Ivanoviq: Sërish do të ketë bisedime për statusin e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq në një intervistë për BBC ka thënë se “statusi i tashëm i Kosovës është i përkohshëm” dhe nënvizoi se “rruga e Kosovës për në Evropë kalon përmes Serbisë”.

Ai tha se për momentin nuk mund të hapet për bisedime çështja e statusit të Kosovës ndonëse shtoi se në një periudhë të caktuar ajo sërish do të mbledhë në tryezë shqiptarët dhe serbët.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë ritheksuar se bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar dhe kanë nënvizuar faktin se me Serbinë do të mund të bisedojnë vetëm si partnerë të barabartë për çështje të interesit të përbashkët.

Por, Ivanoviq tha se i takon kryeadministratorit të Kosovës, Lamberto Zannier, që të gjejë momentin dhe modalitetet se si t'i përfshijë në bisedimet e përbashkëta edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Ai tha se çfarëdo marrëveshjeje që eventualisht mund të arrijë UNMIK-u me përfaqësuesit serbë, ajo do të kalojë përmes konsultimeve ose në pajtim me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Një takim i radhës mes Zannier dhe zyrtarëve të lartë serbë është zhvilluar nga fundi i javës në Beograd. Në këtë takim janë hapur për diskutim gjashtë çështje të interesit të përbashkët, përfshirë drejtësinë e policinë, sipas planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. /bbc/
 
Shqiptaret dhe Serbet do te mblidhen ne tryeze pas 5 shekujsh ku do te shikohet se Serbet nuk mund ti afrohen me detit adriatik me asnje lloj mjeti teknollogjik.Ata ose duhet te shkojne ne token e tyre nga kane ardhur,nga ukraina ose te rrine te urte e te pranojne demokracine reale.Nese nuk pranojn atehere do te jen ndertuar spitale per te cmendur kolektive ku rethohet gjithe serbia me mure te larte dhe brenda do te sherbejne doktoret dhe infermieret me te mire nga e gjithe bota.Greqia esht bere qe tani e tille.Ndersa per prifterinjte e kishes ortodokse serbe atehere do te jen ndertuar ne disa ishuj ne oqean parajsat e homoseksualeve por do kete konkurence per vende.Prifterinjte greke jane me te shkathet dhe i kane prenotuar tashme shumicen e vendeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top