I vrau me 13 plumba, biseda e gardianit me viktimat: Hajde se motra…

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
foto-skendaj.jpg


Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar plot 13 plumba mbi komshiun e tij, Manol Rrapaj dhe kushëririn e këtij të fundit Elis Kapaj, duke i lënë të vdekur në vend. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth e qark poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock” që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, dinamikë e cila është filmuar dhe dokumentuar plotësisht nga kamerat e sigurisë së poliklinikës së Patosit. Të dyja vrasjet janë filmuar dhe për prokurorinë e Fierit, nuk ka asnjë dyshim se autor i këtij krimi të dyfishtë, është pikërisht i arrestuari Martin Skëndaj.
Dy viktimat Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë që i ka bërë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj. I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t’i qëllojë të dy agresorët. Të parin ka vrarë Elis Kapaj, të cilin pasi e ka rrëzuar e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë, duke ja puthitur pistoletën. Më pas ka ndjekur dhe ka vrarë të burrin e motrës, Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj, ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë, duke pritur në vendngjarje sa ka mbërritur policia.

Nga hetimet e para të kryera prej prokurorit, Çlirim Sino, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht, motra e Martin Skëndaj, ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën Manol Rrapaj, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe komshi me Martin Skëndaj. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndaj, është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë. Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është dhe babai i Martin Skëndaj, ka qenë duke kaluar në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandrin, duke i rënë borisë së automjetit. Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë, Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt. Dy ditë pas këtij konflikti, në 19 dhjetor 2019, rreth orës 09:00 të paradites, Martin Skëndaj, ka dalë nga banesa e tij në fshatin Kuqar dhe ka shkuar në Poliklinikën e Patosit, për të marrë një raport mjekësor për dëmtimin e dorës së djathtë. Prej mjekes së poliklinikës i është sugjeruar të shkonte në Poliklinikën e Fierit, ku të merrte një rekomandim nga mjeku specialist ortoped dhe në këto rrethana ka shkuar në Poliklinikën e Fierit dhe pasi ka marrë rekomandimin, rreth orës 12:00 ka shkuar në Poliklinikën e Patosit.
Në kohën që ka qenë në poliklinikë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte, Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj, dhe familja e tij ishin konfliktuar ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinika, ndërsa Martini, ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomanduar të shkonte në Poliklinikën e Fierit. Në kohën që Martin Skëndaj, po dilte nga dera kryesore e poliklinikës është përballur me Manol Rrapaj, babanë e Manolit, Vladimir Rrapaj, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj. Ky i fundit mbante, në dorë një send të fortë, levë, dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “…hajde të sqarohemi pak bashkë…” dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë. Aty kanë ndërhyrë persona të tjerë, të cilët mbanin, Elis Kapaj, që të mos vazhdonte sulmin ndaj Martin Skëndajt, me levën e hekurit. Në një moment që Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, kanë dalë në pjesën anësore të Poliklinikës së Patosit pranë një automjeti, aty ka shkuar menjëherë Martin Skëndaj, i cili ka filluar të qëllojë me armën personale në drejtim të tyre duke i ndjekur edhe me vrap. Por Elis Kapaj është larguar me vrap, por është ndjekur nga autori, Martin Skëndaj, i cili vazhdonte ta qëllonte me armë dhe në një moment, Elis Kapaj, pasi është qëlluar, ka rënë përtokë në sheshin para Poliklinikës së Patosit dhe aty i është afruar Martini, i cili fillimisht e ka qëlluar me shkelm në kokë dhe më pas, me armën që kishte në dorë. Goditja është kryer me puqitje në kokë.
Pas ekzekutimit të Eli Kapaj, autori është afruar përsëri me armën në dorë nga vendi, ku qëlloi fillimisht dhe ka qëlluar përsëri në drejtim të Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, autori ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë. Skëndaj është arrestuar nga policia dhe ndaj tij momentalisht është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy personave.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top