Ja kush ishte Kemal Ataturku

legjenda

Tetova
Mustafa Kemal ose Mustafa Kemal Ataturk, ka lindur më 12 mars të vitit 1881 në Selanik. Ai ishte një udhëheqës ushtarak turk, themelues i Republikës Turke dhe kryetari i parë i saj nga viti 1923 e deri më 1938.Babai i tij, ka qenë tregtar me origjinë shqiptare, ndërsa nëna kishte origjinë nga Maqedonia.
Emri i mesëm i tij – Kemal, i është dhënë si pseudonim nga mësimdhënësit e tij, duke e cilësuar si të përkryer.
Që në moshë të re, ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.
Për shkak të aktivitetit të tij të jashtëligjshëm me xhonturqit, të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Otomane, Ataturkun, regjimi e dërgoi në Siri.
Në Damask të Sirisë, ai ka formuar organizatën e titulluar Atdheu dhe Liria.
Në vitin 1907, ai është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës ‘Bashkim dhe Progres’, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqve, transmeton RTV Dukagjini.
Në këtë revolucion, ai ka marrë pjesë si shef i shtabit të Mahmut Shefqet Pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe ka marr pjesë gjithashtu në shuarjen e revolucionit të Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1909.
Karriera e tij ushtarake lidhet edhe me pjesëmarrjen e tij në luftë në Libi, kundër Italisë, ku për herë të parë u dallua si udhëheqës ushtarak i talentuar. Ai ka arritur që gjatë kësaj lufte të ketë një ndër fitoret e pakta turke.
Gjatë luftës së parë botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku, arriti një sukses të madh në fushatën e Galipolit në vitin 1915.
Në armatën e Kaukazit, arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait.
Ai më vonë, u transferua në frontin palestinez si komandant i Armatës së shtatë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për paqe, ai është kthyer në Stamboll.
Në vitin 1919, ai u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë, të cilën, pas thyerjes së Perandorisë Otomane, në fund të luftës së parë botërore e kanë rrezikuar forcat fituese si Britania e Madhe dhe Franca, të cilët e ndihmuan Greqinë me armatime.
Ataturku, ka luftuar po ashtu gjatë asaj kohe edhe kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll, i cili kishte lejuar copëtimin e territorit.
Në maj të vitit 1920, Ataturku kishte krijuar qeverinë e përkohshme.
Pasi që evitoi rrezikun grek, Ataturku, iu kthye rrezikut të brendshëm, duke e larguar nga pushteti sulltan Ahmetin e 6-të.
Më 22 tetor të vitit 1923, Kuvendi i madh popullor i Turqisë, shpall Republikën, ndërsa Mustafë Kemal shpallet kryetar i saj.
Një sekretar gjatë asaj kohe, i solli Ataturkut për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve që do të shpërnguleshin nga Turqia.
Në krye të listës, ai e vuri emrin e tij, duke thënë se ai është i pari që duhet larguar pasi është shqiptar.
Me shpalljen e Republikës turke, menjëherë nën drejtimin gjenial të Mustafa Kemalit i cili në atë kohë ishte 42 vjeç dhe njëkohësisht mbante edhe postin e kryetarit të Partisë Republikane Popullore dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, u ndërmorën një sërë reformash të papara ndonjëherë në histori ku një shtet mysliman adopton një regjim republikan dhe një shtet laik. Në Turqi në atë kohë jetonin 10 milion turq.
Republika u sanksionua një vit më vonë, nga kushtetuta e cila përcaktoi gjithashtu që pushtetin legjislativ në Turqi e kishte Asambleja e Madhe Kombëtare ndërsa atë ekzekutiv, presidenti Mustafa Kemal.
Qytetarët turq u deklaruan të barabartë para ligjit, u garantua liria e ndërgjegjes, fesë, shprehjes, shtypit dhe e mbledhjeve.
Ataturku ndërmori reforma të tilla që ndryshuan totalisht jetën e turqve duke prerë çdo lidhje të tyre me të kaluarën dhe me qëllimin e krijimit të një shteti modern e homogjen.
Ai dha porosinë emblematike për një shtet modern e demokratik që ligjet para se të miratohen, kalohen nëpër sitën e arsyes, harmonizohen me nevojat e ambientit pastaj vihen në zbatim.
Disa nga reformat e tij të cilat patën ndikim të thellë jo vetëm në Turqi por në të gjithë botën arabo-myslimane madje deri në Indi e Kinë ishin se ai, shfuqizoi sheriatin i cili u zëvendësua me kodin civil zviceran, kodin penal francez, kodin penal italian dhe kodin tregtar gjerman.
Kalendari mysliman me 354 ditë u zëvendësua me gregorianin që ka 364 ditë. Ai po ashtu e shfuqizoi sulltanatit më 1922.
Ataturk pasi themeloi qeverinë e Turqisë së Re më 23 prill 1923 në Ankara, vendosi marrëdhënie politike, ushtarake, kulturore me qeverinë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës më 1920.
Kjo marrëdhënie u vulos më 15 dhjetor 1923 në Ankara me Marrëveshjen Miqësore Neni I i së cilës që qëndron në fuqi edhe sot dhe që përbën edhe Amanetin e Ataturkut për popullin shqiptar, thotë: Midis Republikës Turke dhe Shtetit Shqiptar, në mes nënshtetasve shqiptarë e turq do të sundojë paqja, miqësia e vëllazëria e përhershme dhe kjo miqësi nuk do të prishet kurrë.
Mustafa Kemal Ataturku, Presidenti i parë i Republikës së Turqisë, vdiq në Pallatin Dolmabahçe, rezidencën e tij zyrtare në Stamboll, më 10 nëntor 1938. Funerali i tij shtetëror u mbajt në kryeqytetin e Ankarasë më 21 nëntor, dhe u ndoq nga personalitete nga shtatëmbëdhjetë kombet.
Trupi i tij ka mbetur në Muzeun Etnografik të Ankarasë deri më 10 nëntor 1953, në pesëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së tij, deri kur eshtrat e tij janë kthyer në vendin e tij të prehjes në Anitkabir.

indexshqip.in
IMG_6274.jpg
 
Titulli: Ja kush ishte Kemal Ataturku

Kam debatu me nje turk dhe nuk e pranonte ne asnje menyre qe Ataturku ka qene me origjine shqiptare. U zverdh i shkreti nga inati.

Per inat ju kapa edhe me keq. Lol
 
Titulli: Ja kush ishte Kemal Ataturku

Gjoja thuhet qe i ati i k'tij , kishte nje pjese te ardhur me origjine nga Albania ... - thuhet ..se zyrtarisht asgje nuk ka te konfirmuar. Ne k'te rast , Eshte e kote te debatosh me te tjeret qe ka origjine Shqiptare, perderisa nuk ka prezantuar as Shqiptaret ... as qe do doja te ishte i atille. Ngelet Turk e derr Turku!!
 
Dmth ti logjikon njejte si ata qe e mohojne kontributin e nenes tereze per arsye se ajo nuk paska vepruar ne Shqiperi por ne Kalkute? Apo per James Belushin te thuhet se nuk ka origjine shqiptare sepse nuk ka luajtur ne filma shqip. Hajde logjike hajde. Lol

Qe te mohohet origjina e Ataturkut si shqiptare duhen argumente te forta, gje qe deri sot nuk i kam hasur. Te gjitha tezat tjera jane pa kurriz.

Veprimtaria jetesore eshte dicka tjeter dhe nuk duhet ngaterruar.
 
Per nene Terezen dhe James Belushin ... ta ben shume te qarte biografia qe jane me origjine Shqiptare - duke e theksuar qarte qe te dy prinderit i kane Shqiptare. Dhe sa per te te korigjuar ty , qe te dy vete k'to ikona kane mbajtur lidhje dhe veprimtari me Shqiperine .. kshuqe interesohu mire , para se te nxitohesh e te shkruash gjera pa lidhje neper faqe virtuale.

Ndersa ne lidhje me Ataturkun, deshira e jote personale per te qene me origjine Shqiptare me faktin qe a eshte apo nuk eshte , jane dy gjera krejt te ndryshme... pasi nuk ka asnje fakt ne lidhje me k'te lajm, pervecse sic thashe perflitet qe babai i tij mund te kete nje pjese te ardhur nga Albania.

Ne te kundert, je i lire te sjellesh informacione qe e vertetojne k'te fakt ... qe na qenka me origjine Shqiptare, packa qe ky vete nuk ka asnje lidhje me Shqipetaret dhe as qe e ka konsideruar veten e tij noj here te tille apo ka mbajtur lidhje veprimtarie me Shqiperine/Shqiptaret.
 
Redaktimi i fundit:

nena terez esht me origjine nga shkup
 
Per Ataturkun e thone shume studiues joshqiptar (qe te jete me e besueshme per ty) qe babain e kishte shqiptar... nder ta edhe Andrew Mango, Ernest Jackh, Isaac Frederick Marcosson etj. Apo te duhet edhe analiza e ADN-se bashke me ate te shurres qe te bindesh? Lol

Mjaft u more me veprimtarine sepse ajo nuk ka asnje rendesi per temen. Po diksutojme per origjinen e tij.
Veprimtaria cfaredo qofte nuk mund te ndryshoje origjinen. Se a pelqen ti apo jo, problem tjeter. I njejti rast me mohuesit e Nenes Tereze per ata qe mendojne se nuk duhet te konsiderohet shqiptare sepse nuk ka bere asgje per shqiptaret. Jeni per keqardhje.
 
Titulli: Ja kush ishte Kemal Ataturku

A thone..... ate e thashe edhe une qe Thone - madje jo per k'te - por qe gjoja nje pjese nga babai i k'tij - e cila nuk dihet se sa larg i bien .... , por thenia mund te kete edhe shume arsye te ndryshme , mbase edhe per te na njollosur ne ... nuk eshte fakt. S'ka gje per krenari k'tu.

Kshuqe tani per tani - Ngelet Turk e derr Turku. Debati behet me fakte, jo me thenie.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ja kush ishte Kemal Ataturku

Aha, e paskan pas me t'futme dmth.

Ok. lool
 
Titulli: Ja kush ishte Kemal Ataturku

Edhe po pati origjin shqiptare , nuk ka ndonje domethenje !
Ne ate kohe Shqiperia ishte province e Perendoris Osmane !
 
Titulli: Ja kush ishte Kemal Ataturku

Edhe po pati origjin shqiptare , nuk ka ndonje domethenje !
Ne ate kohe Shqiperia ishte province e Perendoris Osmane !

A mundesh me e elaburu pak me gjeresisht se cfare ke dashur te thuash?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top