Jugosllavet, themeluesit e vërtetë të Partisë Komuniste

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Jugosllavët, themeluesit e vërtetë të Partisë Komuniste


Kur Hoxha i ankohej Dushan Mugoshes për Mehmet Shehun


Prej shumë vitesh në Shqipëri mbetet i hapur debati për krijimin e Partisë Komuniste nga jugosllavët. Ndikim i cili solli dhe qëndrimin aspak të dëshiruar për Kosovën, varfërinë e përndjekjet që vuajtën shqiptarët. Gjithsesi për të vërtetuar atë çka bisedohet, “Metropol” vendos të publikojë disa letërkëmbime të krerëve të diktaturës shqiptare me Dushan Mugoshën, i njohur si themelues i Partisë Jugosllave, apo dhe si antishqiptari më i madh. Madje nëse do të kërkojmë në drejtshkrimin shqiptar për fjalën Dushanë, ose i shqiptarizuar thirret dushmani, rezulton të jetë i njëjtë ose më mirë domethënia e: bërësi të keqes, mellanxirësi, sjellësi i fatkeqësisë tek shqiptarët.


Gjithsesi janë letrat e dërguara në vitin 1944 që tregojnë se kanë qenë vetë jugosllavët që nxitën dhe krijuan një parti të tyren në Shqipëri, një parti që për 50 vite rrënoi gjithë kombin, kulturën shqiptare si dhe persekutoi mbi 300 mijë vetë, dhe po kaq i bëri spiun të vëllezërve të tyre. Ndërsa pjesa tjetër u kthye në skllav të komunistëve. Ashtu si dhe e kanë thënë të djathtët e asaj kohë, komunizmi ishte pjella që hante dhe mëmën e vet, ishte sistemi që punon kundër një kombi.


Kulmi që mund të thuhet në këtë koment, është fjala e E.Hoxhës në Berat në mbledhjen e plotë të K.Q të P.K, në nëntorin e 1944. ”Shoku Blazo (Blazo Jovanovic) delegat i KQ. të PK jugosllave pranë K.Q të PK shqiptare) ka dhënë ndihmën më të madhe në përgatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit Blazo-ja qe për ne si të kishte zbritur Zoti Nga qielli...Sang Trad f26, shënim f28). Në këtë kontekst mund të themi se komunistë shqiptar ishin tejet të përlur ndaj themeluesve të tyre jugosllavë sa jo vetëm Kosovën e Shqipërinë ia jepnin Jugosllavisë, por gjithçka që kishin. Dhe themeluesi i PK shqiptare vinte pikërisht nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit dhe ajo strofull që shtrëngoi e solli pasoja në jetën e një populli që u vetizolua për dekada. Pra Dragusha dhe jo Hoxha, është themeluesi i vërtet i sistemit që për pak rrënoi një komb.


Në këtë kontekst publikojmë faksimilet e letrave që Enver Hoxha i ka dërguar Dushan Mugoshës, ku vërehet pozicioni i tij i përulur përpara mësuesit jugosllavë. Letra e Hysni Kapos, dërguar D.Mugoshës, në 7 prill 1944. letra e Tuk Jakovës dërguar D.,Mugoshës në 7 prill 44, letra e Bedri Spahiut dërguar D.Mugoshës në 7 maj 44. Vit që solli pushtimin më të rëndë për shqiptarët, pushtim që rrënoi besimin, që sulmoi njeriun në qenien e tij, që dogji kulturën dhe historinë e një kombi.


Letra e Enver Hoxhës dërguar Dushan Mugoshes. ”Shok i dashur Dushan Mugosha. Tash jam ma i forte atë ditë që u ndamë, por malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne sido që sigurisht e marr me mend ay e dinte se sa preku ndamja. Jo ne por të gjithë ishin prekut. Dr Nushani zuri te qajë duke thënë kujtojë poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë, për këto dy shokë që të mirë, të vendosur, që kanë lënën familjet vendin e tyre, dhe erdhën te na ndihmojnë, të luftojnë tok me ne. Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardhur gati të gjithë Tuku, Besniku, Hulo, Daliju, i poshter Balluku, Nexhipi Pllumbi etj Naku me Shulen s’kanë ardhë edhe. Me ta kemi fillue me ba konferenca. Filloj Tuku me Besnikun disa konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël në biçim konferencash me këto tema: Lufta imperialiste e para dhe de dyta-luftë-e drejtë dhe pa drejtë. Partija në ushtri. Organizmi i pushtetit. Lufta nac.çlirimtare


Tuku nuk është shumë i kënaqur me Mehmetin. (Mos e merr se të shkruaj postafat këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku referon dhe thotë se që kur ka ikur Salo, Mehmeti nuk çmon njerëzit, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvlerësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të Pogradecit. Urdhëra të çuditshëm dhe jo shoqëror i ka dhënë Tuku e mjaftë të tjerë. Të gjitha këto mos ki frikë se do të shohin me gjakftohtësi, pa paragjykim dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet për kongres po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do na vijnë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Vetëm na shkruaj dhe ti kurdo herë.



Të përqafojë me shumë mall Taras

Nga letra që Mehmet Shehu dhe Fiqeret Sanxhaktari i shkruajnë Dushan Mugoshës:


”I dashur shok Dushan, muarëm vesh nga shoku Taras se së shpejti do të largoheni për në terrene të largëta, prej nga do të jetë i pamundur takimi. Ky lajm qe befasi e hidhët për ne, siç mund të jetë për gjithë shokët që të njohin së afërti. Me një herë kur muarëm lajmin, na doli përpara syve Sala: mësuesi ynë. Ndenjëm disa minuta duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partinë tonë (ato që dimë ne) sigurisht që është nevoja e Partisë sonë Internacionale që të detyron të largohesh nga ne, në këtë fazë madhështore të lëvizjes sonë e të mos mundësh të shohësh së afërmi, me sytë e tu, frytet e punës sate në një volum më të gjerë se deri tash. Kemi kaluar bashkë kaq kohë, kemi qarë hallet tona komuniste, kemi punuar bashkë, na ke udhëzuar, na ke korrigjuar, na ke mësuar. Pengesa të mëdha kemi kaluar, kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë, jashtë brigadës dhe brenda në brigadë. Ditë kritike kanë qenë ato që kemi kaluar bashkë (Mehmeti) në Vlorë e Mallakastër, ditë kur fraksioni tradhtar i Xhepit na pat minuar organizatën dhe na e pat katandisur për ditë të hallit, e nuk mund të harrohet kurrë. Jeta jonë në brigadë e cila më ndihmën tënde serioze dhe me drejtimin e Partisë sonë e me sakrificat e partizaneve është bërë tmerr i reaksionit nuk mund të harrohet. Për më tepër puna konkretet që ti ke bërë për partinë tonë në përgjithësi është e paharrueshme, për ne, si për gjithë komunistat shqiptarë, sharrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për partinë tonë, duke mos lënën mal, fushë e lum pa kapërcyer duke vënë në jetën kaq herë në rrezik. Nuk kishim parti, por ishim komunistë bashibozukë ishim një turli me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit dhe të tuat me ndihmat tuaja, mundëm të seleksionohemi, të formojnë partinë tonë Komuniste, ta forcojmë. Na dhatë dorën na mësuat, na ngritët si foshnja nënën e na bëtë të jemi në gjendje të ecim me këmbët tona. Me një Komitet Qendror tonin, me një organizatë tonën me një vijë tonën, të njohur e të aprovuar nga Internacionalja komuniste. Dhe kemi besim të plotë si neve komunistët ashtu dhe populli mbarë se Partia jonë Komuniste është në gjendje që të drejtojë popullin drejt objektivit final....



Fiqeret Snaxhaktari Mehmet Shehu

Nga letra e shtabit të brigadës së parë derguar D.Mugoshës

Shokut Sali Murati. I dashur shok, Letrën tënde të 22 marsit e kënduam, Nga përmbajtja e saj u prekëm, u entuziazmuam, u inkurajuam, u udhëzuam. Në fillim kur u largove nga rrethi i kësaj familje sonë të madhe që quhet Brigada e I na dukesh vehtja sikur na mungonte diçka kryesore, na dukej vehtja si jetimë të pa nënë. Po dalë nga dalë u mësuam të ecim mbi këmbët tona, ashtu siç na kishe mësuar ti dhe Partija, duke na hequr prej dore në fillim si mëma e mirë që heq prej dore foshnjën e mbarë që premton shumë. Malli i madh na ka marrë për ty,por dimë që puna e tepërt stë lejon të vish tek ne e të çmallosemi. Shoku Salë, Prej 15 gushtit e deri më sot kemi bërë shumë përpjekje, kemi qenë në luftime të vazhdueshme me okupatorin dhe armiqtë e popullit


Letra e Mehmet Shehut drejtuar Mugoshës, pjesë e zbardhur tek Sang.trad.

”Nuk kishin parti, por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë, ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat, me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim, të formojnë partinë tonë komuniste, ta forcojmë. Na dhatë dorën, na mësuat, na ngritët si mëma foshnjën”.

Në fund të letrës:” O Sale (pseudonimi i Dushanit) po për interesat e lartë të brigadës tënde, kë do të lesh pranë shtabit të përgjithshëm? Kujt do t’ia besosh këtë special special, or tu shoftë soji ve t’u bëftë na-a-a-a?!!!

Bedri Spahiu:” Ne mësuam nga ti o Sale, atë çka është e nevojshme dhe e domosdoshme, që të mendojmë e të ndjemë vete, besoje të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qenia jote. Jeta jonë si komunistë është e lidhur me ty. Unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qenë e mundur”.




Metropol 25/02/2008
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top