Infektohet mbretëria! Princi Charles rezulton pozitiv ndaj testit të Covid-19

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Infektohet mbretëria! Princi Charles rezulton pozitiv ndaj testit të Covid-19
1585161410748.png


Makthi aktual i njerëzimit, Covid-19 ka prekur edhe mbretërinë britanike duke infektuar 71-vjeçarin, Charles, një lajm i bërë me dijeni sot nga Clarence House .





Mbreti i ardhshëm ka shfaqur simptoma të mesme, por momentalisht gëzon “shëndet të mirë”

“Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirus”, u tha ekzaktësht nga Clarence House .

Ndërkohë, gruaja e tij Camilla, 72 vjeç, pas testimeve të kryera duket se nuk është e infektuar.

“Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha janë izoluar në shtëpi në Skoci. Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire”, deklarohej gjithashtu në komunikatë.

Princi Charles sapo ishte takuar me Princin Albert të Monakos në fillim të këtij muaji, i cili më vonë testoi pozitivisht për koronavirus. 62-vjeçari u testua pozitiv vetëm nëntë ditë pasi u ul përballë Princit të Uellsit në një ngjarje WaterAid në Londër.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

tochanel
 
Me mir ti kapi keta se kshu mase nxjerrin ndonje ilac apo vaksin , se per popullin se vrasin terezin shum ata per ilace
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top