Humb 60 kg në 18 muaj, tani nuk njihet fare (Foto)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Humb 60 kg në 18 muaj, tani nuk njihet fare (Foto)

mirror.jpg

“Në fillim isha e varur nga ushqimi, tani varësia ime e vetme është ajo për aktivitetin fizik. اdo progres gradual më ka dhënë forcë për të ndryshuar aspektin dhe stilin e jetës”.

Tara Kavanagh, nëna 35-vjeçare nga Rapid Siti, në Dakotën e Jugut në SHBA, deri një muaj më parë peshonte më shumë se 135 kg, por ka pasur një shans që e ka bërë të ndërgjegjësohet dhe të bëjë diçka pikërisht për të ndryshuar pikërisht situatën e saj dhe sot, pasi ka humbur më shumë se 60 kg, thuajse nuk njihet fare.

mi.jpg

Gruaja, nuk bënte gjë tjetër, veç se qëndronte në shtëpi dhe hante ushqim jo të shëndetshëm, para së gjithash prodhime “fast food”-i. Vdekja e një miku, që si ajo ishte i prekur nga obeziteti, e ka bërë Tarën të shkundet. “E kuptova që jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar siç e meriton, nuk mund të vazhdoja kështu dhe të rrezikoja të vdisja. Prandaj dhe nisa të zbuloj ushqimin e shëndetshëm dhe të bëja aktivitet fizik në kushtet e shtëpisë”.

mi-1.jpg

Megjithatë, procesi i transformimit ka qenë gradual dhe i ngadaltë dhe aspak i lehtë. “Në fillim ecja ngadalë, por kur pashë hapat e parë të vegjël, nisa të stërviten gjithnjë e më fort, duke lënë mënjanë ushqimin jo të shëndetshëm. Lufta ndaj obezitetit nuk ishte aspak e lehtë: në këtë vit kanë nxjerrë jashtë përdorimit tre makina të ndryshme, por jam krenare për atë që kam bërë dhe shpresoj të jem një shembull për shumë njerëz”.

“Kam qenë gjithnjë mbipeshë, në shkollë të mesme arrija ta pranoja një gjë të tilla sikur të ishte normale, edhe pse në familjen time, thuajse të gjithë ishin në kufi të mbipeshës, – shpjegon sërish gruaja, sipas gazetës britanike, “Mirror”. – Por tani e kuptova që nuk dua ta braktis rrugën drejt shëndetit dhe lumturisë. Më duket e çuditshme tani që kam bërë shumë gjëra që më parë nuk do të kisha pasur mundësi t’i bëja: nga skitë, te aerobia, duke kaluar te ecja në mal me aamiljen time. Nuk dua të ndaloj këtu, e kam kuptuar sa e rëndësishme është për mirëqenien time fizike”.

(gazeta-Shqip.com)
 
Wow duket shum e embel dhe e kendshme.
Me pak vullnet dhe durim njerezit mund te bejn shum gjera dhe jo thjesht te humbasin disa kile.
 
Te gjitha ushqimet pa perjashtim qe qarkullojne sot ne treg jane gjenetikisht te modifikuara dhe te sperkatura me gjithfare pesticidesh e helmesh.
Fatkeqsisht njerezit nuk e kane kuptuar seriozitetin e kesaj lufte me te tilla arme te asgjesimit ne mase dhe nuk kane marre veprime per te ndaluar, luftuar dhe asgjesuar cdo hallke qe e kultivon perhapjen e te tillave produkteve plehera.
Sistemet shoqerore keherente me problematikat e tyre sidomos mosperkushtimit ndaj familjes dhe shkolles, kane cuar ne nje mase te tille degradimi qe po shkaterron civilizimin ngadale e pa u ndiere.
 
Teresisht dakord me ty!!
Sot ata terheqin vemendjen me luftera imagjinare dhe bomba atomike, qe une personalisht nuk besoj se egzistojne, por tjeter histori...
Une kam shume kohe qe them qe me mbarimin e luftes se dyte boterore, ne ate moment ka filluar e 3-ta, dhe me fatalja, ajo qe ti nuk e sheh.
Besoj se po jetojme ne epoken e nje genocidi masiv qe nuk eshte pare as imagjinuar kurre, duke filluar nga te gjitha ilacet e bazuara ne nafte, e deri te ushqimet qe natyrale vec pamjen e jashtme kane, dhe tani vone ne "shiringen" e famshme per trajtim e ndryshim sistemi gjenetik, por kjo e fundit eshte vec ne stadin e pare.
 
Bashkohem ne te gjitha drejtimet dhe kuptimet ne ate qe ju shprehni dhe eshte pikerisht kjo lufta e heshtur dhe pa reklame apo zhurme qe sfilit pak nga pak cdo gje.
Se ku eshte emeruesi i perfundimit akoma do nje qasje te vecante.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top