Ja si ta përgatisni lëkuren ndaj të ftohtit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
563172176lajmetari563172176.jpg



Dimri tashmë ka trokitur dhe është shumë e rëndësishme të ndiqni disa këshilla të vogla për të përgatitur lëkuren që të përballojë të ftohtin në mënyrën me të mire.

Dimri tashme ka trokitur dhe është shumë e rëndësishme të ndiqni disa këshilla të vogla për të përgatitur lëkuren që të përballojë të ftohtin në mënyrën më të mirë. Rekomandimi i parë është ajo që të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe korrekt. Mes ushqimeve që nuk duhet të mungojnë në dietën për t’u përgatitur për dimër janë: lulelakra, merluzi, kivi, portokalli etj, pasi janë një ndihmës shume i madh i shëndetit të lëkurës. Ushqimet si kivi, portokalli, domatet, specat janë të pasur me vitamina C, e cila rrit mbrojtjen imunitare të organizmit dhe si pasoje atë të lëkurës, transmeton “ikub”.

Omega-3 prezentë tek merluci ndihmojnë për të vonuar plakjen e lëkurës, ndërsa vitamina A e cila gjendet tek lakra shërben për të ndihmuar lëkuren në procesin e rregullimit të saj. Përveç dietës se përditshme, për të përgatitur lëkuren ndaj të ftohtit nuk duhet të harroni hidratimin. Duhet të konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë, duke e pasuruar dietën ditore dhe me lëngje frutash dhe perimesh të freskëta. Por gjithashtu duhet të hidratoni lëkuren edhe me produkte specifike. Shume të vlefshme janë kremrat me princip aktiv me origjinë vegjetale që forcojnë shtresën e lëkurës dhe garantojnë një hidratim të thellë.

gjuhashqipe
 
Pe: Ja si ta përgatisni lëkuren ndaj të ftohtit

Ma heqin trurin postime te tilla..te lutem mos ma merr personale :)
Gjeja me e rendesishme eshte mos te abuzosh me veten.. Mos ha e pi shume, jo duhan, jo 20 kafe ne dite, jo alkol ose perdorim social per ata qe e pijne..
Te jesh i paster e tia dish kupimin fjales higjen..edhe te hash shendetshem kuptohet.
Mqs jetoni ne athine atehere mund te na jepni edhe keshilla per dieten mesdhetare :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top