Jam përgjegjës për humbjen, nuk ka faj portieri !

Delirium

No description ...
Luis Enrike ka mbrojtur portierin Ter Shtegen dhe ka thënë se ndeshjen e humbën të gjithë si skuadër. Numri një i katalanasve ka marrë përgjegjësitë për këtë dështim ndaj Selta Vigos.

Enrike-Ter-Shtegen-470x264.jpg

“Ishte një ndeshje me dy faza të ndryshme. Në pjesën e parë humbëm të gjitha duelet dhe nuk bëmë asgjë të mirë, por nuk e meritonim të pësonim 3 gola. Në të dytën ndryshoi gjithçka, por ishte e pamundur ta përmbysnim rezultatin. Gabimet? Jam unë përgjegjës për këtë rezultat. Selta e nisi ndeshjen shumë mirë dhe nuk e prisja të na bënte aq shumë presion.

Iniesta? Tani pas ndeshjes edhe unë mund të flas më mirë, por duhet të vendosja përpara saj… Nuk pendohem për zgjedhjet që kam bërë. Në fund të fundit, kjo është puna ime”, tha Enrike. Ai foli edhe për paraqitjen e portierit. “Portieri ynë duhet të rrezikojë gjithmonë, por nuk e humbi ai ndeshjen. Ne humbëm të gjithë. Duhet të përmirësohemi”, tha numri një i katalanasve në fund të ndeshjes.

/Panorama Online /
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top