Janis Joplin, histori e një rebeleje

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_Janis1489322127.jpg

Rock, blues & country: Janis Joplin, ylli i parë femër i muzikës rock. Histori e një rebeleje.

Në fund të viteve ‘50, jeta e Xhenis Xhoplin (1943-1970), u bë njësh me të ashtuquajturin “beat generation” dhe epokën e hipive. Ndërsa ajo njihet si ylli i parë femër i muzikës rock. Nëse Xhenis do të kishte jetuar më gjatë, një gamë me e gjerë e talentit të saj muzikor, dhe insistimi për të jetuar sipas mënyrës së saj, me siguri që do të sillte shumë më tepër admirim.

Xhenis kryesonte vazhdimisht klasifikimet muzikore, sidomos në rrymën kauntri; ajo ishte një figurë përcaktuese e kundërkulturës së viteve ‘60; “Perla” ishte nofka e Xhenis për brendinë e saj, si një figurë e hershme feministe.

Rock, blues & country?

Në librin ‘E varrosur për së gjalli’, biografja Mira Fridman shkruan se Xhenis argëtonte miqtë e saj të shkollës së mesme, duke imituar në mënyrë të përsosur këngëtarin e rrymës folk Zhan Riçi (1922-2015), dhe këngëtaren e rrymës folk dhe bluz Odeta (1930-2008), zëri i Lëvizjes për të Drejtat Civile.

Ndaj nuk është e çuditshtme, që Xhenis me një zhvillim të parakohshëm, tashmë një artiste lokale dhe piktore, të mos ia kalonte shumë mirë në shkollën e mesme. Një mik i fëmijërisë, Xhim Lengdon, i tha Fridmanit se në qytezën e tyre mendjengushtë Port Artur në Teksas, Xhenis cilësohet si imorale.

Menjëherë pas diplomimit, ajo shkoi në enklavën e hipive në Venecia të Kalifornisë, ku mund të bënte një jetë të shpenguar. Pas rikthimit në Teksas në vitin 1962, Xhenis filloi ta quajë veten një ‘beatnik’, një nofkë që ajo do të përdorë për të përshkruar veten gjatë gjithë jetës së saj. (Beatniks, i tha ajo një gazetari në Brazil në vitin 1970, janë “më të vjetër” sesa hipitë).

Ky vit shënoi realizimin e parë të ambicjes së Xhenis; ajo filloi të performojë në Hjuston dhe Ostin si këngëtare e bluzit, me stilin e saj të ndikuar shumë nga këngëtarja e saj e preferuar, Besi Smith (1894-1937), Perandoresha e Bluzit. Ndërsa Xhenis vendosi përfundimisht të bëhet një yll roku, në vitin 1971, versioni i saj i këngës kauntri të kënduar më herët nga Kris Kristoferson, “Me and Bobby McGee”, u rendit në krye të klasifikimit.

Kritikët e muzikës spekuluar mbi atë që ajo mund të bëhej – a do e tejkalonte Xhenis muzikën kauntri? Në një intervistë në dokumentarin e Emi Berg “Vajza e vogël blu” (2015), Kristoferson, një miq teksan (karriera e të cilit u ngrit me ndihmën e Xhenis), thotë se ai nuk e dinte që kishte planifikuar regjistrimin e këngës. Ai kujton se ia tha këngën, sapo e kishte shkruar. Në një moment tepër emocional, Kristoferson, që sipas dëshmive kishte qenë dikur i lidhur me Xhenis, tha se qe habitur kur dëgjoi interpretimin e saj, në një album të publikuar pas vdekjes së “Perlës”.

Xhenis si një ikonë e kundërkulturës?

Në filmimet e D.A Pennebaker të Xhenis në Festivalin Pop të Montereit në vitin 1967, ka një fragment të Mama Cass në audiencë. Ndoshta anëtari më i famshëm i grupit rok folk, “The Mamas dhe Papas”, Cass është përshkuar nga interpretimi i “Ball and Chain”. Pennebaker kërkoi sërish të filmonte Xhenis, pasi e pa se paraqitja e saj në festival ishte domethënëse.

Një muaj para Montereit, kishte filluar të shfaqej dokumentari i tij “Mos shiko pas” në lidhje me turneun e parë britanik të këngëtarit Bob Dilan. Në vjeshtën e vitit 2015 skenaristja e dokumentarit “Vajza e Vogël Blu” ku u përdorën edhe filmimet e Pennebaker, u shfaq së bashku me këtë të fundit për t’iu përgjigjur pyetjeve të publikut.

Pennebaker tha se në Monterei, ai e dinte se Xhenis si interpretuese qe në prag të fames të madhe. Fridman e përshkruan paraqitjen e asaj dite”si shumë energjike sesa gjithë pjesa tjetër e gjithë festivalit”. Xhenis ishte një yll edhe para se të rregjistronte diçka. Sa për vetë “Monterey Pop”, biografja thotë: “Nuk pati kurrë një tjetër Monterey”.

Ndërsa ka patur shumë festivale të paharrueshme të kundërkulturës muzikore para “Monterey Pop”, kryesisht në San Françisko, ky i fundit shënoi fillimin e Verës së Dashurisë, hyrjen e hipive, dhe filozofisë së tyre të “fëmijës lule”, në kulturën e përgjithshme. Xhenis nuk ishte thjesht pjesëmarrëse – ajo u veçua nga kritikët e muzikës, të cilët kanë qenë unanimë në lavdërimet e tyre ndaj saj.

Performanca e suksesshme e Xhenis, është e pandashme nga një moment përcaktues në historinë e muzikës amerikane, dhe nga “Summer of Love” që pasoi, me derdhjen e saj të ndjenjave të qeta në tubimet në të gjithë vendin. Më vonë gjatë atij viti, do të ketë një tjetër përshkallëzim të luftës në Vietnam, dhe shkatërrimi i rregjistrimeve nga At Berrigan, por mbeti në qarqet kundërkulturës kujtimi i një lëvizje, që mbajti premtimin e ndryshimit në “Epokën e Ujorit”.

Vazhdon poshte videos:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

A ishte Xhenis një feministe?

Fridman, e cila kishte qenë përfaqeuesja e Xhenis për marrëdhëniet publike (dhe një punonjëse e menaxherit legjendar të Xhenis, Albert Gros), kujton një bisedë të vitit 1970 me klienten e saj në lidhje më këngën “Get It ëhile You Can”. Xhenis shprehu zhgënjimin mbi faktin, se kënga interpretohej gjerësisht si një referencë vetëm ndaj seksit.

Pas vdekjes së saj, kjo këngë mbërriti në majat e klasifikimeve muzikore, dhe titulli menjëherë u bë një moto e hipive, pjesërisht për shkak se Lufta e Vietnamit kishte marrë jetën e kaq shumë të rinjve. Përgjigja e Fridmanit ndaj Xhenis, qe se ky interpretim s’duhet t’i vinte si diçka e papritur, duke patur parasysh reputacionin e saj si imorale- diçka kjo e pamerituar sipas biografes.

Përgjigja e Xhenisit: “Babai im…. Ai bënte një jetë mentale. Kjo është ajo që donte, dhe mori aq sa mundi. Pavaësisht se ç’mendoni, kjo është ajo që do të ndodhë”. Përvoja ndërgjegjësuese e Xhenis në Venecia të Kalifornisë, erdhi një vit pas shitjes së pilulës së parë kontraceptive. Frika e grave ndaj shtatzënive të padëshiruara u zhduk, por për shumicën dërrmuese të grave të klasës punëtore dhe shtresës së mesme, vlerat e viteve ‘50 mbetën të njëjta, ashtu si edhe në familjen e Xhoplin.

Pjesë e rebelimit të Xhenis gjatë shkollës së mesme, kundër asaj që Fridman quan “zakone të zymta”, duke përfshirë edhe sjelljet e pranueshme si zonja, ishte kalimi i lumit Luiziana me shokët meshkuj, për të pirë dhe vizituar pishinat aty pranë. Në moshën 19-vjeçare, pas kthimit të saj nga Venecia, rezistenca ndaj atyre “zakoneve” vazhdoi me zhargonin e hipive dhe sikurse vërejti një i njohuri i saj, ajo mbante veshur një jelek prej lëkurës së dashit, një symbol i mospërfilljes së modës.

Pasi Xhenis u bë një yll roku, ajo herë pas here zinte “djem të bukur” dhe kalonte me ta nga një natë. Fridman komenton ndjeshmërinë që Xhenis kishte ndaj çdo kritike ndaj stilit të saj të jetesës, por ajo gjithashtu e bën të qartë se jetonte ashtu si i pëlqente. “Miqtë e Xhenis e merrnin si të mirëqenë faktin se ajo nuk dinte asgjë mbi fajin” – shkruan Fridman, “dhe nuk ka shumë që mendojnë se droga dhe alkooli, ishin katalizatorët e aventurave të saj seksuale”.

E pyetur në një rast se pse nuk merrte në grupin muzikor një femër, Xhenis u përgjigj se i pëlqente të qe gruaja e vetme në skenë. Ndërsa nuk ishte një feministe e vetë-deklaruar, sinqeriteti dhe ndershmëria e artit të saj, e bënin atë më të arritshme, në kontrast të plotë me Grejs Slik, me të cilin ajo krahasohej shpesh. Xhenis mishëron qëllimet e hershme të lëvizjes feministe, “lirinë për të zgjedhur”, një tjetër frazë shumë shpesh e keqkuptuar. Ajo shpreh shtrirjen e gjerë të autonomisë së grave, dhe jo thjesht pasjen e të drejtën ligjore për të abortuar.

Biography.com / Bota.al
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Kur kam degjuar per here te pare per Joplin nuk kam reshtur me pas se degjuari kenget e saj.
Me shume se nuzika e saj me ka terhequr personaliteti dhe origjinaliteti i saj.
Para dy muajsh porschi i saj plot ngjyra u shit 2 milione $ ne ankand.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top