Interi në fronin e Milanos, triumfon në derbi

cent

...Lontano
Embëlsira lihet për në fund dhe Interi duket se pjesën më të ëmbël e kishte ruajtur për ndeshjen e fundit të vitit, ku arrin të fitojë derbin e Milanos përballë kuqezinjve, duke i mësuar dhe Thohirit në tribunë se cdo të thotë të fitohet jo vetëm një ndeshje, por gjithashtu dhe një derbi në Itali.
1572iiu.jpg
Sfida e Madoninës vendoset nga një prekje hyjnore e Palacios në minutat e fundit, që me një goditje me takë duket sikur i vë takën në fyt dhe shpresave të Milanit për t’u ringjallur në mesin e poshtëm të renditjes. Dhe të mendosh që lindja e re për Milanin drejtues gjatë javës, u duk sikur shërbeu si katapultë për Milanin e fushës, pasi kuqezinjtë janë menjëherë zjarr në fushë duke dashur të nënshtrojnë një Inter superior në renditje. Balotelli përpiqet të bëjë Supermarion në të 8-tën, por goditja e tij devijohet në këndore. Në të 12-tën është Kaka që i nxeh dorezat Handanovic, me sllovenin që nuk kontrollon sic duhet, por Balotelli në ndjekje të aksionit gabon sferë, kur në vend të topit godet kokën e portierit. Zikaltërit më në fund duken në fushë në të 15-tën, me Guarin që provon të surprizojë Abbiatin, por gabon për pak centimetra. Gjithsesi në centrifugë vazhdon të qëndrojë Interi, që xhirohet sistematikisht nga Milani. Në të 30-tën, vjen dhe rasti i artë për ekipin e Allegrit, problemi vetëm është që shkon në këmbët e Polit, që e flak jashtë duke ngelur pa alibi për shansin e shpërdorur, si një ish-interist. Në të 40-tën Inter provon të zgjatet drejt zonës kundërshtare, por një këmbë zgjatet gjithashtu për të penguar Palacion. Për Mazzolenin gjithçka e rregullt, për moviolën jo dhe aq. Me penalltinë që do të jetë objekt diskutimi gjatë javës shkohet në pushim.

Nga dhomat e zhveshjes, Inter del më mirë, pasi në të 49-tën, ka mundësi për të kaluar përpara, por goditja e Campagnaros ndalet nga muri i rreshtuar para portës së Milanit. Kuqezinjtë zgjohen dy minuta më pas me Balotellin, që gjen kuadratin por dhe Handanovic. Në të 64-tën mendon Campagnaro për të bërë me zemër tifozët e Interit, me ndryshimin e vetëm se këtë herë nuk godet drejt portës kundërshtare por drejt të tijës. Takimi duket se ka gjetur ekuilibrat, të cilat në të 80-tën ka shansin t’i prishi Palacio, por argjentinasi në dy raste thjesht e përkëdhel topin ashtu si dhe shpresën zikaltër për avantazhin. Gjithsesi, Rodrigo ëmbëlsirën e ka ruajtur për në të 87-tën, kur argjentinasi vendos në mënyrë spektakolare derbin me një goditje me takë, që e con direkt në histori.

Në minutat e mbetura, Muntari mendon të shkelë të kaluarën e tij zikaltër, kur hyn në debat me një Inter të tërë e del nga fusha me karton të kuq. Mbyllet 1-0 për Interin, që ulet sërish në fronin e Milanos, pavarësisht se ndoshta këtë herë Milani meritonte dicka më shumë.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top