Hyseni: Shumë njohje të Kosovës para Vitit të Ri

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, pavarësisht nga shqyrtimi i rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Hyseni, siç bën të ditur BBC, tha se trendi i njohjes së pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë me një intensitet të shtuar deri në fund të këtij viti.

"Kosova do të marrë njohje tjera dhe do të thosha relativisht shumë njohje të reja do të ndodhin para Krishtlindjeve, para Vitit të Ri”, ka shtuar shefi i diplomacisë kosovare.

“Me sigurinë më të madhe mund të them se pjesa dërrmuese e kombeve të lira të botës nuk e lidhin fare çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës me një procedurë krejt parimore që mund ta zhvillojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në të cilën e prapë po them se kemi besim të plotë. Dëshmia më e mirë për këtë janë njohjet e fundit që kanë ndodhur pas kalimit të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme", tha Hyseni. /bbc/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top