I denuar me "Jete"

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Ndonjëherë jeta është aq e vështirë për njerëz me aftësi të kufizuara fizike, sa ata do të donin t’i jepnin fund me vetëdije të plotë dhe të lumtur të ndaheshin prej saj. Por këtë fat nuk mundur ta ketë një 58-vjeçar nga Britania e Madhe, megjithëse prej kohësh i kishte bërë një kërkesë gjykatës së vendit të tij që ta lejonin t’i jepte fund jetës me një ‘vdekje të asistuar’. Prej 7 vjetësh jetësh Tony Nicklinson është i prekur nga një sindrom shumë i rrallë i quajtur sindromi i ‘mbylljes në vetvete’, për shkak të të cilit nuk mund të lëvizë asnjë pjesë të trupit, veç syve .

Jeta e tij është një mjerim i vërtetë, ndërsa nga një burrë i fortë, me karrierë të shkëlqyer dhe familje të bukur, u kthye në një invalid të paaftë për asgjë. Gjithçka ndodhi 7 vjet më parë,
i-denuar-me-jete.3-620x464.jpg
kur gjatë një udhëtimi pune në Athinë ai pësoi një goditje celebrale që e bëri të paaftë për të lëvizur trupin, ndonëse ai është plotësisht i aftë mendërisht dhe është tërësisht në gjendje të kuptojë situatën në të cilën ndodhet.

Eutanazia, siç quhet ndryshe “vdekja e asistuar” për arsye mjekësore, ndalohet me ligj në shumë vende të botës, përfshi edhe Britaninë e Madhe.
Prej 2 vjetësh, Nicklinson e kishte çuar çështjen në gjykatë, me shpresën se do t’i jepnin ‘lej’e të vdiste dhe të hiqte dorë me dëshirë nga kjo jetë që i ka sjellë vetëm torturë. Momenti kur ai merr lajmin e keq se nuk mund të kryejë një ‘vdekje të asistuar’, e cila dënohet nga legjislacioni vendas, është shumë prekës, pasi 58-vjeçari, i cili komunikon me gjykatën drejtpërdrejtë me anë të një kompjuter të veçantë që i mundëson të flasë, shpërthen në lot. Pas vendimit ai u shpreh për gjykatën:

i-denuar-me-jete.2-620x413.jpg
“Edhe pse nuk doja të ushqeja shpresa të kota dhe pak a shumë e dija vendimin tuaj, shpresova deri në fund se puna e shumë njerëzve që janë vënë në mbrojtjen time, dhe gjendja e mjerë në të cilën jam duke jetuar për shkak të paaftësisë totale, do të bënte që gjyqtarët ta pranon arsyetimin se nuk dua më të jetoj në këtë gjendje dhe dua të kem një vdekje të denjë. Jam i trishtuar që gjykata e vendit tim po më dënon përjetësisht të jetoj në mjerim dhe në poshtërim të përditshëm”.


E solla kete lajm pasi do te doja edhe opinionin tuaj....
Personalisht mendoj se gjykata ka vepruar drejte.
 
Titulli: I denuar me "Jete"

Teme e diskutuar besoj. Gjthss jam sh kundra eutanazise. jeta eshte e dhene nga tjeter h, erdhem ne bote pa u pyetur dhe po Zoti ka te drejt tn e mare. Kjo per mendimin tim eshte pak a shume si vetvrasje. Normalisht eshte e veshtire te jetohet ne ate menyre por duhet pranuar si sprove dhe kaq. Plus shpesh degjojme e drejta per te jetuar liria tjetrit etj ama skemi hasur ne asnsje term legjislativ " e dreejta per te vdekur". Kjo ne vija te
 
Titulli: I denuar me "Jete"

Ti plotesohet deshira , ai svuan me dhe pjestaret e familjes svuajn me , e dini ju cdo me then te kesh 1 te pa aft ne shpi qe do i besh gjitha yzmetet , ce do jeten ai qe sleviz e sesht as i zoti per te shku ne banjo ci duhet atij te jetoj . Un jam i mendimit qe duhet tju lehtesonte vuajtja e ta lejonin te vdiste .Ai perderi sa e kerkon vet do te thot qe po vun tmerrsisht , te ishte gjykatesi ne vend te tij e te provonte ate qe provon ky , do doja te dija po kte vendim do merte .
 
Back
Top