Jeta e padurueshme me një narcizist

Narcizistët e sëmurë janë partnerë të vështirë në jetën bashkëshortore. Pavarësisht mirëkuptimit për shpirtin e trazuar pas egos së theksuar: nëse nuk do të humbasësh vetveten sa më parë larg prej një njeriu të tillë!

1586159652421.jpeg


"Shpirti, qetësohu, sot po e bëj unë pazarin." Një fjali, që Sarah nuk e ka dëgjuar kurrë prej bashkëshortit të saj. Asnjëherë para, se ajo të ishte shtatzënë me djalin e tyre, asnjëherë gjatë shtatëzanisë dhe asnjëherë qëkurse lindi djali. Bota e tij, tregon 39 vjeçarja sillet vetëm rreth një njeriu, atij vetë.

Para disa muajsh Sarah i dha fund kësaj lidhjeje. Një vendim, që sot ajo do t’ia kishte këshilluar çdo shoqeje të saj ta ndërmerrte një hap të tillë shumë më përpara: "Lëre! Ai tip po të shkatërron ty." Që prej asaj kohe Sarah i është nënshtruar një terapie. Terapistja i ka forcuar vetëdijen Sarahs: Ajo për pesë vjet rresht ka jetuar me një narcizist.
Pak empati, shumë agresion.

Pa tolerancë

"Narcizistët shquhen për mungesë empatie", thotë Bärbel Wardetzki. Ajo është psikoterapiste dhe autore e disa librave mbi temën e narcizizmit. Njerëzit narcizistë nuk dëgjojnë, preferojnë më shumë të tregojnë për veten dhe në situata konflikti nuk kanë tolerancë, thotë ekspertja.

Kjo ishte gjëra e parë që i ka rënë në sy edhe Sarahs. "Për mosmarrëveshje të vogla ai reagonte në mënyrë të ekzagjeruar e thoshte shprehej të tilla: "nëse nuk e mbyll tani këtë diskutim, mes nesh ka marrë fund çdo gjë." Mua kjo më dukej e çuditshme dhe e papërshtatshme.“ Nëse ajo nuk i shprehte me insisitim dëshirat dhe nevojat e saj, shumë shpejt ato harroheshin. Ai as që pyeste më për to, thotë Sarah.

Vetëdija e tij, vullneti i tij dhe aftësitë e tij për t’iu kundërvënë asaj – këto fillimisht e bënë atë tërheqës për Sarah. Ai i imponohej asaj. Të qenit në qendër të vëmendjes është si balsam i jetës për narcizistët. Por prite se ç’të vjen, nëse nuk ua shpreh atyre vlerësimin! "Ata mund të reagojnë tejet agresivë, nëse ndokush bën diçka që atyre nuk u pëlqen", thotë Wardetzki. Narcizistët ose duan të jenë në qendër të vëmendjes ose duken si timidë.

Në vend që t’i lëvdojnë apo t’i vlerësojnë të tjerët ata vetëm duan t‘i nënçmojnë ata.
Pavarësisht gjithë këtyre sjelljeve tipike të narcizistëve ky koncept nuk është e lehtë të përkufizohet, thotë Wardetzki. Kufijtë nga narcizizmi pozitiv tek ai i sëmurë nuk janë të qartë. "Njerëzit që thonë, ‚unë jam i mirë‘ kanë një vetëndijesi pozitive. Ata njohin edhe vetëdyshimin, por janë gjithmonë në gjendje që të gjejnë ekuilibrin e brendshëm dhe të ngushëllojnë e të mbështesin vetveten. Ata i njohin aftësitë dhe kufijtë e tyre.."
Ego e madhe, asgjë tjetër


Në të kundërt narcizizmi i sëmurë konsiston në një raport të cënuar të vetëndjesisë, thotë psikoterapistja. Dyshimet e thella në vetvete duhet „të kompensohen përmes konstruktimit të një ndjesie të stërmadhe për vetveten." Sikurse ndodh rëndom piketat për këtë vendosen në fëmijëri. Narcizistët janë kryesisht fëmijë të trajtuar jo si duhet emocionalisht, shpjegon Wardetzki. E kjo ka dy anë të medaljes: „Këtyre fëmijëve u kushtohet jashtëzakonisht vëmendje e llastohen tej mase", shpjegon psikoterapistja. Sipas saj kjo është një metodë e preferuar edukimi e kohës sonë. Ndonjë fëmijë sa pa e nisur të hedhë një vizë mbi fletën e bardhë, pushtohet prej shpërthimeve entuziaste të prindërve.

Ana tjetër e medaljes është nënvleftësimi i vazhdueshëm i fëmijës, thotë ajo. „Këta fëmijë kanë gjithmonë ndjenjën, se nuk janë të mirë sa duhet dhe nuk i do kush.“
Rezultati është i njëjti në të dyja rastet: Ai që ngrihet në piedestal ose vazhdimisht e nënvleftësojnë, nuk e ndjen veten të vlerësuar si duhet. Një fëmijë që rritet në këtë mënyrë, nuk zhvillon një ndenjë të shëndetshme të vetëdijes. Pra nuk ka ndjesinë, që „është mirë kështu siç jam".

Sarah thotë se nëna e ish-bashkëshortit të saj ka qenë „e ftohtë e pa emocione“. Djalin ajo shumë shpejt e largoi dhe ai u rrit tek një teze e tij. Por tezja nuk ishte njeri i mirë, e ai është rritur me të rrahura. Babin ai nuk e ka njohur kurrë.

Një narcizist për mua?

Sarah e përshkruan veten si një „natyrë e përkujdesur“, që gjithmonë do t’u ndihmojë të tjerëve. Burri i saj ishte projekti i saj. Dikush, të cilin ajo donte ta ndihmonte ta kapërcejë të kaluarën e vet me përvojat jo të mira të fëmijërisë dhe që ajo donte t’i tregonte se çfarë është dashuria e vërtetë. "Unë i mbushja mendjen vetes, se nëse duroj gjatë, ai do ta kuptojë, që unë jam personi i vetëm i duhur për të."

Por krejt e kundërta ndodhi. Refuzimi i ish-partnerit të saj që të kujdesej për nevojat e Sarahs u përshkallëzua gjatë shtatëzanisë. "Ai nuk kishte mirëkuptim, kur unë nuk isha në gjendje të mirë, dhe në përgjithësi nuk tregonte interes për mua. Unë kisha përshtypjen, se gjatë kësaj kohe vetëm i ngrija nervat atij dhe i isha bërë barrë."

Sarah në pritje të bëhej nënë i lutej atij për mirëkuptim, por më kot. Ajo nisi të ngrejë zërin. Në këtë situatë ai nisi të dëgjojë. "Ti më ulërin mua gjithmonë, ndaj mos u habit nëse nuk të trajtoj mirë." Ky ishte reagimi i tij më i preferuar. "Meqënëse unë nuk po i kushtoja më vëmendje atij, gjë që sipas tij i takonte, ai nisi të ketë vazhdimisht afera të reja“, tregon Sarah. Nëse atij i dilnin gënjeshtrat, i mohonte të tëra dhe e mbante Sarahn për të çmendur.

Një fuçi pa fund

Sjellja ndaj narcizistëve është një sfidë kundrejt vetëdijes tënde, thotë Bärbel Wardetzki. "Ata ia arrijnë brenda një kohe të shkurtër që tjetri të nënshtrohet e të mos jetë më personi që ishte në të vërtetë." Ndaj është e rëndësishme, që të mbash qendrim e të mos tërhiqesh.

Me divorcin Sarah mbajti qendrim dhe i hoqi burrit të saj narcizist burimin më të qendrueshëm të vlerësimit ndaj tij. Ai as që mund ta kuptojë këtë vendim. "Ai nuk e beson, që e kam seriozisht", thotë Sarah. Tani ai e përqafon atë dukei thënë, se ajo dhe familja janë pikërisht ajo çfarë ai ka nevojë. "Unë e besoj që ai ka nevojë për këtë. Por ai ka nevojë edhe për më shumë: ai asnjëherë nuk është i kënaqur me atë që ka."

Njerëzit me probleme narcizizmi janë si një fuçi pa fund, thotë Wardetzki. "Inkurajimi nuk mund të konservohet së brendëshmi dhe konfirmimi duhet të vijë gjithnjë e më shumë nga jashtë." Më shumë mirënjohje, më shumë admirim, të gjitha këto për një ndjenjë të trazuar të vetëdijes. "Atij i duhen gratë që e vlerësojnë. Kjo nuk ndryshon, vetëm se ai konstaton, që tani do të ketë familjen e vet. Problemi mbetet i njëjti." Sarah punon me terapisten e saj, që në të ardhmen ky të mos jetë më problemi i saj.

Julia Vergin
 
Une njoh dike, ose me sakt nje ish koleg pune
eshte fiks si ky ne shkrim...
Une mendoj se njeriu duhet te gjeje qetesine shpirterore kur eshte ne nje lidhje
disa njeres duhen avulluar!
 
Sa me larg nga njerez toksik si narcistat. MOs u mundoni ti ndryshoni Se nje njeri I thjeshte nuk do mundi kurre, thjesht sa qe do helmosi jeten e tij. Vetem psikiater dhe psikologe mundet te ndihmojne, por eshte e pamundur se ata nuk e pranojne kurre qe kane probleme. Gjeja me e mire eshte , Te kesh njohuri cfare eshte narcizmi,te kesh pjekurine ta dallosh qe ne fillim te marredhenies dhe te shkeputesh. Per ata qe I kane ne Familje dhe nuk shkeputen dot te kerkojne ndihme nga psikologu.
 
Sarah thotë se nëna e ish-bashkëshortit të saj ka qenë „e ftohtë e pa emocione“. Djalin ajo shumë shpejt e largoi dhe ai u rrit tek një teze e tij. Por tezja nuk ishte njeri i mirë, e ai është rritur me të rrahura. Babin ai nuk e ka njohur kurrë.

Disa njerez nuk jane te denje te behen prinder kurre.
 
fataliteti eshte .. se askush nuk e di me pare cfare historie ka personi ne fjal... sepse edhe nje narcist e meriton te jete i lumtur.. por si tja arrish dickaje te tille pa shkatrru veten ?!
Kjo eshte ceshtja .
Nje narcizt nuk ka per te qene kurre I lumtur, askush nuk mund te arrije dicka te tille . E vetmja gje e sigurt eshte se njerzit rreth tij shkaterrohen, tek ai nuk ndryshon asgje. Ata jane njerez pa ndjenja, nuk mund te duan asnje as veten e tyre,thjesht e kamuflojne me egocentrizmin e tyre.
 
fataliteti eshte .. se askush nuk e di me pare cfare historie ka personi ne fjal... sepse edhe nje narcist e meriton te jete i lumtur.. por si tja arrish dickaje te tille pa shkatrru veten ?!
Kjo eshte ceshtja .
duhet nje force e jashtezakonshme te meresh me njerez te tille … por nuk esht e pamundur..dicka nga vetja humb por nese je e forte dhe fiton gjera te tjera :)
 
Ato duhet te kerkojne ca tipe qe duan te jene nene e bashkeshortit, ca crocerossina qe anullohen per personin tjeter...
 
Ato duhet te kerkojne ca tipe qe duan te jene nene e bashkeshortit, ca crocerossina qe anullohen per personin tjeter...
ndonjehere ata njerez perfundojn me kta ngaqe kane pasur jete te veshtire apo abused nga te tjere me pare
 
duhet nje force e jashtezakonshme te meresh me njerez te tille … por nuk esht e pamundur..dicka nga vetja humb por nese je e forte dhe fiton gjera te tjera :)
E pamundur nuk eshte por i bie te jetosh ne funksion te tij. Do e pranoje gjith jeten nje karakter te tille?
 
ndonjehere ata njerez perfundojn me kta ngaqe kane pasur jete te veshtire apo abused nga te tjere me pare
Pavarsisht arsyes nese nuk perfundojne me te tille do nxine jeten te tjereve...
Gjithesesi mendoj qe nje njeri i forte me nje dashuri te paster arrin gjithcka
 
mos me thoni qe eshte normale te luash rrolin e nenes per partnerin ?
Seshte normale, por nese te ka pelqyer ai partner eshte pikerisht per kete qe ca i pelqejne... dhe jo vetem rolin e nenes... sa ka qe kerkojne te jatin ne partnerin?!
 
Pavarsisht arsyes nese nuk perfundojne me te tille do nxine jeten te tjereve...
varet nga njeriu … nese ti gjykon nje njeri qe ka pasur jete te veshtire per shume arsye esht sikur po e denon pa e njohur mire
 
Seshte normale, por nese te ka pelqyer ai partner eshte pikerisht per kete qe ca i pelqejne... dhe jo vetem rolin e nenes... sa ka qe kerkojne te jatin ne partnerin?!
ather duhet te gjej nje me te madhe ne moshe... behet fjale per lidhje me njohje .. jo ato shkusite e famshme kur ske zgjidhje tjeter .
 
varet nga njeriu … nese ti gjykon nje njeri qe ka pasur jete te veshtire per shume arsye esht sikur po e denon pa e njohur mire
Jo e ke gabim nuk po gjykoj aspak e asnjeri smund ta ndryshoje te shkuaren ama te tashmen e ka ne dore..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top