Jemi brezi që nuk do të ketë marrëdhënie

B4Nn0Odobm.jpg

Duam një filxhan të dytë me kafe për fotot që hedhim në Instagram të dielën në mëngjes, një palë këpucë të tjera në fotot tona artistike.

Duam të tregojmë në Facebook që kemi në marrëdhënie, në mënyrë që të gjithë të mund të komentojnë, duam një publikim të denjë për hashtag.
Duam të kemi dikë për të ngrënë mëngjes të dielave, me të cilin/ën të ankohemi të hënën, të ruajmë picën të martën dhe të na thotë ‘mirëdita’ të mërkurën.
Duam të kemi një partner/e me të cilin/ën të mund të shkojmë në dasmat ku jemi të ftuar dhe në të njëjtën kohë të pyesim vetes se si t’ia bëjmë që të sigurojmë një fund të lumtur përgjithmonë?
Kjo pyetje na torturon, por në të njëjtën kohë, bëjmë pjesë tek brezi që nuk do të ketë marrëdhënie.
Zhytemi në rrjetet sociale në tentativën për të gjetur njeriun e duhur. Si të ishim duke kërkuar të vinim rregull në shtëpinë e shpirtit tonë binjak.
Lexojmë artikuj si ”Pesë mënyra për të kuptuar nëse i pëlqen” apo ”Shtatë mënyra si ta bësh për vete”, duke shpresuar të jemi në gjendje të lidhim pas vetes dikë për të patur një marrëdhënie me të, si të ishte një projekt artizanal që kemi parë në ‘Pinterest’.
Duam një zëvendës, jo një person. Duam një trup, jo një çift. Duam dikë që të ulet pranë nesh në divan, teksa lundrojmë pa fund në rrjetet sociale dhe hapim një aplikacion tjetër për t’u shkëputur nga jeta jonë.
Duam të mbajmë ekuilibrin: të hiqemi sikur nuk kemi ndjenja edhe kur jemi një libër i hapur. Duam që të ketë nevojë për ne, por ne nuk duam të kemi nevojë për askënd.
Kemi kryqëzuar krahët dhe diskutuar për rregullat me miqtë tanë, por askush nuk e njeh lojën që po përpiqemi të luajmë. Sepse problemi është që brezi ynë nuk do marrëdhënie, por në fund…i duam.
(Përshtati: A.H)

Pamfleti.net
 
Last edited by a moderator:
Kam lexuar perciptazi ne fakt.lloj lloj mendimesh ne lidhje me keto debatet e `online`,le ti quajme.
Mendoj qe jemi brezi ku do shikoj per dite e me shume drejte, `inertsimit` te disa ndjenjave, qe per brezat para nesh apo dhe prinderit tane kane qene te shejta.
Dua te vij ne perfundimin qe ndoshta pas 100 vitesh,keto do jene vetem A-alfa e nje zixhiri shkembimesh,frekuentimesh,sin dhe mion ne mardhenjet njerzore.
Ndoshta per ne eshte pak e cuditshme e gjithe kjo,por per brezin pas nesh,do jete aq normale sa ndoshta takimet reale do zevendesohen aq shume nga komunikimi teknollogjik sa qe do jemi ne te cuditshmit per ata.
Tani ne kontekst personal,mendoj qe jam dhe do jem ajo romantikja e semure qe bie gjithnje ne dashuri me nje lule ne pranvere,me nje cope det ne vere dhe me nje dite te ftohte dimri qe i pelqen te ece vetem rrugeve te qeta ne mengjes heret. :))
A duhet teknollogjia,rrjetet e c`jane keto?
Sigurisht, jane nje mjet jetese,komunikimi, dhe si ne cdo fush te jetes dhe ektu s`duhet te ngelesh pas,mjafton mos te behesh e varur ne shume dimensione nga ajo,pasi jane therrime te pakten ne keto kohet tona,jo shume te vlefshme,kur fillon e zevendeson realitetin me virtualitetin.
 
Siq thote shume bukur Nevertiti i duhet dhene rendesine qe i takon çgo gjeje. Eshte dramatike por eshte realitet qe "sot jemi gjithkund por sjemi askund".
 
Qekam posht mesatares. I jep vetes nje pat on the back! :p

F949839F-8851-453A-83D6-40CAF69D2DF6.jpeg
 
Nuk I kam lexuar me vemendje komentet siper po... personalisht di te te them dicka

Sa jam ende pa unaze do ti perdor rrjeter pse jo esht nji, mundesi e mire per te kakuar kohen

Ama vendsoa unazen ne gisht
Larg te gjithave
Njeriu perqendrohet ne realitet
Jo me ne interent
 
Se kuptova mire..ose e kuptova po i kam pak lemsh dmth hahaha

Nuk e shoh ne kete kenveshtirm situaten..
Kjo lloj menyre te dashuruarit...eshte e lezetshme..ndoshta edhe e vertet deri diku..
Sepse ti shfaq shpirtin perpara dikujt...gje qe ne realitet..jo te gjithe munden ta lexojne...
Me pelqejne keto lloj menyra te te dashuruarit...sepse ashtu si ty Neve..edhe une jam natyre romantike..dhe ne kete lloj menyre bejne dashuri..shpirtrat dhe jo lekura...
Dhe kur shpirti bene dashuri..eshte ndjesi fantastike...ndonse heret ose vone..lekura do kerkoj lekuren..prekjen..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top