Arfenilla
Themelues i Forumit
Hulumtuesit më të rëndësishëm kanë kryer testimet e gjeneratës së tretë të pajisjes ‘iPad’ ndërsa rezultatet kanë zbuluar që pajisja më e re ‘iPad’ ka nevojë edhe për një orë mbushjeje të baterisë pas pikës kur indikatori tregon mbushjen prej 100% në mënyrë që të arrihet mbushja maksimale e baterisë së kësaj pajisjeje. Testimet fillestare kanë zbuluar se problemi qëndron te preciziteti i indikatorit të mbushjes së baterisë, i cili gjendet në ekran dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim harduerik duke theksuar që kjo situatë do të mund të sjellë deri te konfuzioni i përdoruesve. Ndërkohë, disa prej përdoruesve të kësaj pajisjeje kanë bërë të ditur se për mbushje të plotë të kësaj pajisjeje nevojiten rreth gjashtë orë.B info