Jo më djersë

Kresha

A pretty face can never trick me
Disa persona shpesh kanë kripë nën sqetull për shkak të djersitjes. Kjo i ndodh sidomos atyre që janë shumë emotivë. Motivi?



Frika, entuziazmi, ankthi, stimulojnë gjëndrat e djersitjes dhe këto prodhojnë në sasi të mëdha pika djerse.

Veprimi thellohet nga prezenca e qimeve. Qimet thithin djersën dhe provokojnë erën e keqe. Për të larguar këtë bezdi mjafton pak kujdes. Ja se si:

- Mbaji sqetullat përherë të depiluara. Me krem ose me brisk kryeje këtë veprim gati çdo mëngjes.

- Mos përdorni deodorant. Për ju është i nevojshëm një antidjersë ose krem me kripëra alumini: duke ngushtuar poret kufizojnë djersit jen pa bllokuar ajrosjen e lëkurës.

- Mos përdorni veshje sintetike, të cilat nuk e lejojnë lëkurën të ajroset. Më mirë pambuku, linoje, leshi dhe mëndafshi.

Pastrim i sigurt

Nuk i kushtoni aspak vëmendje pastruesit intim? E keni shumë gabim. Duhet ta konsideroni tualetin intim si një veprim kryesor, ashtu si dhe pastrimi i fytyrës. Do të ndiheni të freskëta gjatë gjithë ditës dhe s’do të keni irritime. Ja ndonjë sugjerim i vlefshëm.

- Mos u lani me shumë se 2 herë në ditë. Larjet e shpeshta dobësojnë mbrojtjen natyrale të zonës intime. Pastaj rrezikoni të eliminoni bakteret e “mira” tepër të nevojshme për mbrojtjen natyrale, dhe tu hapni rrugë atyre të këqija.

- Zgjidhni një detergjent specifik me pH midis 3,5 e 5,5 pra acid (si ai i mukozës vaginale). Kështu nuk do të cenon i florën bakteriale. Sigurohuni që të mos jetë agresiv: nëse bëjnë shumë shkumë varfëron mbrojtjen natyrale. Preferohet i lëngshëm.

- Para se të blini sapunin lexoni me vëmendje përmbajtjen. Kamomili ka një veprim qetësues, kumaku është dizifektues. Ndërsa mentja dhe eukaliptusi janë rifreskues. Nëse jeni alergjik përdorni sapun neutro, pa parfum dhe i pasur me vaj ulliri, është i tolerueshëm për çdo lloj lëkure.

- Shpesh jeni larg shtëpisë dhe doni të rifreskoheni? Mbani me vete një pako me peceta specifike: janë ideale për ato që udhëtojnë me tren ose avion.

- Përdorni lines ditor vetëm në raste të veçanta. Mund të pengojnë ajrosjen. Favorizojnë erën e keqe dhe irritojnë në kontakt. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top