Ingridi: Më ndanë nga i dashuri, do shkoj në gjykatë

WxP

Staf në FV.AL

spacer.gif
6971.jpg
spacer.gif
spacer.gif
Thashethemet duket se e shoqërojnë shpesh. Madje edhe kur ndodhet në ndonjë koncert jashtë Shqipërisë mund të dëgjojë gjëra rreth saj që herë lidhen dhe herë jo me të vërtetën. Tek kjo e fundit do të ndalemi pak, pasi siç kemi mësuar këngëtarja Ingrid Gjoni së fundmi e ka pësuar pikërisht nga kjo. Një lajm i pavërtetë në një të përjavshme e ka detyruar Gjonin t’i drejtohet gjykatës së Tiranës. Pikërisht të mërkurën e 10 marsit këngëtarja Ingrit Gjoni i është drejtuar dyerve të Gjykatës nën petkun e paditëses. Shkak u bë lajmi i një të përjavshmeje me titull “Ingrit Gjoni, rrihet nga i dashuri”, gjë që ka irrituar jo vetëm këngëtaren por edhe të afërmit dhe miqtë e saj. Kështu pasi ka bërë gjithë procedurat, avokati i Gjonit ka dërguar një padi për shpifje dhe prishje të imazhit të këngëtares. Në padinë e dorëzuar tashmë në Gjykatë, Ingriti pohon se ai lajm është tërësisht i pavërtetë shokuese dhe si rrjedhojë këngëtares i është cënuar personaliteti, morali e dinjiteti duke krijuar kështu një figurë jo të pastër në përballje me të afërmit, miqtë e fansat. (Bluetooth)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top