Ja cilat janë femrat më simpatike në politikën shqiptare

*deliza*

VIP
V.I.P
Ja cilat janë femrat më simpatike në politikën shqiptare

Shkruar nga Erion Habilaj
e shtunë , 27 qershor 2009

Nga Arta Dade, Rajmonda Bulku e deri tek Luiza Xhuvani
Politika shqiptare ka filluar të marrë një fytyrë më të butë, më njerëzore. Aq e vërtetë është kjo sa mjafton t’u hedhim një sy disa prej emrave të zonjave që janë momentalisht në politikë. Femrat në politikë nuk janë vetëm të afta për të drejtuar dhe menaxhuar por dhe mjaft të hijshme dhe të bukura. Partitë politike në këto zgjedhje përfaqësohen dhe nga disa zonja, të cilat jo vetëm anën e tyre profesionale e kanë të lartë, por dallohen dhe për bukuritë e tyre natyrore. Mjafton të kujtojmë emra si Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu apo Arta Dade për të kuptuar se në politikë femrat nuk sjellin vetëm mendjen por dhe një butësi dhe estetikë të madhe. Gazeta “Tirana Observer” sjell sot disa nga zonjat më simpatike të politikës shqiptare, që nëse do të merrnin pjesë në një sfiladë bukurie pa dyshim që do të konkurronin denjësisht.
Femrat simpatike të PS-së
Këto vite në Partinë Socialiste kemi parë një numër të madh femrash, të cilat janë shquar për hiret e tyre. Mjafton emri i Arta Dades për të treguar se kjo parti në radhët e veta është dalluar për politikane simpatike. Jo vetëm tashmë me hyrjen e Luiza Xhuvanit apo Olta Xhaçkës, por dhe më parë partia e Edi Ramës ka qenë e përkëdhelur nga fati për sa i përket pamjes së jashtme të zonjave që kanë qenë pjesë e saj. Disa vite më parë një nga drejtueset e saj Natasha Paço është dalluar qartë jo vetëm si politikane, por dhe si një zonjë simpatike. Listës së PS-së nuk mund të mungojnë emra si Mimi Kodheli apo dhe Majlinda Keta. Në këto momente simboli i bukurisë femërore në PS është padyshim aktorja e njohur Luiza Xhuvani. Ajo me finesën dhe dashurinë e saj ka bërë njerëzit të qajnë dhe qeshin bashkë me të. Aktualisht mund të klasifikohet fare mirë si imazh i PS-së.
Femrat simpatike të PD-së
Pjesën më të madhe të imazhit të PD-së e zë nënkryetarja Topalli. Gjatë këtyre katër viteve në postin e kryetares së Kuvendit ajo ka treguar se është një politikane e vërtetë, një grua e fortë dhe një femër me shumë klas. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në diplomacinë parlamentare, por dhe në çështje që lidhen me rritjen e rolit të gruas në politikë dhe në shoqëri. Pas saj vjen Majlinda Bregu. Kjo e fundit gjatë zgjedhjeve të vitit 2005 ka mbajtur peshën e raportimit minutë pas minute të fushatës zgjedhore falë dhe eksperiencës në fushën e medias. Tek ajo ka rënë në sy dhe luku tepër modern. Një ministre që ka ditur të zgjedhë kostumin e duhur në momentin e duhur. Pa dyshim që kulmin e femrave simpatike PD e arrin me pamjen e Rajmonda Bulkut dhe të zëdhënëses së fushatës Erla Mëhilli.

Luiza Xhuvani
Një nga yjet e teatrit dhe kinemasë shqiptare, deri më sot e vetmja aktore shqiptare e vlerësuar me çmim në një festival ndërkombëtar filmi. Kandidon nën siglën e PS-së në qarkun e Vlorës. Kjo është hera e parë që Xhuvani futet aktivisht në politikë.

Rajmonda Bulku​
Aktore e mirënjohur shqiptare. ثshtë e njohur në shumë role si në teatër dhe në kinema. Filmi i saj i parë është "Nusja dhe shtetrrethimi”, i xhiruar në 1975. Kandidon për PD-në në Tiranë. Bulku është e njohur për afrimin me Partinë Demokratike.

Arta Dade
Arta Dade është një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare. Dade është cilësuar si zonjat më të bukura në politikën shqiptare. Aktualisht është anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste dhe kandidon në qarkun e Gjirokastrës.

Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit në katër vitet e fundit nuk është quajtur vetëm “zonja e hekurt” në PD, por dhe një nga zonjat simpatike në politikë. Aktualisht Topalli mban postin e nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidon në qarkun e Shkodrës .

Olta Xhaçka
E ardhur nga radhët e shoqërisë civile Xhaçka është e njohur për hiret e saj. Ajo tani është pjesë e kandidatëve të Partisë Socialiste. Olta Xhaçka është ndër politikanet më premtuese në politikën shqiptare. Ajo nuk është vetëm e bukur por dhe e aftë.

Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit bën pjesë gjithashtu ndër politikanet simpatike të Shqipërisë. Bregu është futur në politikë në vitin 2005 duke qenë një nga prurjet e shumta të PD-së në atë kohë. Momentalisht është kandidate në qarkun e Tiranës.


Mimi Kodheli
Të gjithë e njohin Mimi Kodhelin jo vetëm si një politikane e zonja, por dhe si një femër e pashme. Kodheli është ndër njerëzit më të besuar të Edi Ramës duke e angazhuar në disa poste të rëndësishme. Aktualisht kandidon në qarkun e Korçës për PS-së.


Jorida Tabaku​
Edhe pse jo shumë e njohur në politikë nuk mund të lihet jashtë vëmendjes për hiret e saj. Jorida Tabaku aktualisht mban postin e zëvendësministres së Integrimit. Njihet si aktiviste e Partisë Demokratike, por në këto zgjedhje ka vendosur të jetë dhe kandidate në qarkun e Tiranës.

Erla Mëhilli
Zëdhënësja e Partisë Demokratike bën pjesë tek femrat e politikës shqiptare që tërheq vëmendjen për pamjen fizike të saj. Mëhilli bie në sy për natyralitetin duke u bërë kështu një zëdhënëse simpatike. Në këto zgjedhje nuk është në listë për deputete, por është angazhuar për imazhin e PD-së.

Erisa Xhixho​
Vajza që drejton forumin rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim është padyshim ndër femrat në politikë mjaft simpatike. E ardhur nga radhët e rinisë ajo arriti shpejt të ngjisë shkallët e karrierës duke dalë në këto zgjedhje ndër kandidatë kryesorë të LSI-së në qarkun e Tiranës.

TO.​
 
rajmonda bulku dhe erla mehilli po..te tjerat sma mbushin syrin..
dhe per arta daden me kan then kta te shpis qe kur ka qen e re ka qen shum e bukur,po perdersa skam par gje vet,sdi ca te them..:D
 
Po mirë fotot ku janë se unë si njoh psh të gjitha nga fytyra !!!!!
 
Mua Rajmonda Bulku me duket shume e bukur.
 

Attachments

  • f.0822015623757_m[1].jpg
    f.0822015623757_m[1].jpg
    25 KB · Shikime: 70
jozefina per filmat e frakeinshtainit
 
Ky është një artikull i pa kompletuar kështu që kur unë dhe persona të tjerë si psh Zinna nuk i njohim si fytyra dhe kur këtu nuk plotësohet artikulli me foto nuk kemi si të bëjmë komente
 
Paskeni harruar Arenca Troshanin, nje nder ikonat e bukurise ne parlament per seksin femer, megjithse nuk del ne TV shume shpesh.

Jozefina ne ditet e saj ne shkoder ka patur statusin e femres me te bukur te qytetit, megjithate mosha ben te veten patjeter.
 
Luiza Xhuvani
http://lajme.fv.al/images/luiza.jpg


Rajmonda Bulku
20071102193610_artikull.jpg


Arta Dade

arta_dade.jpg



Jozefina Topalli

48280jozefina%20topalli.jpg



Olta Xhaçka

pic.jpg


Majlinda Bregu

majlinda.jpg

Mimi Kodheli

FotoNews_6508.jpg





Jorida Tabaku

50208ida.jpg


Erla Mëhilli


erla-mehilli.jpg


Erisa Xhixho



erisa%20xhixho.jpg



Shpresoj qe kto te jen zonjat politikane...nqs kam ngateruar ndonje me njoftoni:)
 
Une kerkoj falje qe artikullin nuk e solla te plote me foto. Ne fakt u mundova te mblidhja fotot e tyre se tek artikulli origjinal nuk ishin dhe arrita deri tek Majlinda Bregu dhe te tjerat pastaj nuk arija dot t'i hapja se kisha probleme me rrjetin. Flm zinna qe i paska sjell dhe me falni dhe njehere mua.
Flm per mirkuptim :)
 
besoj se Jozefina eshte me e mira .

ka nje imazh te kulluar te nje shqiptarje te vertete , e gjate, dhe ruan natyralitetin .

me pelqen kur vishet me nje ngjyre sidomos me te zeze .

i shkon per te udhehequr,,


pastaj majlinda bregu ka sy te mire dhe goxha terheqese.

dhe raimonda bulku gjithashtu..
 
Une kerkoj falje qe artikullin nuk e solla te plote me foto. Ne fakt u mundova te mblidhja fotot e tyre se tek artikulli origjinal nuk ishin dhe arrita deri tek Majlinda Bregu dhe te tjerat pastaj nuk arija dot t'i hapja se kisha probleme me rrjetin. Flm zinna qe i paska sjell dhe me falni dhe njehere mua.
Flm per mirkuptim :)
Asnje problem delizuu... thjesht per kuriozitet dhe ne...se duke mos jetuar atje sja dime fytyrat:)
 
Jorinda Tabaku qenka shume simpatike, mbase fotoja e saj ka patur shume te beje edhe me programin "photoshop", por gjithsesi, vertete te bie ne sy. Ajo Olta Xhacka, qenka ngjyre cokollate e lezetshem.

A jane kandidate te ketyre zgjedhjeve ato, apo kane qene ne parlament keto te dyja, sepse nuk i kisha degjuar emrat e tyre me perpara.

Femrat Shqipetare, mrekullia e kesaj bote.
 
Jozefina qënka bërë si shtrigat e Salemit ahahhahahha pika kur bëjnë këtë të bukur ahhahahaha

Ajo kacurresja shumë simpatike
 
Keni harruar ish zëdhënësen e qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama. Ajo është më e bukur se të gjitha këto lartë përveq Olta Xhaçkës e cila qenka më e re dhe më e bukur!
 
Keni harruar ish zëdhënësen e qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama. Ajo është më e bukur se të gjitha këto lartë përveq Olta Xhaçkës e cila qenka më e re dhe më e bukur!

Ja dhe Ulpiana Lama per qejfin tend dhe te gjithe neve se me verte eshte dhe kjo shume e bukur dhe shume e embel. Po pati dhe dikush tjeter ndonje emer qe nuk eshte ne liste atehere le ta thot ose le te gjej foto dhe le ti sjell ketu. :)

Ulpiana_Lama1.jpg
 

Attachments

  • Ulpiana_Lama1.jpg
    Ulpiana_Lama1.jpg
    5.2 KB · Shikime: 0
ja po ju sjell dhe nje vajze tjeter shume simpatike, por kete radhe nga trojet e mia :)...Behet fjale per Ermira Mehmetin :)

ermira.jpg
 

Attachments

  • ermira.jpg
    ermira.jpg
    11.4 KB · Shikime: 0
ja po ju sjell dhe nje vajze tjeter shume simpatike, por kete radhe nga trojet e mia :)...Behet fjale per Ermira Mehmetin :)

ermira.jpg

qyqia mi gru :eek:hh:, politikane asht kja?

Jorida Tabuku
 

Attachments

  • May|15|11|39|1zvministr.jpg
    May|15|11|39|1zvministr.jpg
    84.1 KB · Shikime: 70
  • ermira.jpg
    ermira.jpg
    11.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
qyqia mi gru :eek:hh:, politikane asht kja?

Jorida Tabuku

Pse re nuk ta mbush syrin LOL
Ja nje me serioze, qe i ngjan me shume ndoshta politikanes :D


Ermira_mehmeti1.jpg
 

Attachments

  • Ermira_mehmeti1.jpg
    Ermira_mehmeti1.jpg
    13.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top