.

Fillim i mbarë Një fillim i mbarë i sezonit të Juventusit u favorizua edhe nga shtyrja e javës së parë të kampionatit. Në fakt, më 28 gusht, Juventusi duhej të luante në Udine kundrejt friulianëve që ishin të hidhëruar pas eliminimit në Champions, por që fizikisht gëzonin një formë më të mirë se skuadra e Kontes. Kjo ndeshje e vështirë për bardhezinjtë do të luhet më 21 dhjetor.

Në këtë mënyrë, Juventusi luajti katër ndeshje të lehta në letër: me Parmën dhe Bolonjën në shtëpi si dhe me Sienën e Katanian në transfertë. Gjithsesi barra e tetë pikëve rezultoi diskrete: sikur Juventusi ta kishte fituar atë ndeshje ndaj Bolonjës (e cila u hodh në erë pas daljes së Vuçiniçit me karton të kuq) atëherë fillimi do të ishte akoma më i mbarë për Juventusin. Gjithsesi fitorja ndaj Milanit duket se i vuri në vendin e vet gjërat, dhe e lejoi Konten ta mbyllte me buzëqeshje këtë cikël të parë ndeshjesh.

Cikli i tmerrshëm Tashmë fillon muaji i së vërtetës për bardhezinjtë. Pesë ndeshje në 22 ditë me një koifiçent vështirësie realtivisht të madh: nuk ka shumë kohë për të reflektuar, Juventusi duhet të tregojë gjithmonë atë intesitet loje që ofroi edhe në ndeshjen ndaj Milanit pasi vetëm në atë mënyrë do të mund të ruajë kreun e klasifikimit.

Gjithçka fillon të dielën me një transfertë delikate në Verona: Kievo ka hedhur përtokë Napolin dhe është një skuadër, e cila nuk di të bëjë dhurata. Me siguri kanë të drejtë ata që mendojnë se vlerat e vërteta të Juves nuk ishin ato ndaj Milanit, por do duken të dielën në Verona.

Më pas bardhezinjtë do t’ju rikthehen ndeshjeve në shtëpi ndaj dy kundërshtarëve të vështirë: kundër Xhenoas (të shtunën, 22 tetor) dhe kundër Fiorentinës (të martën, 25 tetor). Pas dy ndeshjeve të njëpasnjëshme në shtëpi, më pas bardhezinjtë i presin dy transferta “ferri”: më 29 tetor ndaj Interit dhe më 6 nëntor ndaj Napolit.

Vetëm pas ndeshjes në “San Paolo”, Juventusi do të fillojë të arsyetojë se cilat do të jenë objektivat e vërteta të këtij sezoni: titulli, kualifikimi për në Champions, apo thjesht një pozicionim më i mirë se ai i dy viteve të fundit. Gjithçka do të merret vesh pas përballjes me skuadrën e Maxarrit dhe Kavanit.

Mbyllja më e lehtë Pasi të ketë kaluar këtë cikël të tmerrshëm, Juventusi do të ecë i qetë deri në fund të fazës së parë: normalisht ndeshjet e vështira nuk do të mungojnë, gjithsesi në letër do jenë relativisht të thjeshta (edhe pse Juventusi nuk duhet të harrojë leksionin që mori nga Bolonja).

Sfidat e bardhezinjve sipas rendit do të jenë: me Palermon në shtëpi, me Lacion jashtë, me اezenën në Torino, me Romën në transfertë, me Novarën në shtëpi dhe me Udinezen në “Friuli”. Në fillim të 2012-ës nuk do të mungojnë as transferta e Leçes, ndeshja me Kaljarin në shtëpi si dhe sfida e fundit me Atalantën në Bergamo.

Gjithsesi para këtyre ndeshjeve do të merret vesh përgjigja që të gjithë po presin (drejtuesit, trajneri, lojtarët, tifozët). Gjithçka do të mësohet pas ndeshjes me Napolin më 6 nëntor.
 
Pe: Juventus

Shumë vrap dhe një skuadër “fizike”


Trajneri Konte i beson para së gjithash punës së tre bashkëpunëtorëve. Berteli për atletikën, Tous për forcën dhe Sasi për kontrollin e testeve

Sekreti i Juves

Juventusi vazhdon të jetë “padron” i Serisë A jo vetëm në aspektin e rezultateve, por edhe në atë të qëndrimit që po mban. Diçka e tillë kishte kohë që s’ndodhte. Juventusi ndërton ndeshjen duke e përcaktuar, udhëhequr dhe komanduar. Ndoshta mund të ndodhë mos ta fitojë, por gjithsesi asnjëherë s’e lëshon veten, nuk bëhet pasiv duke mos lënë vend për spekullime. Bardhezinjtë sulmojnë, bëjnë presion dhe vrapojnë. Vrapojnë aq shumë sa që dhe Milani e pati të vështirë të përballonte furinë e Markizios, Pepes apo Vidalit.

Udhëzimet Ky sukses nuk është rastësi madje përkundrazi, është fryti i punës së projektit që Antonio Konte dizenjoi gjatë verës. Në krahasim me vitin e kaluar, ka ndryshuar pothuajse i gjithë stafi tekniko-atletik i bardhezinjve. I vetmi që ka mbetur është përgatitësi i portierëve, Klaudio Filipi. Trajneri i ri i Juves ka sjellë me vete

zëvendëstrajnerin Anxhelo Alesio si dhe asistentin në fushë, Kristian Stelini. Kësaj tresheje i është shtuar edhe asistenti tjetër Masimo Karrera. Sa i përket anës atletike, Konte ia ka lënë shoqërisë në dorë për të zgjedhur njerëzit e duhur. Ai nuk ka insistuar për të pasur me vehte Xhampiero Vetronen, thjesht ka kërkuar përgatitës, të cilët mund t’i përshtaten filozofisë dhe ideve të tij, pasi ai kërkon një skuadër që të mund të shkojë sa më larg.

Ndërkohë drejtuesit e kuptuan që Konte ishte i fiksuar pas lojës ofensive dhe se skuadra e tij kishte nevojë për një përgatitje të rëndë atletike. Prandaj ata vendosën të zgjedhin Paolo Bertelin, i cili merret me përgatijen aerobike të skuadrës. Berteli ka kaluar disa eksperienca tek Fiorentina, Udineze dhe Roma, ndërkohë që në 2008-ën është shpallur përgatitësi më i mirë atletik i Serisë A.

Ai shpesh i detyron futbollistët të vrapojnë shumë, me kilometra të tëra, madje këtë e bëri dhe në verë, nën temperaturat përvëluese të Amerikës. “Gjatë verës vraponim si derra,”- ka thënë para disa ditësh Klaudio Markizio për të shpjeguar se sa punë i është dashur Juves për të kapur këtë formë atletike. Meritën e ka puna e bërë nga Berteli, i cili mbështetur në udhëzimet e Kontes i ka shtyrë lojtarët të shkojnë përtej limiteve.

Spanjolli dhe profesori Por aftësitë atletike nuk mjaftojnë për të përshkruar epërsinë fizike që Juvja ka treguar në ndeshjet që ka luajtur. Nëse kundër Milanit epërsia fizike ishte pothuajse gjatë gjithë 90 minutave në favor të Juves, kundër Bolonjës (me 10 lojtarë pjesën e dytë) dhe Katanias, bardhezinjtë treguan se rritja e tyre ishte progresive sidomos gjatë pjesës së dytë.

Prandaj puna me forcën po jep frytet e saj. Për Konten, puna në palestër është shumë thelbësore për t’u shndërruar në një skuadër të fortë, madje ajo bën diferencën. Puna me forcën i është besuar Hulio Tous (39-vjeçarit spanjoll), i cili më parë ka bashkëpunuar me Barcelonën apo me tenistët si Nadal dhe Moja. اuditërisht në faqen zyrtare të Juves nuk gjen gjurmë të Tous apo të profesor Roberto Sasi (60-vjeçarit përgjegjës për trajnimin e shpejtë).

Detyra e këtij të fundit është që të mbledhë të dhënat e testeve të lojtarëve, t’i përpunojë, të studiojë medodologji të reja dhe të reduktojë rrezikun nga dëmtimet, edhe pse kjo mbetet një utopi për të gjithë përgatitësit. Sasi ka kaluar disa eksperienca tek اelsi, Valencia, Sampdoria dhe Dinamo e Moskës).

Puna me topin Për të kompletuar veprën, është dhe intesiteti që Konte pretendon në stërvitjet taktike: në qoftë se puna pa top është e rëndë, atëherë ajo me top është akoma edhe më shumë dhe rezultatet i tregojnë vetë ndeshjet. Juventusi do të kërkojë ta ruajë këtë gjendje të paktën deri në fund të sezonit të parë kur stafi atletik të integrojë energji të reja në këmbët e lojtarëve. Juventusi ka gjetur “rehatinë” duke qenë “padron” i lojës prandaj nuk ka ndërmënd ta humbasë këtë ndjesi.



0 humbje

në këtë sezon për Juventusin e Kontes, i cili ka luajtur 5 ndeshje, ka fituar 3 dhe ka barazuar 2



9 gola të shënuar

Sulmi bardhezi është i dyti vetëm pas Novarës që ka shënuar 10 dhe ka pësuar po aq. Për mbrojtjen bardhezi 3 golat e pësuar, është e dyta vetëm pas Udinezes me 1
 
Pe: Juventus

145’ në pesë ndeshje. Kurrë kaq pak në 18 vjet


Kapiteni bardhezi është aktivizuar shumë pak në këtë sezon pas pesë ndeshjeve të para. Por Konte tani mendon ta aktivizojë. Kundër Kievos mund të luajë

Ndoshta është e pashmangshme, mund të jetë thjesht kursi i jetës, koha që kalon dhe që merr me vete disa ëndrra. Pikërisht, mundet. Por më pas shikon Alesandro Del Pieron në fushat e Vinovos dhe mendon se ndoshta është vetëm një çështje zgjedhjesh, që koha kalon, por jo njësoj për të gjithë, që futbolli është i bukur edhe pse mendja ndihmon këmbët dhe bashkë arrijnë të bëjnë akoma edhe shumë rrugë. Del Piero është kapiteni i Juventusit, por luan pak: 145 minuta, një mesatare prej 29 minutash për ndeshje.

Vetëm në sezonin 1993-94, viti i debutimit, Aleks ka luajtur më pak në pesë ndeshjet e para të kampionatit (me përjashtim të sezonit 2009-10 kur ka qenë i dëmtuar). Dhe ka ndodhur edhe katër herë të tjera që para javës së gjashtë të mos kishte shënuar akoma. Deri tani është kënaqur me thërrimet: ka qenë titullar në “Juventus Stadium” kundër Parmës dhe Bolonjës, dhe është futur në minutat e fundit në Siena dhe Katania dhe ka qëndruar në stol kundër Milanit. Shifrat, që e kanë mbuluar me ar karrierën e tij, tani duket se po i tregojnë fundin e lojës.

PRITJA Por mbas numrave është një njeri që gjatë stërvitjeve në Vinovo i bërtet shokëve të skuadrës: “Hajde, vazhdoni se do të fitojmë ne”. Pak sekonda më pas Aleks ndalon topin me thembrën e majtë, shënon me të djathtën duke e dërguar topin në shtyllën më të largët dhe hap krahët për të festuar. Kjo është përgjigja për stolin: një përgjigje e qetë dhe e vendosur.

Të jetë e qartë, Del Piero nuk është aspak i kënaqur që shikon të tjerët të luajnë. Ndihet mirë, shumë mirë dhe do të donte të merrte pjesë në mënyrë aktive në projektin e “Juves së Re” që po çon përpara Konte. Megjithatë duhet të presë turnin e tij: një situatë mjaft e pazakontë, por që lojtari e ka metabolizuar mirë duke e kthyer zemërimin në vendosmëri.

GJENDJE E MIRث Ky, në fund, ka qenë gjithmonë sekreti i tij: nga çdo vështirësi Del Piero është ringritur më i fortë se më pare, sepse nuk ka çuar kurrë dëm energji psikofizike me polemika të panevojshme, por i ka besuar punës për të fituar vendin e tij që mendonte se e meritonte. Dhe ka fituar gjithmonë ai. Të dielën kundër Kievos, Konte mund të kthehet te skema e tij 4-2-4 dhe për vendin në krah të Vuçiniçit janë në garë Matri, Kualjarela dhe Del Piero. Një zgjedhje aspak e lehtë.

DIALOG DHE PUNث Në krahasim me të kaluarën dhe qëndrimeve të tjera në stol situata është shumë më e qartë tani: Konte dhe kapiteni i tij kanë një marrëdhënie të sinqertë, e përforcuar nga fitoret e shumta të festuara së bashku. Në verë tekniku ka folur me Alesandron. Ka qenë një dialog midis dy personave që njihen dhe e respektojnë njëri-tjetrin.

Konte i ka shpjeguar Del Pieros se çfarë pret nga ai dhe se në çfarë mënyre mendon ta aktivizojë, lojtari ka konfirmuar dëshirën e tij për të qenë përsëri protagonist dhe impenjohet çdo ditë për ta treguar këtë. Del Piero është gati, i takon teknikut të vendosë se si dhe kur t’i besojë klasit të tij.

Por vetë Konte është bindur nga profesionalizimi me të cilin kapiteni stërvitet: me shoket e skuadrës dhe kur është vetëm, i ndjekur gjithmonë nga Xhivano Bonokore në atë punë të personalizuar që prej kohësh e lejon të jetë pothuajse gjithmonë në dispozicion dhe të mos pësojë rënie në aspektin fizik. Sepse koha kalon, por nëse në vend që të kthehesh mbrapa vazhdon të shijosh përpara ndoshta nuk e kupton. Dhe sa për informacion në ndeshjen stërvitore të së martës ka fituar skuadra e Del Pieros.
 
Pe: Juventus

Konte i kënaqur: Nuk mund të fitojmë gjithnjë


Trajneri i Juventusit nuk e dramatizon barazimin në “Bentegodi” kundër Kievos: “Ndeshjen e bëmë ne dhe u përpoqëm të fitojmë deri në fund”

Pavarësisht se Juventusi nuk ka arritur të fitojë në transfertë me Kievon, Konte ka mbetur i kënaqur me rezultatin: “Asgjë për të fajësuar”. Tekniku bardhezi nuk i dramatizon dy pikët e humbura ndaj Kievos: “Më vjen keq për rezultatin, gjithsesi nuk kam ç’të them për kualitetin dhe dëshirën që skuadra shfaqi në fushë. Ishim ne që bëmë ndeshjen që nga fillimi deri në fund, dhe jam i lumtur pasi skuadra kishte dëshirë për të fituar,”- ka deklaruar trajneri piemontez.

“Ndoshta disa prej lojtarëve tanë ishin të lodhur nga ndeshjet me kombëtaret e tyre. Sa i përket Kievos, tregoi se ishte një skuadër e mirë dhe u mbrojt shkëlqyeshëm. Patëm disa raste për shënim, por nuk i shfrytëzuam siç duhet, gjithsesi jam i kënaqur me ndeshjen”. Antonio vazhdon të shohë përpara dhe nuk vajton dy pikët e humbura në Veronë: “Më pëlqeu qëndrimi i skuadrës, kjo është gjëja më e rëndësishme pasi tregon rritje në nivel psikologjik.

Ishim ne që e kontrolluam ndeshjen në pjesën më të madhe të saj, gjithsesi nuk harruam që përballë kishim një Kievo të fortë, që dinte të mbrohej. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Gjithsesi skuadra luajti mirë, u mbrojt me mënçuri dhe i krijoi raste për shënim. Dua t’i çoj komplimentat e mia edhe Di Karlos për skuadrën që ka formuar. Nuk është rastësi fakti që Kievo ka grumbulluar nëntë pikë”. Sa i përket çështjes së aktivizimit të Del Pieros, tekniku u shpreh:

“Në fakt luanim një ndeshje të vështirë nga ana fizike, gjithsesi e kisha programuar që ta aktivizoja Aleksin në momentin që ritmi i lojës do pësonte rënie. Ai hyri dhe bëri më të mirën, mori një top dhe goditi kuadratin, pavarësisht se topi preku shtyllën”. Në fjalët e tij të fundit, Konte ka mbrojtur Krasiçin duke thënë: “Ai ashtu edhe si lojtarët e tjerë vinte i lodhur nga ndeshjet me kombëtaren. Me Miloshin jemi duke bërë një punë specifike, ai ka aftësi të veçanta, po bëjmë të pamundurën për t’ia nxjerrë në pah. Personalisht jam optimist, herët a vonë do t’i vërë në dukje”.



Flet Di Karlo

Kievo kundër gjyqtarit: Na mohoi një penallti

Mimo Di Karlo është i zhgënjyer pas ndeshjes me Juventusin. Më shumë me gjyqtarin De Marko se sa me të tijtë. “Kam edhe unë ankesat e mia, – u shpreh Di Karlo. – Arritëm të ruajmë të paktën fizikisht hapin e Juventusit, pavarësisht se bëra dy zëvendësime të detyruara. Gjyqtari? Theru nuk shkaktoi faull ndaj Pirlos dhe ndaj Mandelit ishte një penallti, por De Marko u tregua i zoti, pavarësisht se ne kemi pretendimet tona. Në episode të veçanta jemi penalizuar”.
 
Pe: Juventus

Babai i Krasiçit aksidenton për vdekje të vëllanë

Drama, para ndeshjes me Kievon

Një dramë e vërtetë goditi Milosh Krasiçin pak orë para ndeshjes së Juventusit në Verona. Xhaxhai i tij, Vuçine Jaksiç, humbi jetën në një aksident automobilistik që ndodhi në Kosovë. Ai u përplas me autoveturën e vëllait të tij, Veljo Krasiç, i cili fatmirësisht shpëtoi vetëm me disa plagë të vogla në kokë. Pavarësisht kësaj serbi udhëtoi drejt Veronës, pa i treguar askujt për ngjarjen.

Ndoshta kjo tregon dhe formën e tij të dobët në ndeshjen me Kievon. Krasiç u detyrua të luante me një brengë të madhe që e mundonte përbrenda, duke u sakrifikuar për ekipin e tij. Natyrisht që ky lajm e ka kushtëzuar formën e tij fizike. Një prej faqeve të internetit në Serbi, “Pressonline”, e ka përshkruar me detaje aksidentin e ndodhur: Veljo Krasiç po kthehej nga puna në momentin që u kryqëzua me makinën e vëllait të tij.

Përplasja, e cila ndodhi në rrugët e qytetit të Mitrovicës, në veri të Kosovës, rezultoi fatale: Babai i Krasiç mori vetëm disa dëmtime të lehta në kokë pasi u ndihmua nga airbagu, ndërkohë që xhaxhai i tij vdiq në vend. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e së shtunës, në prag të ndeshjes Kievo-Juventus.

Veljo Krasiç që vazhdon të jetë në gjendje shock-u, nuk është informuar akoma për vdekjen e të vëllait, edhe pse varrimi i tij është bërë me kohë. Ndërkohë Miloshi vazhdon të jetë i pushtuar nga një ndjenjë pafuqie dhe dëshpërimi çka do të thotë se për të momentalisht futbolli ka kaluar në plan të dytë.
 
Pe: Juventus

Juventusi në kërkim të pasardhësit të Del Pieros

Klubi bardhezi, pasi ka njoftuar lamtumirën e kapitenit pas 19 sezonesh me “Zonjën”, ka nisur gjuetinë për ta zëvendësuar. Riberi, Rosi dhe Hazard janë pistat e para

Eden Hazard, Frenk Riberi apo Xhuzepe Rosi? Një nga këta emra do të jetë dhe zëvëndësuesi i Del Pieros në të ardhmen. Kjo është një provë që tregon se Juventusi nuk di të ndalet në fushën e merkatos. Detyra e klubit është që të zgjedhjë sa më shpejt një talent, i cili të mund ta zëvendësojë denjësisht legjendën e bardhezinjve.

Gjatë merkatos së verës, bardhezinjtë tentuan të bënin rinovime thuajse në të gjithë repartet. Gjithsesi operacioni “zëvendësim” ështe vetëm në fillimet e tij, të paktën këtë ka deklaruar dhe vetë presidenti Anjeli. Në javët e ardhshme, drejtuesi i përgjithshëm, Bepe Marota, do të zhvillojë një sërë bisedimesh, në kërkim të një emri të madh për sulmin.

Pista Hazard Talenti 20-vjeçar i Lilës është një lojtar me shumë perspektivë, problemi është se për të po tentojnë edhe Arsenali me Bajernin. Venger i ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh klubit francez, të cilët presin që çmimi i talentit të rritet edhe më shumë pas debutimit të tij në Champions. Nuk mund të neglizhohet as konkurrenca e Interit. Zikaltrit kanë kohë që po e studiojnë.

ثndrra Riberi Kandidatura e francezit është ciklike. Talenti i tij është një sinonim për garancinë që ky lojtar ofron, gjithsesi për momentin, vështirë që ta shkëputësh nga Bajerni i Mynihut. Shumë do të varet edhe nga ecuria e sezonit të bavarezëve. Nëse diçka nuk shkon mirë atëherë Juventusi do hidhet menjëherë në sulm.

Rikthehet Pepito Gjatë merkatos së verës, Juventusi tentoi me të gjitha forcat për të marrë Xhuzepe Rosin, por kërkesa prej 30 milionë euro e klubit spanjoll, u duk e ekzagjeruar nga ana e Marotës, i cili më pas u detyrua të blintë Vuçiniçin. Por tashmë Vilareali është drejt rënies së lirë. Në fakt Napoli ka kohë që i tejçon mesazhe sulmuesit por fakti që Juvja mund të luajë vitin tjetër në Europë mund ta shtyjë Rosin të vishet bardhezi.

Gjallërohet Higuain Bardhezinjtë kanë dhe një tjetër opsion: Gonzalo Higuainin. Fakti që argjentinasi po lufton për një vend titullari me Benzemanë, mund t’i detyrojë madrilenët që ta shesin atë dhe një nga destinacionet mund të jetë Juvja.

Xhovinko Nuk duhet harruar as Xhovinko të cilin Juventusi e ka në bashkëpronësi me Parmën. Para dy ditësh, Sebastian do të shprehej: “Juventusi vendosi të më largonte kështu që unë e mora me qetësi vendimin. I vura vetes një qëllim për të ndryshuar mendjen e të gjithë atyre që s’kishin besim tek unë dhe me sa duket ia arrita qëllimit”.

Blitz në Brazil Bardhezinjtë vazhdojnë të studionë edhe terrenin në Brazil ku synim mbetet mbrojtësi i San Paolos, Rodolfo. Ka shumë mundësi që ai të vijë në janar. Ndërkohë të deleguarit e Juves i kanë hedhur sytë edhe tek dy lojtarë të Botafogos: mesfushorin-sulmues Elkeson De Oliveira Kardozo (22 vjeç) dhe mbrojtësin Bruno Kortez (24 vjeç).

Mësohet se në 15 ditët e fundit, të dërguarit e Marotës kanë zhvilluar diskutime me agjentin e Elkeson. Tashmë mbetet për t’u kontaktuar Botafogo, të cilët kanë paguar tre milionë euro për këtë talent. Një tjetër lojtar që pëlqehet është dhe peruani Andi Polo (17 vjeç) i Universitario de Deportes, ndërkohë pas një muaji, pjesë e stafit të vëzhguesve do të bëhet edhe Klaudio Sklosa.
 
Pe: Juventus

juventus kthet në skuadra “X”, barazon edhe me Xhenovën



Me vrullin e fillimit u tha se Juventusi i Antoni Kontes është gati për tu rikthyer te titulli i munguar. Por ecuria e fundit ka vënë shumë pikëpyetje mbi “zonjën e vjetër”, pasi pas fitores me Milanin është abonuar me barazime, ku i fundit ishte sonte me Xhenovën 2-2. Juventus arrin të kalojë në avatazh dy herë me Matrin, por pa arritur të fitojë. Në shtatë javë bardhezinjtë kanë 3 fitore dhe 4 barazime, duke grumbullur 13 pikë. Pra Juventus po merr statusin e “X TEAM” dhe me gjasa të dielën mund ta humbasë kreun e Serisë A. Edhe takimi pararendës i kësaj jave Fiorentina-Katania ishte identik me Juventus Xhenova, duke përfunduar 2-2 dhe me të njëjtën rrjedhë loje
 
Pe: Juventus

Juve, nisin pakënaqësitë e para. Markizio akuzon


Pas barazimit të dytë radhazi, kanë filluar dyshimet e para mbi modulin e Kontes. Ndërkohë mesfushori bardhezi pranon: Vazhdojmë të lëmë pikë me të voglat

Barazimi 2-2 në minutat e fundit të takimit kundër Xhenoas, i ka dhënë dritë hijeve të para të nervozizmit në shtëpinë e Juventusit. Ndërkohë që Antonio Konte ka kërkuar të hedhë pas shpine entuziazmin e javëve të para, (“E çfarë titulli, le të mendojmë të bëjmë një sezon prej Juventusi”), një nga liderët e skuadrës, Klaudio Markizio është shprehur: “اuam dëm edhe dy pikë të tjera. Vazhdojmë të lëmë pikë me të voglat, por janë pikërisht këto pikë që në të ardhmen do të na nevojiten”.

Në momentin që Karaçiolo ka shënuar golin e barazimit për miqtë, presidenti Andrea Anjeli është larguar nga tribuna duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes. Matri vazhdon të shfaqë një nivel të lartë loje, por Juvja po vuan. Ndërkaq Klaudio Markizio është i ndërgjegjshëm dhe nuk ka frikë ta shohë në sy realitetin: “Normalisht ka vend për keqardhje,”- ka thënë ai. “Krijuam shumë raste, por kemi një zakon të keq që pas golit tërhiqemi të gjithë prapa.

Mbyllemi shumë në zonë, kjo nuk bën pjesë në mentalitetin e Juves, duhet ta ndryshojmë këtë mënyrë loje. Duhet të qëndrojmë të përqendruar për 90 minuta. Nëse do ta kishim evituar lënien e të gjithë këtyre pikëve gjatë rrugës, atëherë ky kampionat do ishte i mrekullueshëm për ne”. Mësohet se drejtuesit bardhezinj i janë drejtuar me tone të ashpra ekipit në fund të takimit.

Disa zëra mendojnë se skuadra po ndjen vështirësi për t’u përshtatur me modulin e Kontes, ndërkohë që reparti ofensiv ka vuajtur për lojtarët në formë ( për shembull Matri në ndeshjet e fundit është lënë në pankinë pavarësisht se gëzon një formë të shkëlqyer). Deri tani, Juventusi ka hasur vështirësi me skuadra që në letër janë dukur si kundërshtarë të lehtë (Bolonja, Katania, Kievo dhe Xhenoa).

Krasiç vazhdon t’i qëndrojë besnik idesë për të ndryshuar ekip nëse ai do të vazhdojë të mos aktivizohet si titullar, Estigarribia dhe Elia, dy goditjet e mëdha të merkatos së verës, vazhdojnë të mbeten dy “objekte” misterioze. اështja është se tek Juventusi po dëgjohen kambanat e para të alarmit.



1 dygolësh sezonal për Matrin, i treti me Juven në kampionat



12 golat e Matrit me Juven në 22 ndeshje, aktualisht shënon me bardhezinjtë një gol në 133 minuta



4 barazimet sezonale për Juventusin që shkon në kuotën 13 *2 pikë më shumë në krahasim me kampionatin e shkuar)
 
Pe: Juventus

Konte kërkon të gjejë Juventusin e vërtetë


Pas dy barazimeve radhazi, trajneri bardhezi motivon skuadrën në prag të ndeshjes së sotme me Fiorentinën, duke i dalë në mbrojtje Kielinit dhe Krasiçit: Nuk janë në diskutim

“Në fund të kampionatit mund të dalim të parët, të dytët, të tretët, të katërtit ose të pestët, gjithsesi sipas meje, klasifikimi është një faktor dytësor. ثshtë e vërtetë që për ne është e rëndësishme të hyjmë në zonën Champions, por objektivi primar është të rigjejmë Juventusin. Këtë presin edhe tifozët”. Me sa duket ky është objektivi real i Antonio Kontes. Trajneri i bardhezinjve kërkon të rigjejë besimin në sytë e tifozëve. Ai ka hedhur poshtë polemikat mbi Krasiçin dhe Kielinin duke thënë:

“Nuk janë në diskutim”. Kontes nuk i pëlqen të flasë për pretendimet për titull, përkundrazi ai u rikujton të gjithëve gjendjen e Juventusit në dy vitet e fundit: “Nuk duhen harruar dy vitet e fundit, ku nuk shkuam përtej një vendi të shtatë, prandaj nuk i lejohet askujt të ketë pretendime të parakohshme. Do të ishte çmenduri të krijonim iluzione të kota në mendjen e tifozëve tanë”.

Në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes së sotme me Fiorentinën, Konte u ka dalë në mbrojtje lojtarëve që për momentin janë më të kritikuarit: “Sigurisht që Milosh këtë periudhë është duke u përballur me disa vështirësi, kjo s’ka pikën e dyshimit. Duhej të tregohet më i kujdesshëm. Kielini në diskutim? Unë do ta mbështes gjithmonë dhe shpresoj që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe tifozët. E njëjta gjë vlen edhe për Krasiç. Jemi duke kërkuar diçka prandaj kemi nevojë për njerëz që t’i duan fort këta lojtarë.

Krasiç dhe Kielini janë dy lojtarë thelbësorë, prandaj nuk duhet t’i vemë për asnjë moment në diskutim. Personalisht jam i gatshëm të tregoj një vëmendje të veçantë duke punuar në aspektin teknik, taktik dhe psikologjik”. Nuk kanë munguar edhe disa fjalë për Del Pieron: “Del Piero gëzon respektin tim, kemi luftuar përkrah në shumë sfida, tashmë unë jam trajneri i tij dhe bëj vetëm vlerësime teknike për të”.

Sa i përket të dëmtuarve, Vidal dhe Bufon, trajneri i bardhezinjve u shpreh: “Vidal i është bashkuar grupit, prandaj do të jetë i gatshëm. Xhixhi nuk është ende gati, besoj se do ma thotë vetë kur të ndihet i tillë, për momentin kemi Storarin në portë, i cili shfaq garancinë e duhur”. Për Kualjarelën: “ثshtë dhe do të mbetet një pikë “kyçe” e sulmit të Juventusit, pavarësisht se për momentin nuk po luan”.



Fiorentina

Mihajlloviç rrezikon stolin, sot mundësia e fundit

Moment i vështirë për Sinisha Mihajlloviçin dhe Fiorentinën e tij. Barazimi në shtëpi me Katanian nuk u ka pëlqyer tifozëve dhe drejtuesve vjollcë dhe tani serbi rrezikon seriozisht stolin. Transferta e sotme në Torino me Juven rrezikon të jetë mundësia e fundit për trajnerin serb, i cili nëse nuk merr rezultat, mund t’i bëjë gati valixhet. Në “pole” për zëvendësimin e tij është Delio Rosi, i pari në listën e drejtorit sportive Pantaleo Korvino.

“Ndeshja e sotme kundër Juventusit do të jetë e vështirë, gjithsesi mendoj se është takimi i duhur në këto momente”. Në këtë mënyrë e ka karikuar Fiorentinën e tij, Sinisha Mihajlloviç, në prag të ndeshjes me bardhezinjtë. Ai i ka lëshuar sfidën ekipit të Kontes duke thënë: “Nuk jam i kënaqur me rezultatet e fundit, por mendoj se meritonim më shumë për mënyrën se si kemi luajtur dhe për atë çka kemi dhënë në fushë.

Në këtë kampionat të gjithë mund të fitojnë ndaj të gjithëve, në këto momente jemi pak të zhgënjyer për rezultatin e së shtunës, gjithsesi i shoh shumë të motivuar lojtarët e mi. Them se do të bëjmë një ndeshje të madhe. Shpresoj të fitojmë që të jemi e para skuadër që triumfon në “Juventus Stadium”.



Flet menaxheri

“Kritikat ndaj Kielinit janë të tepruara”

Xhorxhio Kielini është duke kaluar një moment të vështirë në karrierën e tij. Mbrojtësi i Juventusit ishte ndër protagonistët më negativë në barazimin zhgënjyes që bardhezinjtë arritën të shtunën ndaj Xhenoas. Agjenti i lojtarit, vëllai i tij, Klaudio, u është përgjigjur kritikave të rënda që kanë rënë mbi supet e mbrojtësit: “Ka gabuar, është e drejtë t’i pranojë kritikat, janë pjesë e lojës.

ثshtë Xhorxhio që fillimisht duhet të kritikojë veten e tij. Gjithsesi më duket i ekzagjeruar reagimi i shtypit, duket sikur po kërkojnë një “kokë” për ta bërë kurban. Duket sikur problemi i Juventusit është Kielini. Kritikat janë të ekzagjeruara, sidomos ato që lidhen veçanërisht me personalitetin e tij,”- ka thënë ai. Mbrojtësi i kombëtares është vënë shpesh në vështirësi që nga momenti që është zhvendosur në krah:

“ثshtë e vërtetë, ka bërë shumë gabime si me Katanian ashtu edhe me Kievon, por të mos harrojmë që për tre vjet rresht ka qenë mbrojtësi më i mirë në Itali. Bëhet fjalë për episode jo të favorshme pasi sa herë që ai bën gabime Juvja pëson gol. Në gjashtë vjet me Juventusin ka dhënë maksimumin”.
 
Pe: Juventus

Matri më mirë se Trezege, 13 gola në 23 ndeshje


Sulmuesi i Juventusit ka shënuar më shumë se ish-ylli francez, por mohon: “Nuk jam si Davidi, ai ka shkruar historinë e këtij klubi. Jemi në formë, por akoma jo të mëdhenj”

Juventusi arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e së martës përballë Fiorentinës, duke e dominuar tërësisht lojën, pothuajse në të gjitha këndvështrimet. Skuadra e Mihajlloviçit u mbyll në zonën e portierit Boruc, gjithsesi arriti të mbijetonte duke e mbyllur pjesën e parë me vetëm një gol të pësuar. Bardhezinjtë krijuan një mori rastesh për shënim dhe mund ta kishin vulosur fatin e takimit që në 45 minutat e para. Kjo bëri që në pjesën e dytë të vinte ndëshkimi nga goli i Jovetiçit, pavarësisht se më vonë bardhezinjtë do të gjenin triumfin me anë të Matrit.

Vrap dhe përqëndrim Kësaj radhe, “grushti” i kundërshtarit nuk i dëmtoi shumë bardhezinjtë, pasi në ndryshim nga ndeshja me Xhenoan, kishin më shumë kohë për t’u ringritur, për të reaguar. Ata gjithashtu luajtën një futboll më të fortë, më dinamik. Ndërkohë vazhdon të shkëlqejë Alesandro Matri: Goli ndaj Fiorentinës ishte i treti për të në tri ndeshjet e fundit dhe i katërti sezonal. Përveç golit, ai tregoi dhe një herë se është një lojtar që vrapon, hap lojën e skuadrës, shtyn shokët drejt sulmit dhe mbron topat.

Paraqitja e tij ishte ajo e një sulmuesi modern dhe të kompletuar. “Na duhej një fitore dhe më vjen mirë që e merituam,- është shprehur Matri. – Jam i kënaqur për golin, dominuam pothuajse gjithë pjesën e parë. Gabuam duke mos e mbyllur lojën brenda 45 minutave të para, gjithsesi ia arritëm qëllimit në pjesën e dytë”. Në pjesën e parë Juventusi i habiti të gjithë përmes ritmit, agresivitetit dhe aftësisë për të rikuperuar topa në mesfushën e vjollcëve.

“Kur vrapojmë shumë, jemi të përqendruar dhe luajmë me intensitet të madh, në këto raste vështirë që ta humbasim ndeshjen dhe këtë gjë e konfirmuam me Fiorentinën. Për momentin nuk mendojmë për klasifikimin, mendojmë vetëm për ndeshjet, paraqitjet dhe fitoret që duhet të marrim”.

Bum bum Matri Juventusi mund ta kishte mbyllur që në pjesën e parë ndeshjen me Fiorentinën, nëse lojtarët nuk do të bënin një sërë gabimesh përballë portës së Boruc. Nëse pjesa e parë do ishte mbyllur 3-0, atëherë s’do kishte fjalë për diskutime, por ndodhi ndryshe… “Në fakt rrezikuam,- ka vazhduar Matri. – Nuk mund të mos shfrytëzohen gjithë ato raste, duhet të mësojmë t’i mbyllim më shpejt ndeshjet. Edhe Konte këtë kërkon, madje na e tha dhe në pushimin pas pjesës së parë”.

Matri e di shumë mirë që skuadrat e mëdha kanë instiktin e “vrasësit”: dinë kur dhe si të godasin duke mos i dhënë kundërshtarit shansin për t’u ringritur. “Do të vuajmë shumë në këtë kampionat, jemi një skuadër e re, me lojtarë të fortë, por mungon akoma diçka që të konsiderohemi të mëdhenj”. ثshtë e vërtetë që Juvja duhet të rritet. Ndoshta Matri mund ta shpjegojë se si do të arrihet kjo gjë.

SI TREZEGE Erdhi nga Kaljari, i kryqëzuar nga skepticizmi se nuk do të arrinte kurrë të bënte diferencën tek Juvja, por ka shënuar 13 gola në 23 ndeshje. Ai ia ka kaluar edhe një prej sulmuesve më të medhenj të Juventusit në 20 vitet e fundit. Francezi Trezege, në fillim të karrierës së tij në Torino (për aq ndeshje sa ka luajtur dhe Matri) arriti të shënonte vetëm 8 gola. Gjithsesi nuk ka vend për krahasime.

Ndoshta kjo mund të bëhet pas disa viteve. E rëndëishme për Matrin është rruga e duhur që ai po ndjek, ndonëse sulmuesi e shmang krahasimin: “Unë si Trezege? Të mos bëjmë shaka… Ai ka shkruar historinë e Juves, unë kam akoma shumë rrugë. Po shijoj momentin, vetëm kaq. Jam i kënaqur nga vetmja dhe po aplikoj atë që Konte kërkon nga ne sulmuesit. Unë rinisem gjithnjë nga zeroja, nuk ndihem shpëtimtari i atdheut…”.



Sulmuesi

Luka Toni drejt zvicerianëve të Sionit?

Për një sulmues që përjeton momente triumfi (Matri), është një tjetër që mund të ndryshojë skuadër. Në të vërtetë Luka Toni, që Konte nuk e konsideron të përfshirë në projektin e tij, qenka një hap larg lamtumirës nga Juventusi. Për “bomberin” 34-vjeçar, kampion bote në Berlinë me Italinë e Lipit, është interesuar Sioni, i njëjti klub që ka kërkuar edhe shërbimet e Del Pieros në ditët e shkuara. Me sa duket zvicerianëve nuk u mungojnë eurot (shumë madje) për të mbuluar muajt me rrogë të shtrenjtë t ëish-sulmuesit të Bajernit.



Kundër Xhenoas

Fiorentina i jep edhe një mundësi Mihajlloviçit

Ndeshja e së dielës ndaj Xhenoas, do të jetë përcaktuese për vazhdimësinë e Sinisha Mihajlloviçit në krye të pankinës së Fiorentinës. Humbja në Torino, e cila ishte pasuese e atyre dy barazimeve ndaj اezenës dhe Katanias, ka ngjallur dyshime tek drejtuesit e Fiorentinës.

“Për momentin nuk ekziston ndonjë problem që lidhet me Mihajlloviçin,”- ka thënë presidenti Mario Konjini, i cili më pas nënvizoi faktin se klubi ka bërë investime të mëdha për të arritur objektivat e caktuar. Ai tha se drejtuesit kishin mbetur të zhgënjyer me paraqitjen që skuadra tregoi në pjesën e parë: “Pjesa e parë ishte e turpshme, e dyta diçka më mirë”. Edhe Sinisha Mihajlloviç ka mbajtur një qëndrim të rreptë në përfundim

të pjesës së parë, duke u treguar i ashpër me skuadrën. “Në pjesën e parë nuk na lanë të preknim top me këmbë, mund të na kishin shënuar edhe tre gola,”- ka thënë tekniku serb. “Treguam mungesë personaliteti. Më pas në pjesën e dytë u përmirësuam. Gjithsesi nuk duhet t’ia kishim dhuruar atë pjesë të parë loje kundërshtarit”.

Ndoshta Mihajlloviç e keqinterpretoi këtë ndeshje duke hedhur në fushë një formacion apo modul të gabuar loje: “Modulet kanë rëndësi deri në një farë pike,”- ka replikuar ai. “Më shumë ka rëndësi personaliteti, dëshira për të fituar, të qënit skuadër. Ne na munguan këto gjëra gjatë pjesës së parë”.



Rumuni

Siti, Roberto Mançini thërret Kivunë

Kristian Kivu nuk duket se do të jetë dakord për një rinovim kontrate me Interin, për më tepër që alternativat nuk i mungojnë. Ish-futbollisti i Ajaksit dhe Romës, i cili ka manifestuar shumë herë idenë e të luajturit në qendër të mbrojtjes, por që tek zikaltrit lihet gjithmonë në anën e majtë të saj, duket se është shënjestruar nga ish-trajneri i tij Roberto Mançini, i cili e kërkon tek Mançester Siti, siç shkruan dhe gazeta “Sun”. Ka shumë mundësi që ky operacion të zhvillohet që në merkaton e janarit.



Interi

Lovren dhe Gonalon në shënjestrën e zikaltërve

Dejan Lovren dhe Maksim Gonalon, janë dy synimet e Interit në kampionatin francez. Futbollistët 22-vjeçarë luajnë që të dy me Lionin. Mbrojtësi kroat dhe ai francez kanë zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e tyre dhe kanë kohë në shënjestrën e Interit. Gjithsesi këta nuk janë të vetmet objektiva të zikaltërve, pasi pëlqehen edhe Strotman i PSV-së dhe Huan Hezus i Flamengos. Drejtuesit e Interit akuzohen për një skuadër të plakur, duke qenë se kanë shumë lojtarë që i kalojnë të tridhjetat



Mbrojtësi

Roma, në qershor synon të marrë Ferdinandin

Roma ka filluar të projektojë të ardhmen. Verdhekuqtë nuk duan të humbasin kohë prandaj kanë programuar të një sulm ndaj Mançester Junajtid për t’i marrë mbrojtësin Rio Ferdinand. Ky lajm, të cilin e kanë raportuar mediat britanike, mund të rikthehet në një realitet për verdhekuqtë për dy arsye: së pari anglezit po i skadon kontrata dhe së dyti ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorin sportiv të Romës, Franko Baldini. Ndërkohë flitet edhe për Tevezin, gjithsesi për momentin ky objektiv është i paarritshëm.
 
Pe: Juventus

Ideja e çmendur e Milanit: Del Piero kuqezi

Drejtuesit kuqezinj, pas dëmtimit të barezit, janë vënë në kërkim të një sulmuesi, kapiteni bardhezi është objektivi i radhës

Ndryshim strategjie: merkato e Milanit, në muajin janar, duhej të bazohej te marrja e një mesfushori, duke parë dëmtimet e Flaminisë në fillim dhe Gatuzos më pas. Emri ishte gjetur me kohë: ishte Montolivos, të cilin klubi kuqezi do ta sigurojë verën e ardhshme për dy arsye: së pari, është përmirësimi i Noçerinos, Akuilanit dhe rigjetja e formës nga Ambrozini; së dytë, ka të bëjë natyrisht me dëmtimin e Kasanos.

Drejtuesit kuqezinj kanë qenë të detyruar të ndryshojnë kështu strategji dhe tani kërkojnë një sulmues. Dy janë emrat, i dyti është i bujshëm. Pasi janë skartuar lojtarët më të fortë fizikisht, si Amauri dhe Toni, më të kushtueshmit si Palasio dhe Tevez, të rinjtë si Xhonatan i Breshias (Milani ka el Sharauin), për nga karakteristikat lojtari që i afrohet më shumë barezit është Kualjarela, që, pas dëmtimit të rëndë, nuk ka gjetur hapësirë te Juventusi.

Sigurisht, Juventusi nuk ka dëshirë të ndihmojë një rivale direkte dhe ndoshta kërkon të nxjerr përfitim nga shitja e ish-lojtarit të Napolit, Udinezes dhe Sampdorias. Por emri që mund të trondisë merkaton është ai i Alesandro del Pieros. Milani ka qenë gjithmonë i vëmendshëm nga situatat ose mundësitë që paraqiten në janar. Në të kaluarën situata të tilla kanë sjellë emra si Ronaldo, Van Bomel dhe vetë Kasano.

Duket e paimagjinueshme hipoteza e Del Pieros me fanellën kuqezi, por kush nuk do të kënaqej nga një transferim i tillë? Juventusi, që ka deklaruar në mënyrë të njëanshmë se e ardhmja e Del Pieros si lojtar nuk do të jetë me bardhezinjtë, do të lirohet nga një problem shqetësues, që paraqitet çdo javë, kur numri 10 i nis ndeshjet nga stoli ose futet në minutën e 89-të.

Lojtari, që është ndier i tradhtuar nga deklarata e presidentit juventin, mund të tërhiqet nga një eksperiencë te një skuadër që lufton për titullin dhe mbi të gjitha luan në Champions. Një hipotezë më e kënaqshme, në vend që të ndjekë shokët nga stoli, i sigurt se mund të japë akoma shumë.

Presidenti Berluskoni, si Adriano Galiani, e ka pëlqyer gjithmonë kampionin bardhezi, që mund të ndjekë hapat e Devid Bekham, i cili është kthyer shumë shpejt në një idhull për popullin bardhezi. Del Piero mund të frenohet nga fakti se mund të konsiderohej një tradhtar pas shumë vitesh të lavdishme me bardhezinjtë, por nuk duhet të harrojmë një element thelbësor: mbi të gjitha, i tradhtuar është ndier ai!
 
Pe: Juventus

Del Piero shtyn pensionin: Dua të luaj deri 40 vjeç!


Në vitin e tij të fundit me fanellën e Juventusit, kapiteni nuk ka ndër mend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Presidenti Anjeli e thërret: “Te ne i ka dyert e hapura si drejtues”





Ndërsa presidenti Andrea Anjeli përsërit tashmë njoftimin e famshëm mbi kontratën e fundit me Juventusin të Alesandro Del Pieros gjatë Asamblesë së Aksionarëve (“Janë bërë interpretime të ndryshme mbi fjalët e mia, ndërkohë që më përpara kishim rënë dakord së bashku me Aleksin”), kapiteni bardhezi nuk dorëzohet, por shtyn moshën e pensionit: “Do të vazhdoj të luaj deri 40 vjeç”. Por Del Piero nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes mbi skuadrën që kërkon të mbyllë karrierën e tij brilante: “Nuk është një gjë që më pëlqen të përgjigjem, dua të mbyll këtë pjesë të gjatë të karrierës sime me mendje sa më të kthjellët”.

Numri 10 flet se si e përjeton situatën e tij si rezervë luksi në skuadrën e Kontes: “Futbolli nga stoli shihet keq, – thekson 37-vjeçari, – pjesa më e madhe e stolave janë të ftohtë, më mirë të qëndrosh në fushë. A ndikon tek unë? Një lojtar përgatitet për të luajtur dhe kërkon të luajë, nëse nuk mund ta bëjë, nuk është i lumtur. Por e di shumë mirë që është pjesë e menaxhimit të një skuadre”. Aleks ka thënë se futbollistët më të mire, me të cilët ka luajtur ndonjëherë kanë qenë Roberto Baxhio e Zinedin Zidane. “Teknikisht ishin të mrekullueshëm. Mbrojtësit që më kanë krijuar më shumë probleme? Kanavaro, Nesta e Turam”. I pyetur mbi biografinë e ato që ka shkruar Ibrahimoviç në autobiografinë e tij, që kishte kërcënuar Barcelonën se do “të rrihte” Pepe Guardiolën, Del Piero shton: “Edhe këtu te Juvja thuajse u kap me duar me dikë… Me mua? Jooo! Unë do ta kisha rrahur. Zllatan zakonisht është i qetë. Por është shumë kërkues dhe kërkon të japë më të mirën nga vetja dhe nga të tjerët”. Duke u kthyer te e ardhmja, presidenti Anjeli, ia ka lënë hapur dyert një rikthimi të Del Pieros në klub: “Dyert e Juventusit dhe të zyrës sime do të jenë gjithnjë të hapura për Alesandro Del Pieron. Ai dhe Juventusi janë një gjë e vetme dhe kjo mund të thuhet vetëm për të, Bonipertin, Platininë dhe pak të tjerë”.



Mbrojtësi

Juventusi i rikthehet brazilianit Aleks

Në merkaton e janarit Juventusi mund të kthehet të trokasë në dyert e اelsit për Aleksin. Që këtë verë në të vërtet klubi bardhezi ishte interesuar për qendërmbrojtësin 29-vjeçar brazilian dhe duke iu referuar shtypit anglez, “Zonja e vjetër” do të provojë sërish në janar, duke ofruar pak a shumë 9 milionë euro për kartonin e tij. Një propozim që blutë e Londrës mund ta konsiderojnë të mjaftueshëm, para së gjithash nëse do të mbyllnin një marrëveshje me Boltonin për Kahillin. Mbi gjurmët e mbrojtësit Aleks, në garë janë edhe Zeniti e Totenhemi.



Sulmuesi

Lacio mendon për Lukas Podolskin

Nuk do të jetë saktësisht një operacion “rinor”, por është sigurisht një pistë interesante. Pasi ka sjellë në shtëpi Klozen dhe Sisenë, Lotito qenka duke menduar seriozisht për Lukas Podolskin, “binjakun” e qendërsulmuesit gjerman dhe “shpatulla” e tij në kombëtare për shumë vjet. Sulmuesit të Këlnit i skadon kontrata në 2013-ën dhe për momentin nuk duket se ka asnjë qëllim të gjejë një marrëveshje për rinovimin. Kjo mund ta favorizojë shumë mësymjen e Lacios, e që në janar, mund të paraqesë ofertën e saj për klubin gjerman.



E ardhmja

Roma, Di Benedeto flirton me kinezët

Sa i takon çështjes së aksioneve të klubit, Roma akoma përbën një lajm, sidomos kur bëhet fjalë për një grup biznesmenësh kinezë për të hyrë në kuotat e klubit verdhekuq. “Jemi duke zhvilluar bisedime me grupe kinezësh, që kanë kërkuar të blejnë 20% të kuotave tona të Romës, – tha drejtori operativ i bankës “Unicredit”, Fiorentino. – Di Benedeto, pasi u informua nga ne, tha se nëse gjejmë marrëveshjen, do të ishte i lumtur për zhvillimin e fuqishëm të Romës. Edhe për ne dhe klubin do të ishte pozitive. Tani të presim përgjigjet e kërkesave nga ana jonë”.
 
Pe: Juventus

Titulli, Konte kërkon të imitojë Zakeronin


Asnjë skuadër italiane, që nga sezoni 1968-‘69, nuk ka arritur ta fitojë kampionatin pasi ka zënë vendin e shtatë në renditje një vit më parë, përveç kuqezinjve të Zak-ut

Sporti është i bukur sepse të pamundur, të paktën në teori, nuk ka asgjë. Të gjithë nisen të barabartë dhe fiton më i forti që nuk është e thënë që të jetë më i miri. Juventusi i Marçelo Lipit na ka treguar pikërisht se disa herë më i afti (për cilësi, klas, talent) mund të mundet nëse virtyte të tjera (rakteri, dëshira për të fituar, taktika) arrijnë të bëjnë diferencën dhe të ngushtojnë distancat.

Vazhdimisht e detyruar të jetë pjesë e disa krahasimeve edhe të pamundura, Juventusi i Kontes mund të vihet në krah skuadrës së mjeshtrit të vjetër për shkak se provon të shkoj përtej limiteve të veta dhe për bindjen se mund të arrijë të anullojë diferencat me skuadrat favorite në kampionat.

HISTORIA Juventusi i sezonit 2011-‘12, më pas, duhet të përballet edhe me një statistikë që e bën rrugën drejt titullit akoma më të vështirë. Vitin e kaluar bardhezinjtë e kanë mbyllur kampionatin në vendin e shtatë dhe historia e Serisë A tregon se nga sezoni 1968-‘69 deri më sot vetëm një herë e ka fituar titullin ekipi që në sezonin e mëparshëm është renditur midis gjashtë vendeve të para.

Për herë të fundit këtë e ka bërë Milani i Zakeronit (nën drejtimin e Kapelos kuqezinjtë kanë përfunduar në vendin e dhjetë në sezonin 1997-‘98), por ata që kanë një memorie të fortë mund të kujtojë pa probleme se ai kampionat është fituar në mënyrë rokamboleske nga kuqezinjtë që kanë rekuperuar diferencën që kishin me Lacion në javët e fundit.

Para vitit 1968 ka ndodhur pesë herë që një skuadër të kalonte brenda 12 muajve nga vendi i shtatë (ose më poshtë) te titulli: dy herë Milani (1958-‘59 dhe 1967-‘68), një herë Juventusi (1957-‘58), një herë Roma (1941-‘42) dhe një herë Interi, që në atë kohë quhej Ambroziana (1937-‘38).

SHPRESA Juventusi, që të martën në Vinovo është kthyer të punojë për të përgatitur ndeshjen e parë zyrtare pas 22 ditësh pushim, nuk synon hapur titullin. Objektivi minimal është vendi i tretë, por askush natyrisht nuk vë limite.

Renditja thotë se bardhezinjtë janë në vendin e katërt, por në mënyrë hipotetike të parët (duhet të rekuperojnë ndeshjen me Napolin) dhe gjithsesi në luftë për titull pasi është luajtur çereku i ndeshjeve të kampionatit.Në pritje që të mbyllet faza e parë, që sipas Kontes, do të tregojë në mënyrë të qartë deri ku mund të arrijë skuadra e tij, Juventusi mund të ëndërrojë me të drejtë një luftë për titull deri në maj.

Përtej cilësisë së lojtarëve dhe të trajnerit, janë katër arsye që bëjnë të shpresojnë tifozët: mungesa e kompeticioneve europiane dhe për rrjedhojë më shumë freski në momentet vendimtare të sezonit; mbështetja e projektit nga e gjithë skuadra; ndjesia se ky është një kampionat i çuditshëm, domethënë i hapur për çdo surprizë të mundshme (Juvja nuk është favorite); vetëdija se po vijnë që tani rezultate të mira dhe skuadra mund të përmirësohet akoma shumë.



45 skuadrat që kanë mbyllur një kampionat në tri vendet e par, pasi kanë mbyllur atë precedent me një renditje nga vend ii 7-të e poshtë



6 herë është renditur një skuadër nga vendi i 7-të e poshtë dhe ka fituar pastaj titullin një vit më pas: 1936-1937 Amb.Inter vendi i 7-të, pastaj 1937-1938 titullin; 1940-41 Roma vend ii 9-të, pastaj 1941-42 titullin; 1956-57 Juventus, vendi i 9-të, pastaj 1957-58 titullin; 1957-58 Milan vendi i 9-të, pastaj 1958-59 titullin; 1966-67 Milani vendi i 8-të, pastaj 1967-68 titullin; 1997-98 Milan vendi i 10-të, pastaj 98-99 titullin



Anjeli kundër Petruçit: Unë jam këtu për të mbrojtur Juven

Presidenti bardhezi ka reaguar pas sulmit që presidentit i KONI-t i ka bërë “Zonjës së Vjetër”: “Secili nga ne duhet të bëjë detyrën e tij”

“Ajo që duam është të verifikojmë nëse sot janë akoma të vlefshme kushtet mbi bazën e të cilave i është dhënë titulli Interit në 2006-ën. Në atë vit është zhvilluar një gjyq shumë i shpejtë, ndërsa për t’iu përgjigjur kërkesës sonë janë dashur 14 muaj”. Këto kanë qenë fjalët e presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli, në konferencën për shtyp të zhvilluar dje për t’iu përgjigjur deklaratave të bëra po dje nga presidenti i KONI-t (Komiteti Olimpik i Italisë) Xhiani Petruçi.

“Kam dëgjuar me vëmendje konferencën për shtyp të presidentit Petruçi, – ka thënë Anjeli. – Ka qenë e qartë për të gjithë se fliste për Juventusin, kur ka folur për doping ligjor. Ka reflektuar dhe ka bërë komente për momentin dramatik që po jeton vendi ynë. Në një moment shumë delikat si ky secili duhet të bëjë detyrën e tij. Drejtuesit të bëjnë drejtuesit, muratorët të bëjnë muratorët, punonjësit të bëjnë punonjësit.

Unë jam presidenti i Juventusit dhe duhet të kujdesem për interesat e Juventusit”. “Presidenti Petruçi, – ka vazhduar Anjeli, – ka bërë një apel për rigjetjen e harmonisë në botën e sportit dhe në veçanti në futbollin e nivelit të lartë. Mendoj se është e drejtë të dëgjohen të tjerët. Petruçit dhe ministrit të ri të sportit, Piero Gundi, i kërkoj të bëjnë një hap përpara dhe të hapin një tavolinë politike.

Juventusi ka respektuar gjithmonë të gjitha rregullat dhe ka ndër mend të vazhdojë në këtë rrugë”. Presidenti i KONI-t Xhiani Petruçi, pas vendimit të TNAS-it (Gjykata Italiane e Sportit) që është shprehur e paaftë për të marrë një vendim në lidhje me kërkesën e Juves për titullin e 2006-ës që i është dhënë Interit në tavolinë, ka kritikuar drejtuesit bardhezinj.

“Futbolli është i sëmurë nga dopingu ligjor. Ka mungesë respekti për rregullat dhe për etikën, nuk duhet të mbizotërojnë arrogantët dhe mendjemëdhenjtë. I referohem një pjese të futbollit italian të niveleve të larta sepse po shikojmë gjëra që nuk i kemi parë kurrë më parë”, ka thënë Petruçi duke iu drejtuar veprimeve të ndërmarra nga Juventusi.
 
Pe: Juventus

Misioni i Pirlos: Te Juventusi erdha për titullin

Mesfushori, mes protagonistëve të skuadrës së Kontes, predikon qetësi, por nuk i fsheh ambicjet për kampionatin: “Trajneri më i mirë që kam pasur? Karlo Ançeloti”

Dy Champions, një botëror klubesh, dy superkupa europiane, një superkupë Italie, një kupë Italie dhe dy tituj kampionë në Serinë A. Janë këto trofetë që Andrea Pirlo ka ngritur gjatë dhjetë viteve që ka luajtur me Milanin, ndërkohë që tashmë ka gjetur stimuj të rinj me bluzën e Juventusit. Presidenti i UEFA-s, Platini, do t’i thurte elozhe ish-milanistit duke thënë ( “Nëse Pirlo luan mirë, atëherë gjithçka shkon mirë”), ndërkohë që mbërritjen e tij në Torino, Bufon do ta përshkruante si “operacionin më të suksesshëm të viteve të fundit”.

Pirlo, përmes urtësisë që e karakterizon, eviton çdo lloj deklarate dhe parashikimi. “Dua të fitoj me këtë skuadër. ثshtë ende herët për të folur për titull. Juvja është renditur e shtata në dy sezonet e fundit, prandaj duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, duke vazhduar me punën që kemi nisur e mbi të gjitha duke luajtur sikurse kemi bërë që nga fillimi i sezonit”.

STIMUJ Tث RINJ “Në momentin që duhej të vendosja për kontratën ndjeva nevojë për të gjetur motivime të reja, për të triumfuar me një tjetër bluzë,- ka shpjeguar Pirlo. Mendova se ishte momenti të largohesha në një tjetër skuadër. Pas nëntë apo dhjetë vjetësh tek i njëjti ekip, mund të të ndodhë që ta humbësh motivimin duke mos luajtur më me të njëjtën dëshirë. Isha vetë unë që e mora një vendim të tillë. Doja të përjetoja eksperienca të reja.

Me mbërritjen tek Juventusi,- ka vazhduar ai,- m’u rikthye dhe dëshira për të fituar, dhe për të arritur sërish maksimumin. Trajneri, klubi dhe lojtarët punojnë të gjithë në të njëjtin drejtim. Duke u nisur dhe nga eksperienca, mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për t’ia arrritur qëllimit. Asnjë klub tjetër nuk do të arrinte atë që unë e dëshiroja kaq shumë. Juventusi kërkon të rikthehet si mbretëreshë e Italisë, prandaj personalisht jam gati të përballem me këtë sfidë”.

ANاELOTI, Mث I MIRI “Ndihem i qetë,”- ka pranuar ai. “Bluza e Juventusit përfaqëson vite të tëra nderi dhe historie. Ndjej një ndjenjë krenarie në momentin që vesh këtë bluzë, pavarësisht se kam luajtur për shumë vjet me Milanin, një tjetër skuadër e madhe, e cila krahasohet me Juven për nga historia dhe tradita. Sot për sot jam i kënaqur ose më mirë të them i lumtur,”- ka vazhduar më tej Pirlo, i cili më pas përqëndrohet tek diskutimi rreth teknikut bardhezi.

“Konte më kujton Ançelotin, për filozofinë e tij të lojës, ndërsa përsa i përket sjelljes, është më i ngjashëm me Marçelo Lipin. Për skuadrën është një bllok unik që duhet të qëndrojë gjithmonë kompakt, dhe shpejtësia e hapave të saj nuk duhet të bëhet një ankth. Sa i përket trajnerëve, me të cilët kam punuar gjatë karrierës sime, mendoj se Ançeloti është më i miri, pa dashur t’u heq meritat të tjerëve. E kam të vështirë për ta shpjeguar”.



Kapiteni

Del Piero del nga spitali pa probleme

Dje në mëngjes, Alesandro Del Piero ka lënë ambientet e klinikës “Fornaca”, në të cilën kaloi natën e së dielës, për shkak të goditjes së marrë në kokë, teksa doktorët i bënë tetë qepje. Kapiteni i bardhezinjve i është nënshtruar një ecefalogrami, i cili përjashtoi mundësinë e komplikacioneve, dhe me fytyrë të qeshur, është larguar nga ambientet e klinikës. Përpara se të kthehet në stërvitje, lojtari do të marrë dy ditë pushim absolut.



Roberto Baxhio

“Juvja mund të fitojë kampionatin”

“Juventusi këtë vit mund të fitojë titullin”. Kanë qenë këto fjalët e Roberto Baxhos, i cili është intervistuar gjatë prezantimit të “Hall of Fame” të futbollit italian në Firence. Ndërkohë ish-sulmuesi është gati të vërë bast edhe për një europian të madh për Italinë e اezare Prandelit: ‘Mendoj se Prandeli ka bërë një punë të mrekullueshme, ka bërë shumë mirë dhe jam i bindur që ka për të ecur shumë larg në europianin e ardhshëm”.



6 Markizio 2011-2012

Deri tani në kampionat ka shënuar kundër Parmës, Milanit (2), Interit, Palermos dhe اezenës



7 Tardeli 1980-81

Mesfushori ka shënuar me Juventusin, 7 gola në kampionat (8 në të gjithë sezonin)



Marota: Markizio, si Ksavi dhe Injesta

Drejtuesi bardhezi: Vlera e tij shkon tashmë 30 milionë euro

Pavarësisht mungesës së Pirlos në ndeshjen ndaj اezenës, Juventusi ka ditur t’ia dalë mbanë, duke marrë tri pikët dhe duke qëndruar në krye të klasifikimit, falë lojtarit më vendimtar në fushë, Klaudio Markizios, i cili ka shënuar golin e tij të gjashtë në kampionat. Pavel Nedved e ka ngritur në qiell lojtarin, duke thënë: “Do të bëhet më i miri në botë për rolin që ka”, ndërkohë që dhe vlera e kartonit të tij është rritur me shpejtësinë e dritës në këtë fillimsezon.

Krahasimi me Marko Tardelin po i shkon gjithmonë e më shumë përshtat, ndërsa që Marota nuk e ka përmbajtur dot entuziazmin duke u shprehur: “Më në fund ja ku e kemi dhe ne një mesfushor të nivelit të Ksavit apo Injestës”. Vlera e merkatos së mesfushorit (i cili tashmë konsiderohet si i pashitshëm, pavarësisht se gjatë verës pati spekullime për largimin e tij tek Milani), është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe sipas Bepe Marotës “tashmë ky lojtar nuk vlen më pak se 30 milionë euro”.

Për momentin, administratori i bardhezinjve po impenjohet për të kompletuar me elementët e fundit këtë orkestër magjike, të cilën Konte e ka ndërtuar në një kohë rekord. Ai është shprehur: “Për të vazhuar në këtë mënyrë duelin me Milanin do të na duhen edhe disa përforcime gjatë janarit. Fitorja kundër اezenës sugjeron dy opsione: një alternativë luksi në mesfushë së bashku me tre titullarët, Pirlo, Vidal dhe Markizio si dhe një sulmues “pykë”, i cili të mund të jetë i aftë që të evitojë varësinë e plotë të Juventusit nga Matri. Diçka e tillë mund të bëhet pa problem…”.



Roma

Luis Enrike dhe Hajnce në telashe

Një e hënë e komplikuar për Romën e cila është mundur në mënyrë “barbare” pasditen e së dielës në Firence. Në syrin e ciklonit, pas protestave të mbështetësve verdhekuq mes Santa Maria Novelas dhe Roma Termini, kanë përfunduar edhe tekniku Luis Enrike së bashku me mbrojtësin qëndror, Hajnce. I pari është kontestuar për të parën herë në mënyrë të hapur nga tifozët dhe duket se është pranë dorëheqjes ndërsa i dyti rrezikon skualifikimin pas bërrylit të dhënë ndaj Gamberinit.



Ikën Di Françesko

Leçe, Kozmi është trajneri i ri

Humbja e fundit e Leçes në Napoli (4-2) ka rezultuar fatale për trajnerin Eusebio Di Françeskon. Tekniku është shkarkuar nga detyra 24 orë pas përfundimit të sfidës në “San Paolo”. Në vend të tij është emëruar Serse Kosmi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate zyrtare. Momentalisht Leçe renditet në vend të fundit të klasifikimit me vetëm tetë pikë si dhe nëntë humbje të pësuara. Kozmi do të nistë stërvitjen me puljezët sot pasdite pas prezantimit zyrtar.



Udineze

Di Natale: Titulli? ثshtë një fjalë e madhe

Antonio Di Natale fluturon ulët. Mes skepticizmit dhe realitetit, “bomberi” i Udinezes frenon mbi objektivat e skuadrës së tij: “Titulli? ثshtë një fjalë e madhe. Po luajmë një kampionat të shkëlqyer kundër skuadrave të mëdha. Mund të arrijmë më lart, por gjithnjë me këmbët në tokë. Kush është para nesh në luftën për titull? Unë them Juvja, por Milani është një skuadër e madhe. Pastaj vijmë ne”.
 
Xhani de Biazi: Juventus, merr Roshin!

Trajneri i Kombëtares sponsorizon mesfushorin: I vetmi shqiptar që mund të përshtatet.
“S’jam vendosur ende në Shqipëri, sepse udhëtoj vazhdimisht”
Xhani de Biazi u ka sugjeruar në distancë gjigantëve të Juventusit që të hedhin sytë nga Odise Roshi, sepse talenti fierak ka parametrat e duhur që në të ardhmen të luajë me bardhezinjtë. Në një intervistë të dhënë për uebsajtin juventin “TuttoJuve. com”, trajneri i Shqipërisë ka bërë një analizë të shkurtër të situatës në të cilën ndodhet përfaqësuesja shqiptare dhe për objektivat që ai i ka vënë vetes. “Ndihem mirë në Shqipëri. Po bëj gjithë atë punë dhe sërish më duhet të udhëtoj shumë për të parë nga afër futbollistë të ndryshëm. Herën e fundit, për shembull, unë isha në Ukrainë. Për këtë arsye nuk jam vendosur ende në Shqipëri, pra nuk jam stacionuar ende aty. Jam gjithë kohën duke udhëtuar drejt Zvicrës, Italisë, ose drejt ndonjë vendi tjetër ku luajnë futbollistë të ndryshëm shqiptarë, ndaj edhe e kam pasur të pamundur të qëndroj në një vend. Shumë shqiptarë të talentuar kanë zgjedhur kombësi të tjera. Kanë zgjedhur Zvicrën kryesisht ose Finlandën. Po ju kujtoj dy vëllezërit Hetemaj, që luajnë të dy në Itali dhe që janë futbollistë të mirë. Gjithsesi, është e qartë se çdo njeri bën zgjedhjen që i duket më e mirë në jetën e tij dhe vendos të përfaqësojë vendin që i duket më i përshtatshëm. Unë nuk mund t’i gjykoj ata”, ka pohuar tekniku i kuqezinjve. Më pas ai ka sponsorizuar emrin e Roshit, si një lojtar që mund të luante shumë mirë si në kampionatin italian, por pse jo, edhe te Juventusi. “Gjithçka varet nga karakteristikat e skuadrës. Megjithatë, mendoj se nuk ka ndonjë lojtar të përshtatshëm për Juventusin. Ose mund të jetë njëri. E kam fjalën për Odise Roshin, që luan si mesfushor krahu dhe është në pronësi të Këlnit. ثshtë i datëlindjes 1991 dhe ka të dhëna shumë të mira”, ka thënë De Biazi. Në fund, tekniku i Kombëtares shqiptare ka bërë edhe një analizë të kampionatit italian, duke qenë se mbetet një prej analistëve më të rregullt të televizionit “Sky calcio”. “Juvenuts-Napoli? Bëhet fjalë për dy skuadra që kanë ecur shumë mirë këtë sezon. Mazarri ka avantazhin që punon prej një kohe të gjatë me të njëjtin grup lojtarësh dhe ka më shumë siguri në çdo gjë që bën. Konte gjithashtu ka një meritë të madhe sepse e ka bërë Juventusin një skuadër më të fortë dhe shumë më të qëndrueshme. Megjithatë, ai ka edhe meritën që e ka bërë Juven një skuadër elastike që mund të ndryshojë thuajse në perfeksion skemën nga 3-4-3 në 4-4-2. Problemi i vetëm i tiji ka qenë pjesa ofensive. Juventusi shpesh nuk ka fituar se nuk ka shënuar”, ka përfunduar De Biazi.
 
Pe: Juventus

Ta harroni kampionatin :D
 
Titulli: Juventus

aaaa -2 nga Milanii ..Go Juventussss <3
 
Titulli: Juventus

sa te fiksum moooooooooooo
 
Pe: Juventus

Ta harroni kampionatin :D
hehehehe e shikon qe nuk flitet para kohe ? :top:

Pershendetje nga KAMPIONET! :djalle:
 
Titulli: Juventus

Bufon: Do të rinovoj deri në 2016- ën

Portieri Xhixhi Bufon do të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2016. Paraqitjet e mira të kapitenit bardhezi dhe përfaqësueses italiane i kanë bindur drejtuesit e klubit torines që t’i ofrojnë atij një tjetër kontratë. Takimi për të hedhur firmën është parashikuar ditën e mërkurë, maksimumi të enjten, kur portieri më i madh italian i të gjitha kohërave do të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren. Bufon pritet të marrë 4 milionë euro në sezon, plus bonuset nga reklamat dhe trofetë e fituar
/panoramasport
 
Titulli: Juventus

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Giussepe Marotta, i pranishëm në një aktivitet të skuadrës së të rinjve, u shpreh se pavarësisht përfundimit të merkatos, puna e tij për të përcaktuar objektivat e radhës nuk ka përfunduar.

“A do të vijë Llorente në janar? Media na atribuon bisedime të cilat nuk i kemi realizuar kurrë, ashtu siç ndodhi me Lazion, kur u tha se ndiqnim Diakitenë dhe kjo nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Në janar, pas përvojës në Champions dhe duke parë situatën në kampionat, do të shohim se çfarë ndërhyrjesh mund të na duhet të bëjmë. Bendner? E kam njohur pak më parë, por Conte është i kënaqur dhe ka dhënë vlerësime shumë pozitive rreth tij. ثshtë një lojtar i rëndësishë për ne”.

Përsa i përket Jovetic, Marotta komentoi: “Bashkë me Conten hartuam një listë me profiling e lojtarëve që mund të përshtateshin për skuadrën tonë dhe nuk e fsheh që Jovetic ishte një prej alternativave. Por, dua të theksoj se Juventusi vepron gjithmonë në mënyrë korrekte, flasim një herë me klubet dhe pastaj me lojtarët. Fiorentina bëri të qartë që nuk dëshironte të negocionte dhe ne e mbyllëm me aq”.

Numri dy i Juventusit vlerësoi në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport” edhe rolin që pritet të kenë bardhezinjtë në kampionat apo Champions.

“Jemi të kënaqur që jemi rikthyer në Champions, një skenë ju Juventusi për vetë emrin që ka është i detyruar të synojë. Kemi të njëjtën dëshirë, si një vit më parë në kampionat, për të realizuar gjëra të mëdha. Në kampionat, pa dyshim që jemi skuadra për t’u mposhtur për faktin e thjeshtë që jemi kampionët, por çfarë kemi bërë një vit më parë, në këtë sezon të ri është shumëzuar me zero dhe këtë e kemi të gjithë shumë të qartë”, përfundoi Marotta.
/tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top