Interneti mbase është duke e mbytur Tokën

MasteR

I'm offline
www_internet.jpg


Shumica e shtypit që e përcolli raportin e Greenpeace Dirty Data në javën e kaluar u përqendrua në atë se si Apple, sipas thënieve të organizatës, është kompania më e ndotur e teknologjisë për shkak të qendrave të të dhënave në Kaliforni të cilat shfrytëzojnë thëngjill.
Por raporti, i nisur që të përkojë me Ditën e Tokës, kishte edhe disa gjëra negative për të thënë për internetin në përgjithësi. Sipas Greenpeace, interneti shpenzon më tepër elektricitet se tërë Rusia. Nëse do të ishte si shtet, interneti dotë radhitej si i pesti në listën e përdoruesve më të mëdhenj të elektricitetit. Për dallim nga kushtet gjeografike, qendrat e të dhënave të internetit mund të vërehen përgjatë tërë botës, duke u grumbulluar kështu në vende që ofrojnë elektricitet të lirë, por ndotës.
WordStream, një kompani hulumtuese e reklamimit, tërhoqi disa burime për të krijuar një statistikeë që paraqet nga afër se sa energji shpenzon interneti. Ka shumë informacione në të, por disa mund t’i vëreni:
Në vitin 2005, Shtetet e Bashkuara kishin 10.3 milionë qendra të të dhënave, dhe, duke i kombinuar, ato shpenzuan energji të mjaftueshme sa të furnizojnë tërë Britaninë për dy muaj.
Në mes të viteve 2000 dhe 2006, shpenzimi i përgjithshëm i energjisë nga interneti u rrit për 200%, derisa tërë trafiku u rrit për 32,000,000%.
Kërkimi i pjesës “sovlent green” që bëhet në Google prodhon të njëjtën sasi të dioksidit të karbonit që prodhon një veturë që udhëton për 7.62 centimetra.
اdo muaj, Google prodhoi 260,000 kg CO2, e cila sasi është e mjaftueshme për ta furnizuar një ngrirës për 5,400 vite.
Vetëm një mesazh i cili dërgohet shumë herë (ang. spam) prodhon 0.3 gramë CO2. Me 62 trilionë mesazhe spam të dërguara çdo vit, industria prodhon sasinë e CO2 që e lëshojnë 1.6 milionë vetura./pcworldalbanian
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top