Ja pse u shpik martesa

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1460538174martesa.jpg


Shumë njerëz do e konsideronin martesën si një prej hapave më romantikë që mund të ndërmarrë një çift. Dita e martesës shënon një lidhje të veçantë mes dy njerëzve, një premtim që ata do e ndajnë gjithë jetën bashkë.

Por rrënjët e martesës nuk kanë të bëjnë fare me pjesën romantike, por shmangien e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Të paktën kështu thuhet në një studim të ri.

Monogamia është një tipar i pranishëm vetëm në tre për qind të specieve të gjitarëve, dhe për një kohë të gjatë shkencëtarët kanë dashur të dijnë pse ka evoluar tek njerëzit.

Tashmë një studim tregon se monogamia i ka rrënjët tek fermerët pas “fjetjes gjithëandej”, duke qënë një normë mes gjuetarëve, dhe që u bë rrezik për shkak të përhapjes së herpesit gjenital dhe sëmundjeve të tjera.

Shkencëtarët thonë se paraardhësit tanë nuk kanë pasur kulturë kultivimi deri 12 mijë vjet më parë, ndërkohë që një studim më herët këtë vit, tregon se kultivimi i parë ka nisur 23 mijë vjet më parë në brigjet e Detit Galile në Izrael.

Por kudo që të ketë qënë, gjuetarët nisën të jetojnë në grupe të mëdha ku shpjegohet dhe përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dhe që shpjegon edhe zhvendosjen e preferencave seksuale drejt një partneri, se sa shumë partnerëve.

Gjatë studimit, simulimet kompjuterike tregojnë se popullata të mëdha në agrikulturë, tregojnë se infeksionet e transmetuara seksualisht do të zgjasnin më shumë, nëse nuk do të dëmtonin fertilitetin e femrave, dhe monogamia të përbënte një avantazh evoluimi, krahasuar me jetën e mëparshme poligame. Kjo çoi më pas në lindjen e martesës.

Studimet vënë re se Infeksionet e transmetuara seksualisht mund të jenë një faktor mes shumë të tjerave, përfshi zgjedhjet e femrës, stresi patogjen, ndikimet teknologjike, që alternohen me kthimin e njeriut nga poligamia në monogami.

/ Top Channel
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

mahh,kot sa e kane shpikur.
Nje telash me teper :(
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

dmth tani qe kemi shpikur kontraceptivet , martesa s'pasta me kuptim !!
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

Dikur ishte diçka e shenjtë per njerzit normal...

Por sot është normale me burrë pa burrë ose me shok shumë .

Ne Alb.duam me çdo kusht tua kalojmê dhe të huajve.
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

Mir do isht tmartoheshim m ate qe duam :(
Kot sthon tjer dum, tjer na duan e me te tjer perfundojm :(
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

Me demek martesa ilaç:kapele: o kush e cpiki dalt fare jarebi :yum:
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

Ilac i hidhur por i domosdoshem o kitra :p

Se ve ne diskutim qe femra eshte e keqja e domosdoshme :zinxh:
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

Martesa eshte gjeja me e bukur qe mund ti ndodhe nje cifti. Une akoma e kam te fresket martesen. Emocionet, kenaqesine :).
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

Kush flet keq per martese, ose ka deshtuar ose nuk e ka shijuar !
 
Titulli: Ja pse u shpik martesa

Por rrënjët e martesës nuk kanë të bëjnë fare me pjesën romantike, por shmangien e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Të paktën kështu thuhet në një studim të ri.

Sa rende e paskemi honger mashtrimin .....lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top