Johann Wolfgang Goethe

*Mia*

Slave To The Rhythm
1749-1765 Frankfurt. Vitet e para të rinisë

goethe.gif
I ati i tij, Johann Caspar Goethe ishte trashëgimtar i një pasurie shumë të madhe, studioi juridikun, dhe gjatë udhëtimeve të bëra në Francë dhe Itali mblodhi njohuri të gjithë anshëm, dhe i takonte Këshillit Mbretëror Kajzerian dhe ishte qytetari më prestigjioz ndër banorët e Franknfurtit. Ai pati mundësinë që studimet ti ndiqte edhe duke mos pasur nevojë që të ushtroj ndonjë profesion. Më vitin 1748 ai u martua me Catharina Elisabeth Textor; nga gjashtë fëmijë që patën, nga kjo martesë bashkëshortore mbijetoi vetëm Johann Wolfgang si dhe motra e tij një vit më e re prej tij, Cornelia.

I riu Gëte ndoqi shkollimin në shtëpi, ashtu siç ishte e zakonshme asaj kohe për familjet e pasura, para së gjithash mori mësimet lidhur me gjuhën e re si dhe të vjetrën. Që në fëmijëri u ndesh me teatrin. Në moshë prej 11 vjeçare - derisa Frankfurti ishte për 7 vite radhazi e pushtuar prej francezëve - vizitonte rregullisht shfaqjet e aktorëve francez.

1765 - 1768, Leipzig. Studimet
Në moshën 16 vjeçe Gëte nisi studimet e drejtësisë në Leipzig. Qyteti Leipzig ku në të mbretëronte shpirti i Rokokos, pra kishte një ambient shumë modern, i la shumë mbresa të mëdha se sa qyteti konservativ Frankfurti. Pranë universitetit pos që ndiqte mësimet e juridikut ai i ndiqte edhe orët mbi poezinë që ligjëroheshin nga të popullarizuarit Johann Christof Gottsched dhe Christian Fuerchtegott Gellert, e që, që dy e dëshpëruan. Me këtë vijmë në përfundim se tre vitet studimore në Leipzig nuk qenë të thuash dhe aq simpatike për të, mirëpo në anën tjetër u njoftoi bakërpunuesin dhe merrte orë vizatimi te Adam Friedrich Oeser, një mik i teorikut pët artin klasik Johann Joachim Winkelmann. Por gjatë kohës së tij Leipzigeriane haset dhe me dashurin e tij të madhe: një marrëdhënie e shkurtë me Kنthchen Schِnkopf, vajza e një pronari restoranti ku aty shkonte për të ngrënë drekën. Materiali i shkrimit për dramën e tij të parë Die Laune des Verlibten (Disponimi i të dashuruarve) bazohet pikërisht në këtë përjetim.


1768 - 1770 Frankfurt. Krizë
Në vitin 1768 Gëte kaplohet nga një krizë e rëndë psikike dhe fizike - e që e shtyri që të kthehej për në shtëpi në Frankfurt për të pushuar. Gjatë kësaj periudhe nga mjeku i tij Johann Friedrich Metz iu zgjua interesimi për të bërë zbulime të natyrës.


1770-1771 Starssburg
Gjatë festave të pashkëve në vitin 1770 Gëte për së dytin herë ndërron vendbanimin e tij, për ti mbaruar studimet e tij në Strasburg. Strasbourgu për të ishte një fillim krejtësisht i ri. Jo vetëm që ai këtu i ndoqi studimet me seriozitet, por jo vetëm ato të juridikut por kësaj radhe edhe të mjekësisë dhe studimet shkencore, ai njohu dhe njerëz për të cilën qenë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e tij të mëtutjeshëm. Po ashtu qyteti Starsburg i la mbresa për nga arkitekturën gotike që kishte.

Takimi i tij më i rëndësishem ishte ai me letrarin Jochan Gottfried Herder. Ai e njoftoi Gëten me mendimet filozofike antiracionale të filozofit Johann Georg Hamann, ishte i fascinuar nga Shekspiri si dhe Ossiani dhe ia zgjoi kureshtjen për estetikën e poezisë popullore. Në Strazburg u njoh edhe me mjekun dhe shkrimtarin Johann Heinrich Jung-Stilling si dhe me dramaturgun Jakob Michael Reinhold Lenz.

Pas këmbimit intelektual për Gëten, gjatë kohës që kaloi në Strasburg, ishte edhe dashuria që kishte për Frederike Brion, nga Sasenheim. Nga kjo kohë poezitë më të njohura të tija janë Abschied (Lamtumirë), Mailied (Këngë Maji) dhe Heidenroslein. Mirëpo idilin e këtij vendi pra Sasenheim nuk e bëri që dhe të lidhet për atë vend, atë e bëri që edhe më tej të vazhdonte të mblidhte njohuri të reja dhe të gjente një punë me përgjegjësi. Më 4 Gusht 1771 Gëte përfundoi studimet me një licencë për të drejtat si dhe pastaj u kthye në Frankfurt. Kontakti me Frederike Brion vazhdoi me letra.


1771-1775
Në vendlindjen e tij Gëte u bë avokat ku dhe punoi rreth katër vitesh. Mirëpo edhe tutje u angazhua intensivisht rreth letërsisë, kështu që gjatë vitit 1771 shkroi fjalimin programatike mbi ditën e Shekspirit. Në vitin 1972 Gëte shkoi si praktikant në Wetzler për t'i zgjeruar njohurit e tija lidhur me juridikun. Këtu u shoqërua me sekretarin diplomatik Johann Christian Kestner dhe bashkëshorten e tij Charlotte Buff. Simpatia e tij për Lotten dita ditës zgjoheshte dhe kaloi deri në pasion, kështu që sërish kah shtatori u kthye në Frankfurt, me qëllimin që situata e tyre të mos eskalonte më tej. Kjo përvojë e një dashurie e paqenë ishte dhe si substrakt për veprën e tij të dytë më të madhe të Gëtes, pra të romanit Vuajtjet e djaloshit Verter, e që në shtyp doli në vitin 1774. Me këtë roman dhe me dramën Goetz von Berlichten, e cila, po në të njejtin vit doli në botim përmbledhja e dytë dhe 24-vjeçari Gëte i solli që të korrte një sukses të madh.

Charlote Buff, figura kryesore që i shërbente Gëtes në romanin WerterPas një viti Gëte u fejua me Lili Schِnemann, vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçe e një tregtarit nga Frankfurti. Përkundër asaj që lidhja e tyre dukeshte të ishte e lumtur, Gëte kishte frikën të jetë ngushtë i lidhur me jetën qytetare 'pra në lumturi familjare'. Pas një udhëtimi me Grafen Stolber në Zvicër u shkurorëzua nga bashkëshortja e tij, si pasojë për t`iu përgjigjur ftesës së Hercogit Karl August von Sachsen Wiemer Eisenach.

1775 – 1786 Weimar, faza e parë
Më 7 nëntor 1775 Gëte sërish u kthye në Weimer, ku ai - me ndërprerje të gjatë, nga udhëtimi i tij italian - mbeti për tërë jetën e tij aty. Hercogu Karl August ishte tetëmbëdhjetë vjeçar dhe sapo kishte marrë regjimin përsipër; Rezidenca e tij Weimer ishte një strofull prej rreth 6.000 banorë. Hercogu i ri nuk ishte ndonjë monarkist; Ai kishte interesimin më shumë për ushtrinë dhe për gjueti se sa për letërsinë. Por megjithatë Karl August dhe Gëte u bënë miq shumë të afërt.

Në vitin 1776 për nder të Gëtes në Weimer erdhi dhe mentori i tij nga Strazburgu Johann Gottfried Herder. Në qershor po të këtij viti Gëte hyri formalisht në këshillin legjionar në Weimer, në shtator 1778 u zgjodh këshilltar i qytetit (25 vite më vonë u zgjodh vërtet këshilltar, ekscellent dhe ministër). Ai që në fillim e pat marrë me seriozitet qeverisjen, e që më së paku pritet nga një poet i ri.

Takimi me Charlotte von Stein ishte një nga sprovat më të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të Gëtes. Të dhënat poetike janë në dramën Iphigenie auf Tauris, shkruar në shkurt dhe mars të vitit 1779 - gjegjësisht ishte e vetmja vepër madhore e krijuar gjatë kohës fillestare në Weimer. Më pas, si ndër veprat e tjera të rëndësishme me radhë vijnë drama Die Geschwister si dhe Hymne Harzreise të shkruar në dimër. Po ashtu edhe vjershat si An den Mond dhe Wanderes Nachtlied gjithashtu i takojnë kësaj kohe. Njëherit edhe studimet shkencor natyrore të Gëtes morën një formë serioze dhe në vitin 1784 zbuloi ashtin ndërmjetësor të filqisë së njeriut.

Por shpesh e zinin krizat shpirtërore, ndoshta ngase Gëte e ndjente, se si forcat e tija po kalonin ndërmjet punës dhe jetës sipërfaqësore. Po ashtu edhe mos prezenca e kontaktit me zonjën nga Stein e bënte që qëndrimi i tij të jetë i padurueshëm në oborr. Kështu që e luti Hercogun t`i jepte një pushim për një kohë të pacaktuar dhe shkoi, pa ia besuar Charlottes asnjë fjalë lidhur me planet e tija, më 3 shtator 1786 tinëzisht nisi udhëtimin e tij të gjatë për në Itali.

1786 - 1788, Itali
Në Itali, ku dhe ai vet shprehet se - për herë të parë dhe vetëm një herë në gjithë jetën e tij është ndjerë vërtet sikur të ishte në shtëpi, para se gjithash e fascinonte Antika; Kurse arti dhe arkitektura e renesancës dhe e barokut nuk i bënte aq përshtypje. Si antike e ndjente edhe të dashurën romake të tij, e që më vonë e shkruan në elegjinë Rِmischen Elegien, ku e këndon si 'Faustina' - takimi me të e përshkruan si një barazim erotik në jetën e tij, asaj kohe ka qenë diku fund viteve të tridhjetat. Në 'Faustina' romake, Gëte gjeti për herë të parë në lidhjen e tij një harmoni shpirtërore dhe mendore. Një harmoni e cila më vonë ishte dhe si një rrugë për estetikën e re të tij klasike.

Gëte në Itali vizatonte shumë si dhe kujdesej intensivisht për piktorët gjerman që jetonin atje, ndër tyre ishin Johann Heinrich Wilhelm Tischbein dhe me shumë të njohurën e asaj kohe Angelika Kauffmann. Por studimet shkencor natyrore si dhe letërsinë nuk i anashkaloi

Në Palermo mendonte të kishte zbuluar një bimë shumë të vjetër, dhe në ndërkohë shkruante një përmbledhje të re të Iphigenie in Jamben, përfundoi me Egmont dhe punonte në Tasso, ku dhe i shprehi në mënyrë artistike përjetimet e tija me Charloten von Stein.

1788 - 1794. Weimar, faza e dytë
Pas gjysmë viti, të vitit 1788, Gëte kthehej në Weimer. Miqtë e vjetër, dhe Z-nja Stein e pritën ftohtë Gëten. Por megjithatë, ai sërish dashurohet: në Christiane Vulpius, një vajzë 23 vjeçe prej një familje mesatare. Dhe më pas ajo do të bëhej bashkëshortja e tij, pa e bërë Gëte kurorëzimin legal mes vete. »Jam i martuar, por jo përmes mënyrës ceremoniale«, kështu komentonte ai. Pas kthimit të tij si nënpunës shtetëror, Gëte sërish u mor me gjërat artistike si dhe shkencorë. Ai në vitin 1790 shkroi shkrimin Metamorfoza e bimëve, dhe intensivisht merrej me studimet mbi eshtrat. Revolucionin Francez, Gëte e shikonte shumë më ndryshe krahas Wieland, Klopstock, Herder ose Schiller-i, ai që në fillim e shihte me plot skepticizëm situatën.
 
Last edited by a moderator:
Krijimtaria

Poezi, këngë dhe balada
Geistesgruك (Poezi), 1774 Burg Lahneck
In allen guten Stunden, 1775
Der Erlkِnig (Baladë), 1782
Xenien (Poezi , së bashku me Friedrich Schiller), 1796
Die erste Walpurgisnacht (Baladë, nga Felix Mendelssohn Bartholdy në formë të kantateve për soli, kor dhe orkestër), 1799
Vom Sنnger hat man viel erzنhlt (Poezi kushtuar një këngëtarit), 1815
Wenn die Liebste zum Erwidern (Poezi kushtuar heshtjes), 1816
West-ِstlicher Divan (Poezi), 1819

Drama
Die Laune des Verliebten, shkruar më 1768, u shtyp më 1806
Die Mitschuldigen , u shkrua më 1769, u shtyp më 1787
Gِtz von Berlichingen mit der eisernen Hand , 1773
Prometheus (Poezi), 1774
Neuerِffnetes moralisch-politisches puppenspiel, 1774
Ein Fastnachtsspiel von Pater Brey, 1774
Jahrmarktsfest zu Plundersweilern, 1774
Gِtter, Helden und Wieland, 1774
Clavigo , 1774
Egmont, u shkrua më 1775, në shtyp 1788
Erwin und Elmire, 1775
Stella, 1776
Der Triumph der Empfindsamkeit , 1777
Iphigenie auf Tauris, formë proze më 1779, u shtyp më 1787
Torquato Tasso, prej 1780, u shtyp më 1790
Faust. Një fragment, 1790
Der Groك-Cophta , 1792
Der Bürgergeneral , 1793
Faust. Një tragjedi ( përputhet me pjesën e parë të Faustit), prej 1797, u shtyp nën këtë titull më vitin 1808
Mahomet, përkthimi dhe përpunimi i tragjedisë nga Volteri më vitin 1802.
Die natürliche Tochter, 1804
Pandora (Festspiel), u shkroi më 1807/08, u shtyp më 1817
Faust II. (Pjesa e dytë e Faustit), 1833

Romane dhe Novela
Die Leiden des jungen Werthers (Roman-letre), 1774, Botimi i dytë 1787
Wilhelm Meisters theatralische Sendung (Roman), prej 1776, u shtyp më 1911
Unterhaltungen deutscher Ausgewanderten (Kuadër rrëfimi), 1795
Wilhelm Meisters Lehrjahre, 1795/96 (Tekst)
Novelle, prej 1797
Wilhelm Meisters Wanderjahre (Roman), prej 1807, u shtyp më 1821, ribotim më 1829 (Tekst)
Die Wahlverwandtschaften, 1809 (Tekst)

Përkthime
Das Leben des Benvenuto Cellini (Përkthim), 1797
Mahomet, Përkthim dhe përpunim të tragjedisë nga Volteri, 1802

Shënime dhe aforizma
Maximen und Reflexionen, 1833

Shkrime estetike
ـber Kunst und Altertum (6 Vëllime, së bashku me Johann Heinrich Meyer), 1816–32

Shkrime shkencore
ـber den Zwischenkiefer der Menschen und der Tiere, 1786
Beitrنge zur Optik (2 Vëllime), 1791/92
Zur Farbenlehre , 1810

Fjalime
Einleitung zu den Trauerreden (freimaurerische Trauerrede zum Ableben des Meisters vom Stuhl Ridel), 1821
Rede zum brüderlichen Andenken Wielands (freimaurerische Trauerrede), von Goethe vorgetragen am 18. Februar 1830
Dem würdigen Bruderfeste: „Fünfzig Jahre sind vorüber“ (poetischer Dank für eine Ehrenurkunde seines fünfzigjنhrigen Maurerjubilنums), 1830

Proza autobiografike
Aus meinem Leben. Dichtung und Wahrheit (4 Vëllime), 1811–33
Italienische Reise, 1816/17
Kampagne in Frankreich (Raport), 1822

Të tjera
Rِmische Elegien, 1788–90
Venezianische Epigramme, 1790
Die guten Weiber, 1817

Vepra të përkthyer në shqip
"Vuajtjet e djaloshit Verter", Onufri, 2004
"Fausti", INFOBOTUES
"Kënga e udhëtarit në shtërngatë"/ The Song of Walker on the Storm (selected poetries), Johan V. Gete, TOENA
 
KUSHTIMI

Mengjezi erdh, dhe hapi i tij i lehte
Ma ngriti gjumin qe me kish ne gji,
Une ika malit nga kasoll` e qete,
Duke u endur me nje shpirt te ri;
Ma mbushte zemren me defrim e jete
Lulja e vesuar gjithe njomeshti;
Nje drite hareje befas niste e ndrinte
Perterinte boten qe te me perterinte.


Dhe si po ngjitesha nga lumi i delire
Pluskonte larg nje mjegull pa pushim.
Ajo me futi ne nje mugetire,
Ma vrenjti rretheqark veshtrimin tim:
S`do ta shijoja pamjen aq me hire,
Ngaqe u mblodh nje muzg,nje turbullim;
Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar,
I vetem e mes territ i mbuluar.


Menj`here dielli u duk te depertoje,
Ne mjegull u nderpa nje qartesi,
Ketej zu muzgu tatepjete te shkoje;
Andej te ngjite pyll e lartesi.
Si desh ky syri im qe ta veshtroje,
Pas territ diellin, me me bukuri!
Lufte e tejdukshme s`kishte perfunduar,
Erdh nje shkelqim, dhe mbeta i verbuar.


Nuk ta them emrin.Shumekush mbi toke
Ta thote shpesh,te quan si te tij,
Sikush per shenje ty te ka ne koke,
Po drita jote i sjell veshtiresi.
Ah, kur gaboja, kisha shume shoke,
Sot qe te njoh, jetoj krejt ne vetmi;
Se lumturine e ndiej vetem fare,
S`ia shfaq asnjerit driten magjistare.


Ajo po qeshte, e tha:--Tani kupton
Pse ta zbulova aq pak kete pelhure!
Sapo shikon qe rende me s`gabon,
Sapo me s`je cunak ti, si moskurre,
Dhe nuk permbush detyren posi burre!
Sa shquhesh ti ngado per ndonje vlere?
Kupto, jeto ne paqe me te tjere!


Me fal, bertita, s`kisha keqmendim;
T`i hap se koti syte e mi perhere?
Vullnet gazmor jeton ne gjakun tim,
E njoh dhuraten tende plot me vlere!
Te tjeret do t`i mbush me ate bekim;
Me s`do ta fsheh talentin asnjehere!
Kerkova rrugen aq me dashuri,
Dhe mos t`ua them vellezerve t emi?


Dhe siq po flisja,qenia e mrekulluar
Me pa me zemer dhe me meshirim;
Ne syte e saj sakaq pata lexuar
Cfare kisha bere drejt e cfare gabim.
Me qeshi, e ndjeva veten te sheruar,
Per gaz te ri m`u ngrit mendimi im;
Tani, pra, mundja, me besim pa ane,
Ti qasesha, ta shihja me nga prane.


Ajo e zgjati doren qe ta kape
Te lehte si dhe pahun avullor;
Dhe duk`e prekur fillmendafshten nape
Kjo shkriu, u zhduk rrethimi mjegullor.
E shtija syrin mbi lugine prape,
Mund ta sodisja qiellin madheshtor;
Asaj i derdhej cipa m`e kulluar
Rreth shtatit t`hijshem duke valezuar.


__ Te njoh, ta di cdo dobesi te kote,
T`i di te mirat qe ti ke gjithenje,--
Me tha keshtu, perjete e ndiej si thote,--
Pra, merr c`te taksa prej qekuri: asgje
Nuk i mungon te lumturit ne bote,
Qe merr kete dhurate qe u perbe
Me muzg mengjesi e diell qartesie :
Prej se vertetes- cipe poezie.



Kur ti dhe miqte ndieni zagushi
Ne mes te dites, hidheni ne ere!
Sakaq ju mvesh me ledha nje freski,
Nje afsh e duf prej lulesh plot me ere,
Pushon t`ju shqetesoje dheu i zi,
Si shtrat i bute behet varri i mjere,
Qetohet vala e jetes se terbuar
Dhe dita e nata ndritin pa pushuar.


Pra, eni shoke, kur duke renduar
Ngarkese e jetes shume ju mundon ,
Kur udhen tuaj fati i mrekulluar
Me lule e peme t`arta jua bekon,
Drejt dites s`ardhme shkojme te bashkuar!
Ajo ne jeten vjen na lumturon
Dhe niperve, kur t`ikim pergjithmone,
Iu befte gaz kjo dashuria jone!

Perkthyer nga Lasgush Poradeci
 
Pe: Johann Wolfgang Goethe

Kam Dashur, Po Dua Tani...


Kam dashur, po dua tani me me zjarr,
Kam qene sherbyes, tani jam nje skllav,
Me c’zell kam sherbyer kedo!
Por befas me ndezi kjo mike besnike,
Dhe nis ma shperblen cdo dhimbje fisnike,
Per mua s’ka tjeter si kjo!

Besova, tani besoj me pasion!
Ne shkon jeta mbare a barra ngarkon,
Besimi prej eje s’mergohet!
Po ngryset kaq shpesh, po erret e nxin,
Shtrengon kaq brenga, rreziku arrin,
Por qielli nis prap kthjellohet!

Kam ngrene, tani po ha sa per tre,
Me ndriti krejt shpirti e zemra me rreh,
Gjithcka e harroj mes defrimi!
Rinia me zjen bertas e gajas,
Kam mall qe te shtrohem nder vene plot gas,
Ngjeroj, me shijo fort ushqimi!

Kam pire me pare, tani s’le sapllak,
Dhe vera na ngre, na ben me cakmak,
Dhe gjuhen na gjidh nga zinxhirat!
Nga vozat po zbrazet e rrjedh me rrembim,
Na ndez kaq deshira, na ngjall kaq besim,
S’na ndalin hendeqet, rrepirat!

Ne valle jam hedhur, ne valle marr zjarr,
Asnje shilarthar dhe asnje valltar
S’erdh rrotull ne valle si flutur!
Dhe kush shume lule ia doli te thure,
Dhe kurre s’i ndau, s’i shkeli ne turr,
I mbeti kurora e bukur!

Ta thurim kuroren! Mos kini ngurrime!
Kush merr trendaflin plot vese e shkelqime
E cjerr vec pak gjemi i mprehte.
Si dje edhe sot shkelqejne fort yjet,
Por larg mjaft i rrijne kujt frikshem ul kryet
Dhe ngrys po gjithnje po ne jete!

Perkthyer nga P. Jorgoni
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Linda per te jetuar.
Jetova per te mesuar.
Mesova te vuaj.
Vuaj sepse me jeten kam luftuar.
Luftoj per te fituar.
Fitoj per te dominuar.
Humbas me krenari.
Krenar se kurre nuk u dorezova
se theni Zoti eshte Nje.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Johann Wolfgang Goethe

''Koha e rinisë''

Më shumë më mundonte vetë jeta, nuk kisha as busull që do t'më kishte bërë shumë punë, pasi sa herë që frynte erë e mirë, shpalosja velat dhe prandaj isha në çdo çast në rrezik të ngecja në ndonjë stom rëre.
Kisha parë gjithë ato gjëra të trishtueshme, të dhimbshme, të pakëndshme; sado i kujdesshëm që të isha, kurrë nuk e ndjeja veten të sigurt nga këto pësime e mundime.
Kishte vite që fati më kishte takuar me disa mësues të aftë, po sa më shumë mësues njihja, aq më pak gjeja atë që kërkoja.

Njëri kishte parim kryesor të jetës shpirtmirësinë e zemërbutësinë, i dyti mendjeshkathtësinë, i treti shpërfilljen e mendjelehtësinë, i katërti frikën e Perëndisë, i pesti zellin e ndjenjën e detyrës, tjetri ngazëllimin e patundur, dhe me radhë; kështu që, pa mbushur mirë të njëzetat, kisha përshkuar shkollat e të gjithë filozofëve moralistë.

Këto mësime ishin më fort në kundërshtim, sesa në pajtim me njëri-tjetrin. Megjithatë, të gjithë bënin fjalë për njëfarë maturie që unë, duke marrë parasysh edhe natyrën time, nuk arrija ta kuptoja fare dhe që asnjë i ri, sado të përpiqet, kurrë nuk mund ta kuptojë.

Tani që i kisha kaluar të gjitha këto mendime dhe mënyra të menduari, sado e gjallë, e lirë dhe e gëzuar të më dukej jeta në rini, gjithnjë më kujtoheshin ato vlera të dëshiruara dhe ato norma të panjohura. Sado i lirë dhe i çlirë të rroja, prapë nuk mund të mos e kuptoja se isha gjithmonë i kufizuar nga rrethanat, dhe atëherë më shkonte mendja se më e mira që mund të bëja ishte që, të paktën nga brenda, të isha i pavarur.
 
Titulli: Johann Wolfgang Goethe

AFERSIA E TE DASHURIT

Përherë të kujtojë,
kur dielli mbi dete, ndriçon për mua
Përherë të kujtoj,
kur hëna mbi re, shkëlqen mbi krua

Përherë të kujtojë,
kur pluhuri mbi shtigje, zë e ngrihet ne erë
Në natë e terr,
kur ecën nëpr brigje, shtegetari I mjerë

Gjithë të ndëgjoj, kur ngrihet valë e thellë
Duke buçitur
Kur zë përgjoj mes pyjeve pa diell
Dhe të nemitur
Gjithë jam me ty: dhe ngado qofsh larguar
Te shoh matanë
Po ngryset: ndrisin yjet e pambaruar
Oh, të ishe pranë
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Pe: Johann Wolfgang Goethe

KثNGA E NATثS

Që nga jastëku i butë i qendisur
Dëgjo-më pak, kur ëndërronj
Kur los vjolinë e zhuritur:
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?

Kur los vjolinë i zhuritur,
Tabor’ i yjve m’a bekon
اdo ndjenjë lart nga qielli zbritur:
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?

اdo ndjenjë lart nga qielli zbritur
Më ngre përpjat’ e më shpëton
Nga zhurm’ e dheut e mërzitur
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?

Nga zhurm’ e dheut e mërzitur
Më shqit edhe më lumëron,
Më fal mëngjsen’ e alladitur,
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?
Më fal mëngjsen’ e alladitur,
Për gjumë n’ëndërr më dëgjon
Ah, nga jastëku i butë i qëndisur:
Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon?
 
Titulli: Pe: Johann Wolfgang Goethe

I PERثNDISHMI

Vetëm njeriu ka në dorë
Të bënjë të pamundurën;
E ndan të bardhën nga e zeza,
Zgjeth e gjykon;
Di dhe zgjeron,
اastin e vogël e madhon.

Vetëm aty ka zotësi
Të mirin t’a çpërblenjë,
të ligun t’a dënojë;
Të shëronj’ e të shpëtonjë,
Të bashkonjë për shërbim
të lajthiturit e t’ arratisurit.

Kështu pra, i nderojmë
Ata që janë të pavdekur
Sikur të kenë bërë madhërisht
Atë që më i miri vogëlisht
Ka bërë e ka dëshëruar.

Burri bujar duhet të jetë
Gati për ndihmë dhe i mirë;
Duhet të jetë i palodhur
Për shërbim e për të drejtë;
Duhet të jetë një pasqyrë
E Shpëtimtarit që po ëndërrojmë.
 
Titulli: Johann Wolfgang Goethe

Prej nga kemi lindur?

Prej nga kemi lindur?
Nga dashuria'.
Si do te ishim ne te humbur?
Pa 'dashuri'.
Cfare na ndihmon per te kapercyer?
Dashuria'.
Ju gjithashtu mund te gjeni dashurine?
Nepermjet dashuruares".
Ajo qe nuk na len te qajme gjate?
Dashuria'.
Se cfare duhet te na bashkoje gjithmone?
Dashuria'....

J. W. von Goethe
 
Lamtumire


Lermja syrit lamtumiren,
qe me goje s'e them dot!
Lamtumira nuk durohet
dhe nje burre une jam sot.


Ne kete ore te trishtuar
dashuria s'embelson;
eshte e ftohte puthja jote,
dora jote s'me shtrengon.


Oh,dikur nje puthje e fshehte
c'me defrente vetvetiu!
C'na gezonin manushaqet
qe ne mars i mbledh njeriu!


Sot per ty s'po bej kurore,
s'keput trendafil te ri.
Pranvere eshte Franciske,
por per mua vjeshte e shi.
 
Kam Dashur, Po Dua Tani...


Kam dashur, po dua tani me me zjarr,
Kam qene sherbyes, tani jam nje skllav,
Me c’zell kam sherbyer kedo!
Por befas me ndezi kjo mike besnike,
Dhe nis ma shperblen cdo dhimbje fisnike,
Per mua s’ka tjeter si kjo!

Besova, tani besoj me pasion!
Ne shkon jeta mbare a barra ngarkon,
Besimi prej eje s’mergohet!
Po ngryset kaq shpesh, po erret e nxin,
Shtrengon kaq brenga, rreziku arrin,
Por qielli nis prap kthjellohet!



Kam ngrene, tani po ha sa per tre,
Me ndriti krejt shpirti e zemra me rreh,
Gjithcka e harroj mes defrimi!
Rinia me zjen bertas e gajas,
Kam mall qe te shtrohem nder vene plot gas,
Ngjeroj, me shijo fort ushqimi!

Kam pire me pare, tani s’le sapllak,
Dhe vera na ngre, na ben me cakmak,
Dhe gjuhen na gjidh nga zinxhirat!
Nga vozat po zbrazet e rrjedh me rrembim,
Na ndez kaq deshira, na ngjall kaq besim,
S’na ndalin hendeqet, rrepirat!



Ne valle jam hedhur, ne valle marr zjarr,
Asnje shilarthar dhe asnje valltar
S’erdh rrotull ne valle si flutur!
Dhe kush shume lule ia doli te thure,
Dhe kurre s’i ndau, s’i shkeli ne turr,
I mbeti kurora e bukur!



Ta thurim kuroren! Mos kini ngurrime!
Kush merr trendaflin plot vese e shkelqime
E cjerr vec pak gjemi i mprehte.
Si dje edhe sot shkelqejne fort yjet,
Por larg mjaft i rrijne kujt frikshem ul kryet
Dhe ngrys po gjithnje po ne jete!
 
Kupidi Dhe Psikja

Muzat menduan te provonin
Psiken me metode ta mesonin
Te bente poezi, por me kot!
Shpirti prozaik s’i bente dot
S’e prekte zeri i lires qiellore
As ne me te bukuren nate verore
Por, ja, erdhi Kupidi i zjarrte:
Dhe kursi u krye per nje nate.

goethe 1.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Me nje gjerdan te arte

Kjo flete ty te sjell gjerdhanken
Qe, duke e hapur mire e mire,
Me njeqind hallkeza te ngjitet
Rreth qafes sate ka deshire

Ti merrja mendjevogelcakut,
Se me gjith’ shpirt vjen te ta jape;
Nje gje stolie eshte diten,
Ne mbremje mund ta hedhesh prape

Po ne te sjellte ndonje tjeter
Gjerdhan te rende qe kushton
S’ta marr per keq, o moj Lizete
Kur te te shoh se po nguron.
 
Te Zgjedhures

Dora dorën, buza buzën,
Vajzë e dashur, mbamë besë!
Lamtumirë! Ndaj shkëmbinjve
Dashurori shkon me shpresë,
Po në prektë pas fortunës
Skelën qe shikon ndër sy,
Perenditë e ndëshkofshin,
Në shijoftë gjë pa ty.

Kush guxon, po ka fituar,
Gjysma do te thotë fundi!
Yjet unë i kam si diell,
Vec frikaci s’sheh gjëkundi.
Sikur t’isha pranë teje,
Do të ndieja shqetësim;
Po kjo largësi e madhe
Vec për ty më jep guxim.

E kam gjetur dhe luginën,
Ku së bashku do shtegtojmë;
Lumëthin ne mbrëmëherë,
Se si shket do ta shikojmë.
Këta plepa mbi livadhe.
Këta lisa në blerim!
Ah! pas tyre do të gjenim
Një kasolle për shtrehim.
 
Këtu jemi mbledhur për qejf e gëzim,
Vëllezër, pra, Ergo Bibamus!
اdo gojë po hesht, çdo gotë tingëllin,
Pa rrokuni! Ergo Bibamus!
E vjetër kjo fjalë e plot mençuri;
Ia vlen për fillim, vazhdim në gosti,
Shpërthen një kumbim nga ky vend tani,
Një e madhërishme, Bibamus!

E pashë miken time, më pa edhe ajo,
Mendova pra: Ergo Bibamus!
Bri meje më rri, po shpejt fryn nga do,
Rënkoj dhe mendoj: Bibamus!
Dhe kur puthje e saj ndër zemra zgjon mall,
Dhe kur brengë e hidhur nën dhe ment iu kall,
Gëzohuni: Ergo Bibamus!

Ky fat larg nga shokët më shtyn s’di për ku,
Pra ejani! Ergo Bibamus!
Po ndahem e trastën e mbështes pak mbi gju,
Dy heras pra: Ergo Bibamus!

Kopraci ta fsheh në xhep çdo para,
Gazmori gazmorin huan, or vëlla!
Vëllezër, pra: Ergo Bibamus!

ا’të themi, mor shokë, më tepër për sot,
Do thoja veç Ergo Bibamus!
Kjo ditë s’i ngjet një tjetre, miq, dot
Prandaj dhe njëherë: Bibamus!
Në ndjeni veç gaz, e hapur po rri
Kjo derë, dhe qielli shndrit plot freski,
Na ndrit kjo fytyrë krejt gaz, dashuri,
Ne pijmë e këndojmë: Bibamus!


:)
 
Mall


C’ma prek keshtu zemren?
C’me ben qe te ziej?
C’me shtyn te largohem
Prej dhomes pertej?
Po ndrit cip’ e reve
Rreth shkembit ajte!
Atje do te vete,
Atje n’ate dhe!

Ja, korbat ne ere
Flatrojne me gaz;
Perzihem mes tyre,
Mes tufes humbas
Dhe malit e murit
I vijme perqark;
Ajo eshte atje poshte,
Ajo eshte atje larg

Ajo vjen e endet,
Une ik, fluturoj,
Ne pyllin e dendur
Si zog po kendoj
Dhe e ndal ajo hapin
E qesh e pergjon:
“Ai kendon embel,
Per mua kendon”

Po i lan perendimi
Kodrinat me ar;
Sodit bukuroshja
Me shpirt mendimtar
Dhe shkon buze lumit
Mbi bar e stoli
Dha hapat i zhduken
Ne terrin e zi

Sakaq une shfaqem
Si yll shkelqimtar
“Kaq afer, kaq larg,
C’ndricon posi zjarr?”
Ti fort e mahnitur
Shkelqimin e pe;
Por mua te lumtur
Nder kembe me ke.
 
“Secili të pastrojë derën e vet dhe… e gjithë bota do jetë e pastër”/ 50 thënie të “njeriut të fundit që di çdo gjë”

I konsideruar nga Albert Ajnshtajn si “njeriu i fundit në botë që di çdo gjë”, emri Johan Volfgang von Gëte i ka kaluar kufijtë e Gjermanisë.

Johann Wolfgang von Goethe (Johan Volfgang von Gëte) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.

Dijetari gjerman themeloi edhe shkencën e kimisë njerëzore dhe zhvilloi një nga teoritë më të hershme të njohura të evolucionit.

Ai është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore, ndaj 50 thëniet e tij të mëposhtme nuk duhen humbur…

1. اfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

2. Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.

3. Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.

4. Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim.

5. Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet.

6. Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.

7. Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata.

8. Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë.

9. Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme.

10. Mosha na tregon sa fëmijë kemi mbetur.

11. Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë.

12. Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.

13. Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.

14. Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm.

15. Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin përgjithmonë.

16. Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse t’i nuk respekton asgjë.

17. Disa defekte janë të domosdoshme për hir të individualitetit.

18. Karakteri formohet nëpër shtrëngatat e botës.

19. Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndihesh i zoti t’i bësh.

20. Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit.

21. Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër.

22. Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël.

23. Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona.

24. Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë.

25. Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.

26. Dyshimi rritet sa më shumë që të dimë.

27. Mos ëndërro ëndrra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve.

28. Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri.

29. اdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë.

30. Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet.

31. Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë.

32. Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni gjërat e mira që i ke në atdhe.

33. Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes.

34. ثshtë i vdekur në këtë botë, ai që nuk beson në një botë tjetër.

35. ثshtë më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.

36. Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori.

37. Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra. Mos o Zot që ta njoh.

38. Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete.

39. Nëse fillon të mendosh për gjendjen tënde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sëmurë.

40. Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.

41. Më mirë të mashtrohesh nga miqtë, se t’i mashtrosh ata.

42. Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër.

43. Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre.

44. Asgjë nuk është më e vlefshme se dita e sotme.

45. Pasionet janë vese ose virtyte në kulmet më të mëdha të fuqisë së tyre.

46. Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurt.

47. Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.

48. Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.

49. Ai që zë vendin e parë, rrallë e luan rolin kryesor.

50. Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

Përgatiti: Vasil Fype/ TiranaObserver
 
Si Erdhe Ti?


Si, erdhe ti?!
Plot mall syte s’i ngrita
Dhe s’te dallova, kur u ktheve, jo!
O çast i lumtur e qe s’kthehesh! ا’prita?
Mos jam i verber? Si me ndodhi kjo?

Ti mua do me japesh pak te drejte
Ne do mundohem te te ngushulloj
Kur afer je nga syte me shket lehte
Kur ndodhesh larg me shfaqesh para, moj!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top