Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Psikologji – Humori te një femër është një nga karakteristikat më të preferuara nga seksi i kundërt. Si shenjë e inteligjencës dhe të qenët person i hapur, ata që janë në kërkim të një partnereje, e perceptojnë humorin një nga tiparet kyç

grate-me-humor-1.jpg


Një studim ka zbuluar se në klasifikimin e karakteristikave më të kërkuara, të qenët lozonjare është më e rëndësishme se inteligjenca në një takim dashurie.

Personat beqarë mund të kenë një listë tiparesh të atyre që kërkojnë në një partnere kur përfshihen në një lojë dashurie.

Një studim i ri ka zbuluar se të qenët lozonjare është më lart në listën e kërkesave ndaj një partnereje për një kohë të gjatë. Ekspertët thonë se sensi i humorit është më i rëndësishëm për shumicën e njerëzve sesa dikush që ka një diplomë, apo është besimtar.

Kërkuesit nga Universiteti i Zyrihut zbuluan se të qenët lozonjar është e rëndësishme për të dyja sekset dhe vjen pas miqësisë, inteligjencës dhe sensit të humorit.

Sipas studimit, njerëzit që bëjnë vetë shaka, ata që janë miqësorë dhe që krijojnë, e kategorizojnë humorin te partnerët e tyre si më të rëndësishëm, sesa njerëzit që janë seriozë.

Ata i përshkruan të rriturit shakatarë si persona që shijojnë ngacmimin, janë spontanë dhe i pëlqejnë të ndërmarrin sfida e të luajnë. Të qenët lozonjarë dhe shakatarë është një tipar i dëshirueshëm në përzgjedhjen seksuale.

René Proyer dhe Lisa Wagner nga departamenti i psikologjisë në Universitetin e Zyrihut, kanë treguar se në kulturën europiane të qenët shakatar ka shumë rëndësi në përzgjedhjen e partnerit.

Ata pyetën 327 persona nga Gjermania, Zvicra dhe Austria për të bërë një listë me 16 karakteristika dhe për të treguar nëse ishin një nga tiparet që dëshironin të kishte partneri i tyre.

Rezultatet treguan se meshkujt dhe femrat bien kryesisht dakord në listën e preferencave, pavarësisht se kanë disa ndryshime në kategorizimin individual. Për shembull, femrat e përcaktuan sensin e humorit si më të rëndësishëm te meshkujt dhe meshkujt thanë se një personalitet entuziast, ishte më i rëndësishëm për femrat.

Të qenët miqësor, inteligjent dhe me humor, ishin në krye të preferencave.

Vullnetarët e studimit, të cilët ishin të lidhur, e vlerësonin veten si më të lirshëm dhe më shakaxhinj, sesa ata që ishin beqarë.

Por…

Kërkimi më i fundit ka treguar se meshkujt nuk tërhiqen shumë nga femrat mendjemprehta. Të vënë përpara zgjedhjes së një femre që i bën për të qeshur dhe një femre që qesh me batutat e tyre, meshkujt do të zgjidhnin këtë të fundit
. Për fat të mirë, femrat nuk janë shumë të shqetësuara për meshkujt që nuk qeshin me batutat e tyre. Ato duket se pëlqejnë meshkujt që i bëjnë të qeshin.

Mendohet se femrat e shohin aftësinë e njerëzve për t’i bërë të qeshin si një shenjë të inteligjencës dhe meshkujt kanë evoluar për të treguar se sa të mirë janë me fjalët.

Kërkuesit nga Universiteti i Majamit pyetën më shumë se 80 burra dhe gra rreth rëndësisë që i jepnin një partneri që i bën për të qeshur. Ata pyetën gjithashtu se sa e rëndësishme ishte për ta që partneri i tyre t’i shihte si argëtues.

Përgjigjet zbuluan se femrat pëlqenin burrat që i bënin për të qeshur, ndërsa burrat preferonin femrat që e vlerësonin humorin e tyre. Në një eksperiment të dytë, vullnetarëve iu dhanë sasi hipotetike parash për të ‘shpenzuar’ në dizenjimin e partnerit të tyre ideal. Ata u pyetën sesa para kishin dëshirë të shpenzonin për të krijuar dikë që i bënte ata të qeshnin dhe sa para do t’i jepnin dikujt që të qeshte me shakatë e tyre.

Teksa sasia e ‘parave’ u rrit, meshkujt filluan të shpenzonin më shumë para për femrat argëtuese ndërsa femrat të shpenzonin më tepër për meshkujt që i mendonin ato si mendjemprehta.

Kërkuesja Liana Hone tha se kjo nënkupton që në një botë ideale, ne i vlerësojmë të dyja karakteristikat në një partner.

Megjithatë, në botën reale, priremi të jemi më të dhënë pas njërës prej tyre. Ajo beson se femrat shohin aftësinë për t’i bërë njerëzit të qeshin si një shenjë e inteligjencës – dhe llojet e gjeneve të cilësisë së lartë që ato do dëshironin te fëmijët e tyre.

Pavarësisht se të dhënat nuk janë të prera me thikë, zbulimet tregojnë se serioziteti gjithsesi është një karakteristikë e hequr nga lista.
G.shqip
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Vetem Shqiperia nuk permendet aty....ndaj sdine te me vleresojne mua lol

Ahh une ideale ♡ gjithmone e kam ditur :p
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Ne shqiptaret jemi gjthmon tipa serioze dhe bejme gjithmon muhabete serioze dhe te ronda dhe ai qe buzeqesh ha nai shpull kokes.
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

E qe te ken te kompletuar figuren serioze ne kulem,mbajn syze dielli dhe brenda hahahahahahahaa :p
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

E qe te ken te kompletuar figuren serioze ne kulem,mbajn syze dielli dhe brenda hahahahahahahaa :p

Pa syze dielli ne ambjente te brendshme nuk quhesh Shqiptar serioz!
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Tani i kane zevendesuar me syze qorri pa numer, per tu dukur intelektu hale
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Tani i kane zevendesuar me syze qorri pa numer, per tu dukur intelektu hale

hahahahahahaha me lot,e diplloma nga universiteti : Vitrina :p
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

E qe te ken te kompletuar figuren serioze ne kulem,mbajn syze dielli dhe brenda hahahahahahahaa :p

Hahah le se kam pare dhe njeren ne 9 te darkesss me syze...me mbajne floket tha lol
kot i quajme jo serioze ne :p
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Po keto gjera sjane me liste, Lol..
Nejse tenxherja do e gjeje kapakun kshuqe gjithsecili merr ate qe meriton :D...
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Une mendoj se humori eshte tipar i femrave me eksperience :)
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Nuk e lexova te gjithe artikullin sinqerisht por mendoj se humori, ironia, autoironia jane vertet tipare te vecanta dhe tregues per nje person pozitiv...keshtu besoj :D
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Tani nuk po e kuptoje kete dallimin mes humorit dhe lozonjares. Ne fakt te qenit lozonjar munde te kete edhe kuptimin negativ. Nese termi lozonjar eshte perdorur ne termin pozitiv them se kjo ka efektin e vet sepse ne pergjithesi te qenit me humor te mire dhe te zhvilluar apo lozonjare ne kuptimin pozitiv ka predispozita qe te jete me e pelqyeshme ne jete.

Them te drejten njerezit me humor te holle e aq me shume femrat, se paku per mua jane me te lakmueshme se sa nje femer qe i mungon nje veti e tille. Kjo ne teresine e te kuptuarit si femer e kompletuar (duke patur edhe vetit tjera) sepse vetem nje humor dhe nje veti lozonjare nuk se perbene te gjithen.

Mendoje se humori dhe te qenit lozonjar duke pasur edhe premisat tjera eshte nje veti e cila ne jete munde te ndihmoje ne zgjidhjen e ceshtjeve te ndryshme apo thyerjen e monotonive jetesore. Kjo veti munde te ndikoje ne berjen e jetes me komunikative dhe ndoshta edhe me te qendrueshme ne aspektin e kthyerjes se saj ne monotoni.
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

sme pelqejne njerezit qe me bejne vetem per te qesh
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

mua me kane thene se skam fare sens humori,,,,,,sqenkam ideale :(
por sme pelqejne njerezit qe me bejne vetem per te qesh

Mbase po te gudulisi njeri, do te vije humori.
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Ka lezet kur nje femer ka sens te humorit.

Nuk shtyhet dita me mrrola :p
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Pavarësisht se të dhënat nuk janë të prera me thikë, zbulimet tregojnë se serioziteti gjithsesi është një karakteristikë e hequr nga lista.
asnjher asnjher...... vertet te qenit gazmor eshte relaksim, por un me shum e du seriozitetin ....ndosha per vet fakti se me duket jan njerz qe dine te ruajne sekretin dhe jan me te besushem ..mendimi im kuptohet.
 
Titulli: Humori, një nga tiparet kyç për të qenë partnerja ideale

Me llafazane e me shakaxhie se un ska :D
Ku kisha guxim para atij un ta beja te qeshte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top