Hymni i bjeshkeve !

PER MALESINE E MADHE…
MENDOJ SHPESH NE AMERIKE.

Nga malli per ty,jam ngjitur deri ne Kolorado,
Ku vetem po te ngrihesh ne maje te kembeve
Henen e preke me dore…?!
Por asgjekundi si tek ti,qiellin se kam ndjere me afer,
Por asgjekundi si te ti,
Guri nuk me eshte dukur me njerzore.

I kam dashur malet tua,biles edhe shpellat,
Qe si duar hapsirash,varen gjer te niveli i detit?!
Vecse kullat e ngujueme...
Si viktima te pergjakura mjergullash,
Se si i tejkalonin,edhe dramat e Berthold Brehtit.

E pra une qe botes,kryq e terthore i rashe,
Per gjame burrash kund’nuk ndjeva…?!
Dhe as Bjeshke te Nemuna kund’nuk pashe.
Dhe askush bujrem s’me tha…
Dhe as s’me foli per Krajli!
Dhe askush Bese s’me dha,
Dhe as s’me shpalli mik,deri ne armiqsi?!

Tani c’fare presin analistet,
Nga simpoziumet me Jokel?!
Kur ti vec me nje lahute,dhe nje xhublete tirkut,
I ruajte botes,sekret nje Kryepopull.

LUIGJ CEKAJ-KOLORADO-1995.Lepushe-Kelmend.jpg
 
Sa vargje prekese dhe te bukura. :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top