Kresha
A pretty face can never trick me
Mediat raportojnë se deri më tani janë vrarë së paku 180 Palestinez dhe janë plagosur mbi 800 të tjerë.
Izraeli ka ndërmarrë sot sulme ajrore kundër qendrave të sigurimit dhe stacioneve policore që udhëhiqen nga pjesëtarët e Hamasit në rreth 30 lokalitete të Rripit të Gazës. Sulmi pasoi vendimin e kabinetit të kryeministrit Ehud Olmert për kundërpërgjigje për shkak të sulmeve raketore ndërkufitare palestineze kundër Izraelit.
Televizioni Al Jazeera, citoi kreun e spitalit në Gaza të ketë thënë se më shumë se 155 njerëz kanë vdekur dhe 200 të tjerë janë plagosur në sulmet, ndërsa mediat turke njoftuan se numri i të vrarëve është 180 dhe i të plagosurve mbi 800. Egjipti ka hapur kalimin kufitar në Rafah për t'i pranuar palestinezët e plagosur gjatë agresionit Izraelit.