"Jeta ime ne vargje"

Mos të lutem mos
Lotët mos mi ndal,
Gjithë dhembjen e botës
Zoti ma ka falë!

Unë këtë jetë nuk e zgjodha
Dhe nuk desha fare të lind,
Fatin që jeta ma dhuroi
Sikur më mallkuan perënditë![/COLOR][/B][/QUOTE]


vereje dallimin mes vergjeve 2,3 dhe vargut 8

aty thua:

Gjithë dhembjen e botës
Zoti ma ka falë!

e akuzon Zotin per jeten tende , po ajo eshte e jotja o i nderuar , ta dha Zoti te jesh i lir ne te , ste ka detyru Zoti me vujt

vargu i funit:

Sikur më mallkuan perënditë!

ma lart akuzove Zotin , mir te pakten e ke besu , ne k'te varg tha perendite?!
obobobo
ku po jetojme , ne greqi a rome a ku?

smjafton per poezin me tingellu rima , ose me hijeshu me figura stilistike
po duhet me pas kuptim , jo si te rasti yt
 
poezit e tua me kan hy ne zemer sepse jam e cmendur pas poezive un dhe deri me tani vetem poezit e tua me kan hyr ne zemer ,,komplimentet e mia
Munt te ma shkruash nje poezi enkas per mua ??
 
poezit e tua me kan hy ne zemer sepse jam e cmendur pas poezive un dhe deri me tani vetem poezit e tua me kan hyr ne zemer ,,komplimentet e mia
Munt te ma shkruash nje poezi enkas per mua ??

Te falemnderit shume amanda.

Nje dite do te vije nje poezi per ty me rime por me kuptim qe te mos akuzohem nga con man te cilit i falemnderohem per analizen qe i ben vargut tim dhe me verejtjet e te cilit pa dyshim pajtohem - te falemnderit con man.
 
FRESKI E SHPIRTIT TIM

Një jetë në pritje më kaloi
Si te isha me burg i dënuar
Që pret ditën e fundit të dënimit
Për tu liruar!

Dhe unë ty të pres si të ishe qelës
Që dyert e jetës sime i hap,
Dhe së bashku me erën e freskët mëngjesore
Në përqafimin tim hudhesh me vrap!

E unë hap dritaren ta përqafoj botën
Nga gëzimi që e mbaj në zemër,
Jeta ime tash ka një kuptim
Jetës time ti i dhe emër!

16.08.2008 / 10:45
 
Si gjithmone poezite e tua tejkalojne ndjenjat dhe hapsirat...Shprehin nje bote te thelle shpirterore.....Une dicka kuptoj :D sepse te njoh, por perseri ti je i paparashikueshem dhe pse poezite e tua jane sa melankolike aq edhe shprehese.
 
Mos të lutem mos
Lotët mos mi ndal,
Gjithë dhembjen e botës
Zoti ma ka falë!

Unë këtë jetë nuk e zgjodha
Dhe nuk desha fare të lind,
Fatin që jeta ma dhuroi
Sikur më mallkuan perënditë![/COLOR][/B]


vereje dallimin mes vergjeve 2,3 dhe vargut 8

aty thua:

Gjithë dhembjen e botës
Zoti ma ka falë!

e akuzon Zotin per jeten tende , po ajo eshte e jotja o i nderuar , ta dha Zoti te jesh i lir ne te , ste ka detyru Zoti me vujt

vargu i funit:

Sikur më mallkuan perënditë!

ma lart akuzove Zotin , mir te pakten e ke besu , ne k'te varg tha perendite?!
obobobo
ku po jetojme , ne greqi a rome a ku?

smjafton per poezin me tingellu rima , ose me hijeshu me figura stilistike
po duhet me pas kuptim , jo si te rasti yt[/QUOTE]

Me falni qe po nderhyj ketu dhe nuk e di kush e ka shkruajt kete poezi MEsa kuptoj une dikush e ka komentuar poezine
Une do i thoja korrigjuesit ai qe shkruan poezi e vendos veten ku te doje dhe te perendite dhe ne Greqi dhe ne Rome biles dhe ne hapesire
POezia ndihet nuk diktohet
Mendimi im ky
 
freski e shpirtit tim

një jetë në pritje më kaloi
si te isha me burg i dënuar
që pret ditën e fundit të dënimit
për tu liruar!

Dhe unë ty të pres si të ishe qelës
që dyert e jetës sime i hap,
dhe së bashku me erën e freskët mëngjesore
në përqafimin tim hudhesh me vrap!

E unë hap dritaren ta përqafoj botën
nga gëzimi që e mbaj në zemër,
jeta ime tash ka një kuptim
jetës time ti i dhe emër!

16.08.2008 / 10:45



e bukur , shume e bukur
urime !
 
e bukur , shume e bukur
urime !


mirela, te falemnderit per vleresimin dhe komentin e mesiperm. Poezia eshte imja dhe komenti i con man. Nuk me takonte mua te bej komentin qe bere ti, por pajtohem me ty, sepse ne momentin kur poezia lind, poeti eshte ne nje bote te vecante emocionale dhe veshtire ti vej mendje gjerave te cekura, sepse sikur e the edhe ti: "Poezia ndihet nuk diktohet"
 
Si gjithmone poezite e tua tejkalojne ndjenjat dhe hapsirat...Shprehin nje bote te thelle shpirterore.....Une dicka kuptoj :D sepse te njoh, por perseri ti je i paparashikueshem dhe pse poezite e tua jane sa melankolike aq edhe shprehese.

Komentet e tua gjithenje me japin fuqi qe te shkruaj edhe me tutje, qe te vazhdoj te shpreh ndjenjat e mia para jush!
 
kete poezi ia kam kushtuar nje mikeshes sime e cila e ka humbur vajzen e saj te vogel para disa vitesh:

ASKUND NUK JE TI!

Të mbajta në duar sikur një kristal
Të rrita me shumë dashuri,
Tani kur më duhesh së tepërmi
Askund nuk je ti!

Të mbajta në prehër, të putha në ballë
Net të tëra kalova pa gjumë në sy,
Sot sytë nuk mund ti mbyllë nga dhembja
Askund nuk je ti!

Zgjohem në mëngjes me sy plot lot
Të kërkoj gjithkah nëpër shtëpi,
Vetëm zërin tënd të tretur e dëgjoj
Askund nuk je ti!

Me dhembjen në zemër dal nga shtëpia
Drejt varrezave nisem me shpejtësi,
Gjithkah të kërkova dhe nuk të gjeta dot
Aty po pushoje ti!

Një ditë dhe unë zemër do të vij tek ti
Të ta dhurojë këtë dashuri,
Dhe së bashku përgjithmonë
Aty do të pushojmë unë dhe ti!

25.08.2008 / 9:55
 
Komentet e tua gjithenje me japin fuqi qe te shkruaj edhe me tutje, qe te vazhdoj te shpreh ndjenjat e mia para jush!

jeta
jeta mu be varr para se te vdisja
jo se kisha vdekur por i zoti sisha
s'gjeta mbeshtetje as ne shoqeri atje ku dashurova gjeta vec tradheti
por.....
jeta eshte e gjate dhe shume e bukur s'te pengon tradhetia per te qene i lumtur,
i bukur eshte dhe ditari se mban mijra kujtime
ti ke jeten tende, une kam jeten time
 
KUR Mث Tث MOS JEM

Kur më të mos jem
Ti mos derdh asnjë lot,
Më mirë është të vdes
Se të jetoj kot!

Kur më të mos jem
Ti aspak mos vuaj,
Vitët që i jetova
Me lot do ti shkruaj!

Kur më të mos jem
Ti jetoje jetën,
Jeto e lumtur ngase
Kurrë se mësove të vërtetën!

Kur më të mos jem
Nga kjo jetë kur të ik,
Ti jeto pa mua
Aspak mos ke frikë!

Kur më të mos jem
Gëzoje çdo ditë,
Që të jesh me mua
Gjithënjë pate frikë!

09.17.2008 / 8:32
 

TE KERKOVA

Ne detin e pa fund te kerkova
Te kerkova dhe atje prapa diellit
Dhembjen e mungeses tende
Nuk ia rrefej dot as qiellit!

Ulem ne gjunje dhe lutem
Qe nje dite te jem me Ty
Lotet e qiellit me mbyten
Jeta me la ne vetmi!
 
Nث RRUGث PA KTHIM

1.
Po nisem në rrugë pa kthim
Në rrugën ku ti nuk je,
Atje ku rrezet e diellit
Nuk do jenë me mua sepse ti si le!

2.
Po nisem fillikat vetëm
As hijen tënde me vehte se marr,
Shpirti im po ikë në qiell
Kujtimet për ty do ti mbyll në varr!

3.
Po nisem dhe prapa po lë veç kujtimet
Asgje nga kjo botë s’do të vij me mua,
Bile as ajo fjalë e ëmbël që ta thoja
Tث DUA!

4.
Do të ta lë kujtim që ta mbash në zemër
Kur me lot si lum ti të qajsh për mua,
Dhe të më sjellësh në mendje
Sa herë dikujt tjetër i thua Tث DUA!

18.10.2008 / 16:30
 
:puc :puc

Me pelqejne ELB...si gjithmone :D
 
:puc :puc

Me pelqejne ELB...si gjithmone :D

Te falemnderit mikesha ime. Poeti inspirohet edhe me shume kur vleresohet nga lexuesit.
 
Ja pas nje kohe te gjate serish me nje poezi, besoj ta pelqeni:

FLOKثT E TUA

1.
Flokët e tua më sillen në kokë
Më mahnisin me bukuri,
Buzët e tua të kuqe flakë
Oh sa madhështi!

2.
Do të doja ti ledhatoj
Lehtas si të jenë mëndafsh,
Aroma e tyre e veçantë
Më mbush me afsh!

3.
Dhe ti sillesh si një princesh
Që princin e saj e pret me e pa,
Dhe në përqafimin e tij
Me gëzim me ra!

4.
Kurse unë si i mjerë do mbetem
Duke ruajtur kujtimet për ty,
Dhe në zemrën time të vetmuar
Ta ruaj këtë dashuri!

06.11.2008 / 16:49
]
 
Redaktimi i fundit:
KUR Mث Tث MOS JEM

Kur më të mos jem
Ti mos derdh asnjë lot,
Më mirë është të vdes
Se të jetoj kot!

Kur më të mos jem
Ti aspak mos vuaj,
Vitët që i jetova
Me lot do ti shkruaj!

Kur më të mos jem
Ti jetoje jetën,
Jeto e lumtur ngase
Kurrë se mësove të vërtetën!

Kur më të mos jem
Nga kjo jetë kur të ik,
Ti jeto pa mua
Aspak mos ke frikë!

Kur më të mos jem
Gëzoje çdo ditë,
Që të jesh me mua
Gjithënjë pate frikë!

09.17.2008 / 8:32


Bravo shume e bukur. Per kte ta kam dhene edhe nje here komentin por gjithsesi mbetet shume e bukur
 
Bravo shume e bukur. Per kte ta kam dhene edhe nje here komentin por gjithsesi mbetet shume e bukur

Te falemnderit shume per vleresimin qe i ben pozis time. Jam shume e nderuar me kete.
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Ja pas nje kohe te gjate bnje dhembje e re (e vjeter) nga une:

FESTA

1.
Festa po afrohet
Ne jemi të ndarë
Kurrë në jetë nuk të takova,
Kurrë nuk më ke parë!

2.
Ditët po kalojnë
Unë në vetmi vuaj,
Ulem dhe mendohem
Me lot vargje shkruaj!

3.
Me sytë që pikojnë lot
Shikoj në hapësirë,
I lutem perëndisë
T’m’largoj këtë errësirë!

12.12.2008 / 9:45
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

PO VDIاA

Po vdiça sot unë
Të lutem mos qaj
Jeta ime edhe ashtu
Ishte lot dhe vaj

Po vdica unë një ditë
Të lutem varrin ma vizito
Dhe mendo se edhe në atë botë
Jam ai që të do!

Po mbeta në jetë
Dije nuk jetoj unë
Pa dashurinë tende
Jeta s'më hyn në punë!

21.02.2009 / 10:14
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

PO DESHE Tث DIJSH

Po deshe të dijsh se si ndjehem unë
Shiko drejt qiellit në largësi
Aty ku është burimi i lotëve
Jam unë që po qaj për Ty!

Po deshe ta ndjesh dhembjen që kam në zemër
Eja më vizito aty ku bie shi
Jam unë duke qajtur për dashurinë e tretur
Aty ku unë vajtoj për Ty!

21.02.2009 / 10:09
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

MOS EJA

Mos eja te me shohesh mikesha ime
Meqenese ti me vrave dashurine,
Mos eja te lutem te me ngjallesh dhembjen
Me le te jetoj me vetmine!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

komplimente shume te bukura,raliteti shqiptare,
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

MUZA E TRETUR

1.
Kam harruar si duket të shkruaj
Dy fjalë varg më nuk i bëj dot,
Inspirimi së bashku me ëndërrat
Përgjithmonë ikën me Ty nga kjo botë!

2.
Vargun që dikur me lehtësi e thurrja
Tash më duket mundim i kotë!
Iku vargu, kur ike dhe ti
Sikur që unë po ik nga kjo botë!

3.
Trurin tim tashmë e kam bosh
Zbraztësi të madhe në te ti ke lënë,
اdo ditë pres athua mos kthehesh
Shikimin drejtoj horizontit të pa anë!

4.
Por ti nuk po vjen më as në kokën time
Për qudi as në ëndërr më nuk po më vjen,
Sikur të burgosur në burgun e jetës
Pa kthy kokën mbrapa ti mua më ke lënë!
 
Pe: "Jeta ime ne vargje"

HELM

Më therre në zemër
Shpirtin ma lëndove,
N’vend të dashurisë
Helmin më ofrove!!


---------- Post added at 11:40 ---------- Previous post was at 11:38 ----------

LثNGOJ

1.
Sikur një i humbur unë jam në jetë
Nuk e gjej dot rrugën e shpëtimit,
Ylli im polar është shuar
Po më vie shpejtë dita e largimit!?

2.
Dashuri nuk mora, dashuri nuk dhash
Nuk arrijta dot ti jap kuptim jetës,
Acari polar mbuloi zemrën time
Jetova në mjegull, larg të së vërtetës.

3.
Nuk e bëra dot atë që gjithmonë doja
Me puhi pranvere shpirtin të flladisja,
Nën dritë të hënës, në mbrëmjet verore
Së bashku me ty, yjet të sodisja!

4.
Dhe kur dimri me acar të vinte
Ne të ishim bashkë, vetëm unë dhe ti,
Derisa ftohtësia të ngrinte çdo gjë
Zemrat tona të ishin mbushur me ngrohtësi!

5.
Unë të t’ngrohja ty, ti t’më ngrohje mua
Dhe kështu së bashku të prisnim pleqërin,
E në folen të mbushur plotë me cicërrima
Me mall e nostalgji, t’kujtonim rinin!


---------- Post added at 11:42 ---------- Previous post was at 11:40 ----------

PA TITULL
1.
Sa fuqi ka një shikim
Që të therrë drejt në zemër,
Prej nga vjen tërë kjo forcë
Që të prek gjer në thembër!

2.
Të molis, të këput
Me gjithë forcën tej të shpon,
Ndien dhembjen, ndien therrjen
Prapë pa të dot nuk jeton!

3.
Të përplas nëpër gremina
Pastaj të bart lart në qiell,
Shpesh të bëhet errësirë nate
Dhe pastaj dritë dhe diell!

4.
Të bën me lotë, të bën me gaz
Pastaj në flatra të fluturosh,
Të bën të fortë, të bën të ditur
Dhe pastaj t’bën të gabosh!

5.
Kush me botën kështu vepron
Kush e ka tër këtë fuqi,
Me ndjenjat tona kush kështu luan
Përveq teje DASHURI!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

NUK TA DITA VLERثN

1.
Vlerën nuk ta dita metali im fisnik
As aromën s’ta mora mori lulja ime,
Me vehte more tërë dashurinë
Kurse me mua e le veç dhembjen time!

2.
Se ç’pasuri kisha kurrë nuk e dita
Asnjëherë s’mendova se mund t’mbes n’vetmi
Tash kur ti ike dhe nuk je me mua
Sa shumë më mungon e jotja dashuri !

3.
Mendoja se fjalën që e kishim dhënë
Do e mbanim me xhelozi përgjithmonë
Nuk donim të ia dinim
Se dikush tjetër luan me jetën tonë!

4.
Tash në kujtim të ditëve që bashk i kaluam
اdo ditë homazh të bëj ndër varre,
Dhe e shoh se kjo jetë pa ty
Nuk më vlen më as pesë pare!

22-12-2011 / 7:25




Mث VJEN Nث ثNDثRR

1.
Më vjen në ëndërr, musafire e paftuar
Dhe ngjyrën ua shkatërron e i bën gri,
ا’faj kam unë që gjumin ma prish
Edhepse dikur më le në vetmi?!

2.
Në ditët me diell më bëhesh eklips
Dhe dritën e ditës ma errëson,
ا’faj kisha unë që ti nuk më deshe
Përse tani ti kështu vepron?

3.
S’më deshe në jetën e vërtetë
Përse në ëndërr tani më vjen,
Nuk t’pëlqeu me mua t’kaloje pranverat
Ndërsa tash dimrin në zemër më bjen!

4.
Ti së bashku me akullin më keni hyrë në zemër
Të ftohët Sibirian keni sjellë në mua
Gjithënjë të thosha sa shumë të desha
Kurse ti kurrë nuk më the të dua!

23.12.2011 / 10:44
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

DERI KUR?

1.

Deri kur do të mundoj vehten
Një varg ta gjej, të më vij në mendje,
Një, vetëm një varg të arrij ta shkruaj
Që të ndaloj, më të mos vuaj!

2.
Kur do të më ringjallet muza ime
Ajo muza që më inspironte dikur,
Që sërish ti rikthehem vargut tim
Sepse tash që nuk shkruaj, jam si jetim!

3.
Më beson miq e mi të dashur
Poeti nuk ka jetë pa vargun e tij,
اdo ditë që kalon dhe ai nuk shkruan
Sikur gjarpëri nën guri, ai vuan!


30.03.2012 / 9:40
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top