Imazhi i parë që shihni në fotografinë e mëposhtme zbulon karakterin tuaj dhe virtyte

Jetmira

V.I.P
moja2zf.jpg

Mund të tingëllojë e çuditshme, por perceptimi i botës përreth tregon shumë për personalitetin e një personi. Edhe pse mund të keni përballë të njëjtën fotografi, pikturë ose objekt, syri ka aftësinë ta perceptojë atë ndryshe. Living ju fton të shihni foton e mësipërme me vëmendje dhe të bëheni pjesë e kësaj loje. Fotografia e parë që dalloni zbulon disa virtyte të fshehura tuajat:

perc1_1509435907-919722.jpg

1.Nëse figura që ju tërhoqi vëmendjen ishte gorilla, do të thotë që jeni një njeri shumë kritik si me veten dhe të tjerët. Nuk ju pëlqen të humbisni kohë dhe përpiqeni të shfrytëzoni maksimalisht çdo minutë të ditës. Keni një nivel inteligjence mbi mesataren dhe kjo gjë ju ka ndihmuar të realizoheni gjithmonë në aspektin profesional.
perc2.jpg

2. Në qoftë se figura e parë që shihni është luani jeni njeri me karakter të fortë që i beson vazhdimisht instikteve të tij. Jeni shumë të vendosur në atë që bëni. Keni durim, por edhe guxim për të provuar eksperienca të reja. Nuk i lini kurrë gjërat në mes dhe luftoni për të realizuar objektivat që i vini vetes.

perc3.jpg

3.Po të shihni vëmendje në foton e mësipërme fshihen edhe dy peshq, nëse i vute re sikundër ne do të thotë që po kaloni një moment të veçantë. Mendoni se çdo gjë është në rrugë të mbarë derisa të zhgënjeheni ose dikush t’ju tradhëtojë. Bota materialiste që ju rrethon shpeshherë ju vë përpara sfidave të ndryshme, por ia dilni gjithmonë të ecni me kokën lart.
 
Jetmira ku eshte fotoia? :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top