Ilir Meta hedh dyshime për një pakt të fshehtë Basha- Rama

rama-basha-meta.jpg

Ilir Meta jo vetëm ka hedhur dyshime për një pakt të fshehtë midis Bashës dhe Ramës, por ai ka shtuar edhe kunjat kundrejt liderit të squllët të opozitës. Këtë të hënë, në emisionin “Opinion”, i pyetur nga Fevziu për ekzistencën e tij, presidenti nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ai ka shkuar edhe më tej: “të urojmë që mos jetë marrëveshje për destabilitet”. Meta ka bërë një analogji ironike me marrëveshjen e fshehtë të dy viteve më parë, kur tha se në 2017, “Basha u fut në çadër kundër Ramës dhe doli prej saj kundër LSI dhe PDIU-së”.
Ai mohoi të ketë ndonjë mëri me liderin demokrat por shtoi se njësoj si me Ramën dhe me diplomatët e huaj (palë të cilat nuk ka lënë rast pa i anatemuar) ai edhe me Bashën, këtej e tutje, do të bëjë vetëm takime zyrtare “dhe gjithmonë në prezencë të dëshmitarëve”, shtoi presidenti në Opinion.

Fërkime në koalicionin opozitar/ A po distancohet LSI nga Basha?
Kjo vënie e Bashës në të njëjtin rang me kryeministrin dhe ambasadorët, nuk qe i vetmi rast i shprehjes së një mosbesimi të hapur ndaj liderit të opozitës. “Basha i ka më të mira marrëdhëniet me ambasadorët sesa me mua”, u kujdes të thotë ai. Meta tha gjithashtu se Luli e gënjeu për pjesmarrjen në zgjedhjet lokale, që presidenti kishte dekretuar në tetor, dhe tha se ai kërkonte qiqra në hell para votimeve lokale të qershorit të shkuar. “Si kryetar i opozitës, ai nuk ka sjellë asnjë version konkret se si e sheh ai reformën në drejtësi, megjithëse këtë ia kam kërkuar” tha presidenti.
Pra, ndonëse mohoi se ka mëri, Meta nuk e fshehu dot mllefin ndaj Bashës.
Kohët e fundit në shumë qarqe po diskutohet për një marrëveshje të fshehtë mes Bashës dhe Ramës. Madje më të guximshmit shkojnë deri aty sa parathonë një qeverisje të përbashkët me koalicion të madh pas 2021 dhe një ndarje të ardhshme postesh, ku Rama të shkonte drejt presidencës, duke i lënë Bashës kryeministrinë.
Opozita zyrtarisht i ka mohuar këto zëra si provokime të propagandës së pushtetit. Por mesa duket jehona e tyre, kundërshtia e mefshët e PD-së dhe sidomos “paqja” që ajo i garantoi qeverisë para konferencës së donatorëve dhe hapjes së negociatave, kanë mbërritur deri në veshët e Metës. Dhe shpërthimi i fundit i presidentit ishte larg të qenit një gjest emocional. Ai lidhej me atë që la të kuptohej: “paktin okult të ngjashëm me atë të 2017-ës”.

©Lapsi.al
 

Attachments

  • rama-basha-meta.jpg
    rama-basha-meta.jpg
    23.1 KB · Shikime: 0
  • rama-basha-meta.jpg
    rama-basha-meta.jpg
    23.1 KB · Shikime: 0
Koalicioni PS-PD ka kohe qe perflitet, dhe kur e mendon thelle thelle PD svje dot ne pushtet pa koalicion sepse eshte parti e lodhur. Te futet bashke me LSI se lejne nderkombetaret sepse kane hale nsy Ilir Meten dhe mbetet vetem PS si alternative ku per mendimin tim do ishte vetvrasje per demokracine n'shqiperi (jo se kemi pas noiher) por t'pakten gjithmone ka qene nje opozite sa per sy e faqe.
 
Koalicioni PS-PD ka kohe që perflitet, dhe kur e mendon thelle thelle PD svje dot ne pushtet pa koalicion sepse është parti e lodhur. Te futet bashke me LSI se lejne nderkombetaret sepse kane hale nsy Ilir Meten dhe mbetet vetem PS si alternative ku per mendimin tim do ishte vetvrasje per demokracine n'shqiperi (jo se kemi pas noiher) por t'pakten gjithmone ka qene një opozite sa per sy e faqe.

Une qesha kur e lexova, ka kohe qe eshte e dukshme, mgjate dhe Meta eshte pjese e marveshjes. Keta thjesht duan te vonojne reformen ne drejtesi te pastrojne dosjet e tyre asgje me shume.
 
Une qesha kur e lexova, ka kohe që është e dukshme, mgjate dhe Meta është pjese e marveshjes. Keta thjesht duan te vonojne reformen ne drejtesi te pastrojne dosjet e tyre asgje me shume.

Se di, sjam i sigurte per Meten.
Dikush qe eshte pjese e marrveshjeve nuk nxjerr sms ne media dhe t'akuzoje ambasador e diplomat me emer mbiemer.
 
Se di, sjam i sigurte per Meten.
Dikush që është pjese e marrveshjeve nuk nxjerr sms ne media dhe t'akuzoje ambasador e diplomat me emer mbiemer.

Mediat jane te tyret :) Nderkombetaret bene presionin e rradhes pershpejtoni reformen keta bene levizje taktike te vonojne.
 
Koalicioni PS-PD ka kohe që perflitet, dhe kur e mendon thelle thelle PD svje dot ne pushtet pa koalicion sepse është parti e lodhur. Te futet bashke me LSI se lejne nderkombetaret sepse kane hale nsy Ilir Meten dhe mbetet vetem PS si alternative ku per mendimin tim do ishte vetvrasje per demokracine n'shqiperi (jo se kemi pas noiher) por t'pakten gjithmone ka qene një opozite sa per sy e faqe.
Per ty edhe per gjithe shqiptaret e tjere: Shqiperia nuk ka vec 3 parti, po mbi 50 e ca here mbi 100 parti, prandaj mblidhni mendjen ju votues dhe mos shikoni fame, po platforma politike. Mos e voto nje parti kur nuk e pelqen dicka qe ka bere dhe mos e voto kur e di qe nuk do te beje asnje gje tjeter vecse te vjedhe, prandaj nuk ke kuti..meso te hedhesh voten te kutia e duhur, ndoshta nuk rezulton dicka qe do te ndryshoje menjehere, po revolucionin duhet ta fillosh vete!
 
Dhe LSI nuk po distancohet nga Basha, madje po ngjiten me shume.. Meta nuk ka asnje fije te drejte te flasi per LSI sepse eshte president i shqiptareve dhe jo president i LSI-se, te pakten kete pune t'ia lere gruas e pastaj te thote qe nuk ka lidhje as me gruan
 
Per ty edhe per gjithe shqiptaret e tjere: Shqiperia nuk ka vec 3 parti, po mbi 50 e ca here mbi 100 parti, prandaj mblidhni mendjen ju votues dhe mos shikoni fame, po platforma politike. Mos e voto një parti kur nuk e pelqen dicka që ka bere dhe mos e voto kur e di që nuk do te beje asnje gje tjeter vecse te vjedhe, prandaj nuk ke kuti..meso te hedhesh voten te kutia e duhur, ndoshta nuk rezulton dicka që do te ndryshoje menjehere, po revolucionin duhet ta fillosh vete!

Ka moj ka,
Eshte dhe partia nard ndokes ke ajo 50dhjetcja lol, ene e dash shehit, ene e gon dukes, yyy ka plot, pranaj zgjidhja eshte vetem nji dhe e vetmja, BOJKOT.
 
Ahhh mor Lul, ça i ke bo vetes, ste beson me askush ??

Ne dijenine time nuk ka asnje pakt midis PD dhe PS, nese do te kishte, Luli do te varej me koke poshte ne pak minuta!

Me propozoni mua per kryetare te PDse Darius shif po nuk i fitova zgjedhjet vitin tjeter. Lol
 
Ka moj ka,
është dhe partia nard ndokes ke ajo 50dhjetcja lol, ene e dash shehit, ene e gon dukes, yyy ka plot, pranaj zgjidhja është vetem nji dhe e vetmja, BOJKOT.
Me bojkot ti dhe te gjithe te tjeret qe votojne nuk zgjidhin asnje problem te vetem, por shtojne me shume. Nuk jane vetem ato sepse e paske ne qejf t epermendesh emra, po nqs @Marla psh hap nje platforme te re elektorale nuk do ta votoje askush sepse nuk eshte e njohur( Ketu po flas per njerezit qe nuk e njohin, po te afermit nuk behet fjale) dhe kjo sepse jemi mesuar vetem me emra, emra te medhenj, o ata o rashe e vdiqa. Nqs nuk je i kenaqur me sistemin zgjedhor atehere krijo nje peticion per te ndryshuar formen e qeverisjes dhe te marrjes se vendimeve. Me bojkotin nuk zgjidh as hallet e tua kur paguan cdo muaj taksat dhe shkojne ne xhep me vrime dhe nuk zgjidh as ndonje problem shendetesor sepse do te vuash ne te ardhmen per fleten e votimit te hedhur dem! Prandaj me mire voto partite me vlere se sa te harxhosh nje flete ( mos harro qe fletet prodhohen me lende te pare drurin) dhe ne te ardhmen ta marre drejtimin dikush pa vlere! Vota ka vlere!
 
Me propozoni mua per kryetare te PDse Darius shif po nuk i fitova zgjedhjet vitin tjeter. Lol
@Marla zemer ti ke shume vlere per te nderhyre ne nje parti te flliqur! Me mire krijo nje parti me vete si e ndershme dhe syno qe te te degjohet zeri;)?
 
e ke fjalen per Grupin emeror te perdorur ta shpjegoj si nocion apo emrin konkret te partise?
 
Ti tani po ben sikur nuk je shqiptar apo cfare? Me thuaj nje maskarllek qe nuk ka bere nje parti e madhe te lutem? Kane kaq shume korrupsione kaq shume budallaliqe qe i fshehin pas perdes, po cfare eshte e dukshme eshte e dukshme. Me thuaj qe ndonje anetar "i madh" i ndonje partie nuk eshte kapur me pune te pista, pune per te cilat denohet populli i thjeshte, kuse me statusin e ddeputetit, kryeministrit, ministtrit apo pr4esidentit i jane shmangur hetimit. Me thuaj nuk te duket e flliqur nje parti qe e ndot veten duke dale kunder popullit? Duke i bere lajka sa per sy e faqe dhe nga ana tjeter i marrin voten sa per interes? Nuk te duket e flliqur nje parti qe ka vrare e ka prere njerez ne heshtje si ne diktature duke thyer ligjet dhe duke thyer normat e demokracise? Nuk te duket e flliqur nje parti ku dalin anetare qe pastrojne para dhe hiqen sikur duart i kane te pastra, blejne vota dhe i marrin te mireqena si te verteta, nxjerrin karriget per qytetaret ne zgjedhjet elektorale, bejne shpenzime pavlere, vjedhin taksat, bejne marreveshje per te miren e tyre? I njeh keto realitete qe po mbysin popullin, po na mbysin te drejta?
 
Kerkoj ndjese @sofia qe po flas shkurtimisht se po udhetoj me makine.
Por, mos ngaterro Partine me emrin e perveçem te nje individi qofte deputet apo minister te korruptuar. Por, sa me shpejt do te shtjelloj mendimin tim mbi kendveshtrimin tend, qe per te qene korrekt jam dakort ne parim, por por nuk mund pergjithesoj Partine mbi nje flliqesire hajdut politikan te asaj partie qe ben pjese.
Nuk besoj se do te doje qe duke i dhene makines te bej aksident duke u pergjigjur ?
 
Jo, vecse ti mos e lexo tani sepse mua me iken mendimi deri pastaj ( ma heq Ernest Radherford). Kandidatet dhe anetaret e partise i nderuar i zgjedh partia, nuk i zgjedh populli dhe gjithsekush qe eshte i perfshire ne nje parti ka nje lidhje me ate tjetrin qe eshte i korruptuar, i flliqur sepse zgjedhin njeri-tjetrin dhe sa per dijeni duhet bere hetim te dosjes se kandidatit para se te futet ne parti, po ketu behet hetimi duke rregulluar, fshehur gjera e dalin te gjithe me krahe engjelli po bark djalli.....
 
Me bojkot ti dhe te gjithe te tjeret që votojne nuk zgjidhin asnje problem te vetem, por shtojne me shume. Nuk jane vetem ato sepse e paske ne qejf t epermendesh emra, po nqs @Marla psh hap një platforme te re elektorale nuk do ta votoje askush sepse nuk është e njohur( Ketu po flas per njerezit që nuk e njohin, po te afermit nuk behet fjale) dhe kjo sepse jemi mesuar vetem me emra, emra te medhenj, o ata o rashe e vdiqa. Nqs nuk je i kenaqur me sistemin zgjedhor atehere krijo një peticion per te ndryshuar formen e qeverisjes dhe te marrjes se vendimeve. Me bojkotin nuk zgjidh as hallet e tua kur paguan cdo muaj taksat dhe shkojne ne xhep me vrime dhe nuk zgjidh as ndonje problem shendetesor sepse do te vuash ne te ardhmen per fleten e votimit te hedhur dem! Prandaj me mire voto partite me vlere se sa te harxhosh një flete ( mos harro që fletet prodhohen me lende te pare drurin) dhe ne te ardhmen ta marre drejtimin dikush pa vlere! Vota ka vlere!

Sofi do zgjohesh nga kto endrrat qe sheh me sy hap apo tet zgjoj une ?

Ne teori te thaj piten dhe une, te bej nje carcaf ta qaj qe tme mbushesh me dashuri lol

Por praktika eshte e dhimbshme ktu tek ne, ne fakt eshte brutale sepse nuk jep shprese se kur ke dhimbje edhe ka ndonje shprese te vogel.lol

Partite e vogla e para skane program...
Edhe nese kane jane te detyruar te formojne koalicion o me te majtet o me te djathtet sepse vete nuk mbijetojne dot, pra behen leva te tjeterkujt, dhe po u bere leve do perdoresh per interesa politik, duhesh per te ngrit karton te kuq dhe jeshil kur te nevojitet dhe do marresh ndonje zarf lart e poshte, kaq.
Ke shembullin e Libres ne 2017, mori 20 mije vota si parti dhe ne fund nuk fitoi dot nje ulese ne parlament sepse ishte vetem, dhe kur je vetem jo vetem qe t'vjedhin votat por te denigrojne si figure publike ne cdo studio televizive, do germojne deri sa te gjejne dicka dhe tet rrenojne karrieren politike, dhe Ben Blushit kjo i ndodhi.

Njeriu duhet t'kete nje fije dinjitet.
Nuk shkohet ne votime kur ska asnje shprese per ndryshim. As te flesh me mullixhiun per inat te vjerres nuk shkon lol

BOJKOT masiv si Komb deri sa te shfaqet nje levizje qe jep shprese. Me anarki dhe lufte nuk i dilet sepse kto jane gjithe bashke, kshu qe kjo eshte zgjidhja e vetme, dhe nje shprese te vogel jep Vetvendosja qe mund te rregjistrohet ne zgjedhjet e 2021.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top