INA RAMA - Një zhgënjim i mirëpritur

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
INA RAMA - Një zhgënjim i mirëpritur

ImageOh, askush, as edhe një shqiptar nuk do të vinte bast as 10 mijë lekë të vjetra 8 muaj më parë për të. Bëhet fjalë për Prokuroren e Përgjithshme, 35-vjeçaren simpatike, një Magjistrate, Ina Rama, e cila do të ulej në postin e tmerrshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, me gjithë paragjykimet e mundshme mbi të.

Sapo kishte përfunduar një proces dyvjeçar i luftës mes mazhorancës së djathtë të Sali Berishës dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, e cila u kurorëzua me sukses në momentin kur presidenti i ri Bamir Topi, i ardhur në post, përmes një procesi shumë të diskutueshëm, në mënyrë po aq të diskutueshme, shkarkoi Sollakun dhe emëroi në vend të tij një emër surprizë: Ina Ramën, gjykatësen e Apelit të Tiranës dhe anëtaren e Kolegjit Zgjedhor.



Ardhur në këtë post pas paragjykimesh të forta si njeri i mazhorancës, sidomos pas disa komplimenteve të forta të kryeministrit Berisha në Kuvend – ku e quajti “Silvia Konti” – meritonte vërtet të lihej mënjanë. Situata është perfekte: mazhoranca bën një luftë titanike dyvjeçare, që i kushton shumë politikisht për të shkarkuar prokurorin Sollaku dhe pas kësaj është e qartë se personi që do të vinte në krye të Prokurorisë do të kontrollohej prej mazhorancës.

Ja pra, kjo është situata dhe do të ishte realiste të mendoje se në kushte të tilla mund të kishim shpresë te cilido prokuror i përgjithshëm që do të emërohej në këto kushte.



Por Ina Rama zhgënjeu. Ose të paktën deri tani na ka zhgënjyer për mirë, pasi ajo është veçse në nisje të provave të saj; provat i ka përpara. Të paktën deri tani ajo nuk ka dhënë prova të këqija: nuk është bërë vegël e qeverisë për të ndërtuar një prokurori politike, sikurse është precedenti i keq dhe i rrezikshëm i prokurorëve shqiptarë, që vihen nën kontrollin e mazhorancës dhe veprojnë për hesap të saj. Ina Rama, ndoshta e kompleksuar nga konteksti i emërimit të saj dhe për të rrëzuar paragjykimet, bëri kujdes në këto muaj që të mos ishte afër qeverisë si fillim. Më pas, në ngjarjen e Gërdecit, e cila ia behu disa muaj pas ardhjes së saj në detyrë, ajo mesa duket vendosi të respektojë interesin publik kundrejt interesit vital të mazhorancës aktuale, që mbante nën kontroll hetimet e këtij skandali të madh qeveritar, këtij aksidenti të tmerrshëm që mori 26 jetë njerëzisht, gjymtyrët e qindra të tjerëve dhe shkatërroi pronat e disa mijëra personave.



Në çështjen e Gërdecit ajo ka demonstruar një insistim të lavdërueshëm deri tani, ka ngulur këmbë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Mediu, ka përballuar presionet e mazhorancës, të cilat kanë qenë të tilla sa e kanë lënë të vetme në sallën e parlamentit, kur mbajti raportin e përvitshëm: në mënyrë demonstrative, deputetët e mazhorancës braktisën sallën, duke e lënë Ina Ramën vetëm me deputetët e opozitës.



Rama, si prokurore, ka detyrën më të vështirë në republikën tonë. Ndonjë sukses kushedi nuk pretendohet. Dinjitet po, të paktën. Në këtë drejtim, Ina Rama ka filluar si një prokurore e interesit publik. Ky është një zhgënjim i mirëpritur.









ENKELEJD ALIBEAJ

Ekspertiza nuk është shpëtimi!

Image

Në përpjekjen e pareshtur të shqiptarëve për të shpëtuar në problemet e mëdha të vendit të tyre, fajin ia vënë politikës; brenda politikës, fajin ua vënë politikanëve të vjetër; brenda politikanëve, sidomos të urryer janë ata që vijnë nga “politika”. Ministrat apolitikë, ata që vijnë nga profesionet apo të ashtuquajturit “ekspertë” a “teknikë”, gëzojnë një status të privilegjuar. Ndaj në emrin e tij surprizë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, juristi dhe magjistrati Enkelejd Alibeaj u mirëprit pikërisht nën një të tillë atmosferë. Edhe pse shumëkush në grupin parlamentar të PD-së skërmiti me të drejtë dhëmbët se pse duhet të marrim ministra nga jashtë grupit parlamentar kur kemi aq shumë nevojë për përfaqësim politik në qeveri për t’i dhënë pushtet figurave politike që kanë kontribuar në ardhjen e PD-së në pushtet. Nga ana tjetër, në Ministrinë e Drejtësisë, në fillim të këtij mandati, qe eksperimentuar me ministrin e ri Aldo Bumçi, që nuk vinte nga fusha. Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë nga një njeri që “është brenda fushës”, ishte dyfish i mirëpritur. Afro 9 muaj pas ardhjes në krye të Ministrisë së Drejtësisë së Enkelejd Alibeaj, shtëpia e drejtësisë nuk po gjen qetësi. Një seri konfliktesh me sistemin e Drejtësisë dhe së fundi shpërthimi i këtyre konflikteve në mes të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu mu në sy të presidentit Topi, i kanë krijuar një problem ministrit të Drejtësisë, madje një problem të dyfishtë. Së pari, deri në çfarë mase një ministër i Drejtësisë, i ardhur nga radhët e teknokracisë, mund të interpretojë politikisht një konflikt politik të shefit të tij të qeverisë, Sali Berisha, me presidentin e Republikës, Bamir Topi? Sepse është e qartë se konflikti i tij me nënkryetarin e KLD-së, Spahiu, në fakt nuk është konflikti i tyre, por konflikti i shefave të tyre. A nuk do të bënte kështu çdo ministër i ardhur nga politika, i cili do të fuste në tempullin e drejtësisë pikërisht atë frymë të konflikti politik, madje të konfliktit politik personal që e hasim kudo?

Së dyti, një ministër i Drejtësisë, i cili vjen nga radhët e teknokracisë së drejtësisë, duhet të kishte këtë shkallë konfliktualiteti me kolegët e tij të sistemit të drejtësisë, aq sa sot gjykatësit ankohen se sekretaret u numërojnë minutat në kafe dhe numrin e fletëve A4 që harxhojnë në printer?



Bashkë me këtë, një diskutim i ri hapet sërish nga e para! Ministra politikë apo teknikë? ا’të bëjmë? E sigurt është se si në rastin e Alibeajt, ashtu dhe në raste të tjera të qeverive të mëparshme, shpëtimi nuk vjen nga teknicienët, ashtu sikurse problemi nuk krijohet nga ata. Qasja ndaj reformave të mëdha, ku padyshim bën pjesë tek të parat edhe reforma në Drejtësi, mbetet të jetë një qasje politike vizionare, i cili nuk i zgjidh problemet teknikisht, por i zgjidh në parim. Sepse parimore, kardinale, janë problemet e rënda të Drejtësisë shqiptare. Sprova e Alibeajt si ministër i Drejtësisë megjithatë, nuk mbetet këtu. Ai ka shumë kohë dhe shanse përpara. Deri këtu mund të themi se për të zgjidhur problemet e saj, nuk mjafton një performancë teknike, nuk mjafton virtuoziteti i një avokati të talentuar, sikurse ka qenë Alibeaj. Reformat në Drejtësi duhet të merren përsipër me guxim, vizion, karakter dhe me një shikim të gjerë për t’u dhënë njerëzve besim te sistemi dhe për të përfshirë sistemin në vetëpërmirësimin e tij.




Revista One
 
Pyes veten nese lexohen ndonjehere artikujt nga fillimi deri ne fund para postimit ketu ne forum..
 
E rendesishme eshte te kopjohen kaq mjeshterisht e te sillen ketu ne FV...Dikush patjeter do e marre mundin ti lexoje e te kuptoje qe s'ka te beje me boten e spektaklit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top