Ikja ime

IKJA IME

Shiko fotografinë 1746643


Kete pankarte e pergatita enkas per te mbeshtetur protesten e inicuar nga Genc Sejko dhe diaspora ne fundvitin qe shkoi. E vendosem bashke me Bertin,mikun tim qe do te shkonim dhe shkuam. Keto fjale qe shkrova ne kete cope te thjeshte kartoni ne oret perpara se te niseshim ne Tirane ishin klithma ime e dale nga shpirti. Sepse qysh atehere,duke m'u ngushtuar gjithnje e me shume harku i mundesive kisha nisur te projektoja ikjen. Dhimbshem,por jeta eshte e shkurter,aspiratat e femijeve qe lindem te medha e si te tilla meritojne sakrifica po aq te medha. Nuk doja dhe nuk dua kurre te iki nga vendi im,nga vendi ku kam krejt investimin jetesor,arsimor,kulturor,politik e social. Por ika! Ja ku jam duke i shkruar keto radhe,ne gjuhen time,por jo ne vendin tim. Ika drejt te panjohures pikerisht ne moshen kur do te duhej te kthehesha per te qene nje mbeshtetje femijeve te mi per t'i ndihmuar ne mirerritjen e niperve e mbesave te mundshem e te pritshem. Por ika! Ne te vertete nuk ika. Me perzune. Sigurisht jo drejteperdrejte,por me te gjitha mekanizmat e sofistikuara qe perdorin regjimet per te larguar kundershtaret e vet . Nuk me mbaroi buka,sigurisht. Buka nuk i mbaron kurre,ne asnje regjim njerezve te punes. Ika sepse ne horizont duket vetem gri,e ne nje sfond gri as nuk mund te vizatosh kurre nje tablo jetesore me ngjyra. Ika,por do te jem aty,me fuqishem me mungesen se sa me prezencen,sa per miqte e mi qe me donin edhe fizikisht mes tyre,po aq edhe per ata qe me duan sa me larg e mundesisht pa ze. Madje per keta te fundit do te jem edhe me fuqishem prezent.
 
Ato qe deshirojne vertete nk ikin, por shumica e gjejne kte preteks se ky vend nk behet dhe me mire jashte. Vendin e ben vet njeriu, pak ngritja e zerit duhet dhe ndryshojne rrethanat. Shqiptaret kshu jane mesuar ja ne bejme ate e kete, por prap keto jane qe mashtrohen nga fjalet e atyre ne pushtet.:D
 
Boohh sa rromuje bejne keta lart...:p

nejse
Nuk eshte ne deshire te ikesh apo te mos ikesh Por ashtu ju vine kushtet! Koha e emigrimit ka mbaruar
Kushtet e kampve te azilkerkuesve now jane miserable! Kshu qe Nuk mendoj qe zgjedhin te ikin Sepse eshte me e lehte, thjeshte Sepse vendi i tyre Nuk ju Ofron asgje.
Tani ka dhe ata qe kane ndertu nje biznes dhe bejne jeten e tyre pa ju interesuar kush Hipi dhe zbriti ne pushtet... Por qe jam e sigurte qe deep down nje pjese e mire ate biznes kane ndertuar ne lek emigracioni...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top