Injoranca

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Lindim injorante, disa mbesin gjate gjithe jeten te tille.

Sipas argumenteve tuaj, kush jane faktoret qe ndikojne per te mbajtur ne erresire nje pjese te popullsise ?

Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?

Perse injoranca perhapet kaq lehte dhe gjen territor shume te pershtatshem per te shkuar lart e me lart ?

Perse injoranca kthehet ne mode, perse injoranca eshte kaq kokeforte dhe e bindur per "bindjet" e saj ?

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije...

Shume pikepytje rreth injorances, mund ti shuajme bashke ?
 
Attachments

  • ignorance.jpg
    ignorance.jpg
    35.7 KB · Shikime: 90
Te lindesh injorant hahet,por te vdesesh i tille kjo nuk durohet...-mu kujtua thjesht kjo per momentin ,per me gjere do shkruaj here tjeter :)ka shume per te thene ketu :)
 
Ju te dyjave me siper nuk iu detyroi askush te jepnit shembuj personale LOL
 
  • Haha
Reactions: NGU
Lindim injorante, disa mbesin gjate gjithe jeten te tille.

?

Ka edhe me keq se disa behen ne nderkohe me kalimin e kohes dhe keta jane me te rrezikshmit. Nuk eshte shembull personal. :dance:
 
S'ka sesi nje injorante te flase per injorancen....kushedi sesi shihemi ne syte e te tjereve.:D
 
Une kam lexuar shume libra darviniste sesi kthehet majmuni ne njeri dhe pak a shume e kuptoj ket gje por nuk e imagjinoj dot dhe s'po arrij te kuptoj si dhe pse disa njerez kthehen ne majmune.
 
Dua te falenderoj nostren ne radhe te pare per ket teme.Nga ketu dua te shfrytzoj rastin te bej shpjegimin ethjesht etimologjik-gjuhesor te kesaj fjale.para se gjithash do te them mendimin tim tim mbi origjin e vet fjales "etimolgia,etimology" etimologjia.E di qe del pak nga tema por esht e nevojshme.
Etimolgia=et+im+gi(gji)
E jejta dhe me tjerat.Pra thjesht prejardhja e fjales me "at=et" dhe me nan "gji".Burimi ushqyes "gji" i kesaj fjale.njesoj sikur me then sot origjina bilogjike e organismit te trajtuar si qenie njerezore por q
 
por qe s'esht i tille,por nje organizem abstrakt "fjale".Po te vazhdojme te dalim me tej nga tema dhe fjala"bilogji" ka origjine nga gjuha jone.
Rihyjme ne tem:
Ignorante=injorant qe sot mendohet si fjlaem me "et" e "gji" nga italishtja kjo nuk esht e verttet.Ajo zbertheht thjeshtesisht nga cdo shqiptar me pak mundim:
in+jo+ran=t=hin+jo+ran+t.Ku kemi/hin(camerishte)=hyn/,jo=mohuesja e gjuhes shqipe,ran=kodi mbaresor formues ku dy koceptet "hin" dhe "jo" ran ne kete formim mbledhes,une rashe,ti re ..ato ran.
Pra kuptimi eshte;esht -percaktimi per nje njeri te cilit nuk i hyn gje ne tru por eshte dhe mos pranues.Me thjesht me gjuhen e sotme moderne shqipe "njeri qe nuk di sepse nuk i hyn gje ne tru nga sitemi arsimor,eksperienca jetesore,nga leximi i panderprere ne fusha te ndryshme etj por merr guximin edhe kundershton duke thene jo"

kuptimi esht qe ka te beje me nje njeri te cilit "
 
Injorance eshte te mos dish.
Keshtu qe te gjithe ne mbetemi injorante, disa me shume dhe disa me pak, sepse eshte e pamundur te dish cdo gje. Profesori im thonte qe sa me shume te dish, aq me shume do te bindesh qe di shume pak.

Nuk besoj se mos-dija perhapet, por zgjidhet nga dembelet e trurit si rruga me e lehte.
 
Sa me shume te dish aq me shume kupton se sa duhet te mesosh dhe sa te tjeret nuk dine dhe si pasoje nuk kuptojne.
 
Injoranca...

Te lindesh injorant eshte njerezore por te mbetesh i tille atehere nena natyre eshte treguar doreshternguar me ty...

Nostra paska bere nje pyetje se kush jan faktoret qe ndikojne qe nje pjese e popullsise te mbesin ne erresiren e injorances?

Te them te drejten Nostra ta zeme kur nje femij shkon ne shkolle per 8 vjet edhe nuk arrin te mesoj ato elementaret siq jan alfabeti edhe tabela e shumezimit nket rast fajtor eshte institucioni edukativ apo me sakt eshte shteti qe ka vene injorant per luftuar injorancen kesaj eshte si ti vesh zjarrit benzin..Familja shoqeria e te gjitha keto jan faktor qe ndikojne qe popullsia te mbetet ne erresir...

Mendoj qe Injoranca eshte e kushtezuar gjate jetes edhe pse te rralle jan ata njerez qe jan injorant edhe bin ne kete bote femije me aftesi normale,por une per vete kam pare me qindra raste kur prindi ka qen "legen" ne kuptimin e intelegjences ndersa femija i tij ka qen goxha i ngritur ne shoqeri...
#
 
Lindim injorante, disa mbesin gjate gjithe jeten te tille.

Sipas argumenteve tuaj, kush jane faktoret qe ndikojne per te mbajtur ne erresire nje pjese te popullsise ?

Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?

Perse injoranca perhapet kaq lehte dhe gjen territor shume te pershtatshem per te shkuar lart e me lart ?

Perse injoranca kthehet ne mode, perse injoranca eshte kaq kokeforte dhe e bindur per "bindjet" e saj ?

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije...

Shume pikepytje rreth injorances, mund ti shuajme bashke ?

Vertet mund te jen shume pikpyetje rreth injorances ..po mua me vje ne mend vetem nje pergjigje : Te pakten ne ditet e sotshme, injoranca nuk besoj se mund te arsyetohet , ska justifikime !
 
Me kane thene se jam injorues por akoma nuk kam kuptuar diferencen te jesh injorant me te jesh injorues :)
 
Me kane thene se jam injorues por akoma nuk kam kuptuar diferencen te jesh injorant me te jesh injorues :)

lol Nuk kan te bejn me njera tjetren

Te injorosh dicka eshte kur ti e vlerson minimalisht ...svlen per ty dhe e injoron !

Kurse nje injorant "aftesin e te vlersuarit" NUK e ka shume te theksuar ...

Tpakten kshu e mendoj une ne kte mengjes me shi :p LOL
 
hmmm faleminderit bukuroshe se e kisha merak po po ta di te mos i thras me njerzve o injorante :)
 
Injoranca eshte te dish gabim ate qe di :D

Me duket se injoranca perhapet lehte pasi ekzistojne me shume injorante se inteligjente dhe nga injorantet shume rralle lindin inteligjente .
Sikurse dhe nga inteligjentet pak si teper kane filluar te lindin injorante,megjithate injoranca mund te minimizohet duke u arsimuar,duke pasur liri ne zgjedhjen tende dhe mundesi per te zgjeruar dijet.
E vertete injoranca ka filluar te kthehet ne mode pasi intelektualet e paket e kane shume te veshtire t'u mbushin mendjen/t'u shtojne dijen injoranteve te panumert.
 
Lindim injorante, disa mbesin gjate gjithe jeten te tille.

Sipas argumenteve tuaj, kush jane faktoret qe ndikojne per te mbajtur ne erresire nje pjese te popullsise ?

Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?

Perse injoranca perhapet kaq lehte dhe gjen territor shume te pershtatshem per te shkuar lart e me lart ?

Perse injoranca kthehet ne mode, perse injoranca eshte kaq kokeforte dhe e bindur per "bindjet" e saj ?

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije...

Shume pikepytje rreth injorances, mund ti shuajme bashke ?

Nese bashkokohen me njeri tjetrin do te thote se qenkan te mencem jo injorante. Intelektualet c'dreqin kerkojne te ata ?
A e di INJORANTI se eshte injorant ........?
 
As një njeri nuk lind as i dijtur e as injorant, por bëhet më vonë.
Pse po bëhen disa injorant për injorancën?!
 
Tani qe ta specifikoj pak temen, dua te pershkruaj se per cilen kategori njerezish dua te flas.

Per njerezit qe kurre nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre, por sot zoterojne biznese dhe punesojne shtresen intelektuale, per njerezit qe nuk u intereson historia, tradita, identiteti, per njerezit qe lane shpellat per te zene kolltuqet, per pseudointelektualet qe edhe pse nuk dine te flasin shqip akoma, na perfaqesojne neper rangjet me te larte kombetare e nderkombetare, per te gjithe militantet qe u turren nga pas dhe jane gati te japin shpirtin per te zgjedhur hajdutin e tyre te preferuar duke u vrare mes njeri-tjetrit...

Ka shume e me shume per te thene, vetem ndjehem shume keq qe shoh qe intelektualet kane heshtur, i kane lene debatet per ne kafene duke u bere pre e kesaj katrahure pa zgjidhje.
 
Mbase kane boshlleqe te medha ne shume fusha te dijes,por ata e dine se çfare duan nga jeta dhe perdorin menyrat qe kane per ti pasur...Dhe kaq "injorante" nuk jane ata jo...
 
Tani qe ta specifikoj pak temen, dua te pershkruaj se per cilen kategori njerezish dua te flas.

Per njerezit qe kurre nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre, por sot zoterojne biznese dhe punesojne shtresen intelektuale, per njerezit qe nuk u intereson historia, tradita, identiteti, per njerezit qe lane shpellat per te zene kolltuqet, per pseudointelektualet qe edhe pse nuk dine te flasin shqip akoma, na perfaqesojne neper rangjet me te larte kombetare e nderkombetare, per te gjithe militantet qe u turren nga pas dhe jane gati te japin shpirtin per te zgjedhur hajdutin e tyre te preferuar duke u vrare mes njeri-tjetrit...

Ka shume e me shume per te thene, vetem ndjehem shume keq qe shoh qe intelektualet kane heshtur, i kane lene debatet per ne kafene duke u bere pre e kesaj katrahure pa zgjidhje.

me zuri koka nga te vertetat qe the nostra.
fatkeqesisht kjo eshte e verteta e shqiperise ne ditet e sotme.
ndodh e kunderta e asaj qe duhet te ndodhte qe te ecnim perpara.
prandaj jemi ketu ku jemi :(
 
Sipas argumenteve tuaj, kush jane faktoret qe ndikojne per te mbajtur ne erresire nje pjese te popullsise ?

Faktoret kryesore qe ndikojne per te mbajtur ne erresire pjese te popullsise jane 2 per mendimin tim: mungesa e parase (zakonisht ne vendet e varfera njerezit jane me injorante se sa ne vendet e pasura) dhe mungesa e vullnetit per te mesuar.

Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?

Injoranca do thoja se eshte me shume e kushtezuar gjate jetes se sa e traasheguar. Ka njerez te cilet lindin nga familje "injorante" dhe behen gjeni sepse jane te rrethuar nga njerez apo kontekse qe e shtyjne te behet me i mire. Ka dhe njerez qe lindin nga familje injorante, qe mbeten prape ne ate mjedis dhe nuk ndryshojne.

Perse injoranca perhapet kaq lehte dhe gjen territor shume te pershtatshem per te shkuar lart e me lart ?

C'do gje e keqe eshte me e thjeshte te "ndertohet" se sa nje gje e mire. E njejta gje ndodh dhe me injorancen.
Te lexosh nje liber per shembull, kerkon kohe, e cila mund te shtyhet ne menyra te ndryshme,kerkon vullnet qe jo te gjithe e kane dhe kerkon lek (qe shpesh preferohet te harxhohet diku tjeter apo per dicka tjeter ne vend te nje libri). Ketu del si koncept kosto-oportuniteti.
Njerezit shpesh preferojne televizorin ne vend te librave, sepse ai nuk i shkakton humbje parash dhe vrarje mendjeje

Perse injoranca kthehet ne mode, perse injoranca eshte kaq kokeforte dhe e bindur per "bindjet" e saj ?

Sepse eshte me e thjeshte te prishesh se sa te ndertosh dicka. Injoranca vjen si pasoje e dembelizmit dhe mungeses se integritetit.

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije???

Sepse per fat te keq bota eshte e ndare ne 2: poli pozitiv dhe negativ.
Sa me pak intelektuale me shume dije te kete, aq me shume injorante do kete
 
Permbledhja e shkelqyer e fundit e Nostres esht paraqitja e thelbt i problemit.ne vendi tone shkenca injoranca e aplikuar ka marre nje zhvillim te admirueshem.Une mund te them realisht nje rast per nje biznesmen te nderuar ,shume te njohur te cilin kisha nderin t'a njifja nga afer //kur isha ne Shqiperi/.Sa here qe me takonte me thoshte "s'ma the qe s'ma the njehere se kush e ka shpik makinen llogaritese".Donate ta dinte sepse kishte bere plan ti jipte 1000 dollare dhurate per shpikjen e madhe qe kishte bere.(ai kishte vetem 4 klase fillore).
Keta lloj gelojne sepse esht shprejha e famshme "ndermjet budallenjve me i zgjuar esht me i forti".Keshtu linden kryetaret e fiseve te pare njerezore sepse ai (injoranti por me i forti)ja fuste me Hu kokes atij qe kundershtonte(injorantit te radhes) dhe me pas ai u merrte gjahun nga duart.
 
Permbledhja e shkelqyer e fundit e Nostres esht paraqitja e thelbt i problemit.ne vendi tone shkenca injoranca e aplikuar ka marre nje zhvillim te admirueshem.Une mund te them realisht nje rast per nje biznesmen te nderuar ,shume te njohur te cilin kisha nderin t'a njifja nga afer //kur isha ne Shqiperi/.Sa here qe me takonte me thoshte "s'ma the qe s'ma the njehere se kush e ka shpik makinen llogaritese".Donte ta dinte sepse kishte bere plan ti jipte 1000 dollare dhurate per shpikjen e madhe qe kishte bere.(ai kishte vetem 4 klase fillore).
Keta lloj gelojne sepse esht shprejha e famshme "ndermjet budallenjve me i zgjuar esht me i forti".Keshtu linden kryetaret e fiseve te pare njerezore sepse ai (injoranti por me i forti)ja fuste me Hu kokes atij qe kundershtonte(injorantit te radhes) dhe me pas ai u merrte gjahun nga duart.

Sa i dhimbshem ky shperblim per nje intelektual.
 
Tani qe ta specifikoj pak temen, dua te pershkruaj se per cilen kategori njerezish dua te flas.

Per njerezit qe kurre nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre, por sot zoterojne biznese dhe punesojne shtresen intelektuale, per njerezit qe nuk u intereson historia, tradita, identiteti, per njerezit qe lane shpellat per te zene kolltuqet, per pseudointelektualet qe edhe pse nuk dine te flasin shqip akoma, na perfaqesojne neper rangjet me te larte kombetare e nderkombetare, per te gjithe militantet qe u turren nga pas dhe jane gati te japin shpirtin per te zgjedhur hajdutin e tyre te preferuar duke u vrare mes njeri-tjetrit...

Ka shume e me shume per te thene, vetem ndjehem shume keq qe shoh qe intelektualet kane heshtur, i kane lene debatet per ne kafene duke u bere pre e kesaj katrahure pa zgjidhje.
nostra...ka ardhur koha e materializmit dhwe injoranti qe ka gjene me te zgjuar parane drejton kete bote te felliqur qe nuk vlereson intelektin por parane...njerezit i falen parase dhe jo zgjuarsise....shkurt hesapi ne keshtu do vazhdojme te na drejtojne keta pseudo ...
Me e forta eshte se nje intelektual e nje njeri i zgjuar eshte i detyruar tu beje temena ketyre injoranteve...mos u bej po deshe :grusht3:
 
Sipas argumenteve tuaj, kush jane faktoret qe ndikojne per te mbajtur ne erresire nje pjese te popullsise ?

Dituria eshte dicka qe ne nuk mund te themi kurre se jemi te ngopur. E thashe kete sepse, shume njerez kenaqen apo u mjafton ajo cfare ata dine dhe nuk e zhvillojne me tej zbulimin. Pasiviteti i karakterizon kete pjese te popullsise e cila nuk deshiron te dali ne drite por erresira qe i ka pushtuar eshte ajo qe i ben te ndjehen te sigurt ne guasken e tyre. Mungesa e mundesive qe nuk u ofrohet kesaj kategorie njerzish gjithashtu ka ndikim rrenjesor ne mos zhvillimin e dijeve te tyre. Varferia gjithashtu, shpesh here vullneti dhe pasiguria.

Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?

Mendoj se ben pjese tek te dyja. Ajo mund te jete edhe e trashguar, por jo domosdoshmerisht. Jam me teper e mendimit se injoranca eshte mungesa e te diturit, dhe gjate jetes sone ne zhvillohemi, dhe bashke me zhvillimin perplasemi me ato cfare jeta na ofron, dhe eshte ne doren tone se sa te afte jemi te mbledhim njohuri ne fusha te ndryshme. Me fjale te tjera injoranca kushtezohet kur nuk egziston deshira dhe vullneti per te mesuar gjera te reja, per te zhvilluar dijet. Mungesa e edukimit, apo komuniteti ku ti jeton luan rol te rendesishem gjithashtu. Sepse gjate jetes sone, jo te gjithe mund te dime gjithcka. Nese dikush psh del ne konkluzione te forta dhe te pabazuara mbi dicka, ku ai nuk ka asnje fakt, por thjesht supozon per mua kjo eshte injorance.

Perse injoranca perhapet kaq lehte dhe gjen territor shume te pershtatshem per te shkuar lart e me lart ?

Sepse ne njerzit i kemi ber strehe, i kemi dhen per te ngren per te pire. Eshte si puna e atij barit te keq qe perhapet ngado.

Perse injoranca kthehet ne mode, perse injoranca eshte kaq kokeforte dhe e bindur per "bindjet" e saj ?

Sepse eshte shume me e veshtire te mesosh, te vesh trurin ne levizje, te futesh informacion, se sa te rrish ne hije, te mjaftoje ajo qe di, te qendrosh ne vend. Vullneti eshte ai qe shtyn te ecesh perpara, kur ai mungon injoranca do jet aq kokeforte, sa do perplaset ne koken tende dhe do vij momenti ku ti nuk do dish te perplasesh koken!

Perse injorantet dine kaq mire te bashkohen nderkohe qe intelektualet mbeten perhere te vecuar, apo me keq ne hije...

Sepse ka me shume injorante se sa te ditur. Me kot nuk ka then Albert Einstein- "Dy gjera jane te pakufijeshme: Universi dhe injoranca njerezore. Per te paren nuk jam i sigurt.

Shume pikepytje rreth injorances, mund ti shuajme bashke ?

Kjo me duket sikur Don Kishoti qe luftoi me mullinjte e eres!
 
“Sepse, inteligjenca e aftesia kane rene shumë poshtë”

اdo gje varet nga pika e nisjes. Inteligjencen e aftesine e shqiptarit do ta ndaja ne disa kategori.

Letër e nënshkruar TH.P.

اdo gje varet nga pika e nisjes. Inteligjencen e aftesine e shqiptarit do ta ndaja ne disa kategori.

- Arsimi i personit. - Plani e ideja. - Buxheti. - Vendi ku ndodhet.

Shume shqiptare të arsimuar ne vend apo jashte kane dhene kontribute të medha për shoqerine ku kane jetuar. Kjo ane pozitive tregon vullnetin e mire dhe pjekurine e individit për të zbuluar gjithçka që e rrethon.

Kalimi i një pjese të mire të jetes duke studiuar i ka dhene mundesine shume personave të kene një plan për të ardhmen. Ideja lind dhe ajo është e çastit ne disa momente.

Por ky plan apo kjo ide, që të vihet ne jete, do të kerkoje një buxhet. Pikerisht ketu ndahen gjerat e inteligjences e aftesise shqiptare. Mungesa e financimeve për një individ apo grup individesh ka bere dhe po ben që një pjese e mire të largohen për të gjetur rruge e menyra të tjera për t’i realizuar.

Ne këtë moment është zgjuarsia e aftesia e një vendi tjeter mikprites, që i jep mundesi ketyre individeve të behen të njohur ne mbare boten.

Siç e theksova, vendi ku ndodhen keta përsona ndikon shume. Eshtë për të ardhur keq se si ne një vend të vogel si vendi yne, zhvillimi është aq i ngadalte saqe të jep përshtypjen se i vdekuri “ecen” dhe “mendon” me shpejt se të gjallet. Totalisht një çorganizim i organizuar, përse? - Sepse, inteligjenca e aftesia kane rene përtoke dhe kane arritur livelin me të ulet ne historine e saj.

(Shekulli Blog)
 
Une mendoj Nostra qe librat qe ne mesojme ne shkolle jane te mjaftueshem per te krijuar nje personalitet INTELIGJENT.
Ne c'kuptim e them kete?!
E them ne kuptimin qe, ajo qe zhvillon inteligjencen e njeriut eshte kureshtja, deshira per te ditur gjithcka, per te analizuar, per te gjetur shkakun dhe efektin e c'do gjeje.

Fatmirsisht kemi nje sistem arsimor shume komplet (te pakten, ashtu e lashe deri ne 2000 une) nga permbledhja e argumenteve neper lende te ndryshme.

Por ajo qe njerezit nuk kuptojne eshte se inteligjenca nuk zhvillohet vetem duke lexuar nje liber (per te ditur permbajtjen), por duke i bere analizen librit, duke i nxjerre moralin, duke marre parasysh kontekstin historik kur eshte shkruar libri.
Une refuzoj te lexoj cfaredolloj libri "komercjal" (ma lejo kete term vetem kesaj rradhe) dhe gjithmone shkoj e i perkushtohem kryeveprave boterore te 1800 me shume:)
Ato po qe kane shume vlera!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top