Hoxhaj ia kujton Izetbegoviqit vuajtjet e popullit boshnjak

legjenda

Tetova
kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar deklaratën e anëtarit të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.
Ky i fundit para pak ditësh tha se Bosnja edhe për një kohë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin ai e ka arsyetuar duke thënë se “kemi kundërshtim të fuqishëm nga republikanët e Republikës Serbe e edhe nga anëtari (serb) i Kryesisë, zoti Mladen Ivaniq”.

Izetbegoviq ka përmendur edhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë si arsye e mos-njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti të cilin ai e përfaqëson.

Mirëpo, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Hoxhaj, në një prononcim për Koha.net, ka thënë se përafrimi mes këtyre dy vendeve nuk duhet të kushtëzohet mos-njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Përafrimi i Bosnjës me Serbinë nuk duhet të vij me çmimin e vazhdimit të mos-njohjes së shtetësisë së Kosovës. Nëse Bakir Izetbegoviq ka marr rolin e zëdhënësit të politikës së mos-njohjes, së pari duhet të njoh vuajtjen e popullit boshnjak”, ka thënë ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
hoxhaj-ia-kujton-izetbegoviqit-vuajtjet-e-popullit-boshnjak_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top