Jo përplasje qytetërimesh, por përplasje ndërmjet fesë dhe pafesë

Ado

FISEBILIL-LAH
Jo përplasje qytetërimesh, por përplasje ndërmjet fesë dhe pafesë

Nexhat Ibrahimi

“O ju që besuat! Kush prej jush largohet nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull), dhe ata e duan Atë (Zotin) …”. (El-Maideh, 54.)

“…kundërshtarin të cilin dikush nuk e pëlqen së pari e paraqet në formë të shtrembëruar e pastaj për*pi*qet ta shkatërrojë si përbindëshin”. (J.W.Goethe, Dichtung und Wahreit, band 16, s.1)[1]


Hyrje

Përse Kashmiri? Përse Palestina? Përse Algjeria? Për*se Filipinet Jugore? Përse Xinjiangu? Përse اeçenia? Për*se Sudani? Përse Bosnja? Përse Kosova? Përse Af*ga*nis*tani? Përse Iraku? Përse ….!
Përgjigjja mund të jetë gazetareske, politike, shken*core, historike, shpirtërore ose e kombinuar. Por, secila nga përgjigjet për këto ndodhi tmerruese janë një sprovë dhe sfidë individuale apo kolektive e muslimanëve në botë. Megjithatë, përgjigjja më e plotë do të jetë ajo his*to*rike, krahasuese, analitike. Shekujt e fundit flasin për ngrit*jen dhe dominimin e qytetërimit perëndimor, për*pa*rimin e tij në aspektin ushtarako-teknik, politik, eko*no*mik, kulturor dhe shkencor. Për shumë shkaqe, por para së gjithash për shkak të rivalitetit fetar, politik, eko*no*mik e të tjera, aktivitetin e tij politiko-ushtarak Pe*rën*di*mi e drejtoi nga bota muslimane. Me shprehjen Pe*rën*dimi, me këtë rast nënkuptojmë, siç e përkufizon këtë edhe S. H. Nasr, Perëndimin rigjid, shekullar dhe push*tu*es, modernist, i cili refuzon vlerat tradicionale të fesë dhe Kristianizmit, e jo Perëndimin i cili është qytetërim vëlla me qytetërimin islam.[2]
Faktorët destabilizues botëror

Shekulli XX solli ndryshime rrënjësore politike, eko*no*mike dhe demografike gati në tërë botën. Shumë ven*de muslimane arritën pavarësinë territoriale apo gjysmë te*rritoriale, por jo edhe pavarësinë politike dhe eko*no*mi*ke. Këto vende qëndronin para dilemës: si të qeveriset po*litikisht vendi pas kolonializmit? Si të veprohet, si t’u ndih*mohet pakicave muslimane në Indi (Xhamu dhe Kash*mir), Bashkimin Sovjetik (اeçeni etj.), Kinë, Ju*go*slla*vi (Bosnjë dhe Kosovë), edhe pse ato nuk janë pa*ki*ca, ngaqë numri i muslimanëve arrin dhjetëra milionë e në disa vende edhe në dhjetëra e qindra milionë mus*li*ma*në, por që për shkak të komploteve nga ana e fuqive bo*tërore[3] apo të rrethanave inferiore të muslimanëve nuk kanë arritur të pavarësohen. Rrëmuja politike dhe ush*tarake aktuale botërore, por edhe e vendeve mus*li*ma*ne, është rezultat dhe pasojë edhe e kërkimit të iden*ti*tetit politik, ekonomik dhe kulturor të shumë popujve mus*limanë. Këto përpjekje, B. Luis i quan “më e pakta që mund të thuhet zhgënjyese, kurse përpjekjet për të mo*dernizuar ushtrinë janë “një sërë disfatash posh*të*rue*se”, përpjekjet për prosperitet ekonomik “kanë sjellë var*fërim dhe një ekonomi të korruptuar, të varur nga ndih*mat e jashtme, ndërsa në vendet e tjera islamike ato kanë sjellë varësinë e rrezikshme nga një burim i vetëm, ve*tëm nga energjia e fosileve. …”.[4]
Ndonëse Islamin Evro-perëndimi e sheh si “kër*cë*nim të trefishtë: politik, qytetërues dhe demografik”[5] dhe që të tre faktorët kanë rolin, fuqinë dhe lidh*sh*më*ri*në e ndërsjellë, megjithatë shkaku më serioz dhe më i thellë në tërë këtë konglomerat shkaqesh e faktorësh është zgjimi, kërkimi dhe konfirmimi i vlerave tra*dicionale religjioze dhe tradicionale qytetëruese islame nga ana e shumë popujve muslimanë. Këtë ritëm po e ndjek edhe Budizmi në Indi, Konfuçionizmi në Kinë etj.. Ndaj, procesi i kthimit drejt traditave dhe vlerave të kon*firmuara që shohim dekadave të fundit nuk është ima*nent vetëm për religjionin e Islamit, por edhe për re*li**gjionet e tjera, por ja që vetëdijësimi islam i mus*li*ma*në*ve është në epiqendër të ndodhive. Kjo mbase po ndodh edhe për shkak të pozitës gjeografike, gjeopolitike dhe gjeo*strategjike të shumicës së vendeve muslimane. Tërë këto kultura dhe qytetërime duan të bëjnë jetë të pa*va*rur, por këto dëshira kanë hasur në keqkuptim të pe*rën*di*morëve dhe të hegjemonisë së tyre. Në Perëndim që prej disa shekujsh ekziston bindja dhe paragjykimi se i vet*mi qytetërim global është ai perëndimor dhe asnjë tje*tër.[6] I vetmi ai është universal dhe vetëm ai është masë dhe kriter i të gjitha ndodhive. Kjo kulturë dhe qytetërim et*nocentrik i quan të gjithë popujt e tjerë të vegjël dhe të pa*aftë për të bartur përgjegjësinë për botën. Duke e për*shkru*ar botën perëndimore, Franc Fanon pohon: “Kisha, si institucion fetar i Kristianizmit, në koloni (çfa*rë është Kosova etj. – NI) është Kishë e të bardhëve, e të huajve. Ajo nuk e fton njeriun e kolonizuar në rru*gën e Zotit, por në rrugën e të bardhit, në rrugën e zo*të*ri*së, në rrugën e shtypësit.”[7] Thënë me gjuhë konkrete, sy*nimi evroperëndimor në Kosovë është “jo vetëm t’i fre*nojë ata njerëz të robëruar, por edhe t’i de*hu*ma*ni*zo*jë”. “Asgjë nuk do të kursehet për t’i zhdukur traditat e tyre, për t’i zëvendësuar gjuhët e tyre me tonat, për ta shka*tërruar kulturën e tyre pa ua dhënë tonën.”[8] Pe*riu*dha nga viti 1999 e këtej është provë e padiskutueshme e kë*tij ritmi.
Mirëpo, çdo diskutim, çdo debat apo çdo përgjigje të kësaj ideje Perëndimi dhe nga puthadorët e tyre në to*kat shqiptare i quajnë armiqësore. Këtë Hantingtoni e ka quaj*tur “Perëndimi kundër pjesës së mbetur” (The West ver*sus the rest).[9] Shembujt e këtillë janë të shumtë dhe mjaft brutalë dhe mund t’i hasësh në të gjitha rrafshet dhe në të gjitha ambientet.
Sipas S. H. Nasrit, problem vijues në botën mus*li*ma*ne është edhe problemi i krijimit të shtetit të Iz*rae*lit.[10] Me dekada të tëra ky problem është aktual dhe nev*ralgjik në tërë botën muslimane, nga Indonezia e Ma*laj*zia e deri në Marok, nga Kosova dhe Bosnja e deri në ce*pat më të largët në jugun e Afrikës. Krijimi i shtetit të Iz*raelit në tokën palestineze dhe mohimi i shtetit pa*les*ti*n*ez, që ekzistonte deri atëherë, nuk është konsideruar ve*tëm problem palestinezo-izraelit, por gjitharab dhe gjithë*musliman.[11] Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë. Një shqyr*tim komplet nuk duhet ta shpërfillë asnjërin prej tyre.
Luftërat lokale si faktorë vendimtarë të paqes botërore

Si të kuptohet në Perëndim por edhe në botë për*gjithë*sisht dukuria e luftërave dhe konflikteve lokale pas Luf*tës së Dytë Botërore? Ndonëse në pikëpamje ter*ri*to*ria*le janë lokale, ato, për nga përmasat e dhunës dhe të dë*meve, për nga implikimet politike, ekonomike, kul*tu*ro*re, mund të quhen të përmasave globale. Nëse i he*dhim një vështrim luftës palestineze, luftës çeçene, luftës bosh*njake dhe luftës shqiptare në Kosovë, pastaj luftës në Afganistan etj., do të shohim se këto janë luftëra to*ta*le, me pasoja të parametrave botërorë dhe afatgjatë. Në anën tjetër, shkencëtari S. H. Nasr, duke komentuar luf*të*rat lokale, pohon në mënyrë metaforike se “nëse është përm*bytur shtëpia jote, për ty tërë bota është përm*by*tur”[12]
Problem tjetër është që çështja e përkufizimit të luf*të*rave botërore dhe lokale është edhe ajo nën ndikimin e fu*qishëm dhe në pajtim të plotë me interesat evro-pe*rën*dimorë-centristë[13] dhe evro-kristo-centristë.[14] Nëse luf*tërat kanë përfshirë evro-perëndimin dhe nëse Pe*rën*di*mi është ngatërruar në masë të caktuar në këto luftëra, këto luftëra ai quan botërore. Kjo do të thotë se Pe*rën*di*mi mendon se ai është tërë bota dhe gjërat i sheh ve*tëm nga këndi i tij. As teoria e Hantingtonit mbi luftërat me bazë qytetëruese, mbi aleancat në bazë të di*ver*gjen*ca*ve apo konvergjencave qytetëruese, nuk është e qën*dru*eshme, as në këtë aspekt, sepse luftërat an*ti*mus*li*ma*ne të dekadave të fundit nuk janë luftëra për imponimin e qytetërimin vetjak, për dominimin kulturor e të tjera si ai, por janë luftëra të shfarosjes fizike, biologjike, his*to*ri*ke, kulturore të atyre popujve.[15] S. Hantingtoni sheh dy rre*ziqe kundër Evroperëndimit: Islamin dhe Kon*fu*çio*niz*min kinez dhe aleancës së tyre në shekullin XXI.[16] Mi*rëpo, ai rekomandon që të mos preket Kina, por Is*la*mi, që ai të nxirret nga takti dhe të zhduket, duke ia dhënë këtë rol NATO-s, si mbrojtës të qytetërimit pe*rën*dimor pas Luftës së ftohtë.[17] Si mund të kuptohet ndry*she lufta e gjatë shfarosëse kundër muslimanëve në Fi*lipine nga ana e kristianëve, kundër muslimanëve të Kash*mirit në Indi nga hindusët, kundër muslimanëve çe*çenë në Rusi nga kristianët ortodoksë, kundër bosh*nja*këve dhe shqiptarëve nga ana e Serbisë ortodokse.
Shekulli XXI – jo luftë ndërfetare, por luftë ndërmjet fesë dhe pafesë

Në mungesë të besimit të vërtetë, thuajse është bërë rre*gull, që në fund të shekullit apo pas ndonjë ndodhie të çuditshme, të përhapet në popull ndjenja e frikës, skep*ticizmit. Kështu ndodhi edhe në fundin e këtij she*ku*lli me shumë “profeci të marra”, por edhe me profeci të llojit të F. Fukujamës se në shekullin e XXI do të ketë kon*flikte ndërmjet feve të mëdha botërore.[18] Përkundër disa elementeve të homogjenizimit të aleancave të ndry*sh*me në Perëndim, në Rusi etj., këto parashikime janë ta pa*qëndrueshme. Shanset më të mëdha janë që konflikt të ketë jo ndërmjet feve, por ndërmjet fesë dhe pafesë, ndër*mjet besimtarëve dhe jobesimtarëve. Këtë shenjë e ja*pin shumë indikatorë, madje edhe prova. Lufta tashmë disa*shekullore kundër fesë nëpërmjet shekullariz/i/mit, lai*ciz/i/mit dhe formave të tjera antifetare, qëndrimi pe*rën*dimor liria nga vetë feja (freedom from religion) në vend të liria e fesë (freedom of religion) çon drejt luftës ndër*mjet fesë dhe pafesë, të kamufluar si luftë ndërmjet feve.[19] Ndonëse në Perëndim ka fare pak fe, pak Kris*tia*nizëm, megjithatë është një tendencë e lehtë drejt Kris*tianizmit tradicional, kundrejt Perëndimit rigjid dhe an*tikristian, laik dhe shekullar. Nëse krahas kësaj vësh*troj*më shtetin më të perëndimizuar të Azisë, Japoninë, do të shohim qartë tendencën e aziatizimit të Japonisë, kon*fucianizimit të Kinës, hinduizimit të Indisë, is*la*mi*zi*mit të vendeve islame. ثshtë e qartë simpatia ndaj tra*di*tës në të gjitha këto sisteme vlerash botërore dhe këtu sh*ihet mundësia e konfrontimit me shekullarizmin dhe mo*dernizmin e shekullit XXI.[20]
Një herë për një herë, Perëndimi shekullar e mo*der*nist ka në dorë shumicën dërrmuese të mediave dhe për*pi*qet, nëpërmjet frikësimeve, ta thellojë urrejtjen kundër fesë. Këtë lojë të fëlliqur e bën sidomos me Islamin, duke e paraqitur atë si monstrum. Ky ritëm ka filluar në mes*jetë për të vazhduar deri në ditët aktuale. Duke ana*li*zu*ar këtë gjendje, autori perëndimor R. W. Southem për pe*riudhën pas kryqëzatave, pohon: “Islami u bë i njohur në Perëndim por nuk u kuptua”, kurse autorët kristianë mes*jetarë i përshkruan si ata që “kënaqeshin në injo*ran*cën e imagjinatës triumfale”.[21]
Me dallim nga kohët e hershme, në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, Islami për herë të parë në histori, për shkak të lidhshmërisë aktuale të fak*to*rëve gjeopolitikë, është në konfrontim me religjionet krye*sore botërore: me Judaizmin në Lindjen e afërme, me Kristianizmin në Bosnjë, Kosovë, اeçeni, Nigjeri, Su*dan etj., me Hinduizmin në Azinë jugore, me Kon*fu*cio*nizmin dhe Taoizmin në Kinë etj., dhe kjo gjendje kri*jon bindjen se shekulli XXI do të bëhet shekull i luf*tës ndërmjet Islamit dhe qytetërimeve të tjera botërore. Por, këtu nuk do të thellohemi në arsyetimin e kësaj gjen*djeje, sepse kjo, në vija të shkurtra, u bë gjatë tërë shkri*mit, por do ta citojmë thënien vijuese: “Përse do të du*hej ta përvetësonim proklamatën mbi të drejtat e nje*ri*ut të formuluara nga forcat, të cilat i kolonizuan dhe i gr*abitën vendet tona.” (Shirin Sinnar).[22]


Dialogu ndërmusliman

Ka shumë kohë që bota muslimane nuk ka strategji po*litike, ekonomike, kulturore. Bota islame sot nuk ka plat*formë moderne veprimi, por as nuk e ka ruajtur plat*for*mën e vjetër tradicionale me të cilën hyri në skenën bo*tërore. Shkaqet e kësaj gjendjeje janë të shumta, por dy janë kryesoret: shkaku i parë është kolonializmi dhe i dyti janë vetë muslimanët që imitojnë konceptet e huaja, të tipit socializmi islam, komunizmi islam, demokracia is*lame, liberalizmi islam etj. [23]
Përvetësimi pa kritere dhe pa studime i ideve dhe kon*cepteve të huaja, të institucioneve politike, eko*nomike dhe kulturore të huaja shkaktoi në botën mus*limane përplasje të tmerrshme. Pse, sepse përvetësimet ishin bërë nga strukturat shtetërore e jo nga populli. Në po*pull, tradita islame ishte e gjallë dhe paraqiste një pe*sho*jë e mirëfilltë ndërmjet të mirës dhe të keqes për mus*limanët. Por, pa dyshim, institucioni që më së shum*ti e dëmtoi doktrinën politike islame ishte nacionalizmi, pro*dhim ky i Revolucioni Francez (1789-1793). Ky ‘vi*rus’ brenda shekullit u përhap ndër muslimanët, kështu që kemi nacionalizimin arab, persian, kurd, turk. Brenda kë*tyre nacionalizmave, filluan të paraqiteshin edhe na*ci*o*na**lizimi egjiptian, libian, algjerian e në fund të shekullit XIX e më vonë u paraqit edhe nacionalizimi shqiptar etj. Këta nacionalizma shkatërruan thuajse tërësisht struk**turën tradicionale politike islame, e cila zinte fill në she**riat, respektivisht në Kur’an dhe Sunnet. Shumica mus**limane, që jetonte tradicionalisht në pajtim me Is*la*min, u vu në shënjestër të strukturave të reja politike. Mus**limanët filluan të quhen “relikte të mesjetës”, fun*da*men*talistë, radikalistë, kurse shtetet e reja nacionaliste mus*limane, të formuara sipas standardeve perëndimore, mba*nin vulën e përhershme të kolonializmit. Deri sa në të kaluarën halifati musliman kujdesej për muslimanët në botë, tash mbi një shekull muslimanët janë lënë në më*shi*rë të armiqve.
Nuk ekziston një shtet i fortë musliman që do të mbron**te muslimanët, siç është ShBA dhe ajo që sot qu*het ren*di botëror, apo rendi i ri botëror. Mungesa e një trupi gjith*is*lam, i një shteti të fortë islam bëri të mundur që Ame*rika të in*tervenojë kundër Irakut në mbrojtje të Ku*vaj*tit, por jo në mbroj*tje të Tibetit kundër Kinës, të vo*no*het ndërhyrja në Bos*një, të nisë lufta në Kosovë, kur di*hej që më parë kush ishte agresori e kush viktima. Nëse muslimanët mendojnë se*r*iozisht për këto çështje do të shohin se pika qendrore du*het të jetë mungesa e një force të madhe islame, e cila do të merrte vendime dhe e cila do të ishte partner i Pe*rën*di*mit e jo vasal po*li*tik e ekonomik i tij.[24]
Kjo duhet t’i shtyjë muslimanët që gjendja e krijuar në të kaluarën të ndreqet. Kjo gjendje gjeti shprehje në dë**shirën për bashkimin e sërishëm, të cilin bota e quajti pa**nislamizëm, në krye me Xhemaluddin El-Afganiun. Edhe pse në pikëpamje popullore, ideologjike bota mus*li**mane ishte e bashkuar, këtë gjendje ajo nuk e kishte në as**pektin politik, ekonomik dhe komunikues, në mun*ge*së të institucioneve efikase politike, ekonomike dhe ko*mu*nikative. Me gjithë dallimet medhhebore, sektare, gju*hë*sore dhe racore, bota muslimane ishte e lidhur fu*puth*misht me kelimei-tewhidin, Nuk ka hyjni tjetër pos Allahut. Këtë e dëshmon bashkëpunimi i muslimanëve të zonave të ndryshme muslimane, me gjithë mosbashkëpunimin e shtre*sës politike të atyre zonave.
Por, ky unitet intelektual, shpirtëror në botën mus*li*ma*ne filloi të rrënohej me fillimin e modernizmit. Na*ty*risht, modernizmi erdhi nga jashtë, por shkaktoi pro*ble*me brenda. Kundërvënia e pjesshme, sikurse e lëvizjes se*nusite me Omer Muhtarin, nuk dha rezultat.[25] Bota mus*limane filloi të modernizohej në të gjitha aspektet, në rrafshin politik, arsimor. Egjipti, Turqia, India mus*li*ma*ne ishin avangardë në këtë aspekt. Madje, edhe një M. Ab*duhu u entuziazmua nga disa arritje të mo*der*niz*mit[26].
Ringritja e unitetit musliman mund të ndihmohet edhe me dialogun ndërmusliman, sidomos me dialogun suni-shi’i, marrëdhëniet e të cilëve janë keqësuar si*domos në dy shekujt e fundit. Përpjekje për të nisur një afrim ndërmusliman ka bërë shejhu i Ez’herit, Mah*m*ud Sheltut, por më vonë këto përpjekje janë mekur.
Muslimanët janë vëllezër në fe dhe të gjitha mos*ma*rrë*veshjet vëllezërit duhet t’i zgjidhin me konsultim, ma*rrë*veshje dhe dialog. Si bazë për dialog duhet të shërbejë fi*zionomia e brendshme e trashëgimisë islame, jo e ka*lua*ra historike dhe prapavija politike.


Perspektiva e botës muslimane
Bota muslimane, ndryshe nga shumë kultura e qy*te*të*rime të botës, ka ruajtur traditën e pasur brenda vetes. Këtë e pohon edhe intelektuali rus Aleksandër Sol*zhe*nji*cin, duke thënë se bota islame ka ruajtur shumë forma të traditës së vet, se bota islame është e pasur me traditë, si*domos “ndaj mjedisit jetësor”. Ky fakt përgënjeshtron po*himin e jomuslimanëve se bota islame është e pasur me naftë dhe gas, thua se aty s’ka vlera të tjera, pos vle*ra*ve materiale, të cilat një ditë do të konsumohen.
Mendojmë se Aleksandër Solzhenjicin ka të drejtë që pa**rashikon lulëzimin e botës muslimane, duke u mbësh**tet*ur në shpirtëroren që e posedon ajo, në dijen mbi Zotin, mbi nje*riun dhe mbi natyrën. Këta faktorë, në mënyrë kom**ple*men*tare, bashkë me resurset na*ty*ro*re, do ta ndih*moj*në kthi*min e botës muslimane në epi**qen*dër të ndo*dhi*ve botërore. Kjo vlerë e mus*li*ma*në*ve do të vijë në shpreh*je kundrejt Pe*rën*dimit, i cili kon*siderohet si qytetërimi më i pafe, më jo*re*li*gjioz në his*torinë e nje*rë*zisë, por edhe kun*drejt zgjimit të Kon*fucianizmit në Kinë dhe Budizmit në Ja*poni.[27]


Standardet e dyfishta

Perëndimi përdor disa standarde në raport me botën pë*rreth, në varësi nga pala me të cilën komunikon. Kështu, disa shtete kanë me qindra e mijëra bomba bër*tha*more, sikurse ShBA-të, Rusia, Franca, Anglia, Izraeli, Kina, India dhe askush këto bomba nuk i quan kristiane, kon*fucianiste apo budiste. Mirëpo, përpjekjet për të pro*dhu*ar (Libia, Irani) apo prodhimi i po këtyre bombave në vendet muslimane (sikurse Pakistani), Perëndimi e ci*lë*son si bomba atomike islame! Kjo bëhet kryesisht për shkak se Perëndimi, për arsye propagandistike, e për*shkruan Islamin si armik të tij. Por, ka edhe njerëz të ma*tur, që janë për dialog me muslimanët dhe arabët. Ka edhe hebrenj që duan dialog, edhe pse deri tash janë në pa*kicë. Mirëpo, edhe në mesin e atyre që duan dialog ka një problem. Para disa vjetësh u organizua një tryezë e rrum*bullakët me titull “Muslim Perception of the West – Western perception of the Muslims”. Intelektuali turk A Davutoglu bëri një vërejtje për titullin e tubimit, duke thek*suar se çështja nuk qëndron në pyetjen se si e sho*hin muslimanët Perëndimin apo si i sheh Perëndimi mus*limanët, por se si e sheh vetë Perëndimi Perëndimin dhe si i shohin vetë muslimanët muslimanët. Nëse Pe*rën*dimi vazhdon të mbyllet ai do të tretet në uni*ver*sa*liz*min përreth ashtu siç u tret Roma në Kristianizmin e asaj kohe diç më universalist.[28]
Qarqe të caktuara evro-perëndimore nuk ia vënë ve*shin kandidatit amerikan për kryetar, Bjukenen për fjalët e tij “Amerika kristiane”, apo nuk qajnë kokën për kon*flik**tet protestanto-katolike në Irlandë dhe Britani, duke i quaj***tur këto konflikte “katolike” apo “protestante”.[29] Mi**rë*po, kur është fjala për vendet muslimane, situata ndry**shon. P.sh.: Bosnja etiketohet si “qeveria me shu*mi*cë mus*limane”, “armata boshnjake kryesisht muslimane” etj., ose rasti me Shqipërinë: kur themelohet partia de*mo**kris*tiane dhe kur kjo parti vëllazërohet me ndonjë par**ti si*mo*tër në Evropë nuk bëhet vërejtje, madje ky vep**rim kon*siderohet i avancuar, integrues, por kur the*me**lohet një parti me çfarëdo prefiksi apo koloriti islam, atë**herë kri*johen afera politike të rendit të parë. Kur Shqi**përia u anë*tarësua në Konferencën e Vendeve Is*la*mi*ke u ngrit shumë pluhur, që më vonë kryeministri shqip**tar Fatos Nano ta pezullojë këtë anëtarësim. Diçka e ngjashme është edhe në Kosovë: اdo vlerësim pro vle*ra*ve islame cilë*sohet si radikalizëm islam, si fun*da*men*ta*li**zëm islam, kur*se veprimet absurde me karakter fetar kris*tian katolik të Ibrahim Rugovës heshten, me ar*sye*ti*min se sa të vdesë ai do të braktisen edhe “budallallëqet” e tij.
ثshtë për t’u çuditur: përse nuk quhet armata ita*lia*ne “armata katolike”, armata kroate “armatë katolike”, ar****mata serbe apo ruse “armatë ortodokse” etj. Ndoshta kjo është pasojë e mungesës së një strategjie mediatike. Për këtë duhet marrë mësim nga hebrenjtë dhe kodeksi i tyre. Jo pse ata veprojnë drejtë, por për arsye të di*na*mi*kës dhe gjithpërfshishmërisë së tyre në mbrojtje të heb*ra*i*këve.[30]
Në fund të fundit, vendet evro-perëndimore kanë një pozicion të njohur ndaj shumicës së vendeve arabo-is*lame: “Neve nuk na intereson ç’bëni me popullin tuaj në shtëpi derisa bashkëpunoni në plotësimin e nevojave tona dhe i mbroni interesat tonë”[31]


Perspektiva e problemit: Të respektohet e drejta e Zotit dhe e drejta ndaj të gjithë të tjerëve
Kristianizmi tradicional dhe Islami tradicional flasin për të drejtat përgjithësisht, në të cilat përfshihen të drej*tat njerëzore, por edhe të drejtat e kafshëve, bimëve; me një fjalë: të drejtat e të gjithëve. Mirëpo, duke mohuar vle**rat tradicionale kristiane, Perëndimi ka nxjerrë de*ka*da**ve të fundit disa moda në tarnsformim e sipër. Sa për kuj**tesë, le të themi se fjala “e drejta” përcillet zakonisht me parashtesa apo prapashtesa të llojllojshme. Për shem*bull, gjatë shekullit XIX dhe XX kemi parullën “mbi të drej**tat e femrës”. Më pastaj në modë erdhën parullat “mbi të drejtat qytetare”, “mbi të drejtat e njerëzve jo të bar**dhë”. Në pjesën e dytë të shekullit XX, fillon një at*mo**sferë e re, në të cilën trajtohen “të drejtat e shtazëve” dhe vetëm kohëve të fundit flitet “mbi të drejtat e nje*ri*ut” etj.. Kjo tollovi shprehjesh dhe ky konfuzion ter*mash si duket është rezultat i harresës të së drejtës së Zotit, të cilin e kishte edhe Kristianizmi në fillimet e tij, që Is*la*mi e quan hukuk’ull-llah. Njeriu besimtar pranon se Zoti është krijues i njeriut, Ai na pasuroi me mendje, men*çuri, shpirt dhe zemër. Zoti, i ngahershëm dhe i për*her*shëm një sasi të të drejtave të Tij ia dhuroi njeriut, me çka e ndërgjegjësoi dhe e bëri të përgjegjshëm, e bëri bar*tës të disa detyrimeve dhe përgjegjësive. Ky detyrim dhe kjo përgjegjësi vijnë si borxh (dejn) të cilin, në*për*mjet fesë (din), ia detyrojmë Zotit dhe duhet t’ia kthej*më.[32]
Sipas Islamit, njeriu ka të drejta dhe detyrime ndaj Zo*tit, pastaj të drejta dhe detyrime ndaj njerëzve të tjerë, ndaj vetes, ndaj shtazëve, bimëve … Mundësia e kur*ba*nit të shtazëve të caktuara tregon qartë se e drejta dhe për*gjegjësia ndaj shtazëve dhe bimëve bën pjesë në të drej*tat e Zotit.
Pra, problemi është në faktin se të gjitha qytetërimet tra*dicionale e kanë njohur Absolutin, e kanë besuar Atë dhe njeriu ka ekzistuar vetëm në kuadër të këtyre të drej*ta*ve e jo me të drejta absolute për njeriun. Muslimanët be*sojnë se të drejtat e njeriut rrjedhin nga Allahu dhe Mu*hammedi a.s..[33] Sa herë që njeriu i ka shkelur kom*pe*tencat e tij është bërë rrëmujë në të gjitha fushat e je*tës. Kjo gjendje është drastike sidomos gjatë viteve të fun*dit, kur njeriu shekullarist uzurpoi të drejta absolute për vetveten.
Gjendja në rrugët e qyteteve amerikane, ku njeriu është tejet i pasigurt gjatë natës dhe gjendja nëpër rrugët e një qyteti sikurse Kajroja, apo Stambolli, ka dallim thel*bësor në dobi të vlerave tradicionale fetare kundër aty*re shekullariste. Mirëpo, aty ku vendet muslimane i shke*lin të drejtat hyjnore në dobi të atyre shekullariste, aty ku është imituar Perëndimi dhe sistemi i tyre politik, ekonomik e kulturor, kemi po atë gjendje të Perëndimit.[34]


Perspektiva e popullit shqiptar si urëlidhjeje ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit
Kosova dhe tokat shqiptare, nga ana gjeografike dhe ideo*logjike, gjenden ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Ndo*nëse zyrtarisht vende shekullare dhe ndonëse udhë*heq*ja politike dhe intelektuale ka një disponim pro*kris*ti*an, e ndikuar nga e kaluara dhe e tanishmja, popullsia, në shu*micë dërrmuese muslimane, ka ofruar më herët dhe of*ron edhe sot e gjithë ditën një bashkëjetesë maksimale. Për*kundër këtij fakti, Kosova, pak a shumë edhe trojet e tjera shqiptare, gjatë dy dekadave të fundit përjetuan dhunë të paparë dhe për të kushedi se satën herë dhanë edhe një provim të rëndë. Populli shqiptar (por edhe i ven*deve me fat të ngjashëm, si boshnjakët, çeçenët) u bë sim*bol i qëndresës dhe ekzistencës, madje edhe ndër jo*mus*limanët.
Kosova me muslimanët e saj nuk janë të huaj për Ev*ropën. Populli i saj nuk është ardhës, siç janë shumë po*puj në Evropë. Për këtë arsye, në një periudhë më të ar*syeshme politikisht, pas dështimit të njëpasnjëshëm të pro*jekteve evro-perëndimore, pas dështimeve të …iz*ma*ve të shumtë, Kosova dhe Shqipëria muslimane do t’i shër*bejnë Evropës sikurse edhe Lindjes. Evropa ka ne*vo*jë për popujt që dinë ç’është Islami por edhe Lindja ka nevojë për popujt që dinë ç’është Perëndimi. Tokat shqip*tare, historikisht ndërmjet përvojave të Kris*tianizmit ortodoks lindor dhe Kristianizmit katolik dhe pro*testant perëndimor, do të jenë të dobishme për t’u poz*icionuar më mirë vetë muslimanët. Bashkëjetesa mus*limane me kristianët në tokat shqiptare, që ka filluar nga shekulli IX e deri sot, duhet të vazhdojë në të gjitha ni*velet dhe në të gjitha rrafshet. Mbyllja sjellë probleme të reja. Të mos e harrojmë të kaluarën, sepse harresa shpie te përsëritja e problemeve. Për fat të keq, veprimet e personaliteteve politike, shkencore e kulturore[35] nuk ndih*mojnë drejt një perspektive të ndritshme.


Përmbyllje
Në përmbyllje të këtij shkrimi të shkurtër do të kon*sta*tojmë se “Islami i ka dhënë njerëzisë kodin ideal të të drej*tave njerëzore para 1400 vjetësh. Qëllimi i këtyre të drej*tave është dëftimi i respektit dhe dinjitetit për nje*rë*zi*në dhe heqja e shfrytëzimit dhe padrejtësisë. Të drejtat nje*rëzore në islam janë thellë të skalitura në perceptimin se Allahu dhe vetëm Ai është autor i Ligjit dhe i të Drej*ta*ve dhe se Ai është burim i të gjitha të drejtave të nje*ri*ut. Meqë kanë prejardhje hyjnore, asnjë lider, asnjë qe*ve*ri, asnjë kuvend dhe asnjë autoritet / pushtet tjetër nuk mund t’i kufizojë, abrogojë apo rrënojë në asnjë mënyrë të drejtat e dhuruara nga Zoti”.[36]
Dr. George Carey, ish-kryepeshkopi i Kenterburgut, pas 11 shtatorit 2001 në Nju-Jork, pohon se “bota gjen*det në rrëmujë të tmerrshme”[37], ndaj të gjithë e sidomos bash*kësitë fetare qiellore por edhe të tjerat, duhet të ndih*mojnë për kapërcimin e kësaj rrëmuje. Nëse do të res*pektohen rendi dhe parimet, për të cilat folëm më si*për, shekulli XXI mund të shpëtojë nga konfliktet dhe për*plasjet qytetëruese dhe fetare dhe mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë e më fatlume, për të gjithë, pa da*llim race, gjuhe, ngjyre dhe vendi. I bashkohemi men*di*mit se “kush bën apel në emër të qytetërimit për kon*fli*ktin e qytetërimeve dhe të kulturave, ai është thjesht pro*tagonist i barbarizmit” dhe “kush bën apel në emër të fesë për konflikt me fenë – ai në të vërtetë është mo*hu*es i Zotit.”[38] Në këtë kaos përgjegjësi ka më së shum*ti Perëndimi, por as pjesa tjetër joperëndimore,[39] që ka për*vetësuar sistemin politik e kulturor perëndimor, nuk është pa përgjegjësi.

[1] Sipas: Murad Wilfried Hofmann, Islam u 3. mileniju, Sarajevë, 2004/1425 h., fq. 63.
[2] Ljudska prava u kontekstu islamsko-zapadne debate, (përgatiti: dr. Enes Karić), Sarajevë, 1996, fq. 177. Hana Arent duke përshkruar Perëndimin ri*gjid pohon se “historia njeh shumë periudha të errëta në të cilat opinioni qe errë*suar kurse bota qe bërë aq skeptike sa që njerëzit kanë pushuar edhe të pye**sin për politkën për të mos rrezikuar interesin e tyre jetësor dhe lirinë per**sonale ….”. Sipas: Hana Arent, Istina i la‍ u politici, Beograd, 1994, fq. 5.
[3] Akbar S. Ahmad, Islam pod opsadom, Sarajevë, 2004/ 1425 h.
[4] Berrnard Lewis, Ku është gabuar? – Islami, Perëndimi dhe moderniteti, Tiranë, 2004, fq. 240.
[5] John L. Esposito, Islamska prijetnja – mit ili stvarnost?, ژivinice, 2001, fq. 227. Në aspektin demografik, Evropa sheh rrezikun në lindshmërinë e mus**limanëve. Charles Moore, anglez, në esenë e tij “Koha për politkë imi*gru*ese më liberale dhe më racistike, shkruan: “Për shkak të refuzimit tonë krye*neç që të kemi fëmijë të mjaftueshëm, qytetërimi evro-perëndimor do të fillojë të vdesë në çastin kur ka mundur të ripërtëritet me gjak të ri. Hor*dhi*të kokëmbuluar atëherë do të fitojnë, kurse Kur’ani, si e ka imagjinuar qysh moti Giboni, do të mësohet në shkollat e Oksfordit.” Sipas: John L. Es**pozito, Islamska prijetnja – mit ili stvarnost?, ژivinice, 2001, fq. 243. Krhs.: Fernand Braudel, Gramatikë e qytetërimeve, Tiranë, 2005, fq. 134-135 e tutje.
[6] Nuk janë të paktë titujt e artikujve të gazetave apo librave me këtë ngjyrim: Amerika kundër pjesës tjetër të botës, Pax Americana, Perandoria e re, American Way of living, etj. Shih: Senka Rima nad Va?ingtonom – pro et contra, Beograd, 2002; Ka carstvu dobra ili apokalipsi?, Beograd, 2003; Ričard Folk, Veliki teroristički rat, Beograd, 2003 etj.
[7] Sipas: Franc Fanoni, Të mallkuarit e botës, Prishtinë, 1984, fq. 35-36.
[8] Zhan-Pol Sartr (parathënie), The Wretched of the Earth, cituar sipas Ali Sheriati, Njeriu dhe Islami, Tetovë, 1992, fq. 90.
[9] Ahmet Davutoglu, Sukob interesa – Jedno oba?njenje svjetskog (ne)reda, në: Znakovi vremena - Časopis za filozofiju, religiju, znanost i dru?tvenu praksu, nr. 11/2001, Sarajevë, fq. 125.
[10] Shih një analizë serioze për Islamin dhe cionizmin: Ismail R. Al-Faruqi, Islam i cionizam, në: Islamski fundamentalizam – ?ta je to, Sarajevë, 1990, fq. 225-233.
[11] M. Asad, Rruga për në Mekë, Shkup, 2004, fq. 105 e tutje.
[12] Ljudska prava, op. cit., fq. 175.
[13] Hegeli duke pohuar se “njerëzimi foshnjërinë e vet e ka kaluar në Azinë Lindore, fëmijërinë në ndonjë vend tjetër, kurse pjekurinë me gjermanët” ka pretenduar centrizmin e tij gjerman. Sipas: A. Davutoglu, Kriza globale, Shkup, 2005, fq. 64.
[14] Njëanshmëria e papës më të ri në trajtimin e problemeve të botës mus*li*ma*ne, deklaratat militante “kryqtare” të kryetarit amerikan Xhorxh W. Bush, hezitimi i motivuar fetarisht i Evropës ta pranojë Turqinë si anëtare të barabartë në Bashkësinë Evropiane janë prova të pathyeshme të këtij kons*tatimi.
[15] Shih observimet interesante rreth teorisë së S. Hantingtonit dhe F. Fu*ku*jamës dhe paqëndrueshmërisë së teorisë së tyre: A. Davutoglu, Kriza globale, op. cit..
[16] Samuel P. Huntington, Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Shkup, 2004, fq. 393
[17] A. Davutoglu, Kriza globale, op. cit., fq. 54 etj. Bernard Luis, krahas Han*tingtonit, pa dyshim urrejtësi më i madh i muslimanëve, në veprën e tij Rrënjët e zemërimit musliman lidhur me lëvizjen e vetëdijësimit aktual mus*liman pohon: “…S’kemi të bëjmë veçse me përplasjen e qytetërimeve me atë reagim ndoshta irracional por me siguri historik, të një rivali të lash*të kundër trashëgimisë sonë judeo-kristiane, së tashmes sonë shekullare dhe zgje*rimit të të dyjave në mbarë botën.” Sipas: S. Hungtington, op. cit., fq. 345.
[18] Frensis Fukujama, Kraj istorije i poslednji čovek, Podgorica, 1997. Për Fu*ku*jamën edhe Kristianizmi është ideologji skllavërie, por, në fakt, ideologjia më e rëndësishme e skllavërisë, sepse në Kristianizëm ideja e lirisë ka fituar for*mën e parafundit. Me këtë ai ka konkluduar se lirinë nuk e sendërtoi Kris**tianizmi, por dekomracia liberale, si forma e fundit e lirisë.... Shih gje*rë*sisht: Mile Babić, op. cit., fq. 153-154.
[19] Ljudska prava, op. cit., fq. 181.
[20] Mile Babić, Fukuyamina sekularna eshatologija, në: Znakovi vremena - Časopis za filozofiju, religiju, znanost i dru?tvenu praksu, Nr. 11/2001, Sarajevë, fq. 148-161. Frensis Fukujama, op. cit., fq. 301 e tutje.
[21] John L. Espozito, Islamska prijetnja – mit ili stvarnost, Zivinice, 2001, fq. 64.
[22] M. W. Hofmann, op. cit., fq. 75.
[23] Franc Fanoni, kristian, njohës i mirë i Perëndimit, i mllefosur nga kul*tu*ra degjeneruese perëndi*more, apelon: “Ta lëmë atë Evropë, që flet vazh*di*misht për njeriun e njëherazi e masakron atë gjithkund ku e has, në secilin skaj të rrugëve të veta, në të gjitha anët e botës. Qe disa shekuj me radhë Ev**ropa po e pengon përparimin e njerëz*ve të tjerë, duke i përdorur ata për pla**net e veta dhe për lavdinë e vet... Atë Evropë, e cila pushoi së foluri për nje**riun, e cila përherë deklaronte se ishte e brengosur vetëm për njeri*un, ne sot e dimë se me çfarë vuajtjesh njerëzimi e ka paguar secilën prej fitoreve të frymës së saj”. Ai më tej thotë: “Nëse duam ta shndërrojmë Afrikën në një Evropë të re, Amerikën në një Evropë të re”, duke i imituar verbërisht ata, “atëherë le t’ua besojmë evropianëve fatin e vendeve tona. Ata do ta bë*nin këtë më mirë se më të aftit prej nesh.” Pran*daj, “nëse duam t’u për*gji**gjemi kërkesave të popujve tanë, duhet të kërkojmë gjetiu e jo në Ev*ro*pë... Duhet të ndrysho*jmë rrënjësisht, të zhvillojmë një mendim të ri, të pro*vojmë të krijojmë një njeri të ri.” Franc Fanoni, Të mallkuarit e botës, Prish*tinë, 1984, fq. 288-292.
[24] Ljudska prava, op. cit., fq. 184.
[25] M. Asad, Rruga për në Mekë, Shkup, 2004, fq. 407-457.
[26] Enes Karić, Kur’an u savremenom dobu, I, Sarajevë, 1997, fq. 475-492.
[27] Ljudska prava, op. cit., fq. 186-188.
[28] A. Davutoglu, Kriza globale, op. cit., fq. 80. Xhon Esposito mendon se pro**mo*vimi i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut po aplikohet me stan**dar*de të dy*fishta dhe për këtë vë në dukje kujdesin dhe aksionin e madh ev*ro-pe*rën*di*mor për ish BRSS-në dhe Evropën Lindore krahas mun*gesës së plo**të dhe për*gji*gjes joefikase në promovimin e de*mo*kra*ci*së në Lindjen e Afërm ose në mbroj*tjen e muslimanëve në Bosnjë e Her*cegovinë, Kosovë dhe اeçeni.” Sipas: John L. Espozito, Islamska prijetnja – mit ili stvarnost, ژivinice, 2001, fq. 301.
[29] Ljudska prava, op. cit., fq. 188-189.
[30] Ahmet Davutoglu, Sukob interesa: Jedno obja?njenje svjetskog (ne)reda, në: Znakovi vremena, nr. 11, op. cit., fq. 141.
[31] Bernard Luis, Kriza islama – Sveti rat i svetovni teror, Beograd, 2004, fq. 110-111.
[32] Ljudska prava, op. cit., fq. 192.
[33] Muhammed Arkoun, Ljudska prava i Islam, në: Ljudska prava, op. cit., fq. 160.
[34] Avantura kolonialiste e Evro-perëndimit sidomos në Lindje ka për*fun*du*ar në mënyrë të mjerueshme. Sa herë që përmenden të drejtat njerëzore që i mbjell Perëndimi, zgjohet revolta e muslimanëve por edhe e vetë pe*rën**dimorëve. Gjendja aktuale antiluftë në Amerikë dhe Evropë është dësh*mia më e mirë. Sipas: Muhammed Arkoun, op. cit., fq. 164. Rastin më dras*tik në botën muslimane e kemi në Turqi, kur Ataturku suprimoi të drejtën e she**riatit dhe promovoi të drejtat e kopjuara nga shtetet perëndimore. Sipas: Muhammed Arkoun, op. cit., fq. 170.
[35] Deklaratat dhe veprimet e njëpasnjëshme të Ibrahim Rugovës, të Ismail Ka**daresë, të Alfred Moisiut etj., janë shembull tipik se si drejtuesit an*ga*zho**hen të prishin harmoninë dhe bashkëjetesën e ofruar në vazhdimësi prej mus**limanëve dhe të sabotuar në vazhdimësi prej kristianëve. Për këtë ka shumë shembuj, duke filluar nga Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, e deri te Fan S. Noli, Lush Gjergji etj. Shih: N. Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve is*lamo-kristiane në mesjetë, Prishtinë, 2004.
[36] M. Arkoun, Ljudska prava i islam, në: Ljudska prava, op. cit., fq. 160.
[37] Akbar S. Ahmad, op. cit., fq. 187.
[38] Jusuf Ziga, Za?to dijalog a ne sukob civilizacija i kultura, në: Znakovi vremena, nr. 17, op. cit., fq. 92.
[39] Mahmud Ibadijan, Osvrt na nu‍nost i historijat ideje dijaloga civilizacija, në: Beharistan – Časopis za kulturu, nr. 3-4, Sarajevë, 2001, fq. 142.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top