I pushkatuam 1.000 myslimanë

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Kresha

A pretty face can never trick me
Kështu deklaroi para Tribunalit të Hagës Drazen Erdemovic, ish-ushtar i Armatës së Republika Srpska.





Kështu deklaroi para Tribunalit të Hagës dëshmitari i Prokurorisë, Drazen Erdemovic, gjatë gjykimit të gjeneralit Momcilo Perisic. Sipas tij, si ushtar i Armatës së Republika Srpska (VRS) ai në korrik të vitit 1995 mori pjesë në pushkatimin e 1,000 meshkujve myslimanë nga Srebrenica.

Gjenerali Perisic, që asokohe ishte shef i Gjeneralshtabit të Armatës së Jugosllavisë, akuzohet për ndihmë dhe përkrahje të ofruar në krimet e kryera në Srebrenicë, Zagreb dhe Sarajevë.

Erdemovic pohoi se më 16 korrik, pesë ditë pasi që VRS mori Srebrenicën, te ferma Branjevo afër Zvornikut, së bashku me shtatë pjesëtarë të tjerë të Njësitit të Dhjetë Diversant të VRS i pushkatonin myslimanët që silleshin aty me autobusë me urdhër të oficerit, Brane Gojkovic.

Dëshmitari deklaroi se komandanti i atij njësiti ishte nëntogeri Milorad Pelemis, ndërkaq oficer i tij ishte shefi i shërbimit të zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të VRS, Petar Salapura.

Duke vërtetuar lidhjen mes Pelemis dhe Salapura me Armatën e Jugosllavisë, prokurori futi në procesverbal vendimet për dërgimin e tyre në detyrë në VRS, i cili ishte sjellë nga Drejtoria e Personelit në Gjeneralshtabin e Armatës së Jugosllavisë (VJ).

Erdemovic theksoi se disa nga pjesëtarët e Njësitit të Dhjetë Diversant në fund të vitit 1994 ishin stërvitur në kazermën e VJ në Pançevë.
"Brano na tregoi atë mëngjes në fermë se çka do të ndodhte: se nga Srebrenica do të fillonin të vinin autobusë me civilë dhe se ata pastaj duhet të pushkatohen. E pyetëm përse po bëhej kjo gjë, sepse as unë s'mund ta kuptoja, e ai tha: 'Jepjani pra atyre ju pushkët tuaja, hyni radhë dhe le t'ju pushkatojnë ata juve'", tregoi dëshmitari.

Erdemovic, një kroat ky nga Bosnja, pranoi në vitin 1996 para Tribunalit të Hagës se ishte fajtor për krime lufte, e pastaj u dënua me 5 vjet burg. U lirua në vitin 2000, pasi që mbajti dënimin në Norvegji.

Sipas tij, viktimat ishin meshkuj të moshave mes 15 dhe 60 vjet dhe të gjithë ishin civilë.

Siç tregoi, nga 15-20 autobusë ata u nxorën në grupe nga 10, nën përcjelljen e policëve ushtarakë dhe pastaj u pushkatuan në fushën afër fermës, dhe se vetëm njëri kishte rezistuar.

Erdemovic shtoi se njësiti i tij kishte pushkatuar nga ora 10 e mëngjesit deri diku në orën 14 ose 15 pasdite, kur vrasjet i mori përsipër një njësit nga Bratunac.

Para dhe pas pushkatimeve, në fermë ndodhej një nënkolonel i VRS, emri i të cilit nuk i kujtohej, tregoi ai.

Sipas Erdemovic, Njësiti i Dhjetë Diversant, më 11 korrik 1995 mori pjesë edhe në sulmin ndaj Srebrenicës, megjithëse nuk hasi në kurrfarë rezistence.

Në Srebrenicë Pelemis i kishte urdhëruar një ushtari që të vriste një civil, të cilën gjë ai e bëri menjëherë me thikë, në prani të ushtarëve tjerë, kujtoi Erdemovic, duke dëshmuar përmes monitorit, me fytyrë të deformuar dhe zë të ndryshuar.

Erdemovic edhe më parë dëshmoi në Tribunalin e Hagës, gjatë gjykimit të gjeneralit Radislav Krstic, por edhe në gjykimet e Slobodan Milosevic dhe Momcilo Krajisnik. /beta/ gazetaexpress/
 
Askush ne asnje menyre nuk duhet as te marre guximin qe te justifikoje krimet qe jane kryer ne ish Jugosllavi. Jane kryer krime qe historia nuk mund t'i harroje. Jam dakord me Alfonsin kur thote se lufterat nuk kane qene fetare ne ish Jugosllavi, dhe nese duam t'i paraqesim te tilla bejme nje gabim te madh. Serbet jane ata qe kane kryer krime jo vetem kunder muslimaneve por edhe kunder kroateve, qe natyrisht nuk jane musliman. Pastaj nuk duhet krijuar simpati per njeren ose tjjetren pale, te pakten nga ne shqiptaret, sidomos nga ata nga Kosova. Sepse gjate shtypjes qe ushtria federative jugosllave u bente shqiptareve ne Kosove, ishte ushtria e te gjitheve, ku kishte ushtare edhe nga Bosnia muslimane. Dhe nuk me rezulton se Republika e Bosnie Hercegovines ka qene pro shpalljes se krahines autonome te Kosoves ne Republike gjate viteve 80.
Do te doja te preçizoja edhe nje gje tjeter, se muslimanet e Bosnies nuk mund t'i konsiderojme te ndryshem nga serbet kroatet apo maqedonasit, sepse gjithmone sllave jane, por jane sllave te konvertuar ne musliman. Prandaj nese sllavet i konsiderojme armiq, eshte e kote qe t'i ndajme, o i kemi miq te gjithe, o i kemi armiq te gjithe.
 
ishin njerez perpara cdo feje (ja dhe nje arsye pse duhen ndaluar me ligj)......makaber dhe njekohsisht dhimshme
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top