"Jeta ime ne vargje"

Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Nje zile telefoni dhe degjoj nje ze
dikush nga ana tjeter me tha"e dashura po te le"
zeri mu mek syte mu verbuan
ate qe degjuan zemra e shpirti se besuan
i hipa shpejt avionit per ne shqiperi
po vija me mendimet ngulur te ti
dikur ishim te lumtur por njerezit na ndane
dashuria jone ishte e bukur por ate na i vrane
u larguam nga njeri tjetri por se donim kete fund
dashuria nje kujtim mbeti dhe ate se gjetem askund
une nuk mund te jetoja me ne shqiperi
u mundova te te harroja duke shkuar ne nje shtet te ri
aty doja te nisja nje jete te re
per te mos menduar me per ty per te mos menduar me per ne
u mundova shume por kurre sia dola
cdo dite lotet me rridhnin lume e urrejtje per njerezit qe na ndane mbolla

zemra mu mush me inat
plot me neveri
pse njerezit na ndane
me cuan larg na ti
Kur arrita ne spital veten e leshova
ti sishe me ajo vajza qe une dikur dashurova
hyra ne dhomen tende ishe bashke me babane
"svdes dot pa te pare ty"ne heshtje me thane
tu afrova ngadale
e dora me dridhej
te thash"te lutem me fal"
por zeri nuk te ndihej
te kapa lehte per dore dhe ti hape syte
"o zot sa kohe pa u pare u be gati nje vit"
me buzeqeshe lehte e doren ma shtrengove
rrahjet e zemres sime menjehere i shpejtove
se mbajta dot veten dhe syte mu perlotuan
ate dite me ty kurre skam per ta harruar
me afrove prane vetes e me the mos qaj
e si te mos qaja une kur vdekja do te na ndaje
me the"mos qaj te lutem vetem me buzeqesh
dua te te shoh te lumtur para se te vdes"
nuk di se si zemra sme pushoi
gjith ate dhembje zemra nuk di si e duroi
mbeshteta lehte koken tek kraharori yt
por se dija se ti shpejt do mbyllje syte
cova koken lart por ti ishe larguar
zoti te kish marre me vete ne parajs te kish derguar
cka ndodhi me pas vertet nuk e di
di vetem se kur u zgjova ste kisha prane ty
vuajtjet qe kalova e qe sot po kaloj
njerezve qe na ndane me zemer ua uroj..
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Në Kujtim të poetit Ali Podrimja

KUJTIM

1.

Ikin dhe shkojnë nga kjo botë
Veç veprat e tyre mbeten për jetë,
Ikin kurrë për të mos u kthyer
Shkrimet e tyre kujtim kanë për të mbetë!

2.

Ikin thua se kurrë nuk ishin me ne
Poezinë na e lan kujtim,
Kurrë nuk na shikuan drejtë në sy
Në shpitrat tona kishin vënë shikim!

3.

Ikin dhe ne i kujtojmë
Me malle, dhembje dhe nostalgji,
Ata banojnë tash në varret e tyre
Por veprat e tyre janë në çdo shtëpi!


02.08.2012 / 10:04
F E R I Z A J
 
Pe: "Jeta ime ne vargje"

HESHTJA
Hesht sepse s'dua te flas
Flas me mendimet qe me ndjekin nga pas
Nje ere e lehte dhe e treteshme
Ua falim mendimet kujtimeve te perjeteshme
Mbyllen ne nje bote
Ne bote plot fantazi
Gjithecka jashte meje e vdekur
E bere si me magji
Mendimet si dallge qe vijne dhe shkojne
Perplasen ne mendjen...
Ah , ketu ndalojne ...
Asgje s'mbeti ne sfond
Gjithecka u zhduk ne horizont
Kulla e heshtjes mbi mendjen ngritur
Mbante te gjitha fjalet qe i kishte grabitur
Papritur pena filloi te zgjohet
Heshtja u thye , u degjuan ca peshperima
kur vargjet u thuren u krijuan rima .
 
Pe: Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Te dua shume
Kam kohe qe zerin s'ta degjoj
Kam vite qe per ty mendoj
Kam muaj qe veten me shprese genjej
Kam dite qe c'do cast pa ty urrej
Do te doja qe ti te ishe prane meje
E me nje telefonate te mos me genjeje
E me nje buzeqeshje te mos me mashtroje
E me pas per dike tjeter te mendoje
Nuk e mendoj kurre se do te t'me lidhje kaq shume pas teje
E nuk e prisja qe me nje shikim te thelle ti mua t'me rrembeje
Sa mall bluaj brenda meje
E nuk e kuptoj pse nuk futetedhe brenda teje
Do te doja qe ti te ktheheshe tek une
E me nje fjale te vetme te me thoje


TE DUA SHUME <3...
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

ETA
Jeta eshte nje dallge,
qe hidhet ne breg,
jeta eshte nje loder,
qe gjithkush e prek,
jeta eshte gezim,nje shpres e larget,
jeta eshte dashuri,
nje bote e zbrazet...
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Mث VODHE SHKثLQIMIN

1.
Ti me krenari ngrite kokë lart drejt qiellit
Jetës sime me qëllim ia vodhe rrezet e diellit,
Më shkilje çdo ditë, jetën m’ke përbuzë
S’më le gjë kujtim, veç buzëqeshjen e ngrirë në buzë!

2.
Tani jetoj me kujtimet nga kohë e kaluar
Me ëndrrën e ëmbël që tanimë ka shkuar,
Dhe mundohem kot të nxjerr mësim nga jeta
T’vetmen gjë që di: Shumë dhemb e vërteta!

3.
Ndërtoja në mendje jetën bashk me ty
Bota me dukej e mbushur veç me lumturi,
Në natën pa hënë gjeja frymëzim
Kur të kisha pranë çdo gjë kishte shkëlqim!

4.
Shiu që më lagte kokën me pahir
Më dukej se ishte sikur gjevahir,
Dhe ftohtësi e erës që më fshikte sytë
Më bëhej puhi e lehtë që shpirtin të flladitë!!

5.
Por tani jam vetëm dhe me plagë në zemër
Tani jeta ime më nuk ka as emër,
Sepse ti më vrave, mua me qëllim
Nga sytë e mi ma vodhe të vetmin shkëlqim!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Kur shpirti im te jete nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotet e krejt syve te te dashuruarve te Tokes dhe laje trupin tim
Qe ta ndjej edhe nje here se ne bote lashe njerez me te dashuruar se vetja
Qe shpirti im t’i thote gjithe botes se nuk ka ndarje qe s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim qe s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje qe s’na e kujton kthimin
Eja dhe pastaj ik prape e me me ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E embel eshte vuajtja qe shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmone ma kujton pranine tende
Eja edhe nje here dhe me godit mu ne zemer
Qe te bindem se ende kam fuqi te perballem me dhimbjet!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Shume ore pritjeje ne ate spital te mallkuar,
shume ore ankthi ty per te te shikuar,
zemra jote rrahte,sdonte te pushonte,
ishte truri yt ai qe rrezikonte,
3mengjese gdhive ne ate spital,
por i treti per ty qe fatal,
ah sikur lutjet tona ti ti degjoje,
e nenen vec 1here ta perqafoje,
ishte e veshtire te te shihnim si ty te derrmuan
si valle nuk iu dhimbse kur ty te sakatuan
ah c'goditje na dhe
JO,ti se meritoje te hyje ne dhe,
si valle dheu ty te pranoi,
pse valle ai nuk te deboi
Zoti per vete te paska dasht,
DHE PAQEN E PERJETSHME TY TA DHASH
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

DO Tث DOJA

1.
Do të doja
Bota t’më kishte zili,
Sepse s’jam më vetëm
Pranë tash të kam TY.

2.
E kam këtë dëshirë
Këtë gjë ëndërroj,
Të të puth me afsh
Të të përqafoj.

3.
Dhe po të jetë fundi
Pasi të t’puth TY,
Do të vdes i lumtur
N’qetësi do të mbyllë sy!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Shpirti per se gjalli u tret,
kjo vetmi pa ty shume vret.
Shume endra te thyera pambarim,
nje lutje kam vetem per rikthim.
Se marr fryme,po gjalle nuk jam
se per te jetuar vetem shpresen kam..
Udhekryqet e jetes kam perballe meje,
nese zgjedh nje rruge,a do me coje drejt teje?
Apo do me lere me kete mall qe mbyt,
buzet e etura dhe helmin ne fyt?
Kam mall per ty,me mungon tmerresisht,
i mungon zemres qe te do cmendurisht...
Mos e ler lotin te biere papushim
dhe boten time bosh pa ty shpirti im.
Kthehu!...Dua te jem me ty pergjithmone,
nuk dua ta shqiptoj me fjalen :«ME MUNGON».
 
Re: "Jeta ime ne vargje"

NUK TA DITA VLERثN

1.
Vlerën nuk ta dita metali im fisnik
As aromën s’ta mora mori lulja ime,
Me vehte more tërë dashurinë
Kurse me mua e le veç dhembjen time!

2.
Se ç’pasuri kisha kurrë nuk e dita
Asnjëherë s’mendova se mund t’mbes n’vetmi
Tash kur ti ike dhe nuk je me mua
Sa shumë më mungon e jotja dashuri !

3.
Mendoja se fjalën që e kishim dhënë
Do e mbanim me xhelozi përgjithmonë
Nuk donim të ia dinim
Se dikush tjetër luan me jetën tonë!

4.
Tash në kujtim të ditëve që bashk i kaluam
اdo ditë homazh të bëj ndër varre,
Dhe e shoh se kjo jetë pa ty
Nuk më vlen më as pesë pare!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

JETA DO Tث VAZHDOJث

Jeta do të vazhdoj gjer në pafundësi
ثshtë ai këtu apo vetëm je ti!
Jeta do vazhdoj me dhembje dhe lot
Vizita tek varret tani është e kotë!
Dhembja do na mbajë dhe të na forcojë
Kujtimi për ta gjithmonë të jetoj!
I deshëm dikur, tani dhe më shumë
Por dhembja e paskaj, tashmë nuk bën punë!
Ata më nuk kthehen, shkuan në pakthim
Neva na e lan veç dhembjen kujtim.

07.09.2012 / 14:45
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Dora ime s’do të ndalet

Dora ime sdo te ndalet
vetem per ty do te shkruaj
nje dite te vone do ta kuptosh
se per ty me zemer vuaj
Mergimtare je ne kete bote
shum larg je pa mua
syte per ty me pikojne lot
mos harro kudo qe je “Te Dua”
Te lutem kur te lexosh keto fjale
kupto se ketu eshte nje gje e vertete
kupto se per ty vuan shum nje djale
qe jeton i vetem pa dashuri ne jete
Shum larg te kam me kilometra,
Por ne zemer as me milimetra,
Asgje nuk dua prej teje,
Vetem te kem afer shum afer meje
Deshiroj te shof me sy
te mos digjem mall per ty
sikur te isha rreze hane
do te hy ne dhomen tende,
vetem ta dish se sa te DUA
sdo te jetojsh as 1 orë pa mua!
Dashuri e vertete ishe ti per mua
por asnjehere ne jete e shijuar
edhe pse kurr nuk te takova
ta dish se me zemer te kam dashuruar …
Deri kur per ty do te mendoj
deri kur shpirti ty do te kujtoj
deri kur une i mjeri te duroj
deri ne fund te jetes zemra
ty do te dashuroj…
Mos e kupto kete si nje fjale te thjeshte
mos e kupto kete sikur tjeret thone
se kur te njoha menjehere te kam deshte
dhe do te vazhdoj te dua pergjithmone!!!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

TI JE DRITE

Dua ëmbëlsinë tënde ta shijoj,
Dua pas puthjes tënde të jetoj,
Dua gjithëçka nga kjo jete,
Por puthja jote më mbush me shpresë
Më jep buzet, jo mos më thuaj,
Mos më bëj tërë jetën të vuaj
Me jep buzën e ëmbël sheqer.
Ma jep të ta puth vetem një herë.

E di xhan që je shpirt.
Diell, hënë dhe dritë
E di që pa ty hëna nuk del,
As një lule në kopësht nuk qel.

18.09.2012 / 13:36
F E R I Z A J
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Tث DESHA AQ SHUMث

Të desha aq shumë sa gjumë nuk veja në sy
Jetoja vetëm atëherë kur me mua ishe ti!
Të desha sa nuk thuhet me fjalë
Kurse sot nga dhembja, zemra don me më dalë!
Më vlerësove keq, më nënçmove shumë
Vallë nuk e dije sa të desha unë?
Tani më nuk më bëhet vonë
Dhe nëse vdes unë, ti e lumtur jeton!

07.09.2012 / 15:03
F E R I Z A J
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

DHEMBJA

Dhembja është dhembje dhe prek veç në zemër
Por pasojat e saj i ndjejmë gjer ne thembër
Dhembje është vuajtje, kujtim, lot
Mos provoni ta ndaloni, se nuk ndalon dot!

28.09.2012 / 15:56
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

NE DY DHE LIQENI

Liqeni do të jetë gjithnjë aty
Ku dashuria jonë mori udhë të mbarë,
Por ti nuk je tani aty me mua
Dhe në zemrën time është hapur varrë!

Zogjët ende këngën e tyre këndojnë
Por ne që nga atëherë nuk e dëgjojmë dot,
E shtrydhë trurin, e mundoj mendjen
A thua gjithë dashuria jonë paskësh qenë e kotë.

Shpresoj që sërish të të puthë mu sikur atëher
Bashk të dëgjojmë këngët e zogjëve mbi kokë,
Dhe liqeni së bashku me qiellin ta lakmonin
Dashurinë tonë të amshueshme mbi këtë tokë.
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

SOT KAM FTOHثT

Sot sa shumë kam të ftohët
Ngrij si bryma mbi barin e njomë
S'më ngrohin më as sytë e tu
S'më ngroh dot dashuria e jonë!

Sot sa ftohët kam o Zot
Si purteka në ujë unë po dridhem
Rreth meje më s'ngroh dashuria
Dhe trupi im me tëmë s'mbeshtillet!

Sot dhe mendimet i kam të ngrira
Sikur akullnajat në Antarktik
As ngrohja globale dhe as dashuria
Nuk më ngroh dhe PIKث!

08.11.2012 / 8:08
F E R I Z A J
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Një poezi për Isa Boletinin:

ISA BOLETINI

1.
U nise për në Vlorë
Të dërgoje një porosi
Gjithkush le ta dijë përjetë
Kosova është Shqipëri!

2.
U nise botës ti tregoje
Se shqiptarët kudo në botë janë një
Të shpërndarë anë e kënd
Por në zemër kanë një Shqipëri

3.
U nise dhe shkove drejt e në Vlorë
Me plakun e pavarësisë u takove
Dhe si vëllau me vëllanë
Me shumë dashuri duart i shtërngove!

4.
Shkove o trim nga mishi dhe gjaku
Nëpër pangesa të panumërta kalove
Dhe sot, 100 vjet më vonë, n’vendlindje u ktheva
Në bronz, n’kujtim t’përjetshëm ti u shnëdrrove!

5.
T’nderon Boletini, të nderon Kosova
Mbarë shqiptaria këngë të këndojnë
Le gjurmë të thella në zemrat tona
Shqiptaria përjetë ty do të të kujtojë!

26.12.2012 / 14:20
F E R I Z A J
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Me mall !!

Gjendem prane teje, sa lumturi!
Cdo gje e zeze rikthehet bardhesi,
fytyra jote embel me buzeqesh,
mallin e pikelluar e shkrin mes nesh

Kur te shoh ne sy, lundroj ne mendim,
kur te prek doren, humbas ne harrim,
shpejt ti me perqafon fort e pafund,
do te me flasesh, por fjala smerr kuptim.

C’rendesi ka, se cdo te thuash,
te rrembeje, te puthe, te puthe, e dashuruar,
me zjarrin, me ndjenjen qe vlon ne shpirt,
sa embel, e pafund, kjo puthje e brishte!

Te lumtur te dy ne kete bote jemi ne,
te zjarrte, te ndritshem, me zemren rrufe,
te dashuruar, te dashuruar si te marre,
e embel kjo puthje, e gjithe puthja mall !
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Shembja e nje nate Dashurie!!!!

Ktheva koken,mbajta hapat
binin tjegullat,binin traret
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo,prane yjeve e pata puthur
shemben yjet tani,behen pluhur.
Dritare s’ka,ka sy te zgavert
s’ka mure me plasaritje te etshme
skelete fjalesh ne gjysmerresire
skelete endrash,premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjergull e bardhe
nje grusht eshtrash te nje nate ne germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej,ju atje!Nuk degjoni si po ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jasht meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim i thashe,
mos u kthe ne harrim,me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s’eshte pak.
Nje nate.Dhe cfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter botes mbi krye…
Mbajeni,mbajeni!
Ajo po bie…po bie..
Dhe ishte nje nate e paemer,
sic ishin te paemert yjet.
Kini meshire,mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im,apo klithma e tij?
Kini meshire,kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s’duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
e vrare jo nga urrejtja,po nga dashuria,
qe perjetesisht quhet dhembje….
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

PA TITULL

1.
Sa fuqi ka një shikim
Që të therrë drejt në zemër,
Prej nga vjen tërë kjo forcë
Që të prek gjer në thembër!

2.
Të molis, të këput
Me gjithë forcën tej të shpon,
Ndien dhembjen, ndien therrjen
Prapë pa të dot nuk jeton!

3.
Të përplas nëpër gremina
Pastaj të bart lart në qiell,
Shpesh të bëhet errësirë nate
Dhe pastaj dritë dhe diell!

4.
Të bën me lotë, të bën me gaz
Pastaj në flatra të fluturosh,
Të bën të fortë, të bën të ditur
Dhe pastaj t’bën të gabosh!

5.
Kush me botën kështu vepron
Kush e ka tër këtë fuqi,
Me ndjenjat tona kush kështu luan
Përveq teje DASHURI!

09.01.2005 / 16:46
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

VETثM UNث DHE TI

1.
Lulet e së keqes pushtuan botën
Dhe dielli përvëlon me ngrohtësi,
Trendafila të kuq do të mbjellim
Ta zbukurojmë botën, vetëm unë dhe ti!

2.
Stuhi e murlan janë vënë në shkatërrim
Dhe gjithë të mirat i marrin me vehte,
Vetëm unë dhe ti bashk me dashurinë
Do i kthejmë shkëlqimin e duhur kësaj jete!

3.
Deti është ngritur, në thellësi thërret
Tërmet a vullkan çdo ditë na kanos,
Vetëm zemrat tona të lidhura në dashuri
Botën do ta mbajnë, kurrë pa u fundosë!

30.01.2005 / 23:28
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

ME GODET

Më godet era me forcën e saj,
Më lag dhe shiu, në palcë më depërton,
Më shumë se të gjithat, ti po më vret,
Dashurinë e ofruar që nuk e pranon!


27.11.2012/ 22:10
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

POSTIMI NUMER 3000
Poezi per te zhdukurit gjate luftes se fundit ne Kosove

Nث ZEMRAT TONA

1.
Në luftë me jetën, për jetën
Në kthetërat e armikut ratë,
U zhdukët që ne të jetonim
Por nga zemrat tona, kurrë nuk u ndatë!

2.
Gjakëpirësit iu morrën me vehte
E neve na keni lënë të vetmuar,
Lirinë ju na e sollët
Por lumturinë nuk na e keni dhuruar!?

3.
Ditët ikin në pakëthim
Dhe sejcila shpresën na mbjellë,
Se dita e re që do të lindë
Në mesin tonë prapë do të iu sjellë!?

4.
Edhepse me ne nuk jeni
Hija juaj qëndron mbi ne,
Dhe gjithmon do të jetë këtu
Gjersa të ketë jetë mbi kët dhe!

5.
Liria që ne e gëzojmë sot
ثshtë ujitur nga gjaku juaj,
Edhe vitet po të kalojnë
Nuk do ju lëmë në dhe të huaj!

6.
Kurse ne fëmijët tuaj
Për ju nuk do të derdhim lot,
Krenaria do të na mbajë
Që lindëm afër jush, në këtë botë!

7.
Të gjallë, o të vdekur
Do të jeni këtu me ne,
Ngase jeni pjesë e kësaj toke
Pjesë e Kosovës ku keni le!

29.12.2004 / 21:53
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Sa her ne endrra shoh
Nje princesh simpatike
Me duket sikur e njoh
Madje e kam edhe mike
Ajo me beri ftese
Ti beja vec shoqeri
E ndoshta e kuptoi
Qe e dua si Femi
Un s’jam familje mbreti
As princ s’isha vertet
Se di cfar tek un gjeti
Me tha: Te dua perjet
E embel dhe e bukur
Buzqeshjen mua ma fal
Vallzova me nje flutur
Me nxorri mua shum mall
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

"Me degjo mire bukurosh, i sqarojme gjerat menjehere, un kam nevoje per dicka te qendrueshme por ne qofte se deshiron te me rrish afer, thjeshte rri afer meje pa diskutuar shume. Shume meshkuj mendojne qe un jam nje ide o qe mund ti komplet
oj ose mund ti ri-jap nje jete qe kishin humbur me pare por un jam thjeshte nje vajze e ngaterruar me jeten time e cila kerkon qetesine mendore dhe nuk dua te kem mbingarkim edhe te tenden.Diku ne te ardhme, diku ne te shkuar, diku ne zemren e dikujt, do gjesh ate qe dikur humbe.. Sepse Jeta Vazhdon . "
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Varg i pandalur jeta ime
Ka harru kur ka fillu
Fjala deshire dhe realizim
Oh sa rralle jan puc diku

Qoroditje e ashper fjalesh
Qe mes vete nuk gjejne pajtim
Tere kjo lufte e cdo ditshme
Nje gezim per t'nduk diku

Dhe sa rralle fjala gezim
Duket n'horizont si ylber
Per ta takuar here-pas here
e tere jeta na u be sherr
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

JE LARG

Je shumë larg nga unë
Nuk të arrij dot
Qaj, vuaj dhe vajtoj
Jetën e kam të mbushur me lot!

Je aq larg nga unë
Sa dhembja që mbaj në zemër
Nuk arrij të të dëgjoj
Kur më thërret në emër!

Je larg, oh sa larg
Dhe unë këtu në vetmi vuaj
E çfarë më mbetet tjetër
Veç përmes lotëve poezi të shkruaj!

28.12.2012 / 8:35
F E R I Z A J
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

PثR TY


Për ty që çdo ditë nga pak më vret
Për ty që për mua je - jetë
Për ty dhe për askend tjetër në botë
Në sytë e mijë nuk do të ketë lot!

29.01.2013 / 15:05
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top