Ideologjia "Fridman"

Kresha

A pretty face can never trick me
Se kush qëndron pas Virusit, janë teori të konspiracionit të cilat nuk ndalen, e posaçërisht për neve, si popuj të Ballkanit, që ende debatojmë se kush e vrau Brus Linë (Bruce Lee), Tupac Shakur (2 Pac), etj...pra debatet nuk përfundojnë, e konspiracioni, çdoherë e sjell një konspiracion tjetër.

Por ajo që duhet të na interesojë dhe në situata krizash duhet t'i hapim sytë, është ideologjia e poshtër të cilën disa dekada me radhë, zbatohet dhe njihet si ideologjia "Fridman", pra "shfrytëzimi i katastrofave dhe krizave" për përfitime të lëvizjeve kapitaliste që shfrytëzojnë edhe një breshër shiu, në shpinën e qytetarit.

Kushdo që e ka lexuar librin "Doktrina shok" e Naomi Klein, do ta kuptojë se për çfarë e kam fjalën.

Në librin "Shok dhe frikërespekt - realizimi i shpejt i pushtetit, doktrina luftarake e luftës amerikane në Irak", thuhet: "Shok dhe frikërespekti janë mjete që ngjallin frikë, rrezik dhe shkatërrim të pakuptimtë për banorët...", duke shtuar se "Natyra, siç janë tornadot, uraganet, termetet, përmbytjet, uria dhe SËMUNDJET, krijojnë shok dhe frikërespekt".

Në vitin 2005, disa ditë pas përmbytjeve në New Orleans, Riçard Bejker, një prej kongresmenëve republikan, disa lobistëve u kishte thënë: "Definitivisht i "pastruam" banesat sociale në New Orleans. Për arsye se këtë nuk mundëm ta bëjmë vet, për këtë u kujdes Zoti (duke aluduar në përmbytjet)".

Xhozef Kaizaro, një prej milionerëve të disa kompanive të ndërtimtarisë në New Orleans, ato ditë kishte thënë: "Mendoj se fituam shansin të fillojmë nga asgjëja, ndërsa ajo "asgjë" na jep mundësi të shumta".

New Orleans, sipas The New York Times, u shndërrua në "laboratori shtetërore për zgjerimin e shkollave çarter", ndërsa American Enterprise Institute, bindshëm thoshte se "Katrina për një ditë realizoi....atë që "reformatorët" shumë vjeçar nuk arritën ta realizojnë për shumë vite".

Para uraganit "Katrina", New Orleans kishte 123 shkolla publike, ndërsa pas uraganit, mbetën vetëm katër shkolla publike.

Para përmbytjeve në qytet kishte vetëm shtatë "shkolla çarter", ndërsa pas përmbytjeve, u hapën 31 shkolla çarter.

Në këto ditë korporatat kapitaliste zgjerohen si metastazë, duke keqpërdorë gjithçka që u jepet mundësi. Nga ana tjetër, qeveritë që njëherit vijnë në pushtet me ndihmën e korporatave që u ndihmojnë në kampanja, sjellin ligje që janë në dëm të popullit dhe në dobi të "prapaskenës".

Popullata në frikë, është e gatshme të pranojë dhe legjitimojë gjithçka, me moton "aman, merrni çfarë të doni vetëm largone këtë dëm".

Pra, "dora e errët" ka mundësi që planet t'i bëjë para kohe, por realizimi nuk është në dorën e tyre. Por politika pragmatiste është çdoherë aktuale, shfrytëzimi i çdo fatkeqësie për interesat e tyre.

Politika pragmatiste e shfrytëzimit, është një prej politikave më të fuqishme të Amerikës, Izraelit dhe Rusisë, që njëherit janë edhe ekspert për t'i zbatuar dhe realizuar qëllimet e tyre.

Nuk guxojmë të futemi në frikërespektin e tyre, e as nuk guxojmë të futemi në panikë. Na obligohet që t'i hapim sytë dhe ta vëzhgojmë situatën, mos të keqpërdoret situata në shpinën tonë. Ai që futet në panikë, depresion dhe stres, është i gatshëm të jep gjithçka për t'i larguar, e kjo gatshmëri, u konvenon atyre.

Zoti e di më së miri.

Burhan Seferi

20200318_150650.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top