Ja fuçite e barotit te vendosura ne qendrat e banuara!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Raporti: “Ja ‘fuçitë e barutit’ të vendosura në qendrat e banuara

Inspektimi i Kuvendit zbuloi vatrat e nxehta. Municionet rezultojnë në mëshirë të fatit

Habjon Hasani

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Parlamentar i Sigurisë dhe ekspertët më të afirmuar të Shtabit të Përgjithshëm kanë klasifikuar dhe renditur të gjitha zonat dhe repartet më të rrezikshme të depozitimit të municioneve. Municionet janë nga ato konvencionale deri te raketat kundërajrore, kundërtanke, mina etj. Në raport sqarohet se municionet u përkasin viteve të ndryshme të prodhimit, nga vitet e pasluftës e deri në vitet ‘90. “Forcat e Armatosura Shqiptare në fund të vitit 1990 dispononin municione konvencionale rreth 294 mijë tonë, kryesisht të prodhimeve 1945-1960 ruse, 1961-1974 kineze dhe 1967-1990 prodhime shqiptare, kryesisht të kalibrave nga 7.62 mm deri 160 mm, si dhe bomba aviacioni, bomba detare, silura, raketa kundërajrore dhe kundërtanke, mina kundërtanke dhe antipersonel, eksplozive të fuqive të ndryshme. Të gjitha këto rezerva municioni kanë qenë të shpërndara në 182 rajone dhe të magazinuara në 955 depo municioni. Këto rajone dhe kjo sasi municioni pati problematikën e vet, e cila u vështirësua nga ngjarjet e vitit 1997. Duke u nisur nga këto ngjarje më pas grumbullimi u bë në 52 rajone grup-deposh”, - shkruhet në raport, ndërsa më poshtë “Albania” paraqet për herë të parë rajonet ku janë depozituar municionet dhe zonat më të rrezikuara.

Gjendja e municioneve dhe eksplozivave në këto njësi të Forcave Tokësore në kohën që është bërë kontrolli ishte:


1. Bushat-Shkodër 3000 tonë
2. Mollëz-Burrel 3180 tonë
3. Kalimash-Kukës 1900 tonë
4. Voskopojë-Korçë 2900 tonë
5. Llozhan-Korçë 3800 tonë
6. Mezhgoran-Tepelenë 2500 tonë

Shuma 17.280 tonë

Në Forcat Ajrore në Gjadër ndodhen në gjendje parku

1. Avion të tipit Mig 19 22 copë
2. Avion të tipit Mig 21 8 copë

Të gjithë këto avionë janë të demilitarizuar (pra u është hequr armatimi, municioni si dhe karburanti).


1. Mitraloz të kalibrit 14.4 12 copë
2. Topa të kalibrit 37 mm 12 copë
3. Raketa të padrejtuara 2970 copë
4. Raketa ajër-ajër 92 copë
5. Bomba aviacioni 100 dhe 250 kg 572 copë
6. Municione të kalibrit 23 mm 10.425 copë
7. Municione të kalibrit 30 mm 42.275 copë
8. Municione të kalibrit 37 mm 4.507 copë

Përveç këtyre llojeve të municioneve ka edhe rreth 15 tonë mina, kundërtanke dhe eksploziva të ndryshëm. Totali i tonazhit të municioneve është 175 tonë.

Në bazën ajrore Kuçovë

Nr Teknika Copë

1. JAK-18 21(11 të shpërbëra)
2. UTMIK- 15 15 (2 të shpërbëra)
3. MIG-15 13
4. UNIMIK-17 2
5. MIG-17 11 (1 i shpërbërë)
6. MIG-19 29
Total 91

Situatë Armatimit

1. Armë këmbësorie kalibri 7.62 mm 125 copë
2. Topa 37 mm 6 copë
3. Topa 57 mm 8 copë

Municione

1. Bomba 100 kg, 150 dhe 250 kg 2070
2. Predha rakete 57 mm 2873
3. Lëndë eksplozive 3106
4. Shtimje 23 mm 58.417
5. Shtimje 30 mm 40.673
6. Shtimje 37 mm 18.891
7. Shtimje 57 mm 2293

Totali 400 tonë

Në Forcat Detare Shëngjin-Lezhë

1. Silura me peshë 1850 kg 27
2. Minë e madhe 1075 kg 62
3. Minë e mesme 592 kg 333
4. Bombë thellësie 165 kg 32
5. Totali 320 tonëëëëëë

Durrës (Kepi i Palit, Porto Romano dhe Bisht Pallë)

Nr Emërtimi Copë

1. Silura me peshë 1850 kg 27
2. Silura me peshë 1033 kg 29
3. Minë e madhe 1075 kg 255
4. Minë e mesme 592 kg 418
5. Minë e vogël 175 kg 203
6. Minë 160 kg 101
7. Minë induktive 1325 kg 50
8. Bombë thellësie 165 kg 205

Totali 800 tonë

Vlorë (Rraguzë, Radhimë, Pashaliman, Sazan)

Nr Emërtimi Copë

1. Minë e madhe 1075 kg 260
2. Minë e mesme 592 kg 747
3. Bombë thellësie 165 kg 51
4. Minë fundore 1325 kg 50
5. Bomba reaktive 72
6. Silura elektrike 53
7. Silura akustike 15
8. Silura 1850 kg 107
Totali 1000 tonë

Në Brigadën e Furnizimit ruhen kryesisht municione të kalibrave nga 7.62 deri në 160 mm, si dhe të gjitha llojet e raketave KA e KT, granata, mina dhe eksplozivë, që janë në përdorim të Forcave të Armatosura. Këtu ruhen, mirëmbahen administrohen pothuajse 80 për qind e municioneve e eksplozivëve të FA-së. Brigada ka një shtrirje të gjerë pothuajse në të gjithë territorin e vendit si në Pukë, Burrel, Tiranë, Durrës, Elbasan, Tepelenë, Skrapar, Berat, Gramsh, Fier etj. Me një personal të kufizuar kjo brigadë kryen të gjitha punimet për ruajtje, mirëmbajtje, administrim, asgjësim, furnizim e shitje (Meico) si dhe tërheq e depoziton të gjitha municionet e reparteve të FA-së që suprimohen. Në brigadë punohet çdo ditë me të gjitha llojet e operacioneve të përmendura më sipër. Në sajë të masave të marra nga ana teknike, organizative dhe administrative nga komandanti i brigadës puna ka ecur normalisht mirë. Në brigadë, krahas detyrave të mësipërme, punohet dhe për përqendrimin e vetë grup-depove të kësaj njësie. ثshtë parashikuar dhe ka filluar suprimimi gjatë kësaj periudhe i 10 rajone grup-deposh me një tonazh prej 27200 tonësh në objektet si më poshtë:

Nr Depot Sasia në tonë

1. Bërzhit-Tiranë 83
2. Ndroq- Tiranë 2080
3. Bratil-Gramsh 2754
4. Macukull-Burrel 4658
5. Konibalt-Berat 2053
6. Bigaz-Skrapar 3468
7. Griz-Fier 2140
8. Mbyet-Fier 400
9. Dhëmblan- TEPELENث 5734

Grup-depot e armatim-municionit që do të mbeten deri në vitin 2012 janë:

Nr Depot
1. Qafë-Mollë dhe Shmill, Tiranë 17200
2. Elbasan-Menkel, Labinot, Ullishte 16120
3. Pukë-Gjergjan 4545
4. Burrel-Qafëmollë 5010
5. Librazhd-Mirakë 13180
6. Krujë-Nuaj 9050
7. Berat-Vertop 5000
8. Skrapar-Radezh, Guak 7220
9. Gramsh-Bërsnik 2350
Totali 80.575
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top