ISIS gjobë 100 dollarë nëse heq mjekrën, ja të gjitha taksat e Shtetit Islamik

ISIS është prej kohësh në vështirësi financiare. Në muajt e fundit, kalifati i Shtetit Islamik mes Sirisë dhe Irakut, ka humbur rreth 45% të territorit. Për të mbyllur vrimat e bilancit, ISIS ka shtuar qëndrimin fiskal, duke taksuar çdo sjellje të paligjshme sipas interpretimit barbar që ata i bëjnë ata islamit. Taksat përfaqësojnë rreth gjysmën e burimeve financiare të ISIS-it. Aftësia për të vendosur gjoba miliona euro ndaj qindra njerëzve në botë, e ka bërë ISIS-in organizatën më të pasur terroriste në botë. Sipas një analize ekonomike dhe gjeopolitike të IHS-së, e intervistuar nga “Bild Zeitung”, humbja e territorit ka vënë në vështirësi financiare drejtimin e Kalifatit të vetëshpallur, i cili ka reaguar si pjesa më e madhe e qeverive kur ka probleme ekonomike. Ja lista e përpiluar nga IHS për “Bild”, me taksat e panumërta që ISIS detyron të paguajnë në formën e gjobës ata që jetojnë në Kalifatin e vetëshpallur islamik.

1- Gratë që veshin rroba shumë të ngushta, duhet të paguajnë 25 dollarë gjobë.

2- Gratë që zbulojnë sytë e tyre në publik, duhet të paguajnë 10 dollarë ose një gramë ar.

3- Gratë që nuk veshin çorape ose doreza dhe zbulojnë një pjesë të trupit të tyre, duhet të paguajnë 30 dollarë gjobë.

4- Gratë e zbuluara që kapen me një paketë cigare në dorë, duhet të paguajnë 23 dollarë gjobë, dyfishi, 46, është vlera e ndëshkimit për burrat.


5- Kush harron të mbyllë dyert e shtëpisë, dënohet me një gjobë prej 115 dollarë.

6- Kush instalon një antenë satelitore, duhet të paguajë një taksë prej 50 dollarë për arsye se ka shkelur këtë ligj.

7- Të konsumosh cigare në Raka, ndëshkohesh me një gjobë prej 25 dollarësh.

8- Shiitët dhe jo myslimanët, duhet të paguajnë një certifikatë pendese që vlen mes 200 dhe 2.500 dollarë në vit, e cila duhet të rinovohet çdo 12 muaj. Edhe ish-punonjësit publikë dhe ish-policët e Sirisë e Irakut, duhet të paguajnë një taksë të tillë.

9- Konsumimi i alkoolit paguhet me 50 dollarë gjobë dhe 50 goditje me kamxhik. Mbajtja e alkoolit është i sanksionuar me 100 dollarë dhe 80 goditje me kamxhik.

10- Kush nuk merr pjesë në lutje, duhet të paguajë 25 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

11- Kush nuk mban veshur ‘Izar’-in, veshja tradicionale islamike, në mënyrë korrekte duhet të paguajë një gjobë prej 5 dollarësh.

12- Kush e ka mjekrën të rruar, duhet të paguajë 100 dollarë.

13- Largimi gjatë një kontrolli është i ndëshkueshëm me 23 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

14- Në qytetin Ninive, regjistrimi në një shkollë fillore, kushton 22 dollarë, ndërsa çdo prind duhet të paguajë 65 dollarë nëse dëshiron t’i regjistrojë fëmijët e tij në shkollën e mesme. Në Alepo, 5 dollarë kushton një leksion.


15- Regjistrimi në Universitetin e Rakas kushton 250 dollarë.

16- Kush nuk u vendos kambanë kafshëve në qafë, u konfiskohen.

17- اdo person duhet të paguajë 46 $ për një hektar tokë në Raka.

18- Kush kultivon fruta, duhet të paguajë një taksë me 10% të shitjeve.

19- Kush nuk i përgjigjet në mënyrë korrekte pyetjeve për ligjin e Sherihatit gjatë kontrollit të policisë, duhet të paguajë 20 dollarë.


20- Kush drejton makinën në krahun e kundërt të rrugës duhet të paguajë 25 dollarë.

21- Kush largohet nga Raka, duhet të paguajë 800 dollarë.

22- Kush nuk kthehet brenda 15 ditësh pasi ka lënë Rakën, i sekuestrohet menjëherë pasuria.

23- Kush lë qytetin tjetër të Irakut, Falluxhan (në duart e ISIS-it), duhet të paguajë 1000 dollarë.


Noa.al
 
Titulli: ISIS gjobë 100 dollarë nëse heq mjekrën, ja të gjitha taksat e Shtetit Islam

Jo mo jo...... Vertet e kan keto.... Cmenduri e thuaj pastaj se besimi eshte zgjedhje ...uroj dhe shpresoj qe kush vishet mbulohet apo mban mjeker mos te ndikohen nga keto ligje jashtnjerezore....
 
Titulli: ISIS gjobë 100 dollarë nëse heq mjekrën, ja të gjitha taksat e Shtetit Islam

Keto gjoba s'kane te bejne me besimin sepse besimi nuk imponohet.
Kane te bejne me mbushjen e arkes se Isis.
 
Titulli: ISIS gjobë 100 dollarë nëse heq mjekrën, ja të gjitha taksat e Shtetit Islam

Vertet me mend nuk ka. I ardht fundi sa ma shpejt ktyne budallve
 
Titulli: ISIS gjobë 100 dollarë nëse heq mjekrën, ja të gjitha taksat e Shtetit Islam

Po me dyert e shtepine ckane...
se gjynaf te mbahen hapur nej here per te bere cike korent, gjithe ajo vape..
 
Titulli: ISIS gjobë 100 dollarë nëse heq mjekrën, ja të gjitha taksat e Shtetit Islam

Keto gjoba s'kane te bejne me besimin sepse besimi nuk imponohet.
Kane te bejne me mbushjen e arkes se Isis.

Me kujtoj ato taksat qe vinte turqia 500 vjet me pare ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top