Ja se si të mirëmbani kompjuterin tuaj

ResLum

Antarë
Pluhuri është armiku më i keq i pjesëve të brendshme e të jashtme të kompjuterit.

Kujt nuk i ka ndodhur që ta kaploj nervozizmi aq shumë, sa që i është hidhur ta gjuaj kompjuterin nga dritarja. Vërtetë kompjuterët janë mrekulli teknologjike, por nganjëherë mund të jenë edhe pajisje që të shkatërrojnë nervat. Megjithatë në thellësi, ne vet e kemi parasysh se nuk i ka fajet ai, por ne. Nganjëherë thjeshtë nuk e trajtojmë ashtu si duhet harduerin (e as sistemin operativ), ashtu siç duhet trajtuar.
Nuk po themi se duhet të blejmë lule apo stoli për të, por ju duhet që kohë pas kohe ta mirëmbani atë në mënyrë të duhur në mënyrë që ai të sjellë rezultate në mënyrë të duhur. Më poshtë do të mund të lexoni këshilla praktike sesi të arrini këtë (e të evitoni shkatërrimin e jetës së atyre që punojnë në përkrahje teknike) dhe mos harroni që këto këshilla mund të tingëllojnë si gjëra shumë të thjeshta por ato shpesh injorohen.

1. Luftoje pluhurin
Pluhuri është armiku më i keq jo vetëm i nënave tona që pastrojnë shtëpinë por edhe i pjesëve të brendshme e të jashtme të kompjuterit. Madje më së keqi e pësojnë pjesët e brendshme, sepse ato mund të mbingrohen dhe të shkaktojnë ristartime të kohë pas kohe të sistemit apo mund të ndodh edhe diçka më keq. Zgjidhja: Fute kokën tek shtëpiza dhe fryj mirë nëpër të gjitha pikat ky bëhet ventilimi dhe largoje pluhurin me ndonjë leckë (të tharë) apo me ndonjë bocë me ajër të kompresuar, tek pjesët si p.sh. ku është ftohësi i CPU-së, kartela grafike (nëse është e madhe ajo do të ketë një ftohës të madhe, kështu që fryjë mirë edhe aty), pastaj nëpër pllakë amë, shtëpizë, etj. Keni parasysh të jeni i kujdesshëm sepse këto janë pjesë të ndjeshme por mos harroni se kur largoni pluhurin kompjuteri juaj do të marrë frymë lirshëm dhe do t’ju falënderojë shumë për këtë...

2. Mos e vendos shtëpizën në dysheme
E dimë që shumica nuk kemi kushte financiare për një tavolinë pune të kualitetit dhe cilësisë së lartë, por tentoni që të evitoni vendosjen e shtëpizës në dysheme. Jo vetëm që do të evitoni sasitë e mëdha të pluhurit, por kur është shtëpiza më lart prej tokës ju do të evitoni shkelmimet e paqëllimshme të shtëpizës, pastaj e ruani atë nga thithësja elektrike dhe në mes tjerash, e ruani prej elektricitetit statik që krijohet prej tepihut.

3. Mos e fut në dollap
Disa tavolina pune kanë hapësira të dedikuara ku ju mund të fusni shtëpizën e kompjuterit por kompjuteri nuk është Harry Potter! Mos e fut atë në dollap! Seriozisht e kemi. Nëse dikush e ka vendosur aty, le ta ketë parasysh se nxehtësia që gjenerohet është marramendëse dhe ajo madje mund të shkatërroj sistemin, e në këtë rast me njëmend magjia do të ndodh... Lirojeni kompjuterin dhe ofroni atij frymëmarrje të lirë

4. Mos e grushto tastierën
Kujt nuk i ka ndodhur kjo. Por t’i prekësh të gjitha pullat në të njëjtën kohë në tastierë apo ta grushtosh atë, nuk sjellë asnjë rezultat pozitiv për kompjuterit tuaj. Kjo thjeshtë do t’i “ndihmojë” xhepit tuaj që të shkoni tek dyqani më i afërt dhe të paguani për një tastierë të re.

5. Mos ha drek duke shikuar YouTube
Të gjithëve na ka ndodhur të kemi punë gjatë orarit të drekës, apo na ka ndodhur edhe të hamë drekë duke u kënaqur me diçka si YouTube. E gjatë këtyre rasteve, nuk mund të evitohet derdhja e lëngut mbi tastierë, grimcat e bukës mbi të, e gjëra tjera,. Rrini larg këtyre gjërave kur jeni para kompjuteri, sepse ai do t’ju dojë më shumë. (Edhe çipsat mbani larg tastierës...)

6. Mos e largoni kabllon prej rryme, por fikeni ashtu si duhet sistemin
Kompjuteri nuk është televizor dhe kjo do të thotë se kur keni kryer punë me ta, nuk duhet thjeshtë të prekni pullën (apo edhe më keq të largoni kabllon prej rryme), por ju duhet të prisni dhe të përcillni të gjitha procedurat ashtu si duhet për të fikur një sistem operativ ashtu si duhet.

7. Shikoni se çfarë po startohet me Windows
Tek Windows, kur bëhet startimi i sistemit, së bashku me të startohen edhe shumë programe që nuk do të duhej të startoni të gjitha në të njëjtën kohë. Përdorni softuer pa pagesë si Soluto për të identifikuar programet dhe për të shikuar se cilat programe po marrin resurse të panevojshme në strat të kompjuterit.

8. Pastroni ekranin
Ekrani është pajisje përmes së cilës shihni atë që po bënin në kompjuterin tuaj. Pastrojeni atë me kujdes dhe largoni shenjat e gishtërinjve. Por mos përdorni pastrues xhamash në një ekran LCD. Përdorni lecka të buta siç janë ato që i përdorni për të pastruar syzet nga pluhuri apo blini pastrues të avancuar për ekrane, për të bërë pastrim më serioz.

9. Defragmentoni diskun
Gjersa hard disqet po bëhen çdo ditë e më të mëdha është e rëndësishme që të bëni defragmento të përmbajtjes së tyre. Në këtë mënyrë (me këtë procedurë) kompjuteri juaj nuk do të shpenzojë shumë kohë për të gjetur skedarë që janë të shpërndarë anembanë diskut, por ai do t’i gjejë më lehtë.

10. Largoni programet e vjetra dhe që nuk i shfrytëzoni
Kohë pas kohe instalojmë softuer që nuk e përdorim rregullisht, madje ka raste që e instalomë njëherë dhe më kurrë nuk e shikojmë. Këto programe “Ekstra” zënë vetëm hapësirë në disk dhe mund të shkaktojnë konflikte me programe tjera. Largoni atë që nuk ju duhet.

11. Pastroni mbeturinat në sistem operativ
Këto programe që më lart i larguam nga sistemi nuk ikin aq lehtë. Ato lënë gjëra në regjistër. Bashkoni këto me cookies të shfletuesit, skedarët e përkohshëm të sistemit operativ, skedarët e memories së pashfrytëzuar dhe skedarët e fragmentimit, dhe si rezultat mund të gjeni një hard disk të mbingarkuar me mbeturina. Përdorni CCleaner për të bërë pastrim masiv të hard diskut.

12. Shtoni RAM
A dëshironi që kompjuteri të punojë gjatë, gjatë, shumë gjatë... E kur filloni ta keni ndjenjën se nuk po performon ashtu si duhet, gjëja e parë që duhet të bëni është të shtoni RAM deri në nivelin maksimal që është e mundur. Kjo do t’i shtojë vite jetese kompjuterit tuaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top